HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ridvan Dibra: Rrethimi i Shkodrės

-- nga Elsa Demo, Shekulli, 01 Pri 2008

Takim pa libra me Ridvan Dibrėn. Njė dialog pėr armiqėsinė mes vendeve ku bėhet letėrsi dhe ku flitet pėr tė Shkodėr

Ridvan Dibra "Ky ėshtė profesioni mė i papėrshtashėm pėr njė shkrimtar" thotė Ridvani dhe i shtyp bishtin nė tavėll cigares sė radhės. "270 orė vjetore duke folur gjithė ditėn pėr atė qė do tė bėsh pasdite". Ridvan Dibra ėshtė shkrimtar dhe mėsimdhėnės i letėrsisė, zanate qė i ushtron, brenda Shkodrės, njėrin nė shtėpi e tjetrin nė auditorėt e Universitetit tė Shkodrės. Njė shkrimtar qė jep leksione pėr punėn qė do tė kryejė kur tė kthehet nė shtėpi. "Prostitutat nuk flasin asnjėherė pėr seksin". Ja, njė parabolė e tij. Nė letėrsinė e sotme shqipe ai ėshtė vlerėsuar pikėrisht pėr parabolat, pėr kėtė zhanėr pak i marrė seriozisht dhe qė sipas kritikės e ka ngritur tek prozatorėt qė pėr nga teknika brilante tė kujton prozėn e Oruellit apo Xhojsit.

Ridvani ndez edhe njė cigare. Shkodra e ftohtė me borė qė ka zbritur deri poshtė Taraboshit, i ngjan sot ditės pėr tė cilėn ai pesė vjet tė shkuara, shkruante kėtė parabolė: "Ėshtė dimėr. Diku dėgjohet njė krismė e thatė dhe fill mandej, i vetmi budalla qė ka mbetur nė qytet, shfaqet krejt lakuriq nėpėr rrugėt e heshtura, duke ulėrirė me tė madhe: "Kanė vra Zotin! Kanė vra Zotin!" Dy policė trupmėdhenj afrohen sakaq, e shembin tė krisurin pėrtokė dhe e rrahin pamėshirshėm mu para syve kureshtarė tė kalimtarėve tė rastit, tė cilėt nuk e kanė aspak tė qartė shkakun e vėrtetė tė gjithė asaj dhune mbi njė budalla tė mjerė: rrihet pėr fjalėt qė tha, apo se u shfaq krejt lakuriq? Vetėm njė bjondinė me sy tė jeshiltė, qė e ka hedhur shikimin si lak diku nėn kėrthizėn e budallait, i thėrret mė shumė vetes se tė tjerėve:

"Po vrasin njė njeri! Po vrasin njė njeri!" Ėshtė njė ditė nga ato "kur mund tė besoje gjithēka e gjithkėnd" siē shkruan ai tek "Dhjetė histori antipostmoderne" (2003).

Tė vjen tė dyshosh qė, pavarėsisht gjithė rrethanave tė tė jetuarit e tė tė shkruarit qė na shfaq nga ky takim Ridvani, nė rrethim nuk ėshtė shkrimtari. Ėshtė Shkodra nė rrethim. Asnjė qytet nuk ka njohur sa Shkodra shkrimtarė migratorė qė vėrtetė jetojnė nė Tiranė por nuk kanė hequr dorė nga parulla "Shkodra djepi i kulturės".

Nuk e gjen Shkodrėn nė asnjė vepėr tė Ridvanit, i lindur kėtu mė 1959. Nuk ka ai atė lidhje romantike e patriotike qė kishin autorėt e zemrės, Mjeda, Koliqi, Camaj.

"Nuk jam dakord me atė qė realiteti ėshtė mė fantastik se letėrsia". Shkrimtari shqiptar kundėrshton thėnien e Harold Bloomit. Qė me romanin "Nudo" 1995, e deri tek vepra e fundit Ridvan Dibra pohon tė ketė jetuar realitete imagjinare tė injoruara nga kritika. Ėshtė autor i 20 titujve, veprave nė prozė, tregime e romane qė nga viti 1989, tek romanet "Prostituta e virgjėr", "Nudo", "Triumfi i Gjergj Elez Alisė", "Vėlla me centaurėt", "Triumfi i dytė i Gjergj Elez Alisė", "Kumte dashurie", "Franc Kafka i shkruan tė birit".

Si ēdo autor qė ka dyshimet e veta pret t'i konfirmojnė ē'vend zė nė kėtė hierarki vlerash. "Meqė mungon kritika kanė dalė disa institucione si botuesit, juritė e fundvitit dhe ju, gazetarėt." Botuesit dhe juritė janė duar qė lajnė njėra-tjetrėn dhe tė dyja lajnė fytyrėn. Jo mė kot Ridvani e njeh veten pėr "tradhtar botuesish" kėtej e andej kufirit. Ndėrsa "ju gazetarėt,n keni krijuar probleme me lexuesit potencialė tė letėrsisė". Si ka ndodhur kjo? Duke qenė bashkautorė nė delirin e shkrimtarėve me njė apo dy libra. "Autorėt s'janė tė lidhur me bizantinizmin, po janė bėrė tė mjerė tek i sheh nė media tė flasin pėr gjėra qė s'kanė lidhje me letėrsinė. Dhe gazetari e pyet pėr mjedisin, pėr abortin, sepse mungojnė hapėsirat ku shkrimtari tė shprehet me mjetet e veta." Deri para pak kohėsh kjo pėrdalje e figurės sė shkrimtarit nė ekranet e Tiranės i ėshtė dukur modė, prandaj e quan tė kotė tė protestojė pėr harresėn e njė liriku tė mrekullueshėm si Sokol Zeka qė "jeton 17 km prej kėtu". Mirė bėn ky poet, "i madhi lirik i gjallė" qė jeton nė Koplik, gati i izoluar nga rrėmeti i Tiranės. "Shkrimtaria ėshtė njė akt vetmitar", shton Ridvani refrenin e vjetėr qė i vjen ndėr mend kollaj. "Tek ne ndodh e kundėrta. Detyrimisht duhet tė jesh nė Tiranė qė tė shpallesh vlerė. Ėshtė krijuar sindroma e ikjes. Gjithė shokėt dhe miqtė e mi kanė ikur. Kam mbetur i vetėm. Mė shqetėson kjo gjė". Qendėrzimin e njerėzve dhe tė energjive "kemi pėr ta vuajtur gjatė".

Pėrvoja qė ka pasur me "Qendrėn" ka qenė zhgėnjyese. Mė 1995 romani i tij "Nudo" ishte pjesė e njė projekti tė Ministrisė sė Kulturės pėr t'u pėrkthyer bashkė me gjashtė vepra tė tjera nė gjuhėn frėnge. Vendin e "Nudos" dhe tė "Oh!" i Anton Pashkut e zunė dy vepra autorėsh kult tė realizmit socialist. Jo mė larg se vjet, prapė ministria e Kulturės dhe Teatri Kombėtar anulloi vėnien nė skenė tė dramės sė tij "Nė emėr tė atit". Vendin e saj e zuri vepra e njė anėtari bordi i TK qė nuk lodhet sė shkruari nėpėr gazeta pėr arsyen e mosarsyes, pėr mungesėn e kritikės, pėr kritikėn qė nuk shkruan pėr dramėn e tij dhe mu pėr kėtė, vendosi qė njė vit pas premierės, tė bėjė autokritikė nė gazetė. "Ku tė protestoja?" ndėrhyn Ridvani i qetė sikur po sheh tek merr fund njėherė e mirė maskarallėku i zyrave-zgjyra tė Tiranės.

Kur e pyesim Ridvanin se cila ishte pėr tė ngjarje kulturore e vitit 2007, duke shtypur bishtin e cigares sė dhjetė, pėrgjigjet, mėnjanė modestisė: "Franc Kafka i shkruan tė birit". Romani i tij i fundit i pėrfshirė nė literaturėn e shkollave tė mesme.

Ndėrsa ngjarje mbi ngjarjet pėr vitin e shkuar ėshtė botimi i "Xing" i autorit serb, hebre nė origjinė, David Albahari. "Nė tė dyja rastet, pėr mua ngjarje ėshtė libri. Bota ime ėshtė libri. Jua thashė edhe mė para: nuk besoj tek angazhimi i shkrimtarit nė jetėn publike, e sidomos nė politikėn tonė qė ėshtė krejt e pistė. Prandaj ju pėrmenda Albaharin, shkrimtar i pavėrejtur nė njė qoshe librarie. Mungesėn e vėmendjes e shoh tek kritika, tek mungesa e njė periodiku tė estetikės dhe letėrsisė, tek myku i katedrave, tek moda e mbrapshtė e masteromanisė, teksa merremi vetėm me Fishtėn, Konicėn, Koliqin dhe lihen jashtė vėmendjes zhvillimet e letėrsisė sė sotme tek e cila besoj se ka tendenca interesante. Nganjėherė them, ē'i duhet letėrsia kėtij populli. Ėshtė pak luks. Aq shumė probleme kemi".

Ja, pėr shembull, mė i fundit problem ėshtė reforma nė shkencė. Ridvani nuk ka asnjė titull shkencor edhe pse ėshtė autor tekstesh teorike pėr tendencat postmoderne nė letėrsi, njė dije krejt e re pėr studentėt dhe pėr lexuesit tanė. Nuk ėshtė ēudi ta gjejė veten tė papunė njė ditė. "Shpresoj dhe besoj qė njė ditė tė largėt studentėt tė mbrojnė tituj me veprėn time", qesėndis pa asnjė shenjė buzėqeshje Ridvani dhe fik cigaren e fundit qė njofton se takimi po mbyllet si kapak sarkofagu qė lė jashtė rrethanat e pėrcaktuara dhe paaftėsinė pėr tė dalė mbi to.

Somario

Jua thashė edhe mė para: nuk besoj tek angazhimi i shkrimtarit nė jetėn publike, e sidomos nė politikėn tonė qė ėshtė krejt e pistė. Prandaj ju pėrmenda Albaharin, shkrimtar i pavėrejtur nė njė qoshe librarie.

Mungesėn e vėmendjes e shoh tek kritika, tek mungesa e njė periodiku tė estetikės dhe letėrsisė, tek myku i katedrave, tek moda e mbrapshtė e masteromanisė, teksa merremi vetėm me Fishtėn, Konicėn, Koliqin dhe lihen jashtė vėmendjes zhvillimet e letėrsisė sė sotme tek e cila besoj se ka tendenca interesante. Nganjėherė them, ē'i duhet letėrsia kėtij populli. Ėshtė pak luks. Aq shumė probleme kemi".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara