HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Besa e muslimanėve shqiptarė

-- nga Elsa Demo, Shekulli, 30 Pri 2008

Shpėtimin e hebrejve nė Shqipėri tani e bėn lajm fakti qė shpėtimtarėt ishin muslimanė. Nga Izraeli nė Amerikė, nė kėrkim tė njė klisheje pėr tė klasifikuar fenomenin

Shpėtimin e hebrejve nė Shqipėri tani e bėn lajm fakti qė shpėtimtarėt ishin muslimanė. Nga Izraeli nė Amerikė, nė kėrkim tė njė klisheje pėr tė klasifikuar fenomenin

Shembulli i shpėtimit tė hebrejve nga shqiptarėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ka vėnė nė funksionim "konotacioni pozitiv" tė fjalės musliman pėr shqiptarėt. Qė nga dita kur ky gjoja model fitoi pėrmasa njohjeje deri nė SHBA - prej disa vitesh ka njė bashkėpunim nė rang muzesh dhe arkivash ndėrmjet Amerikės dhe vendit tonė pėr kėtė ēėshtje - po flitet edhe pėr besėn e muslimanėve.

Me sa duket, tė gjithė duan njė lloj klasifikimi pėr fenomenet e rralla. Deri dje ishin besa, bujaria nė gen e shqiptarėve, sot arsyes pse ndodhi kjo e mirė e madhe i kanė vėnė emrin "besa e muslimanėve", besa si njė urdhėr shpirtėror i aplikueshėm tribush. Ėshtė radha e njė tjetėr shteti amerikan, Konektikatit, ku nė Sauthbėri nėpėrmjet ekspozitės fotografike tė Norman H. Gershman qė tregon shpėtimtarėt shqiptarė tė Holokaustit, tė flitet sėrish pėr shpėtimtarėt muslimanė shqiptarė.

Komuniteti hebre i Konektikatit perėndimor ka mirėpritur prej 22 prillit ekspozitėn "Besa, njė kod nderi – muslimanėt shqiptarė qė shpėtuan hebrejtė gjatė holokaustit" dhe do tė jetė e hapur nė Kampusin e familjes hebreje Walzer, nr 444 Main St. North, deri mė 2 maj.

Cynthia Burger, drejtuesja e programit tė qendrės sė unionit hebre, ka pohuar organizimin e njė takimi gjatė ditėve tė ekspozitės me pjesėmarrjen e rreth 300 shqiptarėve muslimanė tė kėsaj zonė me qėllim qė "komuniteti ynė hebre tė ketėrastin tė njohė rolin e jashtėzakontė tė shqiptarėve pėr shpėtimin e hebrejve gjatė Holokaustit". Edhe sipas Burgerit shpėtimi ka ardhur nga zbatimi i kodit shqiptar tė nderit, i njohur si "Besa". Nė fillim tė Luftės sė Dytė Botėrore kishte afro 200 hebrej qė jetonin nė Shqipėrinė veriore, ndėrsa nė fund tė luftės, afro 2.200. "Ata u strehuan dhe u shpėtuan nga muslimanėt shqiptarė. Askush nuk ka dorėzuar askėnd." ka thėnė Burger.

Ekspozita nė fjalė ėshtė e njėjta qė ka udhėtuar nga Yad Vashemi, nė Jeruzalem, Izrael, drejt Shteteve tė Bashkuara pėr nder tė Ditės Ndėrkombėtare tė Kujtesės sė Holokaustit. Aty janė dokumentuar 63 familje shqiptare tė cilat janė nderuar me titullin e ndershmėrisė. Fotografi amerikan me ndihmėn e profesor Apostol Kotanit dhe shoqatės sė miqėsisė Shqipėri-Izrael, ka fotografuar familjarėt qė janė gjallė apo trashėgimtarėt e atyre qė kanė kontribuar pėr shpėtimin e hebrejve.

Ishte nė radhėn e aktiviteteve qė kishin nė plan shqiptarėt dhe kontributin e tyre, pasi janė nderuar njė herė nga Yom HaShoah Program.

Njė nga folėsit nė takimin ishte dhe Mordecai Paldiel i cili prej 25 vjetėsh ka drejtuar Righteous Among the Nations Department nė Yad Vashem, qė nderon johebrejtė tė cilėt rrezikuan jetėn pėr tė shpėtuar hebrejtė nga nazistėt dhe nga bashkėpunėtorėt e tyre gjatė Holokaustit. Paldiel i pėrket njė prej atyre familjeve qė shpėtuan gjatė luftės, dhe gjithė jetės nuk ka shkruar veē pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me tė drejtėn dhe ndershmėrinė. "Ata qė mbajnė kėtė titull tė ēmuar mbajnė lart shpirtin e humanizmit nė njė kohė qė eklipsonte vlerat njerėzore. Ata shėrbejnė si njė fener dhe model pėr brezat e ardhshėm. Ata provuan madje nė rrethanat mė tė kėqija, se individi ėshtė i aftė qė tė zgjedhė ndėrmjet tė vėrtetės dhe padrejtėsisė, midis tė mirės dhe tė keqes" shkruan ai. "Me ¾ e popullsisė muslimane, Shqipėria ishte i vetmi vend nė gjithė Evropėn qė shpėtoi hebrejtė gjatė luftės. Madje edhe urdhri sekret i kryeministrit Mehdi Frasheri, njė musliman Bektashi, ishte qė "gjithė fėmijėt hebre do tė flenė me fėmijėt tuaj, tė gjithė do tė hanė tė njėjtin ushqim, tė gjithė do tė jetojnė si njė familje". Kėtu hebrejtė qė kishin shpėtuar nga vende tė tjera dhe ishin damkosur me gėrmėn J nė gjokset e tyre, ishin habitur qė popullsia vendase i mbronte pėr t'i strehuar dhe shpėtuar si "miq". Pėr shekuj me radhė shqiptarėt kanė qenė drejtuar nga njė kanon i pashkruar "Besa" – fjala e dhėnė, sipas tė cilės do tė bėhet ajo qė ėshtė thėnė. Nė sajė tė kėtij kodi ata kanė shpėtuar jo vetėm hebrejtė por 25.000italianė qė iu kishin shpėtuar ndėshkimit tė nazistėve si dezertorė tė ēėshtjes sė Hitlerit, dhe nga ana tjetėr kanė shpėtuar edhe dezertorė gjermanė."

Pra siē e shohim nga referencat aktuale qė i bėhet rastit shqiptar tė shpėtimit tė hebrejve, vazhdon tė mbetet nė fuqi interpretimi mitologjik nga njėra anė dhe ai religjioz qė sėrish ėshtė njė mjet interpretimi arkaik por qė merr njė gjoja kuptim mė tė thellė nė ditėt e sotme pėr "racėn e muslimanit tė mirė".

Akoma ėshtė i dobėt zėri i studiueseve ekspertė tė fushės tė cilėt e trajtojnė ēėshtjen nė fjalė, shpėtimin e hebrejve nė Shqipėri nga mikpritja dhe qeveritė shqiptare pas asnjė kushtėzim, nė bazė tė informacioneve dokumentare-arkivore. Kėshtu, vitet '30-'40 tė shekullit tė XX, ėshtė koha kur ka njė qėndrim tė qartė tė diplomacisė sė Shqipėrise mbretėrore ndaj ēėshtjes hebreje, pasi nė disa vende tė Europės prej vitit 1933 kishin hyrė nė fuqi ligje antisemite. Shqipėria u pa si vendi nga mund tė shpėtonin hebrej tė dėbuar nga Gjermania, Austria, Polonia, vendet e Ballkanit dhe rajone tė tjera. Dhe nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqiperi rezultojnė rreth 1800 hebrej tė mbijetuar.

Njė argument "kundėrmitologjik" mbėshtetet nė njė fakt historik. Nė mbledhjen e Berlinit nė tetor tė vitit 1943, pėrfaqėsuesi i Ministrisė sė Jashtme Gjermane me pėrfaqėsuesin e Gestapos nė Shqipėri vendosėn qė asnjė nga hebrejtė qė ishin nėShqipėri qė ata i dinin qė ishin, por qė natyrisht autoritetet shqiptare kishin kėrkuar t'i mbronin, qė tė mos internohet. Ky vendim u mor duke pasur parasysh se nė Shqipėri mund tė kishte kundėrshtime nė popull, punė pa leverdi pėr tė ngritur njė furtunė, pėr arsye se nga ky vend i vogėl ushtritė gjermane kalonin pėr nė Greqi dhe po prej kėndej do tė tėrhiqeshin. Dhe nga ata 840 njerėz qė janė internuar nga Kampi i Prishtinės tė cilėt i ka shoqėruar divizioni SS Skanderbeg, vetėm 40 janė hebrej.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara