HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PRESIDENTI I KOSOVĖS - DR FATMIR SEJDIU ĖSHTĖ PRITUR NĖ UDIENCĖ NGA PAPA BENEDIKTI XVI:

MATURI DIPLOMATIKE E SELISĖ SĖ SHENJTĖ NDAJ STATUSIT TĖ KOSOVĖS

-- nga Engjėll KOLIQI

Engjėll Koliqi Presidentin e Kosovės, pėrveē Papės, e ka pritur edhe Sekretari i Shtetit tė Vatikanit - Imzot Tarcisio Bertone. Nuk shpallet qėndrimi konkret i Vatikanit pėr statusin e Kosovės, por megjithatė thuhet se Selia e Shenjtė po pėrcjell me kujdes tė posaēėm zhvillimet nė Kosovė dhe se se vlerėsimet do t'i marrė konform orientimit tė pėrgjithshėm tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Kėtė deklaratė analistėt e cilėsojnė si paralajmėrim tė njohjes sė pavarėsisė, nga ana e Vatikanit.

Qytet i Vatikanit, 2 shkurt 2008 - Sot paradite, Presidenti i Kosovės - Dr Fatmir Sejdiu, me bashkėpunėtorėt, ka vizituar Selinė e Shenjtė nė Vatikan. Ai, nė Pallatin Apostullik, ėshtė pritur nga Sekretari i Shtetit tė Vatikanit - Imzot Tarcisio Bertone, me tė cilin kanė biseduar gjerėsisht pėr zhvillimet aktuale nė Kosovė dhe pėr lėvizjet e fundit tė diplomacisė ndėrkombėtare, nė drejtim tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės.
Presidenti Sejdiu pastaj ėshtė pritur nė udiencė nga Ati i Shenjtė - Benedikti XVI. Mbas takimit tė Presidentit tė Kosovės me krerėt e Shtetit tė Vatikanit dhe tė kishės katolike botėrore, nuk janė dhėnė deklarata direkte nga asnjėra palė, por ėshtė lėshuar njė komunikatė zyrtaree nga salla e shtypit e Selisė sė Shenjtė, nė tė cilėn specifikohet se ėshtė si njė pėrgjigje nė shumė pyetjet e ardhura, lidhur me vizitėn dhe pritjen e Presidentit tė Kosovės nė Selinė e Shenjtė. Qė nė fillim tė kėsaj komunikate thuhet se Ati i Shenjt - Benedikti XVI ka pritur sot Zotėri Fatmir Sejdiun- President i Kosovės, para sė gjithash, pėr tė shprehur afėrsinė e Tij me mbarė popullatėn e asaj toke, ku krishterimi ėshtė i pranishėm qė nga shekujt e parė tė erės sonė. Gjithashtu nė komunikatė thuhet se Papa ka dashur qė tė njihet drejtėpėrdrejtė nga autoriteti mė i lartė i vendit, me zhvillimet aktuale nė Kosovė dhe me pėrspektivat e ardhmėrisė atje.

Presidenti Sejdiu dhe Papa Benediktin XVI
Presidenti Sejdiu dhe Papa Benediktin XVI

Si pėrgjigje nė shumė pyetje lidhur me qėndrimin e Vatikanit ndal shpalljes unilaterale tė pavarėsisė sė Kosovės, nė kėtė komunikatė thuhet se mbas kėtij takimi Selia a Shenjtė nuk e ndėrron pozicionin e saj lidhur me statusin e Kosovės, por do tė pėrcillen me kujdes tė posaēėm zhvillimet nė Kosovė dhe rreth Saj dhe se nė vlerėsimet dhe vendimet e veta tė mėtejshme, gjithnjė do tė llogaris nė orientimin e pėrgjithshėm tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Gjithashtu ėshtė pėrkujtuar dėshira e Papės pėr njė pajtim tė pėrgjithshėm dhe pėrprocese paqėsore me funksionim tė drejtėsisė e respektim tė tė drejtave tė tė gjithėve nė Ballkan, shprehur nė fjalimin e tij korpit diplomatik, mė 7 janar tė kėtij viti.
Analistė tė shumtė tė politikės ndėrkombėtare dhe nė veēanti tė asaj tė Vatikanit, duke deshifruar komunikatėn e Sallės sė Shtypit tė Selisė sė Shenjtė, shprehin bindjen e tyre se kėto deklarime janė paralajmėrim se Vatikani do e njohė pavarėsinė e Kosovės, menjėherė mbasi ta njohin shumica e shteteve tė Bashkimit Europian, SHBA-tė dhe disa vende tė tjera tė rajonit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara