HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


RINGJALLJA – MĖ I BUKURI MESAZH I OPTIMIZMIT TĖ PASHKĖVE:

Ngadhnjimi i jetės mbi vdekjen

-- nga Engjėll KOLIQI

Engjėll Koliqi Jezusi tha: "Unė jam Ringjallja dhe Jeta: kush beson nė mua, edhe nėse vdes, do tė jetoj. Edhe kush jeton edhe beson nė mua, nuk do tė vdesė kurrė"
(Gjoni - 11.25-26).

Jezu Krishti ngjallet dhe ngjitet nė qiell, te Ati.
Ngadhnjen jeta mbi vdekjen
Ngadhnjen mirėsia mbi tė keqen

Pėrfundimisht kremtet tona popullore – fetare, tradicionale e familjare, i bėjmė nė shtetin tonė tė pavarur dhe tė njohur botėrisht. Pra, pėrfundimisht po pėrjetojmė edhe njė ringjallje kombėtare, pėr t'i pėrmbushur gradualisht tė gjitha aspiratat tona kombėtare – tė natyrshme e tė ligjshme. Prandaj, zemra mė thotė qė urimet pėr Pashkėt 2008 t'ua drejtoj tė gjithė shqiptarėve, tė besimit tė krishterė dhe tė besimit mysliman, me bindjen se tė gjithė i gėzohen faktit se e para festė e madhe fetare po kremtohet nė shtetin e pavarur tė Kosovės.

Flamuri i Kosovės nė kishėn famullitare tė Shėn Margaritės Maria Alakokue, nė Brazil
Nė kishėn famullitare tė Shėn Margaritės Maria Alakokue, Flamuri i Republikės sė Kosovės bekohet nė altar, gjatė Meshės Solemne tė Mesnatės, Dr. Vera Lścia Alves Neves shpjegon simbolikėn e Flamurit

Belo Horizonte, 22 mars 2008 – Tė bukurin mesazh tė optimizmit tė Pashkėve, sivjet e shkruaj larg atdheut, por me plot gėzim e lumturi, sepse janė Pashkėt e Para nė Republikėn e Kosovės dhe sepse kjo largėsi e imja nė kėtė kremte tė madhe ėshtė vetėm njė largėsi fizike dhe njė largėsi nė shėrbim tė vendlindjes sime.

Kėto ditė tė Javės sė Madhe, Kisha Katolike Univerzale pėrkujton mundimet e Jezu Krishtit – siē thuhet nė shkrimet e shenjta – pėr ta shpėtuar njerėzimin nga mėkati i rrjedhshėm, qė doli nga Adami dhe Eva. Siē shkruajnė ungjilltarėt (Luka, Mateu, Gjoni e Marku), sipas parashikimit tė profetėve Krishti (zot e njeri) kishte pranuar mundimet deri me vdekje nė kryq, pėr ta shpėtuar njerėzimin nga mėkati. Nė tė tretėn ditė pas vdekjes – thotė dogma biblike, pra nė Ditėn e Pashkėve, Ai ishte ringjallur, duke simbolizuar kėshtu ngadhnjimin e jetės mbi vdekjen, ngadhnjimin e dritės mbi errėsirėn dhe fitoren e mirėsisė ndaj tė keqes. Kėto ditė pėrkujtimore tė mundimeve, tė vdekjes dhe tė ringjalljes sė Jezu Krishtit, nė Selinė e Shenjtė, si zakonisht kanė filluar tė dielėn e kaluar, pra tė Dielėn e Larit. Tė Enjten e Madhe Papa Benedikti XVI ua ka larė kėmbėt 12 besimtarėve tė zgjedhur, sikurse Krishti qė ua kishte larė apostujve, me simbolikėn pėr pastrimin e njerėzimit nga mėkatet dhe pajtimin me Zotin. Sikurse riti i Darkės sė Mbrame, tė Enjten e Madhe, poashtu edhe riti i Udhės sė Kryqit, tė Premten e Madhe nė amfiteatrin antik tė Romės "Colosseo" janė udhėhequr nga Ati i Shenjtė Benedikti XVI, i cili do t'u prij edhe Meshės sė Mesnatės tė shtunėn dhe asaj solemne tė sė Dielės sė Pashkėve, me ē'rast nė mesditė do e kumtojė Mesazhin e Ringjalljes, megjithė Bekimi Apostullik "Urbi et Orbi".

E. Koliqi, duke folur pėr Republikėn e Kosovės, me famullitarin José Feliciano da Costa Simões nė Ouro Preto
E. Koliqi, duke folur pėr Republikėn e Kosovės, me famullitarin
José Feliciano da Costa Simões nė Ouro Preto

Nė ceremonitė e Meshės sė Mesnatės, me rindezjen e qiriut mbi zjarr, do tė shpallet ringjallja e Krishtit, si ngadhnjim i jetės mbi vdekjen. Me dritėn e qiriut do tė shpallet ngadhnjimi i dritės mbi errėsirėn dhe fitorja e mirėsisė mbi tė keqen. Porosia e gjithėhershme e Atit tė Shenjt, me rastin e Pashkėve ėshtė: - Me kulturė tė lartė jete dhe me dashuri ta mundim logjikėne vdekjes dhe urrejtjen dhe t'ia rikthejmė njerėzimit mbarė paqen dhe lumturinė! Vetėm me dashuri tė mirėfilltė ndaj njėri-tjetrit do tė mund t'u garantojmė njė ardhmėri tė dėshirueshme dhe tė vlefshme pasardhėsve – porositė njerėzimin Papa, nė Mesazhin e Optimizmit tė Pashkėve, qė tė Dielen e ardhshme do t'ia drejtojė njerėzimit mbarė – besimtarė e jobesimtarė, anekėnd botės.

Afresk kishtar i Jezu Krishtit
Afresk kishtar i Jezu Krishtit

Mbasi kishte vdekur, i kryqėzuar nė kryq, Zefi pre Arimatesė e kishte blerė varrin dhe – me leje tė pushtetarėve lokalė, tė cilėt edhe kishin dekretuar kryqėzimin e Tij, e kishte varrosur. Nė agun e sė dielės, njė grup grashė tė devotshme kishin shkuar pėr t'u lutur pranė varrit tė Jezu Krishtit. Grave tė devotshme, qė nė mėngjesin e sė Dielės sė Pashkėve kishin shkuar tė luten pranė varrit tė Tij, zėri i Zotit u kishte thėnė: "Pse e kėrkoni tė gjallin ndėr tė vdekurit? Ai s'ėshtė kėtu! U ngjall!" (Luka, 24, 5-6). "U ngjall ashtu siē pat thėnė" (Mateu, 28,6). Lum kush beson pa parė u kishte thėnė Ai vetė apostujve nė Ditėn e Rrėshajve, duke e thittė Shėn Tomėn, i cili kishte shprehur mosbesim ndaj ringjalljes, qė t'i vėjė gishtėrinjtė nė varrėt e Tij, shenjat e tė cilave vėreheshin ende, siē shkruajnė ungjilltarėt.

Le ta ndėrlidhim kėtė simbolikė edhe me historinė, me fatin dhe me ardhmėrinė e kombit tonė, qė vit pas viti, shekull pas shekulli – brez pas brezi, ka pėrjetuar shtypje me dhunė e me urrejtje, shumė mėkate mbi kurrize mbi supe, shumė padrejtėsi... Le tė marshojmė pas dritės sė shpresės drejt ringjalljes sonė kombėtare dhe drejt njė jete tė plotkuptimshme, tė liruar nga mėkatet, nga vuajtjet, nga dhuna, nga shtypjet, nga urrejtja dhe le tė jetojmė deri nė amshim, megjithė kohėn dhe historinė mbushur me drejtėsi, me liri, me dashuri, me respekt, me solidaritet – qė sot e deri nė amshim. T'i lutemi Zotit tė pėrbashkėt, secili nė mėnyrėn e vet dhe me ritet e fesė sė tij, qė edhe kombi ynė tė pėrjetojė njė ringjallje tė vėrtetė, por le t'i lutemi qė ringjallja tė vijė pėr njerėzimin mbarė dhe qė nė vend tė shekujve tė pėrgjakshėm, historisė le t'i vijnė shekuj me lule e me bukuri ngjyrash tė ylberit!!! Sidomos kėtė vit na takon tė jemi shembull i shkėlqyeshėm pėr botėn e civilizuar, sepse kombi ynė tashmė ka shijuar Kremten Madhėshtore tė Pavarėsisė sė Kosovės, njė nga aspiratat tona tė natyrshme kombėtare, si fazė kalimtare drejt bashkimit mbarėkombėtar. Me kėtė kremte tė madhe dhe dinjitoze, uj kemi treguar tė gjitha kombeve tė botės dhe tė gjitha qendrave arbitrare tė bashkėsisė ndėrkombėtare, se ne dijmė tė kremtojmė dhe ta organizojmė jetėn me dinjitet. Duke mos njohur urrejtjen, le tė jemi shembull tipik i kultivimit dhe dhurimit tė dashurisė sė mirėfilltė njerėzore.

Pėrfundimisht kremtet tona popullore – fetare, tradicionale e familjare, i bėjmė nė shtetin tonė tė pavarur dhe tė njohur botėrisht. Pra, pėrfundimisht po pėrjetojmė edhe njė ringjallje kombėtare, pėr t'i pėrmbushur gradualisht tė gjitha aspiratat tona kombėtare – tė natyrshme e tė ligjshme. Prandaj, zemra mė thotė qė urimet pėr Pashkėt 2008 t'ua drejtoj tė gjithė shqiptarėve, tė besimit tė krishterė dhe tė besimit mysliman, me bindjen se tė gjithė i gėzohen faktit se e para festė e madhe fetare po kremtohet nė shtetin e pavarur tė Kosovės.


ME RASTIN E KREMTĖS SĖ PASHKĖVE:

Nė kishat braziliane lutje dhe bekime speciale pėr Republikėn dhe Popullin e Kosovės

-- nga Caio WERNECK

Caio WERNECK Flamuri i Republikės sė Kosovės bekohet nė altar, gjatė Meshės sė Mesnatės sė Pashkėve

Veprimtari e shkrimtari i mirėnjohur kosovar – Engjėll Koliqi, si njė ambasador i mirėfilltė, po depėrton nė tė gjitha shtresat shoqėrore tė vendit tonė, me kėrkesat pėr pėrkrahjen e vendit dhe tė popullit tė tij, nė fazėn mė tė rėndėsishme tė historisė sė atij vendi, qė dikur ishte Dardania e njohur. Ai nė Javėn e Shenjtė (Java e Madhe – siē thuhet nė Kosovė) dhe nė kremtimin solemn tė Pashkėve, nė vendin tonė siguroi lutje dhe bekime, pėr vendin e tij, nga besimtarėt dhe klerikėt – deri te Kardinali Ynė – Lartmadhėria e Tij Serafim Fernandes de Araśjo.

Belo Horizonte, 24 mars 2008 – Mbas hapjes sė mrekullueshme tė konferencės ndėrkombėtare, kushtuar luftės, organizuar nga Universiteti Papėror Katolik i Minas Geraisit, nė Belo Horizonte, veprimtati i denjė dhe i devotshėm i Kosovės Dardane – Engjėll Koliqi, edhe nė kremtimin dhe ritet e Javės sė Shenjtė dhe tė Pashkėve, nėpėr kishat tona u fut me Flamurin e Republikės sė Kosovės dhe denjėsisht "nxori" lutje e bekime speciale pėr Shtetin dhe Popullin e Kosovės, nga besimtarėt dhe klerikėt tanė, pėrfshirė edhe Kardinalin e Minas Geraisit – Lartmadhėrinė e Tij Serafim Fernandes de Araśjo.

Engjėll Koliqi, gjatė ritit tė Darkės sė Fundit, Tė Enjtėn e Madhe, nė Kishėn e Shėn Pjetrit
Engjėll Koliqi, gjatė ritit tė Darkės sė Fundit, Tė Enjtėn e Madhe,
nė Kishėn e Shėn Pjetrit

Tė Enjtėn e Madhe, Z. Koliqi ishte i ftuar special nė ceremoninė e Darkės sė Fundit tė Jezu Krishtit me apostujt, nė Kishėn e Shėn Pjetrit nė Belo Horizonte, ku famullitari At José Carlos Vieira Trópia i ka ftuar besimtarėt qė tė lusin pėr pėrparimin e shpejtė tė gjithėmbarshėm tė shtetit mė tė ri nė botė – Republikės sė Kosovės. Tė gjithė kanė lutur dhe kanė pėrshėndetur pėrfaqėsuesin kosovar nė mesin e tyre – veprimtarin e devotshėm Engjėll Koliqin, i cili i ka falėnderuar nė emėr tė mbarė popullit tė tij, duke siguruar se Kosova do tė jetė njė shtet shembull i demokracisė sė mirėfilltė dhe i tolerancės mes popujve dhe besimeve tė ndryshme. Qindėra besimtarė, mbas falėnderimit tė Tij, nė shenjė solidarizimi kanė duartrokitur frenetikisht pėr Republikėn e Kosovės.

At José Carlos Vieira Trópia pėrqafon Z.Koliqin, duke i ururar Pavarėsinė e Republikės sė Kosovės
At José Carlos Vieira Trópia pėrqafon z. Koliqin,
duke i ururar Pavarėsinė e Republikės sė Kosovės

Tė Premten e Madhe, i shoqėruar nga Profesoresha Jonė e mirėnjohur dhe e nderuar – Dr Vera Lścia Alves Neves, me ftesė tė Kardinalit tė Minas Geraisit - Lartmadhėrisė e Tij Serafim Fernandes de Araśjo, Z. Koliqi ishte pjesėmarrės i ceremonisė "Shtatė Fjalėt e Fundit tė Jezusit", nė kishėn katedrale tė qytetit tonė historik, me status special nėn mbrojtjen e UNESCO-s, pėr pasurinė kulturore botėrore – Ouro Preto (dikur kryeqytet i Minas Geraisit, rreth 90 km nė juglindje tė Belo Horizontes. Nė Katedralen e Zojės Sonė tė Shtyllės, ku i shoqėruar nga famullitari – Kanoniku José Feliciano da Costa Simões, Kardinali Araśjo ka pėrshėndetur publikisht Engjėll Koliqin dhe bashkė me besimtarėt ka lutur Zotin, qė t'i sjellė bekime dhe mbarėsi Republikės sė Kosovės – vendlindjes sė Tė Lumes Nėnė Tereza dhe mbarė popullit shqiptar. Ai ka paralajmėruar se sė shpejti do tė shkojė pėr njė vizitė nė Kosovė.

E. Koliqi, tė Premten e Madhe, me Eminencėn e Tij Kardinal Serafim Fernandes de Araśjo
E. Koliqi, tė Premten e Madhe, me Eminencėn e Tij
Kardinal Serafim Fernandes de Araśjo

Nė Meshėn Solemne tė Ngjalljes sė Jezu Krishtit (nė Meshėn e Mesnatės), nė Famullinė e Shėn Margaritės Maria Alakokue (Santa Margarida Maria Alacoque) ambasadori faktik i Kosovės nė vendin tonė (edhepse atij nuk i pėlqen cilėsimi ambasador), ishte i ftuar special. At Tiago dhe famullitari – At Philippe Jacques Barrucand e ftuan Z. Koliqin nė altar. Mbasi njė zonjė lexoi njė lutje speciale pėr popullin e Kosovės, ia dha fjalėn Z. Engjėll, i cili tha se aty ku ishte Dardania Antike, me mbi 110 mijė kilometra katrorė, tashmė pėrfundimisht u bė Republika e Kosovės me rreth 11 mijė kilometra katrorė – njė shtet i vogėl, por shumė domethėnės pėr paqen e qėndrueshme nė Ballkan dhe shembull tipik i demokracisė dhe drejtėsisė sė mirėfilltė njerėzore nė botė. Me shembullin e bijės sė Tokės sė Kosovės, qė mbarė bota e thirri Nėnė – Nėnė Terezės – ka thėnė Ai – populli i Kosovės ka gjetė fuqinė t'i falė tė gjitha ata qė e kanė shtypur dhe martirizuar deri nė gjenocid, por nuk do tė lejojė kurrė mė dhunė as gjakderdhje mbi tokėn e vet, qė tashmė ėshtė e paprekshme dhe e vulosur, edhe me hartėn nė flamur.

Engjėlli duke ndezė qiriun (Dritėn e Krishtit), nė Meshėn e Mesnatės
Engjėlli duke ndezė qiriun (Dritėn e Krishtit), nė Meshėn e Mesnatės

Famullitari pastaj ka bekuar Flamurin e Republikės sė Kosovės, shoqėruar me duartrokitje frenetike tė qindėra besimtarėve, qė ishin tė pranishėm nė kremtimin e ringjalljes sė Jezu Krishtit. Ai ka thėnė se sė shpejti nga zyrtarė tė Kishės sė Minas Geraisit, nė emrin e tė gjithė besimtarėve, do t'i dėrgohet Qeverisė Federative nė Brasilia kėrkesa pėr njohjen e menjėhershme tė Republikės sė Kosovės. At Philippe ka shprehur gatishmėrinė, qė pranė kėsaj famullie tė organizoj promovimin e librit tė Engjėll Koliqit "Nėnė Tereza – njė dashuri e pakufijshme", me praninė e Kardinalit tonė, i cili e ka shkruar parathėnien e kėtij libri. Autori, duke pranuar me kėnaqėsi kėtė propozim, ka thėnė se duke parė veprimtaritė e guximshme sociale e humanitare tė Komunitetit tė kėtushėm "Ecja e re" qė ngjajnė nė ato tė Misionareve tė Dashurisė, do tė dėshironte qė ky komunitet fetar tė shtrinte veprimtarinė edhe nė vendin e tij.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara