HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė Belo Horizonte edhe njė vajzė shqiptare:

SEĒ GJENDEN E KĖNDOJNĖ BASHKĖ SHQIPTARĖT – KUDOQOFSHIN

-- nga Engjėll KOLIQI

Engjėll Koliqi Derisa ishim nė shtėpinė botuese "O Lutador" na thanė se aty afėr, nė njė kongregacion murgeshash ėshtė njė vajzė nga Shqipėria. Shkuam menjėherė. Derėn e oborrit na e hapi vetė Moza – Mimoza Stojani, nga Fushė Kruja. Njė befasi e kėndshme dhe njė gėzim i papėrshkrueshėm pėr te, por edhe pėr mua. U shmallėm shqip dhe kėnduam bashkė. Shqiptarėt trima mbėrrijnė nė ēdo kėnd tė botės – tha Mimoza, duke shtuar se nė jetėn e saj rregulltare ka shembull Nėnė Terezėn.

Engjėlli me Mimozėn
Engjėlli me Mimozėn

Belo Horizonte, prill 2008 - Atė pasdite tė bukur (edhepse kėtu vjeshtė), vezulluese e tė ngrohtė prilli, duke vizituar parkun e prodhimit tė Shtėpisė Botuese "O LUTADOR" (Luftėtari), isha tejet i emocionuar – jo vetėm pėr faktin se kėtu po shtypet libri im kushtuar Nėnė Terezės, por edhe duke parė kualitetin dhe kuantitetin e lartė tė librave qė po dilnin kėtu. Emocionet ishin edhe mė tė mėdha edhe pėr faktin se drejtuesit e kėsaj shtėpie botuese e muarėn me shumė seriozitet propozimin e Institutit BRAKOS, pėr shtrirjen e veprimtarisė edhe nė Kosovė.

At Wilson-i na tregoi se kėtu ėshtė njė vajzė shqiptare
At Wilson-i na tregoi se kėtu ėshtė njė vajzė shqiptare

Pronarėt e Lutadorit – etėrit sakramentinė, derisa po shėtisnim dhe po bisedonim lirshėm, na thanė se – falė Nėnė Terezės – kanė njohuri tė mira mbi kombin shqiptar, pohim ky qė mė shkaktoi njė kėnaqėsi nė shpirt. Profesoresha Vera Lścia ishte mė e lirė kėtė pasdite, sepse nuk kishte nevojė tė pėrkthente. Aty ishte At Wilson Augusto Costa Cabral, i cili kishte mbaruar studimet postdiplomike nė Romė dhe e njihte perfekt italishten. Nė bisedė e sipėr, At Wilsoni mė pyet: - Engjėll, tė pėlqejnė befasirat? Iu pėrgjigja me tė shpejtė, me njė PO tė madhe. Meqė ėshtė kėshtu – mė tha – sot do tė pėrballesh me njė befasi, qė besoj tė jetė e kėndhsme pėr ty. Me shumė kėnaqėsi – ia ktheva. Mė tha se do shkojmė nė kongregatėn e murgeshave tė Shoqėrisė sė Zonjės Mari, qė ėshtė afėr nja 500 metra dhe aty do e gjejmė njė vajzė shqiptare, qė ėshtė kandidate pėr murgeshė. Mbasi e falėnderova pėr konsideratėn, i thash se do tė shkojmė me kėnaqėsi, nėse nuk i pengojmė motrat aty. Pėrkundrazi – ma kthei – u shkaktojmė kėnaqėsi, e sidomos Mozės, e cila ē'prej se ėshtė kėtu nuk ka ndėrruar fjalė shqipe me kėnd.

Me Eproren, Mimozėn dhe njė shoqe tė saj
Me Eproren, Mimozėn dhe njė shoqe tė saj

Pa humbur kohė, shkuam. Derėn na e hapi vetė Moza. Sapo shqiptoi emrin e saj At Wilson-i, unė i fola shqip: mirėdita Mimoza! U shtang pėr njė ēast, sepse pėrjetoi njė befasi shumė tė kėndshme. Nuk e kishte pritur se do hyj aty njė shqiptar. Nė fytyrėn e Saj vėrehej haptas njė gėzim i papėrshkrueshėm, njėsoj siē ishte edhe nė qenien time. U gėzova, qė mbas Bacė Zef Sokolit, nė Belo Horizonte gjeta edhe njė qenie shqiptare. Hymė brenda dhe u pėrshėndetėm me kryetaren e shtėpisė dhe me vajzat tjera – kandidate, qė ishin nga Uruguaji. Meqė kishin pak muaj qė kishin mbėrritur aty, qė tė gjitha vajzat ishin tė angazhuara nė kursin e gjuhės portugeze.

Trimėresha shqiptare don tė bėhet murgeshė shembullore
Trimėresha shqiptare don tė bėhet murgeshė shembullore

Shqiptarja, qė mė dukej mė simpatikja e shtėpisė dhe e cila edhe na shėrbei me kafe, lėngje e ėmbėlsira, tha se quhet Mimoza Stojani dhe ėshtė nga Fushė Kruja. Tha se rrjedh nga njė familje tipike besimtare shqiptare, qė kanė vuajtur shumė gjatė regjimit tė diktaturės komuniste enverhoxhiane. Ē'prej se ka filluar tė mėsoj pėr veprimtaritė e shenjta tė Nėnė Terezės – tha Moza – ėshtė pėrkushtuar tė ndjek rrugėn rregulltare. Ka filluar nė Kongregatėn e Shoqėrisė sė Zojės Mari nė Tiranė. Kur kishte mbėrritur propozimi pėr kandidatet nė Brazil, Moza – trimėresha shqiptare – ishte paraqitur vullnetarisht, pėr tė filluar rrugėtimin e gjatė tė rregulltarisė, nė botėra tė largėta, nė rininė e Saj, siē e kishte filluar nė moshė tė re edhe Gonxhe Bojaxhiu – Nėnė Tereza. E pyetur, se si kishte pasur guximin pėr kėtė vendim dhe pėr kėtė rrugė kaq tė gjatė – Moza u pėrgjigj buzagaz: "Ne shqiptarėt jemi trima dhe nuk hezitojmė tė marrim udhė tė gjata e tė fillojmė aventura tė vėshtira jetėsore, duke u pėrballur edhe me sfida tė vėshtira. Gjithnjė nė jetėn time kam shembull Shenjtėreshėn Tonė – Nėnė Terezėn, dhe shpirti i Saj mė jep fuqi ta pėrballoj mallin pėr njerėzit e mi dhe pėr Shqipėrinė. Kur pėrmallem, mė del parasysh shtėpia familjare e Nėnė Terezės nė Tiranė, aty ku jetuan dhe vdiqėn Nėna Drane dhe Motra Age, me pamundėsinė e Saj qė t'i shoh e as tė marrė pjesė nė varrimin e tyre. Duke kujtuar ato peripeci e dhembje tė populit tonė nėn diktaturė, i pėrballoj tė gjitha dhe do t'i pėrballoj gjithmonė"! Nuk kisha ē'tė shtoja, veēse i urova suksese dhe mbarėsi nė kėtė udhėtim rregulltar tė jetės sė Saj! Njė urim nga shpirti i pastėr shqiptar! Mbasi biseduam shqip (me kėrkesėn e Motrės Eprore), na propozuan edhe tė kėndonim shqip. Njėra nga shoqet e saj uruguajase ia solli njė libėr tė vogėl kėngėsh. Moza zgjidhte kėngėt e kėndonim bashkė. Njė kėnaqėsi e papėrshkrueshme.

Edhe kėnduam shqip
Edhe kėnduam shqip

Meqė nė mbrėmje kisha nė agjendė vizitėn nė Qendrėn Universitare "Newton Paiva", isha i detyruar ta refuzoja ofertėn e tyre pėr tė darkuar aty. U pėrshėndetėm, me urimin qė tė takohemi edhe herė tė tjera – kėtu dhe nė Shqipėri.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara