HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Me melodinė e re

-- nga Engjėll KOLIQI, Milano, 16 qershor 2008

Engjėll Koliqi

Simbas marrėveshjes paraprake, gjithēka ishte vendosur n'atė tė bekuarėn ditė, nė fronin e mrekullisė. Tashmė nuk kemi ē'tė diskutojmė, as tė lodhemi shumė. Jemi kėtu vetėm pėr t'i vėnė vijėzimet dhe pikat pėrfundimtare e vendimtare tė programit tonė historik, pėr ndėrrimin e botės me dashuri.

Tė gjithė nė veprim

Natyra e programit tonė, edhe nė brendinė dhe pėrmbajtjen e tij, kėrkon njė veprim tė pėrbashkėt me njė qėllim tė pėrbashkėt – me interes tė pėrbashkėt, pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Prandaj, ne me kėtė formulė tė pėrbashkėsisė tė fillojmė me vijėzimet dhe pikat e para vendimtare nė programin tonė. Tashmė dihet dhe nuk mund tė jetė ndryshe – si pikė e parė e vendimtare, nė tė parin vijėzim tė ndėrrimit tė botės me dashuri, natyrisht vjen ftesa pėr njė veprim tė pėrbashkėt nė kėtė mision tė shenjtė – si nė akte, poashtu edhe nė kremtime. Atėherė, e vėjmė pikėn e parė nė programin tonė historik dhe i ftojmė tė na bashkohen tė gjithė, pa humbur kohė. Duhet tė na bashkohen dhe tė veprojmė bashkė, sepse tė gjitha veprimet e programit tonė do tė jenė nė shėrbim tė tė mirave tė pėrbashkėta. Nė programin tonė tė gjithė intereset janė tė pėrbashkėta, sepse vetėm kėshtu mund jemi gjithnjė jashtė dhe larg rreziqeve dhe incidenteve qė ndodhin udhėkryqeve t'intereseve. Pra, pa e zgjatur shumė me pikėn e parė, le tė jetė mirė e theksuar ftesa e pėrgjithshme – pėr tė gjithė, qė me bashkėveprim t'i pėrmbushim tė gjitha aktet e dashurisė dhe me bashkėkremtim tė gėzojmė e tė lumturojmė tė gjithė, pėrgjatė epokės sė amshuar tė mrekullisė sė dashurisė.

Me pėrgjegjėsi e detyra konkrete

Tashmė, mbas shumė fjalėve e diskutimeve, pėrfundimisht kemi programin tonė teorik tė ndėrrimit tė botės me dashuri, prandaj qė tė gjithė – me besim tė plotė duhet drejtuar sytė kah mrekullia dhe sė bashku tė vėhemi nė shėrbim – nė aktet e pėrbashkėta tė dashurisė. Pa vonuar pra, duhet t'i marrim detyrat konkrete, me pėrgjegjėsinė mė tė madhe, sepse tashmė ėshtė koha qė t'i bėjmė hapat e parė konkretė, nė kėtė tė bekuarin mision. Kam besim tė plotė nė kėtė mision tė shenjtė, sepse me fuqinė e mrekullisė tashmė kemi tė garantuar Bekimin e Zotit. Prandaj, eni tė gjithė dhe pa hezituar merrni detyrat e pėrbashkėta dhe individuale. Merrni dhe kryeni detyrat, me mė tė madhen pėrgjegjėsi, sepse vetėm kėshtu pėrmbushet misioni ynė i bekuar, sepse vetėm kėshtu e ndėrrojmė kėtė botė me dashuri. Le t'i realizojmė tė gjitha detyrat me njė koordinim tė pėrbashkėt, sepse vetėm kėshtu i kemi sukseset tė garantuara. Me akte konkrete dashurie le t'i pėrmbushim detyrat dhe obligimet tona, nė misionin tonė tė mrekullisė. Duke mos njohur kurrė urrejtje, le ta duam sė pari njėri-tjetrin e pastaj tė gjithė njerėzit e kėsaj bote, sepse kjo ėshtė formula e sukseseve tė pėrbashkėta nė ndėrrimin e botės me dashuri. Tė mos ndalemi derisa t'i realizojmė tė gjitha detyrat konkretisht – ato individuale dhe tė pėrbashkėta, nė misionin tonė tė mrekullisė dhe kjo festė, le tė jetė sa mė e zėshme me tė kėndshmen zhurmė, me melodinė e re tė dashurisė.

Fitorja jonė ėshtė e pashmangėshme

Pėrgjatė gjithė epokės sė mrekullisė, tė ndėrrimit tė botės me dashuri, sigurisht qė do tė hasim nė shumė vėshtirėsi dhe pengesa. Pengesa e rreziqe, sidomos do tė kemi udhėkryqeve t'intereseve, ku do tė ketė pėrplasje tė mėdha, deri nė incidente. Prandaj, duhet tė jemi vendosmėrisht tė pėrkushtuar nė misionin tonė tė dashurisė, sepse i kemi hyrė njė veprimtarie vėrtetė tė shenjtė – tė ndėrrimit tė botės me dashuri. Nė anėn tonė kemi tė gjitha bekimet e Zotit, deri te fuqia e pakontestueshme e mrekullisė. Nė anėn tonė kemi besimin dhe besėn vendimtare. Nė anėn tonė kemi tė gjitha resurset njerėzore, qė dijnė ta vlerėsojnė dashurinė e mirėfilltė. Duke pasur parasysh tė gjitha kėto, si dhe angazhimin tonė maksimal, nė pėrmbushjen e detyrave tona me pėrgjegjėsinė mė tė madhe, atėherė – me krenari konfirmojmė se fitorja jonė ėshtė e pashmangėshme. Kjo fitore i nevojitet botės sonė, sepse ka ardhur koha qė ta ndėrrojmė me dashuri.

Njė festė me melodi dashurie

Pėr fatin tonė, qė tashmė sheshon me fuqi mrekullie, me shekullin e dashurisė po hapet epoka e re, qė nuk njeh urrejtje dhe qė do tė jetė nė shėrbim tė intereseve tė pėrbashkėta tė njerėzve dhe tė njerėzimit mbarė. Fatmirėsisht, tė prekur nga dora e mrekullisė, ne do tė jemi protagonistėt e parė nė fronin e dashurisė, pėr tė filluar ndėrrimet historike tė kėsaj bote. Prandaj, bindshėm mund ta ftojmė njerėzimin, qė ta fillojė njė festė tė madhe. Do e bėjmė njė festė me njė zhurmė shumė tė kėndshme – zhurmė qė do tė jehojė anekėnd botės dhe nė mbarė gjithėsinė, me njė melodi tė re – me melodinė e dashurisė. Me melodi dashurie do tė kėndojmė tė gjithė. Me melodi dashurie, tė gjithė do tė vallėzojmė nė vallen e madhe festive. Nuk njohim mė vėshtirėsi as pengesa. Gjithēka ėshtė e gatshme pėr tė filluar kremten. Festa jonė e madhe, e hapjes sė epokės sė ndryshimeve, po e pasuron historinė e kėsaj bote me melodinė e re tė dashurisė. Kjo festė, me melodinė e re tė dashurisė, po ia hapė dyert e fatit njerėzimit, drejt logut tė mrekullive. Prandaj eni tė gjithė. Mos ngurroni as mos hezitoni. Eni e hyni nė vallen historike, qė po luhet dhe do tė luhet gjithmonė, nėn tingujt e melodisė sė re tė dashurisė. Mos mungoni, sepse kremtja na do tė gjithėve. Edhe historia e dashuria na duan tė gjithėve, prandaj nuk bėn tė mungojmė. Tė kėndojmė bashkė e tė vallėzojmė me melodinė e re tė dashurisė. Gėzuar!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara