HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Krijuesi muzikor ėshtė i vetmuar nė mes tė botės, me gjuhėn e vet pak a shumė tė pakuptuar"

-- intervistė nga Edita Kuēi-Ukaj

Edita Kuēi-Ukaj Tė bisedosh me Akil Koēin duhet tė kesh motive tė shumta. Ngase tė bashkėbisedosh me tė, pėr veprimtarinė krijuese tė tij, domethėnė tė flasėsh pėr njė fenomen tė rrallė tė muzikės shqipe, qė i ka dhėnė nder e dinjitet kombit shqiptar nė rrafshin universal tė muzikės, artit muzikor. Me shpirtin e pasionuar pėr tė bukurėn dhe tė kėndshmen estetike, Akili Koci ka tharmuar misteret mė magjike tė muzikės, pėr t'u bėrė njė model nė vete krejt i veēantė nė botėn shqiptare, por edhe me gjerė, nė atė europiane. Ai ėshtė personifikimi mė i mirė i njė kulture tė emancipuar muzikore, duke harmonizuar stilet e dukuri muzikore, me qėllim tė krijimit tė veprave tė mėdha muzikore.

Kompozitori, pedagogu, publicisti dhe organizatori i jetės muzikore nė Kosovė tash e 50 vite, Akil Koci ėshtė i lindur nė Prizren mė 1 shtator 1936, ku ka kryer shkollėn fillore dhe atė tė Mesmen muzikore gjatė viteve (1954-57). Nė vitet 1957-58 ka qenė arsimtarė nė Shkollėn Normale tė Prishtinės. Ndėrsa nė vitin 1958 regjistrohet nė Akademinė muzikore tė Sarajevės dhe e pėrfundoj me 1962. Pas kėtyre studimeve emėrohet si kryeredaktor i programit muzikor nė Radio Prishtinė. Nė ndėrkohė vijon njė varg specializimesh profesionale tė kompozimit, kurse nė vitin 1972, regjistrohet nė Akademinė muzikore tė Shkupit, dega e kompozimit te kompozitori Prof. Dr. Toma Proshev. Mė tutje, shkollimin dhe specializimin e vazhdon nė Konseravatoriumin e Kelnit me kompozitorin K. Shtockhauzen, muzikė elektronike me prof. Karkoschka dhe nė Nyrnber te profesori Baumgartner.

Fiton bursėn shtetėror Gjerman DAAD dhe vazhdon studimet dy vjeēare te Profesori dhe kompozitori i njohur kroat Milko Kelemen, nė Stutgard nė Staatliche Hochschule fur Music nė Stutgart (Gjermani). Akil Koci pėrfundon studimet postdiplomike nė muzikologji nė Akademinė muzikore tė Sarajevės-Bosnjė me 1981 te Profesor Dr. Zija Kuēukaliq. Nė vitin 1975, pranohet nė Fakultetin e arteve, pas kryerjes sė studimeve postdiplomike emėrohet docent, gjegjėsisht profesor i rregullt i lėndės Njohuri e literaturės muzikore. Dy herė ka qenė prodekan. Nė vitėt 60-90, Koci mori pjesė nė shumė konferenca, simpoziume dhe kongrese ndėrkombėtare, duke lexuar punimet e tija shkencore, kurse ka mbi 250 artikuj, kritika, ese dhe studime shkencore tė botuara nė gazeta dhe revista nacionale dhe internacionale.

Ėshtė anėtar i shumė asociacioneve dhe Shoqatave profesionale tė kompozitorėve, siē janė Shoqata e kompozitorėve tė Kosovės, Kroacisė, Britanisė sė Madhe, i Qendrės sė informacionit muzikor tė Britanisė, anėtarė i Akademisė sė Britanisė sė Madhe tė kompozitorėve, anėtar i Akademisė Shqiptaro–Amerikane tė shkencės dhe arteve nė Nju Jork, dhe i disa shoqatave tė tjera profesionale. Koci Ka qenė promotor i jetės muzikore nė Kosovė dhe tė ish Jugosllavisė. Ishte njė ndėr themeluesit e Shoqatės sė kompozitorėve, pedagogėve, artistėve muzikor, kryetar i Rinisė muzikore tė Kosovės, sekretar, nėnkryetar dhe kryetar i shoqatės sė kompozitorėve tė Kosovės, nėnkryetar dhe kryetar i Shoqatės sė kompozitorėve tė Jugosllavisė. Themelues dhe bashkėthemelues i shumė manifestimeve muzikore, Akordet e Kosovės, Skena muzikore, Ditėt e muzikės kosovare dhe njė ndėr bashkėthemeluesit e festivalit tė muzikės sė Re, Tiranė.

Fitues i shumė ēmimeve, siē janė vendi parė dhe Okarina e artė nė Akordet muzikore tė Kosovės, Shpėrblimi vjetor i Shoqatės sė kompozitorėve tė Kosovės pėr baletin e parė Kosovar, Sokoli e Mirusha, Ēmimin e nėntorit tė komunės sė Prishtinės, tė Dhjetorit tė Kosovės, pastaj Mirėnjohje nga Ministri pėr kulture dhe sport Astrit Haraqija, Mirėnjohje nga Drejtorati pėr kulturė nga drejtori Mustafa Halili, ato tė 7 korrikut tė Serbisė dhe 4 korrikut tė LNĒSH tė cilat pas pėrjashtimit nga puna si nė fakultet si nė RT tė Prishtinės me 1989, i ka kthyer prapa me kėto fjalė: "deri sa bėni gjenocid ndaj popullit tim liridashės, mirėnjohjet e juaja nuk kanė kurrfarė vlerė pėr mua". Gjatė kėtij viti ka shėnuar 70 vjetorin e lindjes dhe 50 vjetorin krijimtarisė sė tij muzikore me njė koncert autorial, manifestime tė tilla janė bėrė edhe nė Londėr dhe Zagreb.

Shprehja muzikore e Kocit bazohet nė tendencat zhvillimore tė muzikės avangarde europiane-dodekafoninė e lire e cila ėshtė e rastėsishme dhe jotematike. Veprat e tija janė interpretuar nė shumė festivale, Bienaleje dhe koncerte nė europė dhe botė, si premiera botėrore. Nga veprimtaria kompozicionale dallohen baleti i parė Kosovarė "Sokoli e Mirusha", veprat orkestrale Filigranet I-XVI, Sirigmofonia, Pentalfa, Ab aeterno, Multiple sonorities, Koncerti pėr violė dhe orkestėr. Veprat kamertale 3 monologė pėr klarinet, Arabesques, Impresionet, Asimetria plus atematikon, Diskordia, Transfiguracionet, Dialogjet, Mikrosonata, Filigranėt IV muzikė elektronike, Ritmet e zgjuara, muzikė pėr katėr balete, Kėnga e Rexhės, Zef Lush Marku, Apokaliptika, veprat vokale Krenar edhe ne litar, kėngėt popullore Zambaku i Prizrenit dhe mbi 30 tė tjera, kėngėt korale,Vashės, Pa titull, Mes Njerėzve, kaltėrsirat dhe shumė tė tjera. Me rastin e pėrvjetorit tė 2 jubileve janė ekzekutuar kėngė korale "Pslam", kėngė Nėnės Tereze dhe fragmente nga Kanata "Gloria Festiveė". Akil Koci ėshtė qytetar nderi i komunes se Prishtines e vitin 1974

(Akil Koci)

1. Cilat janė rrugėt e zhvillimit tuaj si artist, do tė donim tė dinim diēka mė shumė pėr fillimet e para tė marrjes me artin muzikor?

Tash kur kam hy nė dekadėn e tetė tė jetės sime dhe nė dekadėn e gjashtė tė krijimtarisė ėshtė vėshtirė qė njeriu tė pėrkujtoj pėr fillimet e krijimtarisė sime artistike, megjithatė me pika tė shkurtra do tė i pėrgjigjem pyetjes sė Juaja. Muzika si art i "pastėr" jo ekspresiv siē ėshtė edhe arkitektura dhe kėrkon njė angazhim tė gjithanshėm, kėshtu edhe unė qė nga dita e pare, mė kujtohet, kur e kam kompozuar kėngėn "Zambaku i Prizrenit", jam mundua qė mos tė shkėputėm nga hulumtimi i sė bukurės nė muzikė. Me tė drejtė thotė Albert Rusel se "krijuesi muzikor ėshtė i vetmuar nė mes tė botės, me gjuhėn e vet pak a shumė tė paktuar".

Nė kohėn kur fillova tė studioi muzikėn, mentaliteti i popullit tim ku jetoja nė Prizren ishte nė nivel jashtėzakonisht nė nivel tė ulėt, kur mė shihnin me violinė nė dorė thoshin qe ky "jevgu i bardh", megjithatė kam ber pėrpjekje tė vazhdueshme, jo vetėm si nxėnės, por edhe si student, e sidomos si profesor qė tua ofroj muzikėn jo vetėm time, por edhe atė tė klasikėve masave tė gjėra pėrmes emisioneve nė Radio Prishtinė, shkrimeve e ligjėratave, ngase muzika dhe teoria e saj muzikore e konsideron jo vetėm si pjesė integrale tė saj, por edhe tė ontologjisė, pėr karakterin e saj universal, tė pushton dhe nė ketė mėnyrė krijuesi e transferon jo vetėm muzikėn por edhe kuptimin e saj subjektiv.

Pra, kur kemi parasysh pėrvojėn e gjatė pa tjetėr duhet tė insistojmė qė bukuria, eleganca qė na sjell ky art tė jetė prone e popullit tim, nė mėnyrė qė tė lirohemi nga paragjykimet qė pėrjetonim nė ēdo ēast. Me qėllim nuk u pėrgjigja nė pyetjen e juaj direket, sepse problemi nuk ka qenė a duhet tė merrem me njė degė qė vet e kam zgjedh me dėshirėn dhe me talentin qė kam treguar nė muzikė, dhe pėr muzikė, por problem ka qenė a tė vazhdohet me krijimtari apo me popullarizimin e saj.

Pra, gjenerata e jonė ka bėrė edhe njėrėn e dhe tjetrėn, sepse pėr mua, si krijues ėshtė me rėndėsi "Qenja dhe koha". Unė ekzistoj, e kjo do tė thotė se edhe krijoj, kurse masat duhet edukuar drejt e mire qė ta kuptojnė krijimtarinė tone dhe atė tė mirėfilltė muzikore. Krijimtaria e ime pėr opinionin e Ars Poetikės ėshtė e njohur dhe nuk kisha hyrė nė detale qė ta shpjegoj, sepse, me siguri se lexuesit e nderuar tė rivistės Ars Poetica i pėrcjellin krijimet e krijuesve shqiptarė.

2. Na flisni pėr rrethanat e largimit tuaj nga Kosova dhe kalimit nė Angli, nė njė qendėr tė madhe tė kulturės perėndimore, ishte vėshtirė pėr njė artist shqiptar?

Kur nuk kam menduar qė ta lėshojė Kosovėn, mirėpo me qenė se kisha problem me sėmundjen e bashkėshortės sime, kėngėtaren e mirėnjohur Xhejlane Broqin-Koci, u detyrova qė tė shkoj nė Angli pėr t'u shėruar, por pa efekt.
Shumė vėshtirė ishte tė largohem e mė vėshtirė tė integrohem nė rrjedhat jetėsore tė Britanisė.
Ėshtė dashtė tė tregohem ēdo ditė, dhe tė verifikohem si artist, si krijues, si njeri qė i takoj njė populli me vlera tė larta morale, intelektuale dhėnė ēdo aspekt, pra vėshtirė ka qenė tė mbrojė dinjitetin e popullit tim prej lloj lloj provokimeve me tė cilat jo vetėm unė, por shumica e njerėzve tanė ballafaqohen ditė pėr ditė.
Megjithatė, kam krijuar njė rreth, duke sforcuar pozitėn krijuese dhe tani jam anėtarė i Shoqatave mė prestigjioze muzikore, siē janė Shoqata e kompozitorėve tė Britanisė sė Madhe, anėtar i Akademisė Britanike tė kompozitorėve, anėtar i Qendrės pėr informim tė muzikės, po ashtu kėtu nė Londėr dhe i disa shoqatave profesionale qė ekzistojnė. Jam po ashtu anėtarė i Akademisė Shqiptaro Amerikane nė Nju Jork.

Merrem me krijimtari dhe ndijė kėnaqėsi, nuk jam larguar nga Kosova, jam jo vetėm me vepra prezent, por edhe aktivitete tė tjera tė shumanshme.
Sa pėr dijeni jap mbi 6 Shpėrblime dhe dy bursa. Garat ndėrkombėtare tė Muzikės klasike mbajnė emrin tim "Ēmimi i kompozitorit Akil Koci-Grand Prix", qė ėshtė njė nder pėr mua.
Mė ekzekutohen veprat anė e kėnd europės, para njė kohė kam patur ekzekutimin e njė vepra nė Gjermani, kurse tani kam ekzekutimin njė vepra nė Pulla tė Kroacisė dhe shi atė e ekzekuton nė Kitarė Genc Ēivalaku, shqiptar i cili jeton nė Split, fitues i shumė shpėrblimeve kombėtare dhe ndėrkombėtare, kurse sivjet ai nė Prishtinė fitoi Ēmimin e kompozitorit Akil Koci Grand Prix nė Garat ndėrkombėtare tė muzikės klasike.

3. Ju jeni ndėr kompozitorėt mė tė njohur shqiptar, si e vlerėsoni muzikėn shqipe sot dhe sa ėshtė reprezentative ajo nė botėn perėndimore?

Ju falėnderojė nė kompliment por nuk jam mė i njohur kam kolegė qė janė po ashtu tė ēmuar dhe cilėsor. Sa i pėrket muzikės klasike si nė Kosovė, po ashtu edhe nė Shqipėri, ndėrsa nuk dij se ēka po ndodh nė Maqedoni dhe Luginėn e Preshevės, muzika ka njė zhvillimi normal. Kompozitorėt krijojnė vepra dhe prezantohen jo vetėm opinionin shqiptar por edhe mė gjėrė. Sa i pėrket muzikės, si e quajnė popullore, zbavitėse, ajo ėshtė duke e marrė njė kahe shqetėsuese sepse shumė kemi "kompozitor" qė nuk dinė as tė lexojnė as tė shkruajnė gjuhėn muzikore, krijojnė muzikė talla–vam qė nuk bėjnė asgjė tjetėr, pos janė turpi i kombit dhe e quajnė Turbo folk, e ardhur prej armiqve tanė tė pėrbetuar sllave, por nė ato "kėngė" ka njė lloj pėrzierje tė melosėve mė tė shumta nė kuptimin mė primitivė si janė sllav, oriental, jevg, grek e tjera. Ėshtė mė interesant se tė gjitha ato kėngė transmetohen nėpėr televizionet dhe radiot nacionale pa kurrfarė kriteri dhe kontrolli. Turp, turp,turp.
Ne kemi njė folklor muzikor qė na kanė lakmi, jo vetėm fqinjėt tanė, prej tė cilėve vjelim "folklorin" e tyre muzikor, por edhe mė gjerė, prandaj bazamenti i kėngėve tona duhet tė jetė e jo ato qė i pėrmenda mė pare.

4. Ēfarė i duhet mė shumė muzikės shqipe sot?

Njė edukate mė e madhe nė lėmine e muzikės, e pėr kėto janė fajtore shkollat e ulta, tė mesmet dhe fakulteti i arteve nė Prishtinė, qė nuk i kushtojnė kujdes mė tė madhe edukimit tė nxėnėseve tė tyre nė aspektin estetik dhe nė drejtim tė vlerave tė njėmenda. 5. Cilat krijime do i veēoni nga krijimtaria e juaj nė fushėn e muzikės? Pa dyshim baletet e mija. Baletit i pare kosovarė Sokoli e Mirushaq, Kėnga e Rexhės, Zef Lush Marku, Apokaliptika si dhe shumė vepra orkestrale, pra ato nuk ndahen, janė sikur tė i thuash prindėrve cilin e keni fėmiun mė tė mire.

6. Ju nė Londėr keni edhe shkollėn tuaj, si arrini tė zhvilloni gjithė kėto aktivitet, tė kompozoni, tė shkruani, tė merreni me aktivitete humanitare?

Jo, ajo nuk ėshtė shkollė me parametra normale. Nė kuadrin e Koci KocicontemporaryArts Center, ekziston edhe dega e muzikės me disa seksione, por sivjet me qenė se nuk kemi lokale jemi tė detyruar ta reduktojmė aktivitetin tonė, por kėta nxėnės japin provime nė Royal Music School nė Londėr, pra me njė shkollė muzikore mjaft prestigjioze ku ėshtė Patrone Mbretresha Elizabeta, kurse kryetar i Bordit Princ Ēarlsi.

7. Njė kompozon i juaji ėshtė zgjedhur qė tė prezantoj Anglinė nė Lojėrat Olimpike 2012?

Nė njė konkurs tė shpallur nga Kėshilli i lojėrave Olimpike, tė cilat do tė mbahen nė Britaninė e Madhe, mora pjesė dhe kėnga e ime "Vera" nė tekstin e Ndre Mjedės u zgjodh qė tė kėndohet nga kori mbretėror i tė rinjve me 1912, nė Lojnat olimpike nė kuadrin e programit kulturor, jam i lumtur qė ajo do tė kėndohet nė gjuhėn shqipe si e vetmja.

8. Na flisni pėr projektet tuaja tė ardhshme?

Si ēdo krijues edhe unė kam ca projekte, edhe pse nė ketė moshė tė shtyrė, por nuk mendoj tė flas, sepse flas vetėm atėherė kur ato realizohen.
Krijuesit e shumtė flasin nė shumėsi pėr projektet e tyre e kur vjen te realizimi nuk janė kėrkund. Njė fjalė popullore thotė "Mos bėnė hop, pa e kapėrcyer gardhin". Kjo domethėnė shumė pėr njė artist.

9. Pėr fund, ēfarė do t'i sugjeronit brezit tė ri, cilat janė mesazhet tuaja pėr artistėt ane e kėnd ku gjendet bota shqiptare?

Dihet, pikėsėpari mėsim, edukim dhe ndershmėri, por unė do tė shėrbehem me njė thėnie tė Nėnės tonė tė madhe Terezė, e cila ėshtė botuar nė librin e bukur me titull Nėna Tereze- 100 fjalė tė urta, tė cilėn e ka pėrmbledh meshtari Mr.Don Marjan Frrok Marku nė Zvicėr, ku thotė "Ne kurrė nuk mund ta dimė se sa tė mira na sjell njė buzėqeshje e thjeshtė. Njė buzėqeshje ėshtė sikurse njė prekje. Ajo sjell nė jetėn tone diēka nga bota hyjnore".
Ju falėnderoj qė mė zgjodhėt tė parin pėr intervistėn e revistės Ars Poetica, shpresoj se do tė jem bashkėpunėtor i juaj i vyer.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara