HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Legjitimi i jovlerave

-- nga Edita Kuēi-Ukaj

Edita Kuēi-Ukaj Dihet mirėfilli se tranzicioni politik mė sė tepėrmi godet dhe deformon kulturėn, si pjesėn me tė fisme tė njė kombi. Kėtij fakti nuk ka mundur t'i pėrvijohet as kultura shqiptare nė Kosovė. Ajo ėshtė e goditur pamėshirshėm. Nėn ankthin e njė tranziconi tė stėrzgjatur politikė, kultura dhe arti kanė shėnjuar trende rėnie, tė pėrēudnimit si preh e shumė faktorėve, e mbi tė gjitha tė mungesės sė dukshme tė njė sistemi vlerėsues, qė do tė pretendonte tė seleksiononte vlerat nga jovlerat. Kėtė rol nuk po mund ta luan askush nė Kosovė, madje as artistėt e vėrtet, dashamirėt e kulturės, e mė sė paku mediat, tė cilat nė disa raste vetėdijshėm apo pavetėdijshėm i kontribuojnė kėsaj dukurie.

Titulli i kėtij teksti mund tė duket pretencioz, por nė fakt, nėse merret nė tėrėsi dhe bėhet njė analizė esenciale, pėr tė kuptuar ēfarė ndodh vėrtet me kulturėn shqipe qė krijohet nė Kosovė, e veēanėrisht me atė muzikore, mund tė gjejmė elemente tė mjaftueshme, madje tė tepėrta, pėr tė konstatuar njė gjendje kome, njė gjendje tė rrezikshme kulturore, nė tė cilėn duhet ndėrhyrė me kontributin e tyre tė gjithė dashamirėt e shumtė tė kulturės, sepse kėshtu mbrohet shpirti i njė kombi. Duke nxjerr kulturėn nga kjo gjendje, nė mund t'i japim kontributin mė tė mirė kombit tonė, sidomos Kosovės nė kėto momente me sfida tė shumėfishta kur po ndėrtojmė konturat e shtetit.

Kultura kosovare, e sidomos nė kėtė rast duhet potencuar muzikėn, ėshtė pėrfshirė nga njė mishmash i padefinuar, i cili mund tė kuptohet nė gjitha aspektet tjera, pėrveē nė ato kulturore e artistike. Prandaj mė duket e dhimbshme klithma e kompozitorit tė madh Akil Koci kur ngreh zėrin kundėr "indiferencė sė opinionit qė po pėrcjell pėrdhosjen e muzikės popullore nga pseudokompozitorė qė s'dinė tė lexojnė as partiturat e mjaftohen me kopjimin e ritmeve sllave". Mjafton njė mbrėmje para vikendi tė ndalėsh pėr disa minuta para Radio Televizionit tė Kosovės (RTK) dhe tė analizosh shkarazi reklamat qė janė bėrė "ushqim" shpirtėror pėr shumė shqiptarė para lajmeve qendrore e tė kuptosh ēfarė trendėsh deformuese ka marr muzika dhe arti muzikor tek ne.

Ēdo mendje e shėndosh do ta kuptonte se kėto trende muzikore po rrėnojnė atė qė konceptohet art muzikor, po rrėnojnė dhe krijojnė keqkuptime tė shumta pėr atė ēka ėshtė muzika shqiptare, e cila nė Kosovė ėshtė pa njė identitet, ajo mund t'i ngjasoj ndonjė muzike, por ka pak ose fare elemente shqipe. Duke pėrfshirė brenda melosit shqiptar muzikė turke e sllave, me njė stil imitimi tė dobėt, po deformohet melosi shqip, ndėrsa teksti poetik qė ėshtė poenta e kėngės po shndėrrohet nė klithma primitive, larg standardeve poetike e vlerave artistike. Ndėrsa nė kėtė deformim njė rol tė jashtėzakonshėm ka edhe diaspora shqiptare, njė pjesė e sė cilės ka mbetur nė stad tė ultė emancipimi dhe po "mban gjallė" kėtė avari kulturore e muzikore. Ndėrkaq njė pjesė tė madh tė fajit pėr kėtė e mban stafi i RTK, i cili lejon gjithfarė muzike t'i servohet shoqėrisė, duke kontribuar kėshtu direkt nė kėtė avari kulturore. Janė dhjetėra kėngėtarė qė "ushqejnė" shpirtrat shqiptarė me njė gjuhė tė mjerueshme, larg ēdo shije estetike, larg ēdo prirje muzikore, njė tallave qė nuk i gjendet pandehem nė asnjė vend perėndimor, e qė defilon nė mediat shqiptar me krenari.

Dhe pėr ēudinė e gjithė kėsaj, tė paktė janė ata zėra qė dalin kundėr kėtij trendi, duke harruar maksimėn e njohur, se heshtja domethėnė pranim. Ky soj muzike qė krijohet nė Kosovė, duke mbitheksuar ne raste tė caktuara vizualitetin apo dukjen, po ndikon edhe nė edukimin e ndjenjave, shijeve estetike tė brezit tė ri, i cili bjerė viktimė. Ky sindrom po krijon njė tip tė kulturės pa edukatė estetike, pa parime dhe rregulla artistike, elemente kėto qė e vėnė muzikėn e vėrtet dhe tė bukur para sfidave tė mėdha. Prandaj, RTK e cila mbahet nga taksapaguesit kosovar, duhet tė ndėrtoj kritere tė vlerėsimit tė muzikės dhe kulturės, sepse pėr kėtė ėshtė e obliguar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara