HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KĖMBANA E SHKODRĖS

-- nga Fejzulla Duraku

Vepra: Gėrshetat e Amshimit

KĖMBANA E SHKODRĖS

Qenka shuar ajo kėmbanė,
Tingujt nuk po iu ndėgjokan nė ato anė!
I bie ndėr vete tė mos shuhet,
Pėr tė gjallėruar nesėr duhet.

E laj me vajė e me lotė,
Mos vall dot' shuhet pėr motė!
Kėmbanėn e mbaj pranė vetes,
S'ndahem, aq sa prej vdekjes.

Me vete e bart kudo qė shkoj,
Shpirtin e lidhur me tė jetoj.
E mbaj brenda tė mbuluar me kashtė,
S'pandeh t'a qes jashtė.

Pihem, dehem bashkė me tė,
E kam Mėmė e Atė.
Tingujt kėmbana qė nxirrte,
O Zot, mė dukej se po virrte!

Si jehonte kahmot e kisha dėgjuar,
Po veshėt e tė tjerėve ishin shurdhuar!
Mos pandeh se tingulli i saj,
Ėshtė lėngim, psherėtim a vaj.

Por, kur dot' bien kėmbanat,
Tė gėzuara tė jenė edhe zanat.
Shqiptar, nė sterrė pse vall rron?
Dėgjo kėmbanėn si jehon.

Hingėlloi e u ngrit prej dheut,
Heu, kalė i bardhė i Skėnderbeut.
Tė pėrulem o kryezot,
t'a ndal vajin s'mundem dot.

U ngjall fryma e Martinit,
Oshetinė brigjet e Drinit!
Oj kėmbanė ushto e buqit,
Mallin nga gjoksi qit.

Nė at' arrė rėnd ushtoi,
Kėmbana e Shkodrės gjėmoi.
Shqiptarėt nuk e kishin harruar,
Pesėqind vjet qė ishin robėruar.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara