HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Turqia kėrkon qė Perandoria Osmane tė mos trajtohet okupatore!?

-- nga Frrok Kristaj

Frrok Kristaj Ditė mė parė nė Turqi qėndroi ministri i arsimit dhe i teknologjisė sė Kosovės nga i cili, siē thotė pėrfaqėsuesi i Ambasadės turke nė Prishtinė, u kėrkua qė tė rishikohen tekstet e historisė sė shqiptarėve, pėrkatėsisht qė Perandoria Osmane tė mos trajtohet si okupatore deri nė fillim tė shekullit tė kaluar nė Kosovė(!?).

Kjo kėrkesė ėshtė paksa e ēuditshme, sepse pretendon korrigjimin e tė kaluarės tashmė bukur tė largėt. Faktet historike ekzistojnė, por pėr kėtė Turqia e sotme aspak nuk ka pse tė ndihet e prekur, ngase brezat e tashėm nė Turqi nuk janė fajtorė dhe as qė duhet tė japin pėrgjegjėsi se dikur Perandoria Osmane paska qenė okupatore nė kėto vise. Bile, njė gjė dihet, se populli turk i Turqisė, tash e sa kohė pėr shqiptarėt kudo qė janė, ėshtė popull mik. Shqiptarėt, e veēmas ata tė Kosovės, turqit i konsiderojnė popull mik, pėrkatėsisht shtet mik tė Kosovės, dhe jo vetėm qė e njohu ndėr shtetet e para shtetin e pavarur tė Republikėssė Kosovės, por se ajo mori pjesė nė Aleancėn Veriatlantike tė NATO-s pėr ta ēliruar Kosovėn, si dhe strehoi shumė refugjatė shqiptarė nė kohėn e Luftės Ēlirimtare tė Kosovės, pastaj pėr ndihmat qė dha pėr Kosovėn nė shumė aspekte (ndihma humanitare, shkollim, kuadro, shėrime kėshtu me radhė). Populli shqiptar, tė mirat e Turqisė kurrė nuk duhet t’i harrojė, por edhe historinė nuk bėn ta korrigjojė. Sipas kėsaj logjike, atėherė edhe ilirėt, qė nėn udhėheqjen e Aleksandrit tė Madh i kishin okupuar tokat deri nė Indi, pėrkatėsisht Perandori bizantin Justiniani, dardan, qė i kishte okupuar pothuajse tė gjitha vendet e Mesdheut e mė larg, nuk duhet trajtuar nga ato vende si okupator.

Po ato ishin luftėra okupuese dhe asgjė tjetėr. Sido qė ka qenė historia, duhet tė mbetet histori, por kjo nuk duhet tė na pengojė tė mos jemi shtete mike. Megjithatė, mė habit fakti se si mund tė bėhet njė kėrkesė e tillė nga Turqia, aq mė shumė kur dihet se edhe para pak vjetėsh Turqia kishte kėrkuar nga Shqipėriaqė “tė ngrisė njė komision dypalėsh pėr rishikimin e rolit tė Gjergj Kastriotit (mu atėherė kur shqiptarėt e tė gjitha viseve etnike shėnonin 600-vjetorin e vdekjes), pėrkatėsisht tė rishikojė tekstet shqiptare tė historisė, kuptohet, ato pjesė qė kanė tė bėjnė me luftėrat shqiptaro-turke; se kėtė duhet ta bėjnė shqiptarėt nė tė mirė tė integrimeve dhe tė marrėdhėnieve miqėsore ndėrmjet dy popujve”(!). Shqipėria kėtė informatė e kishte fshehur dhe fare nuk e kishte informuar opinionin pėr diēka tė tillė. Kjo edhe nuk do tė dihej, sikur tė mos e publikonte kėtė lajmvetė agjencia e lajmeve “Anadolu Agency” e Turqisė. Turqia kėtė kėrkesė e kishte bėrė vetėm e vetėm qė “informacionet mbi marrėdhėniet Turqi-Shqipėri tė reflektoheshin korrektėsisht nė librat shqiptaretė historisė”(!?).

Sipas kėsaj logjike del se “qengji nė anėn e poshtme ia paska turbulluarujin ujkut nė anėn e sipėrme”, dhe pas 500 vjetėve tė sundimit tė Turqisė nė viset shqiptare tash duhet tė konstatohet se ishim fajtorė pse ishim tė okupuar, apo Turqia, e cila kurrė nuk kishte kėrkuar falje dhe nuk kishte kompensuar dėme tė luftės pesė shekullore mbi kėtė popull dhenė kėto troje, ėshtė e dėmtuar moralisht dhe materialisht. Po pikėrisht kjo Turqi, pėr tė cilėn kam respektin mė tė madh, njė gjė tė tillė - tė mos trajtohet okupatore nė kohėn e Perandorisė Osmane, a e ka kėrkuar edhe nga shtetet tjera tė Ballkanit,siē ėshtė Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Bullgariae tė tjera, historitė e tė cilave po ashtu periudhėne Perandorisė Osmane e trajtojnė okupatore.

Edhe kėto shtete sot kanė marrėdhėnie tė mira me Turqinė. Bile, atyre marrėdhėnieve edhe ne u gėzohemi, pa marrė parasysh qėndrimin e Kosovės ndaj ndonjėrės nga ato shtete. Fundja trajtimi i Perandorisė Osmane si okupatore nuk bėn tė jetė i pjesėrishėm, pėrkatėsisht se Perandoria Osmane pėr disa shtete tė trajtohet si okupatore e pėr shtetet tjera jo. Atėherė, edhe Perandoria Romake, ēka paska qenė kėtu pos si okupatore(?), apo nesėr a nuk paskemi tė drejtė ta quajmė Serbinė okupatore(?) dhe jo vetėm Serbinė, por edhe Bullgarinė, Italinė, Gjermaninė e kėshtu me radhė. Megjithatė, tė kaluarėn duhet t’ia lėmė historisė, kurse tash si shtete mike, qė kemi pjesėtarė shqiptarė nė Turqi, pėrkatėsisht pjesėtarė turq nė Kosovė, duhet ta shikojmė ardhmėrinė.

Historia aspak nuk duhet tė na pengojė qė tė mos ecim bashkė pėrpara. Bile, shqiptarėt, edhe pse kanė tė drejtė, nuk do t’i hidhėrohen Turqisė qė edhe sot e kėsaj dite nuk e ka zhvlerėsuar marrėveshjen me Jugosllavinė pėr shpėrnguljene shqiptarėve, sipas sė cilės Jugosllavia mori disa qindra mijėra shqiptarė dhe i dėrgoi nėpėr viset mė tė pabanuara tė Turqisė pėr t’i populluar ato, pėrkatėsisht mu ajo marrėveshje ishte e lidhur me okupatorin tonė tė mėvonshėm, qė e zėvėndėsoi Turqinė, e cila aspironte pėr t’ia liruar trojet etnike shqiptare okupatorit tė ri (lexo: serbosllav).

Nė anėn tjetėr, kėrkesė tė tillė kohė mė parė i kishte parashtruar Shqipėrisė edhe Greqia, e cila kishte kėrkuar nga Shqipėria qė shqiptarėt “ta rishkruajnė historinė e tyre kombėtare” vetėkuptohet duke i hequr qė andej ato pėrmbajtje, dėshmi dhe fakte historike e deri edhe duke hequr dorė edhe nga Ēamėria apo arvanitasi tė (lexo: qėkėta tė fundit e ngritėn Greqinė e sotme), vetėm e vetėm qė tė mos i prishėn punėt Greqisė sė sotme, e cila edhe tash nuk kahe qur dorė nga “Megaliidhea”. Njė gjė duhet ditur se kujtesa historike nuk fshihet, por ajo edhe nuk duhet tė bėhet pengesė pėr ngritjen e urave tė reja tė bashkėpunimit dhe tė ndihmės reciproke. Fundja, synim i shqiptarėve ėshtė Evropa, pėrkatėsisht perėndimi. Kėtė po e synon edhe Turqia, me tė cilėn dėshirojmė qė tė zėmė vend nė Bashkėsinė Evropiane. E ne shqiptarėt synojmė edhe NATO-n, ku tash e shumė kohė Turqia veē ėshtė anėtare e pėrhershme.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara