HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MARINAJ: "POEZIA GJINIA MĖ SUPERIORE E ARTIT"

-- nga Fatmir Terziu

"Autori i "Mos mė ik larg", 1995 - poezi,"Infinit", 2000 - poezi, "Ana tjetėr e pasqyrės", 2003 - intervista, "Ora e paqes", 2005, pėrkthim - poezi nga Rainer Schulte "Nė shpellėn e Platonit", 2006, pėrkthim - poezi nga Frederick Turner "Poezia Amerikane", 2006, pėrkthim - antologji nga poetė amerikanė, qė nė planin e parė tė vėzhgimit duket i pandashėm nė deklarimin e tij paraprak.

Fatmir Terziu Nė njė kulturė si e jona, shumė e tendosur nė ndarje dhe shkėputje tė gjėrave si njė kuptim pėr kontrollin, ėshtė disa herė njė lloj grimcė shokimi qė mbahet nė mendje pėr tu kujtuar, nė shkrime, krijime apo edhe fakte praktike. "E thėnė mė saktė krijimtaria ėshtė njė mesazh", thotė Marshall McLuhan (McLuhan, 2002:27-56). Kjo nėnkupton para sė gjithash anėkraftėzimin artistik, tė cilin krijuesi e gjen nė kulturėn dhe njohurinė e tij. Poeti, prozatori, krijuesi i gjithė aspektit mediatik ndan nė kėtė tejlidhje mesoren e njė figure gjeometrike qė krijohet rishtaz nėn imagjinatėn e trios mesazh, derivat dhe arritje. Mesazhi si elementi mė i rrėndėsishėm nė krijimtari ėshtė njė lloj pasaporte qė lypset nga ēdo nivel lexuesi. Kėtu kritika e hershme gjente njė molek ulė frymėzimi pėr tė udhėhequr apo ndarė nė klasa, kategori dhe revolucionarizėm, gjė qė nė fakt ishte njė antagonizėm i krijuar nga postulati i udhėrrėfimit ideologjik.

Mbartja e mesazhit qė natyrshėm sot pėrbėn faturėn e kritikės pėr krijuesin ėshtė njė lloj liēense, tė cilėn e prodhon njė vėzhgim shkencor dhe e vulos njė lexues pa shijuar ngjyra, medalje, vlerėsime apo diploma, por duke shijuar vlerėn e krijimit nė shijen e tij. Prej kohėsh mė pati tėrhequr dyanėsia e njė aplitude qė rreket nėn dhe pas emrit Gjekė Marinaj. Krijimtaria e tij, natyrshėm pėr aq sa kam mundur t'a ndjek dhe kritika ndaj veprės sė tij, tė paktėn pėr aq sa e kam pikėtakuar me kureshtjen pėr ta lexuar me imtėsi. Nė pamje tė parė ngjan me njė organikė komplekse, ku njė tis i hollė ndan dy aplitudat nė fjalė. Njė tis ky qė nė disa raste krijon njė koazion artistik qė deshifron realitetin, qė anėson vlerat e vėrteta dhe fryn argumentin e njė krijuesi qė ka veprėn dhe vlerat e tij, duke i imponuar spaleta dhe komplekse figurative, madje edhe personit tė tij, karakterit real tė tij, jo atij nė vetėn e parė qė prodhon tek-tuk vepra e tij.

Gjekė Marinaj - Infinit Adnan Mehmeti, pėr shembull e cilėson nė njė fjali qė simpatizon njė fiktivitet gjuhėsor dhe deformues tė realitetit duke shprehur nė kritikėn e tij: "Gjekė Marinaj, mė shumė se poet". Pa gėrmuar nė fjalorin e hershėm tė tė madhit Androkli Kostallari, por duke gjetur anėn emergjente dhe shkencore nė fjalorin e Oksfordit pėr gjuhėn shqipe (Oxford Albanian-English Dictionary) qė botohet nėn siglėn "The World's Most Trusted Dictionaries" (Fjalorėt mė tė besueshėm nė botė) dhe qė udhėrrėfehet me fjalė, shpjegime fjalėsh, grupe fjalėsh apo togfjalėsha e frazeologjizma, madje edhe me fjali komplekse ndihmėse, mund tė thuhet me plot gojėn se njė fjali e tillė e pėrdorur nga kritika, sado 'dashamirėse' qė tė jetė, krijohet njė vetsulm padashje ndaj vlerave tė veprės sė autorit dhe njė penelatim me akuarel nė njė sfond metalik, tek i cili shiu apo edhe njė veprim tjetėr natyral krijojnė njė hiē. Njė hiē tė cilin e krijon kritika dhe e pėrqafon nė heshtje pėrqasja e saj nė sferėn pėlqyese. Aspak nuk do tė ndalesha nė kėtė pikė nėse nuk do tė vazhdohej mė tutje: "Universi poetik i Gjekė Marinajt- trokitje drejt majave" (Mehmeti: po aty). Dhe 'universi poetik', edhe pse figurativ nė kėtė rast, paralajmėron njė dėshirė dhe njė fakt tek i cili lėvrohet analiza e mėtejshme, duket se diku nė thellėsi tė analizės shpjegon me gojėn e vet krijuesit: "Pėr mua poezia ėshtė gjinia mė superiore e artit. Vetėm nė poezi mund tė gjesh njė pėrbėrje tė pėrbashkėt gjeniale tė arteve nė njė trup e shpirt tė vetėm poetik: muzikalitetin imagjinues tė njė kompozitori, imazhin meditativ tė njė piktori, prozėn e kondensuar tė njė romancieri, dramėn vibruese tė njė dramaturgu e medikamentin shpirtėror tė njė lexuesi. Nė njė farė mėnyre, unė jetoj pėr tė lexuar e krijuar poezi" (Marinaj; nė kritikėn e Mehmetit).

Atėherė duke lėnė pas 'kritikėn pėr kritikėn' ajo qė s'do koment ėshtė krijimtaria mes vlerave reale tė saj. Autori i "Mos mė ik larg", 1995 - poezi,"Infinit", 2000 - poezi, "Ana tjetėr e pasqyrės", 2003 - intervista, "Ora e paqes", 2005, pėrkthim - poezi nga Rainer Schulte "Nė shpellėn e Platonit", 2006, pėrkthim - poezi nga Frederick Turner "Poezia Amerikane", 2006, pėrkthim - antologji nga poetė amerikanė, qė nė planin e parė tė vėzhgimit duket i pandashėm nė deklarimin e tij paraprak. Pra poezia e tij ėshtė ajo qė bie nė sy. Nė fakt ajo ka vler at tė cilat janė simpatike dhe komplekse. Njė poezi e tillė siē ėshtė "KUAJT", ku dominon njė metaforė profesionale flet mė shumė se njė elozh padashje, flet mė shumė se njė 'dashamirėsi' apo edhe vlerėsim metaforik. Kuaj dhe njėrėz. Njė binom qė estetika e quan njė nga krijesat model. Jo mė kot tė dy krijesat gjenden nė siparin e hershėm papirus, jo mė kot kanė qenė ushqim i vlerave tė shkruara biblike, por jo mė kot Leonardo da Vinēi, Mikelanxhelo, Rembrandi apo Van Gogu thyen penela e spatula tė krijonin lartėsitė artistike mė njėrėz e kuaj. Mė tutje jo mė kot Pol Elyar apo Burns sollėn elementin njėrėzor dhe kuajt si dy bashkėjetesa nė poezitė e tyre tė famshme. Kėtu ka njė vlerė, njė detyrim tė cilin e realizon njė bashkėjetesė tek krijuesi kėrkues dhe tek krijuesi krijues, ku nė gjuhėn e poezisė sė Marinaj tė dy karakteret, kuaj-njeri shihen nė njė dyfish-retushim artistik dhe jepen tė pastra nė kuptimin mbartės. Njėrėz dhe kuaj, kuaj dhe njėrėz njė simbolikė qė ushqehet sa me populloren aq edhe me modernen nė kėtė rast. Kemi tė bėjmė me njė zotėrim logjik tė figuracionit qė ēimentohet nė vargjet:

Gjekė Marinaj - Mos mė ik larg " "Tėrė jetėn duke vrapuar rrimė
" Shohim veē pėrpara
" Ē'bėhet prapa s'duam t'ia dimė.
" Ne nuk kemi emėr
" Tė gjithėve kuaj na thonė".

Mė tej ėshtė njė mori figurash qė kristalizohen nėn veprime foljore dhe detaje situatore, qė flasin me njė gjuhė, qė ndihen edhe nė heshtje, ashtu si edhe nė fakt vargjet e mėposhtme shprehen:

" Nuk qajmė,
" Nuk qeshim;
" Heshtim,
" Dėgjojmė;
" Hamė atė ē'na japin,
" Ecim nga na thonė,
" Asnjė nga ne s'ėshtė mendje hollė."

Veprimi njėrėzor qė mbartin vargje tė tilla, natyrshėm luajnė rolin e njė sintakse tė qartė, tė shkoqitur e tė mirėpėrdorur, gjė qė sot synohet nga shumė poetė, por pak njihet nga njė palė tjetėr. Njė fjali poetike e tilė, dyfishon vlerat e mesazhit dhe i hap rrugė kompleksit figurativ. Duke plotėsuar kompleksin e pėrzgjedhur figurativ autori shugullon larminė e tij metaforike dhe lezeton platformėn mesazhiere duke krijuar njė apriori tė rastit, nė njė gėrshetim kohė, vend dhe ndėrlidhje 'oreksore', qė nėnkuptojnė patologjinė dhe fizionominė e njė shteti pa vertebėr, pa shtyllė kurrizore, ku dominon oreksi apo shija pėr njė zgjedhje apo shije obortaro-ironike, gati-gati edhe didaktike pėr vlerat qė mesazhi i poezisė krijon. Autori nuk mėdyshon atė qė thotė, por thekson qartė dhe prerė:

" Kush qe kalė mbreti,
" Posti qe i lartė
" Kush qe kalė princeshe
" I bėnė shalė tė artė
" Kush qe kalė fshatari
" Pat samarė me kashtė
" Kush qe kalė i egėr
" Tėrė jetėn fjeti jashtė.
" Po qemė dhe mbetem kuaj, para njeriut!

Duke parė kėto vargje natyrshėm ndjen njė arsye mė shumė tė mėshosh se autori kėrkues, autori studies ėshtė sot e pėrditė mė shumė njė arritje qė synon bashkėjetesėn e ndryshimeve mediatike, bashkėjetesėn nė botėn sė cilės krijimtaria shqiptare ende hyn nga tė ēarat e dritareve.

Nė librin e tij tė famshėm "Kujtesa, pėrsėritja dhe puna pėr tė gjetur zgjidhjen", Frojdi thekson se mbajtja mend ėshtė asgjė mė shumė se kaq, por ajo ėshtė njė sipar ku hapet e mbyllet karakteri dhe sjellja e njeriut. Kjo nė fakt ndodh edhe nė krijimtari. Nė krijimtarinė e pėrgjithshme ėshtė pėrsėri teoria e psikoanalizės e nisur nga Frojdi, Jung dhe e vazhduar nga Jacque Lacan (Lakan), ajo qė vjen nė ndihmė tė ndricimit tė analizės. 'Transferenca' ose transferimi i idesė sė autorit nga njė gjendje frymėzimi, sipas Frojdit nuk ėshtė thjesht njė botkuptim i autorit njeri, por njė shtysė e vet njeriut qė ndikohet nga e shkuara, ose kompleksi i saj si njė tėrėsi nė jetėn dhe njohurinė e tij. Kjo shihet qartė nė poezinė e Marinajt. Duke parė tė shkuarėn e tij tė deklaruar nė jetėshkrimin e tij publik, shohim njė detaj tė qartė ndikues edhe nė poezine e tij, gjė qė pėrpos analizės dhe psikoanalizės krijon argumentin e shėndoshė tė botės sė tij poetike, tė poezisė sė tij qė ai e cilėson nė njė vend nderi nė mesin e krijimtarisė nė pėrgjithėsi. Pėr Ilir Secin, "poezia e kėtij poeti ėshtė sublimacion i emocioneve dhe fiksim i gjėndjeve e fenomeneve tė botės nė tėrėsi" (Seci: nė websitin e Marinajt).

Kėtu ka dy elementė qė pėrfaqėsojnė teknikėn analitike. I pari ėshtė 'kurimi' frymėzues i poezisė nga ndikimet e tjera dhe i dyti vetkurimi i krijuesit qė gjendet nė njė bote larg depėrtimit imagjinar, nė njė botė ku mbisundon iluzioni pėr komplikacionin kohė-vend. Barthes, njė nga tė famshit e kritikės botėrore, thekson nė kėtė drejtim se nė kuptimin e dashurisė, gjėja e parė qė ne dashurojmė ėshtė sipėrfaqja, skena, ekrani, kopertina, …pastaj vijnė me rradhė e hyjnė nga goja nė mendjet tona tė gjitha kushtėzimet qė pranon retina" (Barthes, 1990:142). Nė poezinė "Vajzat e Kalifornisė" autori na prudentizon njė element tė gatshėm pėr t'iu referuar majės sė gatuesve tė psikoanalizės. Njė poezi e tillė flet qartė ndoshta mė shumė se njė analizė pėr tė. Ndoshta kėtu vjen nė ndihmė edhe gjetja e njeriut model tė krijimtarisė komplekse Kolec Traboini qė shprehet pėr Marinajn "gjeta poetin e vertete" (Traboini, 2001: Shkodraonline). Edhe tė tjerėt e shprehur pėr poezinė e Marinajt kanė zbuluar pak a shumė vlerat e autorit nė njė raport kėndėvėshtrimesh tė ndryshme.

" Janė shprehur Anton Ēefa, Sami Milloshi, Luigj Ēekaj, Shefqet Dibrani, Arben Ēokaj, Prend Buzhala, Agron Tufa, Dashamir Cacaj, Dashnor Kaloēi qė e cilėson 'poetin qė kapėrcen Atlantikun me "Kuajt", Ndoc Gjetja, Skifter Kėlliēi e Mikel Gojani. Poezia "Vajzat e Kalifornisė" nuk ėshtė marė si njė model pėr tė deklaruar kėtė, pasi njė poezi nė kėtė sistem analitik ėshtė vetėm njė grimcė, por ajo ėshtė ajo grimcė nėpėr tė cilėn kalon metafora e gjilpėrės pėr tė arnuar dhe qepur njė vlerė tė cilėn e mbart vet nė fakt ajo, midis pėrsėritjes duajale qė kėshillon Frojdi:

" "Ecin majė gishtave mbi krahėt muskuloz tė tokės
" duke endur ēudira nė lėvizjen e hijeve,
" ēudira tė pasqyrta - kurthe vėshtrimesh,
" prekje qė e ndajnė gjithėsinė nė kube tė qelqta.
" Vajzat e Kalifornisė
" heshtin nė gjuhėn tamlore.
" Me termetet dhe njerėzit u mjafton dialekti i trupit.
" Ndėrsa me djemtė - syze
" pėrtej tė cilėve deti u duket si njė trandafil nė ēelje
" ato pėrdorin gjuhėn e mjaltit;
" zėri u zgjatet si njė ushtimė nė tė ardhur
" diku nga njė lėndinė e bardhė dhe e virgjėr yjesh."

Duhet theksuar dhe vėnė theksi mė qartė nė kuptimin pėrsėritje. Nuk ėshtė fjala pėr ndonjė pėrsėritje fjalėsh, grupfjalėsh apo edhe vargjesh, tė cilat kanė gjuhėn e vet nė analizė, por pėr pėrsėritjen narrative, qė vetkrijohet nga tendenca mjet-argumentuese e gjuhės qė pėrzgjedh autori.

" "Kalifornia ka gjelbėrim vajzėror tė pėrhershėm.
" Ndaj
" retė e bardha nderen konfuze midis tyre dhe qiellit.
" Ndaj
" vullkanet nė Majami shpėrthejnė gjoksin e zjarrtė
" duke i pėrcėlluar me inat buzėt e kripura tė ujrave.
" Ndaj
" pa vajzat e Kalifornisė vet bukuria ndjehet jetime.
" Ato, tė bukurat, bjondinat, vajzat zėmjaltė
" jetėn e djemėve e ngrejnė tek orėt e zgjatura tė ėndrrave,
" dhe ėndėrrave tė tyre u japin sisė tė rriten tė qashtra."

Kėtu, dhe nė pjesėn e parė kjo pėrsėritje narrative shihet nė elementėt figurativė qė krasiten mjeshtėrisht dhe kompozojnė imazhet e vajzave reale, me dialektin e trupit, gjuhėn e mjaltit, qė simbolizon tė folurėn e dalė nga goja e tyre, apo edhe tė detajeve tė tjera artistike qė nėnshkruhen nė kėto vargje pėr tė dhėnė atė pėrsėritje narrative me qėllim ndriēimin e karaktereve tė piketuara. Barthes e deklaron kėtė si njė 'zbulim pas faktit' (it is after the fact) dhe nė frėngjisht: [c'est un aprčs coup]. Kėtu ėshtė ajo qė ngjiz mė sė shumti njė vlerė reale, atė vlerė tė cilėn ta fal kompleksi filozofik i poetit Marinaj.

Bibliografi:
- Barthes, R. (1990) A Lover's Discourse: Fragments. Trans. Howard, R. Londer: Penguin
- Freud, S. (1914) 'Remembering, Repeating and Working-Through' Standard Edition XII, 145-56
- Freud, S., and Breuer, J. (1893b) 'Preliminary Communication'. In: Studies on Hysteria. PFL, 3, pp. 51-69.
- Laplanche, J., and Pontalis, J.-B. (1988) The Language of Psychoanalysis. Trans. Lear, J. (2005) Freud. London: Routledge Nicholson-Smith, D. London, Karnac and the Institute of Psychoanalysis - McLuhan, M. (2002) Understanding Media. London & New York: Routledge.
- Mehmeti, A. http://www.marinajpublishing.com/marinaj/impres.htm - Phillips, A. (1994) On Flirtation. London: Faber
- Seci, I. http://www.marinajpublishing.com/marinaj/impres.htm - Sutton, P. (1999) 'Remaking the Remake: Irma Vep (Assayas, 1996)', in Powrie, P., ed. (1999) Continuity and Difference, Oxford: Oxford University Press, 69-80
- Sutton, P. (2004) 'Afterwardsness', Journal for Cultural Research, 8.3, 385-405
- Traboini, K. (2001) Shėnime pėr dy vėllime poetike te Gjekė Marinajt. Shkodraonline.
- Tubrett, D. (2001) '"So Where are You?" On Memento, Memory, and the Sincerity of Self-Deception', Cineaction, 56, 2-10


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara