HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Trimi i paharruar Mat Hasani Ivezaj i Grudės

-- nga Gjon Frani Ivezaj, New York, historian

Shekulli XX, ėshtė i mbushur me luftra dhe pėrpjekje tė njėpasnjėshme tė popullit shqiptar pėr liri dhe pavarėsi nga zgjedha e huaj afėrsisht 6 shekullore turke. Ēdo pjesė e trungut amė dhe viseve, qė gjenden jashtė territorit tė sotshėm tė Shqipėrisė, janė pėrshkruar nga historitė e lavdishme pėr mbijetėsė, duke i rezistuar me stoicizėm asgjėsimit fizik, kulturor, moral, tradicional, tė vlerave dhe traditave, dokeve e zakoneve tė mbartura ndėr shekuj nė trojet shqiptare.
Nė kėtė faqe tė lavdishme tė historisė sė popullit shqiptar, nuk mund tė lemė pa pėrmendur sot historitė heroike tė trimave legjendarė tė Malėsisė, qė me ndėrgjegje tė pastėr dhe atdhedashuri tė zjarrtė pėr trollin e tyre, bėnė qė tė jenė edhe sot kėto troje, ku flitet dhe shkruhet gjuha e Arbėrit, e larė me gjak heronjsh.
Gruda, sipas rėndėsisė dhe vendit qė zė nė ngjarjet e ndryshme tė historisė sė krahinės sė Malėsisė, dhe pėr nga rėndėsia e kuvendeve tė moēme tė odave tė burrave apo pleqėsi tė maleve zė vendin e dytė nė tėrė Malėsinė e Mbishkodrės. Suka e Grudės, ėshtė mali me tė cilin krenohet e tėrė Gruda e Malėsia, ku e kanė zanafillėn shumė fise tė vjetra tė trevės, duke u pėrmendur qysh herėt nė analet e historisė sė popullit shqiptar.

Por nė tė njėjtėn kohė duhet thenė, se vėshtirėsitė e shumta tė terrenit, luftrat shkatrrimtare mbrojtėse nė truallin malor, gjatė periudhės sė sundit tė gjatė e tė egėr turq, pengoi ose frenoi pėr shumė kohė zhvillimin e hovshėm tė zonės. Por pavarėsisht nga kjo, rezistenca e malėsorėve ishte e madhe dhe e pėrhershme, duke lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e lavdishme tė popullit tonė, tek kėndohet mė lahutė e ēifteli historia dhe dėshmorėt e shumtė qė nxori kjo krahinė famėmadhe. Nė votrat e tė parit tė Grudės nė Malėsi tė Grudės tė Vuksan Gelės, lindi nė Pikalė tė Grudės trimi i pamposhtur Mat Hasani Ivezaj, pėr tė cilin, historia ka shkruar e do tė shkruaj sėrisht, pėr heroizmin e pashoq tė tij. Ishte ky sokol malesh, qė mori pjesė me armė nė dorė nė kryengritjet e njėpajnjėshme, qė organizuan malėsorėt, kundėr taborėve tė mėdha tė ushtrisė mizore tė Perandorisė Otomane.

Nė brigjet e lumit malor tė Cemit, ishte shtėpia e njohur e parit tė Grudės Vuksa Gela e njohur pėr besė e burrėri, e cila, asnjėherė nuk iu nėnshtua pushtuesve shekullorė turq. Pushtuesit oroman, nė moshė madhore e internoi nė pllajen e Anadollit nė Turqi, ku ishin syrgjynosur mijėra bijė tė tjerė tė shqipes. Jeta e tij burrnore shuhet nė dhe tė huaj, por jo historia dhe bėmat e trimėrisė sė tij legjendare mbijetojnė pėr shumė dekada. Brezat malėsorė i pėrjetuan me kėngė, trimėritė e derės sė Vuksa Gelės dhe Mat Hasanit Ivezaj, duke i transmetuar ato brez mbas brezi deri nė ditėt tona.
Burimet historike tregojnė, se kur ushtarėt e garnizoneve turke arrestuan Sheqer Agėn, vojvodėn e Krasniqit, djalin e madh tė Binak Alisė, Bajram Agėn, vojvodėn e Gashit dhe i nisen pėr Prizren dhe prej aty nė Nish, malėsorėt menjėherė sapo morėn vesht lajmin e hidhur u inatosėn dhe rrokėn armėt. Ata rrethuan Gjakovėn dhe i dėrguan fjalė ushtrisė turke, qė tė kthejnė njėrzit e arrestuar, duke i thėnė se nėse nuk i lirojnė shpejt malėsorėt do tė sulmojnė me luftė Gjakovėn.
Malėsorėt tanė trima, treguan shembuj heroizmi pėr tė liruar krerėt e maleve qė ishin ndera dhe krenaria e trevave tona, duke mos parė asnjėherė se ēfarė besimi fetar i pėrkisnin. E rėndėsishme pėr ta ishte shqiptaria, se ata ishin bij tė sė njėjtės tokė amtare iliro-arbėrore.

E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr Malėsinė e Madhe tė Mbishkodrės, trevė kreshnike, nė tė cilėn ėshtė derdhur gjaku i pastėr shqiptar. Kėshtu, sikurse thonė burimet historike, ditėn e shtune, mė 7 gusht tė vitit 1871, ėshtė zhvilluar njė luftė e ashpėr midis malėsorėve vendas dhe ushtrisė sė Perandorisė Otomane tė Sulltanit, nė katundin Vrakė disa kilometra larg qytetit tė lashtė tė Shkodrės.
Edhe nga forcat malėsore kishte humbje tė mėdha. Kėshtu asokohe numėrohen mbi 400 luftarė trima qė dhanė jetėn si deshmor nė mbrojtje tė tokave stėrgjyshore. Shumė prej trimave malėsorė, ishin tė plagosur dhe nė pamundėsi, pėr tė lėvizur nė drejtime tė tjera, kishin mbetur nė vend.
Menjėherė ushtarėt e pashpirt turq i kapėn dhe filluan ti godasin me tytėn e armėve dhe shumė prej tyre u mbytėn me bajonetėn e armėve turke. Por kjo luftė e ashpėr, ka zgjatur mė shumė se dy orė rresht. Luftohej pozicion me pozicion, shkemb me shkėmb, fyt a fyt me armikun turk, i cili, ishte i armatosur mirė, kishte ushtri tė madhe dhe mbėshtetej nga prapavija e saj e armatosur gjer nė dhėmbė. Ne kėtė betejė tė pėrgjashme, malėsorėt shqiptarė tė Mbishkodrės pėsuan humbje tė mėdha. Kjo luftė i tregoi nė tė njėjtėn kohė Portės sė Lartė Turke, se malėsorėt asnjėherė nuk do ti nėnshtrohen pushtuesve mizor tė Bosforit aziatik.

Nė ballė tė luftės ishin malėsorėt e drejtuar nga trimi i maleve Ēun Mula. Nga burimet historike tė kohės, mėsohet se malėsorėt mundėn tė rezistojnė, falė dashurisė pėr atdheun, megjithė disfatėn e pėsuar.
Kėshtu nga raportet e kohės dhe pėrshkrimet historike tė bėrė nga kronistėt e kohės pėr ngjarjen nė fjalė, del se Hoti me trimat e tij edhe pse kaloi kėtė dramė tė madhe dhe tė dhimbshme nė kėtė luftė, asnjėherė nuk i dorėzoi armėt dhe kurrė nuk u bė rajė e sulltanėve tė Perandorisė Turke.
Nė kėtė mėnyrė, shohim se mbi 2000-2500 malėsorė tė armatosur me pushkė, kanė vėrshuar nė fushen e betejės, pas pasur njė plan tė detajuar pėr luftėn qė do tė zhvillojnė me ushtrinė e madhe mizore turke, qė ishte e pėrgatitur pėr kėtė betejė tė pėrgjakshme.

Trimėria dhe vendosmėria e malėsorėve, me pranu mė parė mė vdekė se sa me iu nėshtrua pushtuesit bėri qė ata tė mos stepėn, pėr tė mbrojtur tokat dhe varret e tė parėve tė tyre.
Malėsorėt trima, ishin pėrballė njė numėri tė madh taboresh turke. Rreth 6 taborre nizamė, ose rreth 4500 ushtarėve osmanllinj, tė armatosur shumė mirė me helmeta nė krye, tė organizuar nga komandantėt e tyre xhelatė, pėrparonin me lehtėsi drejt tokave shqiptare. Por nė malėsi ata hasėn njė rezistencė tė papritur dhe qė asnjėherė se kishin menduar se "arnautėt" e Malėsisė do ti bėnin atyre, duke i treguar se pa shkelur mbi kufomat e tyre ata asnjėherė skishin pėr ta nėnshtruar malėsinė dhe trimat besnik tė saj.

Duhet pranuar se asokohe drejtuesit ose udhėheqėsit e kryengritjeve shqiptare nė Malėsi, nuk kanė pasur njohuri mbi taktikat e luftės mbrojtėse, nuk kanė njohur artin ushtarak, strategjitė dhe mbi tė gjitha vetė malėsorėt nuk kanė qenė tė armatosur me armatimet e kohės, por me pushkė tė vjetra, tė ruajtur me kujdes prej shekujsh nė kullat e lashta tė tyre.
Kanė qenė kėto faktorė, qė malėsorėve pavarėsisht vullnetit tė mirė tė tyre pėr luftė liridashėse, qė tė pėsonin humbje tė mėdha nė radhėt e tyre gjatė betejave tė pėrgjakshme me pushtuesit turq. Ata u gjenden befasisht tė rrethuar nga 6 tabore mizore turke dhe duke qenė tė pakėt nė numėr dhe pa armatim e municione tė mjaftueshėm pėsuan disfatė tė madhe nė radhėt e tyre.

Megjithatė duhet thenė se rezistenca e tyre dhe vetmohimi, pėr tė sakrifikuar edhe gjakun e fundit, pėr tė mbrojtur tokėn e arbėrit plot bjeshkė, ka qenė njė ndėr shembujt mė tė rrallė nė tė gjitha lėvizjet liridashėse, qė janė zhvilluar asokohe nė tė gjithė Perandorinė Otomane Turke askohe.
Kėtė gjė e dėshmojnė edhe vetė kronistėt turq, kur pėrshkruajnė zhvillimin e luftimeve midis turqve dhe shqiptarėve malėsorė tė Veriut tė Shqipėrisė dhe nė veēanti nė Malėsi tė Hotit e Grudės, qė kanė shkruar faqe tė lavdishme nė tė gjithė historinė e pėrgjakshme tė popullit shqiptar ndėr shekuj.
Kėshtu nėse do tė shohim me kujdes dokumentet historike tė kohės, ajo qė bie nė sy ėshtė se emrat e luftėtarėve si Mat Hasani Ivezaj, kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė kujtesėn historike popullore deri nė ditėt tona. Ai ishte sofėr e shtruar pėr mikun e shpatė e pėrgjakur pėr armikun. Luftoi nė ballin e frontit tė malėsorėve, kundėr armiqve tanė shekullorė. Luftoi nė tė gjithė pjesėt e tokave shqiptare, me pushkė nė dorė, kundėr sunduesve tė tokave nė trojet stėrgjyshore shqiptare.

Ndėr luftrat mė tė njohura ėshtė ajo e vitit 1830, ku trimi i pamposhtur Mat Hasani Ivezaj, tregoi shembuj tė veēantė heroizmi, nė mbrojtje tė tokave shqiptare, kundėr synimeve shtypėse dhe grabiqare tė ushtrisė turke. Nė vitin 1850, ai dallohet nė luftimet sėbashku me malėsorėt e vet, nė luftėn e Plavės dhe tė Gucisė, ku dha jetėn si dėshmor i lirisė. Vdekja e tij tronditi tė gjithė Malėsinė. Ai do tė mbetet i nderuar dhe respektyar pėr tė gjithė brezat shqiptar.
Ende nė kujtesnė e njerėzve asokohe dhe nga burimet historike tė shkruara thuhet, se aq tmerrė i ka shtirė Vezirit tė Shkodrės Hasan Agės e ushtrisė turke, trimi i pamposhtur Mat Hasani Ivezaj, sa i kishte hyrė frika nė palcė.
Sipas burimeve historike tė Pjetėr Arben Teodorit, kur shkruan pėr malėsorėt dhe malėsi, bleni 12 f.64, kur shkruan pėr trimat malėsorė, ndėr tė tjera thotė: "Mat Hasani Ivezaj, kur luftonte mbi turqit betohej nė Zot dhe shikonte luftėn prej dritareve tė Shkodrės, ku iu dridhej nėn kėmbė kalaja e Shkodrės. Veziri thoshte se sikur edhe njė Mat Hasan Ivezaj tė kishte Malėsia, do tė ēlironte prej ushtrisė turke e gjithė Shqipėria."

Sipas Imzot Simonit, Arqipeshkėv nė Kishėn e Zojės nė Athinė tė Greqisė, shkruante pėr luftrat e Rozafatit tė Shkodrės dhe Malėsisė, faqe 412, SSOO12, kur thotė: "Shtėpia e derės sė Huskajve tė Grudės, ishte njė derė e shpatės, fjalės, e besės dhe e kanunit. Prej kėsaj dere lindėn shumė burra, qe janė tė njohur nė tė gjithė Malėsinė dhe Shqipėri."
Nė luftėn e pėrgjakshme nė kėshtjellėn e njohur tė Rozafatit nė Shkodėr, kundėr ushtrisė turke, ėshtė dallur edhe trimi i Grudės Mat Hasani Ivezaj, qė sėbashku me malėsorėt e tjerė luftuan fyta-fytės me ushtarėt e huaj turq.
Mė 1908 trimat luftuan nė Rozafatin e Shkodrės, ku Ded Nik Bajraktari i Grudės sėbashku me forcat vullnetare tė ushtrisė sė Grudės luftoi kundėr fortunave mizore turke.
Kėtu Zef Prela Marashi Ivezaj ngriti flamurin nė mesin e plumbave turke. Ai u varrua nė gjoks dhe flamuri valonte krenar mbi kėshtjellin e lashtė tė Rozafatit.

Mė pas Zef Prela Marashi Ivezaj, do tė marrė pjesė nė luftėn e Vraninės, nė fushatat e Kosovės nė atė mbi malin e Deēiqit mė 6 Prill tė vitit 1911, sėbashku me luftėtarin Ded Gjon Lulin.
Trimėria e tij e pashoq ka mbėrritur deri nė sarajet e Vezirit dhe Pashėt e Perandorisė Otomane. Ai asnjėherė nuk e ka lėshuar armėn e tij nga dora, duke e mbajtur gjithnjė tė mbushur me barut pėr armiqtė e huaj tė trevave shqiptare.
Ushtria malėsore e Grudės me nė krye Bajraktarin e Grudės Precė Vuksanin e Grudės, i ranė me tėrbim forcave tė ushtrisė mizore turke, tė idhnuar nga vrasja e trimit tė tyre dhe mundėn qė t'i sillnin dėme tė mėdha nė disa pjesė tė Malėsisė.
Prej kėsaj dere tė njohur me zakone e tradita tė thella shqiptare, nėnat sokoleshe lėkundėn nė djep edhe trimat e njohur, qė me tytėn e pushkės shkruan historinė e krahinės, lanė me gjakun e pastėr shqiptar trojet e tyre ndėr shekuj.
Njė ndėr trimat e njohur pėr besė, burrėri, trimėri, bujari, mikpritje, humanizėm dhe vlera tė larta malėsore ėshtė edhe trimi i njohur Tom Zoli Ivezaj i Grudės, njė burrė i gjatė, i hijshėm, i veshun me rroba tradicionale malėsore tė krahinės, fisnik nė shpirt, trim e luan nė luftėn kundėr ushtrisė turke.

Ai ishte burrė i njohur si njohės shumė i mirė i dokeve, zakoneve dhe tė gjithė ligjeve tė Kanunit tė malėve, duke kėrkuar nga tė gjithė trimat e tjerė tė malėsisė qė tė njihen dhe respektohen pėr mbarėvajtjen e qeverisjes sė krahinės.
Kanė qenė pikėrisht traditat shumėshekullore dhe respektimi me besinikėri i Kanunit tė Lek Dukagjinit, qė ka bėrė tė mundur qė trevat e Malėsisė, tė ruajnė besėn, mikpritjen, respektin ndaj mikut, fjalėn e dhėnė, respektin pėr njeri tjetrin, moscenimin e pronės private tė tė tjerėve, respektimin e nėnave dhe motrave sokoleshe malėsore, kuvendet ose odat e moēme tė burrave, nė tė cilėn diskutoheshin fatet e vendit, kėndohej historia me lahutė e ēifteli etj.
Tom Zoli Ivezaj, duke luftuar pėr shumė orė nė istikamin e Deēiqit nė Prill tė vitit 1911 plagoset rėndė nė betejė. Ashtu i lėnduar nga plaga qė i pikonte gjak, ai nuk e la pėr asnjė ēast pozicionin e tij tė luftimit deri sa shoket e tij malėsorė i erdhen nė ndihmė. Ai ishte nė krye dhe krahu i djathtė i Ded Nik Bajraktarit tė Grudės pėr tė mbrojtur pėr jetė a vdekje flamurin kuq e zi tė Gjergj Kastriotit.

Nga kjo derė e njohur nė Malėsi, dolėn edhe trima tė tjerė, tė cilėt i ka njohur Malėsia dhe malėsorėt, duke i pėrcjellė historitė e tyre tė lavdishme brez mbas brezit. Me kėto vlera tė larta atdhedashurie u rrit dhe u edukua edhe trimi tjetėr Major Dodė Nikolla, qė ishte dhe mbeti njė shpatė e mprehtė, pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare kundėr ushtrisė pushtuese tė tokave shqiptare.
Shpesh nė historinė e popullit shqiptar, pėr rezistencėn e ditėve tė pushtimit tė vendit tonė kundėr Italisė fashiste, ėshtė folur vetėm pėr rezistencėn e porteve bregdetare dhe asnjėherė pėr trimėritė e malėsorėve, tė cilėt, me armė nė dorė kundėrshtuan pushtimin fashist tė Shqipėrisė. Njė faqe tė lavdishme asokohe shkroi edhe populli i malėsisė, pėrmes bijve tė denjė tė saj, tė cilėt, mbetėn ndera dhe krenaria e krahinės dhe e mbarė trojeve etnike shqiptare.
Edhe nė mesin e shekullit XX, po nga kjo kullė trimash nė Malėsi, do tė dalin luftėtarė tė tjerė, qė do ti vėnė gjoksin me trimėri e burrėsi tė pashoq ushtrive pushtuese fashiste italiane mė 7 prill 1939 dhe kundėr nazistėve gjermanė gjatė vitėve 1943-1944. Kėshtu Zef Marash Dashi Ivezaj, u dallua nė luftrat e tij, kundėr ushtrisė sė fashistėve italianė e gjermanė, tė cilėt, ishin tė armatosur mirė. Por lufta e shenjtė pėr liri ishte mė e madhe dhe kuptimplote se aja qė po bėnin fashistėt italianė dhe gjermanė nė trojet shqiptare.

Prej Derės sė Ivezajve, dolėn nipat e Vuksa Gelės tė Grudės, qė i ka njohur dhe njeh edhe mė mirė historia e popullit shqiptar, nė tė cilėn pėrfshihen bajraktarėt e vojvodėt trima tė shpatės dhe besės, bujarė dhe mipritės pėr mysafirėt dhe miqtė. Ishin kohė tė vėshtira pėr kėtė derė tė njohur nė tėrė Malėsinė…
Mbasi Vuksa Gela, u internua nė Turqi, mbi jetėn e tij, pėr shumė kohė asnjė njeri nuk ka marrė vesht se ēfarė ka ndodhur. Mbas njė kohe tė gjatė, familja e tij dhe Gruda, ia qesin hatrin apo tė gjamės, kur populli i Grudės dhe i Malėsisė ishte mbledhur nė Pikalė, nė rranxė tė Sukės. Dhimbja ishte e madhe. Pėr tė treguar dhimbjen, para njerėzve shfaqet njė plak me rroba tė grisura, qė mezi mbahej nė kėmbė.

Ai ishte i lodhur dhe i dobėsuar fizikisht dhe mezi mbahej gjallė nga vuajtjet qė kishte kaluar mbi trupin e tij tė sfilitur. Fytyra e tij e dobėt i ngjasonte njė njeriu qė dukej sikur ishte ngritur nga vorri. Dhimbje e madhe por edhe mall pėr popullin e Grudės pėr tė parė edhe njė herė trimin e tyre dhe birin e dashur tė saj.
Mbasi vendasit e njohėn edhe pse tė plakur nga mundimet dhe vuajtjet nė qelitė e ftohta tė syrgjenimit nė Turqi, nė sytė e grudianėve dukej gėzimi se po e shihte edhe njė herė birin e dashur tė Grudės.
E kėshtu ngadalė, orėt nė vazhdim koha e vajit u kthye nė gėzim dhe hare pėr tė gjithė, se Vuksa Gela, ishte sėrisht nė gjirin e tyre, ashtu i lodhur dhe i munduar nga vuajtjet nė kampet e internimit tė Perandorisė Otomane.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara