HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


E Lumja Nėnė Tereza
  simbol i mirėsisė njerėzore

-- nga Gjon Frani Ivezaj, New York, historian

"Ajo ishte dashuri nė vepėr pėr Zotin nėpėrmjet njeriut. Nėnė Tereza ėshtė pėr ne shqiptarėt njė dhunti e madhe prej Zotit, shpresė pėr njė tė ardhme mė tė mirė, njė lule qė ka Jelur dhe ėshtė rritur nė gjakun e shumė martirėve nėpėr shekuj; mirėnjohja dhe dhurata mė e bukur e popullit tonė, e ipeshkvisė sonė Shkup - Prizren pėr kishėn universale pėr botėn, pėr njerėzimin. Sapo ta shohėsh nuk mundesh tė mos e duash, tė pėrpiqesh tė ndryshosh jetėn tėnde pėr ta ndjekur, ndonėse kjo do tė kėrkojė shumė pėrpjekje. Kjo i ngjan dashurisė sė parė qė tė pėrfshinė tėrėsisht, tė kaplon, tėndjek dhe tė shtyn pėrpara…Fjala e fundit, do tė thosha, duhet tė thuhet nga njerėzit e thjeshtė, nga tė varfėrit, lėbrozėt, ata qė vdesin, fėmijėt e braktisur, ediktėt e drogės, alkoolistėt, tė sėmurėt nga AIDS - i… nga bota e tė pėrvuajturve, qė ka njė mendim tė lartė dhe e do me gjithė zemėr motrėn tonė, e cila ėshtė bėrė Nėnė e tėrė botės sė pėrvuajtur…"

Dom Dr. Lush Gjergji
- studiues e biograf i Nėnė Terezės

Nėnė Tereza Janė shkruar deri mė sot shumė libra, shkrime, repertazhe, monografi, studime. Gjithashtu janė botuar me dhjetra e qindra fotografi origjinale tė jetės dhe punės bamirėse tė Tė Lumes Nėnė Tereza mes tė varfėrve midis mė tė varfėrve. Kėto libra janė shkruar nga autor tė ndryshėm mė sėshumti tė huaj dhe gjatė dy dekadave tė fundit nga vendi i origjinės sė saj trojet etnike shqiptare, Maqedonia (Shkup), Kosova dhe Shqipėria.
Nė vitet nė vijim Ajo do tė shpallet e Shenjtė nga Selia e Shenjtė nė Vatikan, pėrmes pėrshpejtimit tė proēedurave tė verifikimit tė mrekullive tė Saj, qė pėrcaktohen nga njė komision miks asnjanės, ku bėjnė pjesė doktorė dhe shkenctarė tė tjerė, pėrmes tė cilave dėshmohet, se kjo bamirėse e pėrkushtuar, gjatė tėrė jetės e punės me misionet bamirėve, shpėtuese dhe shpresėdhėnse nė vendet e ndryshme tė botės, ka pasur raste, qė provohen mrekullisht e shkencėrisht, se u ka shėruar plagėt njerėzve konkretė.

Gonxhe Bojanxhi (1910-1997)

Nga disa libra biografikė, qė kam lexuar me kujdes shumė vite mė parė nga autorė tė huaj dhe deri kėto tė fundit nga biografi i afėrt i saj kleriku I Pėrndershėm Dom Dr. Lush Gjergji, del se dihet pak nga fėmijėria dhe rinia, jeta familjare e prindėrve tė bamirėses.
Gjatė kohės qė murgesha shqiptare ishte nė Irlandė (nė moshėn 17-vjeēare), ka pak shėnime e detaje tė rėndėsishme mbi rininė e saj dhe pėr mė tepėr mbi familjen, lėvizjet e tyre nga Shkupi nė Kosovė dhe Shqipėri etj.
Kjo sigurisht qė lidhet edhe me kushtet ekonomike e politike nė tė cilėn gjendeshin asokohe trojet etnike shqiptare. Pėr mė tepėr pak familje qytetare shqiptare kanė mbajtur ditar nga jeta e tyre e pėrditshme, traditė kjo pak e pėrhapur familjet aristokrate shkodrane dhe shumė e pėrhapur nė vendet e Europės Perėndimore dhe Amerikė. Por gjithsesi nga biografėt e sotshėm, kanė dalur shumė pyetje, tė cilat njė pjesė e kanė marrė udhėzgjidhje.

Dhe kėsisoj natyrshėm mund tė them, se nė thirrjen e saj si murgeshė padyshim qė njė rol mjaft tė rėndėsishėm ka luajtur mjedisi familjar, prindėrit e saj: nėna dhe babai, qė asokohe luftonin pėr mbijetesėn ekonomike tė familjes.
Nė traditėn shqiptare, familja konservative, ka qenė pjesė e jetės nė fillim tė shekulli XX, kur vjen nė jetė edhe vogėlushja shqiptare, qė mė vonė mori emrin e pagėzimit Gonxhe Bojanxhiu.
Dashuria dhe pėrkujdesi i prindėrve ka qenė i vazhdueshėm pėr tė gjithė fėmijėt njėsoj. Sigurisht mė tė privilegjuarit ose mė mirė tė shprehem mė tė pėrkedhelur nė familjen tradicionale janė djemtė, qė shikohen si trungu e shtylla ose vijues tė brezave tė familjes. Dhe pėr ēdo lindje djali nė familjen shqiptare kryesisht nė Malėsi, babai i vogėlushit ka shkrehur armėn, pėr tė shpreh gėzimin shpirtėror. Pak mė ndryshe ka ndodh askohe me lindjen e vazjave. Pavarėsisht nga kjo, vajzat, janė nderuar dhe respektuar shumė. Edhe nėse njė familje ka rėnė nė gjakmarrje (hasmeri) me njė familje tjetėr, vajzat dhe gratė e tė dyja shtėpive nuk prekeshin, ngujoheshin, fyheshin dhe as nuk vriteshin. Kjo tregon edhe forcėn e madhe tė respektit (sipas Kanunit tė Lekė Dukagjinit) gėzonin nėnat dhe motrat shqiptare.

Mjedisi qė rriti Shenjtneshėn

Familja Bojaxhiu, ka mbajtur njė mbimer interesant. Kjo sipas disa biografėve, lidhet me profesionin e lyerjes sė shtėpive me ngjyra tė ndryshme nga mjeshtėri qė e ka ushtruar kėtė profesion. Ndėrsa nga ana e tjetėr, disa autor mendojnė, se mbiemri i familjes Bojaxhiu me sa duket lidhet me historinė e hershme tė familjes, e cila, ka mbajtur tė ndezur ndjenjat e pastra tė atdhedashurisė, ku shumė bij tė denjė tė tyre brez mbas brezi kanė derdhur gjakun si ngjyra e kuqe.
Por ajo qė ėshtė mė shumė e pėrhapur, ėshtė mendimi se nga kjo derė tė parėt e kėsaj familje kanė qenė bij tregtarėsh, pra janė marrė me profesionin e tregtisė sė ngjyrave, qė pėrdoreshin gjerėsisht pėr ngjyrosjen e shtėpive apo tė orendive me material druri tė shtėpive.

Ende sot nuk ka njė pėrcaktim tė saktė rreth origjinės sė mbiemrit Bojaxhiu, qė kanė mbajtur tė parėt e Gonxhe Bojaxhiut, mbasi nuk ka asgjė tė shkruar nė regjistrat kadestrale tė qyteteve ku lėvizi dhe u vendos kjo familje gjatė vitėve tė mėvonshme.
Megjithatė mė afėr mendoj qėndron idea se mbiemri Bojaxhiu rrjedh ose ka mbetur nga fakti, tė parėt bojaxhi tė mėparshėm ishin tregtarė tė mėdhenj tė mallėrave, tė cilėt, kanė mundur t'i shesin deri Afrikėn e Veriut e konkretisht nė Egjipt (Misir, sikurse ėshtė pėrdorur nė lashtėsi). Nga kjo disa nga antarėt tregtarė tė familjes janė vendosur pėr tregti nė Egjipt, kurse tė tjerėt kanė qėndruar nė qytetin e lashtė shqiptar-Shkodra.
Familja e saj Bojaxhiu ka jetuar nė Shkodėr nga viti 1932-1933. 75 vjet mė mbas, me datėn 21 tetor 2008, nė qytet hapet shtėpia-muze e Bojaxhive, e para nė nė trojet etnike shqiptare, qė i kushtohet Tė Lumes Nėnė Tereza dhe familjes sė saj, qė ka banuar nė qytetin e lashtė historik dhe kulturor tė Shqipėrisė. Aty janė tė vendosur foto, relike, disa prej tė cilave janė origjinale dhe ekspozohen pėr herė tė parė.

Kolė Bojaxhiu, babai i Gonxhes, ka vijuar tė merret me tregti, pėr tė siguruar jetesėn e familjes. Kryefamiljari, pėr ndershmėri dhe suksesin nė bisnesin e vet ka gėzuar respektin e tė gjithė vendasve dhe partnerėve, me tė cilėt rregullisht ka zhvilluar tregtinė. Ai kishte lidhje pune blerje dhe shitje mallit me tregtarė italianė, sllavė, egjiptianė, grekė etj. Njė pjesė tė fitimit, ai ua dhuronte (si filantropist) njerėzve tė varfėr pėrreth, qė kishin mė shumė nevoj, duke treguar kėsisoj zemrėn e tij tė bardhė, prej njė bujari, qė u pėrpoq tė zbuste mjerimin njerėzve nė nevojė.
Kola si njė i krishterė i mirė dhe i devotshėm kur kryente vepra bamirėsie, nuk ua tregonte miqve dhe shokėve tė vet. Shkurt ēfarė bėnte dora e djatė ai nuk kishte dėshirė ta merrte vesht dora e majtė. Ai shpesh ua linte njetin e tij familjes nė nevojė tek pragu i shtepisė, tė mbėshtjellė me rubė dhe largohej pa bėrė zhurmė nė drejtim tė shtepisė sė tij. Njerėzit, qė e kuptonin se kėtė vepėr mirėsie e kishin nga Kola falenderonin Zotin nė kishė dhe pėrshėndesnin bashkėkombasin e tyre nė shenjė fisnikėrie dhe mirėnjohje…

Drande Bojaxhiu (Bernaj), ishte nga Prizreni me prejardhje nga Novo Sella (afėr Gjakovės), njė familje e madhe dhe shumė e pasur. Ajo kurrė nuk ka qenė e dhėnė pas tė hollave dhe bile ajo asnjėherė nuk mori vesht pėr pasurinė (testamentin), qė mund t'i kenė lėnė tė parėt e saj Drandes.
Pėr tė gjithė qytetarėt, qė e kanė njohur, ajo mbeti njė nėnė e mirė, e dashur pėr tė gjithė fėmijėt, e pėrkushtuar nė zgjidhjen e problemeve dhe halleve tė familjes sė saj, pėrkujdesej me dhembshuri pėr dy vajzat: Agen dhe Gonxhen dhe djalin e vetėm Lazrin. Kishte njė karakter tė fortė, e butė dhe e dhembshur me tė gjithė, zemėrbardhė me tė varfėrit. Devocionin e veēantė pėr meshėn e shenjtė ua mėkoi edhe fėmijėve tė vet. Ajo merrte me vete ēdo ditė nė kishė fėmijėt e vet dhe thoshte uratėt me pėrvujtėri kristiane.

Fėmijėria. Gonxhe Bojaxhiu lindi nė qytetin e Shkupit, mė 27 gusht tė vitit 1910 nė njė mjedis thellėsisht me doke e zakone, tradita dhe bujari tipike shqiptare. Ajo kishte prirje pėr poezi, shkruante dhe ua lexonte me endje shoqeve tė klasės. Mbante gjithnjė fletore dhe njė laps me vete. Kėtu ajo kreu katėr vite.
Bashkėmoshatarėt shokėt dhe shoqet e shkollės dhe tė kishės katolike nė qytetin shqiptar tė Shkupit, qė e kanė njohur nga afėr kujtojnė se kishte njė shėndet tė dobėt, por ishte koc i fortė nga karakteri, trupi dhe mendja…
Ajo rregjistrohet pėr tė vijuar gjimnazin serb, mbasi asokohe ishte e ndalur pėrdorimi i gjuhės shqipe. Ishte veprimtare e palodhur pranė famullisė katolike "Zemra e Krishtit" nė Shkup. Gonxhja e kishte shumė afėr kishėn ku shkonte ēdo ditė. Gonxhja, falė zėrit melodioz nisi tė kėndonte nė korin e kishės sėbashku me nėnėn dhe motrėn e vet, duke u bėrė njė trio shumė e bukur. Gjithēka e bėnte pėr Zotin, sepse e adhuronte dhe vuante pėr dashurinė e Tij.

Gonxhja, pėrpara se tė vendoste pėr ēdo gjė, kėshillohej me tė afėrmit, me familjen, dhe veēanėrisht me nėnėn Drande, motrėn Age si dhe me shoqėrinė. Vitet e fundit para se tė shkonte pėr murgeshė, nė misione (pra nė vitin 1927 dhe 1929), ishte pėr ushtrime shpirtėrore nė Letnicė pėr dy muaj. Murgesha e re lutej tek Zoja e Madhe dhe sėrisht sikurse ēdo familje tjetėr besimtare shkonte nė Mal tė Zi ēdo vit.
Vitet kalojnė dhe ajo rritet gjithnjė nėn pėrkujdesin e vijueshėm tė prindėrve tė dashur. Adolishenjta e zgjuar Gonxhe vijon rregullisht gjimnazin e qytetit. E heshtur dhe e rezervuar dhe sjellje tė qetė pėrvujtėrie, ajo dėgjoi thirrjen e parė tė Zotit. Duke qenė e dashur dhe e dhimbshme, ajo bėn pėr vete shumė shoqe bashkėmoshatare tė shkollės.

Nėna e saj, kur bija e vet i shprehu vullnetin e saj pėr t'i shėrbyer Zotit, u step pak ēaste, ra nė mendime tė thella. Mbas disa ditėve, me butėsinė e nėnės sė dhimbshur iu afrua buzagaz e i tha vajzės sė vogėl: "Udhė tė mbarė!" thirrjes me zemėr qė kishte Gonxhe Bojanxhiu, pėr t'i shėbyer Hyjit.
Kėshtu nėna dhe Agia motra e madhe e saj mbetėn nė shtepi pėr katėr vjet (1928-1932), mbasi Lazri, kishte kohė qė ishte larguar nga shtėpia (v.1924) dhe jetonte nė Tiranė (1929-1939), kur Gonxhja nuk ishte mė shumė se 14 vjeēe. Nė vitin 1928 motra e vogėl, u nis pėr t'u bėrė motėr e kishės katolike.
Katėr vjet mė mbas mė 1934, nėna dhe motra nisėn tė jetojnė nė Tiranė tek vėllai Lazri. Sėrisht djali nuk qėndron nė familje por lėviz. Pesė vjet mė vonė Lazri shkon nė Itali dhe u vendos nė Palermo deri sa mbylli sytė.

Marija Tereza e Krishtit
tė Vogėl nė udhėn e shėrbimit

Murgesha e re Gonxhe, u nis pėr nė Irland. Gjatė udhėtimit tė gjatė me tren, ajo u ndal pėr disa ditė nė Zagreb (Kroaci). Me anije kaloi nėpėr Kanalin e Lamanche, nėpėr Londėr dhe mė vonė nė Dublin tė Irlandės. Pėr disa kohė i kushtoi rėndėsi mėsimin tė gjuhės angleze kohė tė cilėn ajo ishte kandidate pėr murgeshė.
Nga burimet historike nė Irlandė, qė gjenden nė rregjistrat e Kuvendit tė Murgeshave asokohe ajo mori emrin e ri: Marija Tereza e Krishtit tė Vogėl. Prej aty me anije niset nė udhėtimin e gjatė pėr nė shtetin e madh tė Indisė, qė ishte koloni e Mbretėrisė Angleze. Mė 25 maj 1931, mori kushtet e para si rregulltare, ku mbas e dėrguan si misionare nė Bengali tė Indisė. Fillimi i jetės msionare pėr te nuk ishte shumė i lehtė. Nė fillim nisi tė ndihmojė si infermiere motrat e mjekėsisė, gjė qė i dha mundėsinė tė shoh nga afėr varfėrinė e tejskajshme tė njerėzve. Puna e madhe e dobėsoi shumė fizikisht. Ajo nuk ishte mė nė gjendje tė punonte mė aty dhe njė ditė u largua. Tashmė njė profesion i ri e priste.

Thuhet se nė fėmijėrinė e saj murgesha kishte pasur dėshirė tė bėhej mėsuese nė shkollė, tė edukonte fėmijėt e vegjėl. Ajo u caktua nga eproret si profesoresh nė St. Mary's College nė Kalkutė. Aty shquhet pėr zgjuarėsi dhe vullnet tė madh pėr tė studiuar. Me lehtėsi dha disa provime shtesė, duke zgjeruar dijet e veta dhe kualifikuar mė profesionalisht si profesoreshė. Sėrisht e caktojnė tė punoj si profesoreshė nė njė shkollė tjetėr me emrin St. Theresa. Gjithnjė e dashur, bujare e dhembshur dhe shumė e shoqėrueshme me tė gjithė. Tė gjithė e duan dhe e mirėpresin me buzėqeshje tė sinēertė ēdo ditė qė vinte nė shkollė. Pėr aftėsitė e saj si mėsimdhėnse, ajo do tė zgjidhet si drejtoreshė e shkollės St. Mary's, detyrė tė cilėn e mbajti me nder pėr 20 vjet me radhė.

Mė 24 maj 1937, Nėnė Tereza, ka dhėnė kushtet e pėrjetshme, pėr tė shėrbyer si murgeshė katolike nė vreshtėn e Zotit. Tek shihte varfėrinė dhe preke varfėrinė, shihte njerėz tė vdekur nė rrugė, mjerimin, njerėz tė zbathur, tė ēveshur, tė dobėt fizikisht qė e rrethonte kudo nė disa shtet tė Indisė, Nėnė Tereza, filloi tė tundohej nė shpirt pėr tė bėrė diēka tė mirė pėr t'u ardhur nė ndihmė kėtyre fatkeqve tė uritur pa strehė, bukė, tė afėr, ngrohėsi familjare nė jetė. Kjo duket edhe nė njė serė letrash pėrshkuese tė mjerimit nė vendin ku jetonte, qė asokohe ajo shkėmbente me nėnėn e saj.

Njė thirrje i tundon shpirtin

Mė 10 shtator 1946, Nėnė Tereza udhėton drejt Darjeeling pėr ushtrime shpritėrore. Ajo do tė shoh edhe mė mire shtrirjen e mjerimit, qė e kishte pėrfshirė Indisė asokohe. Me sa duket kjo do tė jetė edhe ēasti vendimtar i jetės sė saj kur ajo do tė lėrė kuvendin ku ndodhej dhe do tė marrė udhėn e 'Engjėllit Mbrojtės' tė tė vartėrve, midis mė tė varfėrve tė Indisė, ku mjerimi ishte ulur kėmgėkryq dhe kėndonte ēdo ditė refrenin e vdekjes kudo.
Kjo ėshtė edhe thirrja e dytė e Nėnė Terezės pėr t'i shėrbyer edhe mė pranė Zotit, pikėrisht nė sprovėn apo pjesėn mė tė vėshtirė tė vreshtės sė Tij, qė ishte varfėria e tejskajshme e njerėzve nė Indi.

Mė 16 gusht 1948, del nga kuvendi i "Motrave tė Loretos", pėr t'i shėrbyer me pėrkushtim dhe dashuri tė varfėrve. Ajo i besoi Fjalės sė Zotit, i besoi thirrjes sė Tij, rrugės pėr t'i shėrbyer mė tė varfėrve midis mė tė varfėrve, duke sakrifikuar nėn shembullin e Krishtit…
E Lumja Nėnė Tereza, filloi tė vizitojė lagjet mė tė varfėra tė Kalkutės, Tilje dhe Motijil, ku mjerimi dhe varfėria e tejskajshme bėnin kėrdi mes fakirave tė Indisė, si nė asnjė vend tjetėr tė globit. Ajo i lutet gjithnjė Zotit, pėr t'a ndihmuar nė misionin e ri pėr Krishtin dhe grigjėn e Tij.

Urdhėri i Misionit nė shėrbim

Pasuria e Saj e vetme, qė po vinte nė dispozicion tė tė mjerėve ishin vetėm 5 rupa, vullnesėn e Zotit, pėr t'i shėrbyer me pėrkushtim, dashuri e dhembshuri tė gjithė njerėzve nė nevojė. Nė kėtė mėnyrė, iu pėrvesh punės mes mizerjes, nė fillim me disa fėmijė tė varfėr dhe hapi pėr ta shkollėn e parė. I mungonte gjithēka elementare, por kishte dhe shumė mbėshtetje morale, fizike, shpirtėrore nga Krishti, qė ia lehtėsoj punėn, duke e parė njetin qėllimirė tė shpirtit bujar tė Nėnė Terezės.
Nga pesė fėmijė tė parė tė braktisur nga prindėrit e tyre dhe qė endeshin rrugėve pėr bukė, tė rreckosur, shėndetligė, tė palarė, pa strehė dhe ngrohtėsi prindėrore, u pėrkujdes sikur tė ishte nėna e tyre. Kėshtu nė vitet '80 numėri i vogėlushėve arriti nė 5,000 vetė.

Dėshmi e mirėsisė sė vijueshme tė Misionit tė Dashurisė pėr fėmijėt e varfėr e papėrkrahje, sot ndodhet shkolla moderne, dyert e sė cilės pėr herė tė parė i ēeli bamirėsja shqiptare sot e Lumja Nėnė Tereza.
Nė fillim tė misionit, Ajo ishte e vetme me katėr motra dhe nga viti nė vit numėri i tyre u rrit, duke hapur qendrat e Urdhėrit tė "Misionit tė Dashurisė", me njė shtrirje gjeografike jo vetėm nė Indi por nė tė gjithė globin, racat dhe kombėsitė.

Veshja nė sari dhe simbolin e Krishtit varur nė supin e majtė, u bė emblema e paqes dhe mirėsisė nė tė gjithė botėn, tek shpėrndante pėrditė nga zemra e Saj dhe motrave (qė e ndihmuan nė kėtė mision), mirėsi, dhembshuri, dashuri pakufi, bujari, shpresė pėr jetėn, mė tė dashurit e zemrės sė vet, qė ishin dhe mbetėn deri sa kaloi nė amshim tė varfėrit e mė tė varfėrve, tė sėmurėve, tė pastrehėve, vreshtė njerėzore kjo plot mjerim tė tejskajshėm, qė Zoti i caktoi si provė e dashurisė sa pakufishme ndaj Tij. Dhe Ajo zbėrtheu mision sakrificash dhe lutjeje nė praktikė shembulltyrėn e Krishtit.

Pėr bashkėsinė e motrave qė themeloi, krijoi rregulloren (Kushtetutėn, qė ėshtė dashuria ndaj Zotit, duke ndihmuar njerėzit nė nevojė nė tė gjithė botėn), e cila mė vonė do tė dėrgohej nė Romė (Vatikan) pėr miratim. Ata e fillonin punėn e pėrkushtimit ndaj tė varfėrve nė orėn 4:40 nė mėngjez dhe mbaronin nė tė tejlodhura nga puna nė orėn 21:45 minuta tė mbrėmjes.

Muaji shkurt i vitit 1953. Kjo ėshtė data historikė, nė tė cilėn hap dyert Shtėpia e Parė Amė e Misionit tė Dashurisė (Missionaries of Charity), nė Indi, ku filloi shėrbimi direkt ndaj tė sėmurėve, tė varfėrve, jetimėve, tė pastrehėve, antikapėve, njerėzve tė braktisur nė Loėer Circular Road, Nr. 54. Aty filluan tė mblidhen edhe vajza tė reja, qė kishin thirrjen e Zotit, pėr t'i shėrbyer ēdo ditė tė varfėrve. Tė parat ishin vajzat nga Kalkuta dhe mbas filluan tė vijnė nga shtetet e ndryshme tė Indisė dhe mbarė bota nė vitet nė vijim.

E Lumja Nėnė Tereza, kishte nevojė pėr varfėri, pėr tė qenė e lirė nė mėnyrė materiale e shpirtėrore, qė tė ushtroi shėrbimin ndaj Zotit, ashtu sikurse Krishti i varfėr u ka shėrbyer tė varfėrve dhe skamėnorėve. Tė varfėrit janė shumė tė pasur nė shpirt dhe kanė nevojė tė madhe pėr t'i ndihmuar me dashuri, duke u dhėnė ngrohtėsi dhe zbutur mjerimin ku fati i keq i ka plandosur.

Fakirėt e Indisė
njė vreshtė e pėrkushtimit ndaj Zotit

India me mbi 1 miliard banorė, ėshtė shteti ku shtresat e komunitetit janė tė polarizuara mes tė varfėrve fakirė dhe multibilionerėve, tė cilėt, brez mbas brezi kanė trashėguar kėtė gjendje shoqėrore. I madhi linderi Gandhi, ėshtė munduar me shembullin e vet personal tė zbus pak kėtė polarizim tė tejskajshėm, por me kot…
Ishte vetėm humanistja Nėnė Tereza, qė mundi tė rrėzojė murin ndarės midis tė varfėrve dhe tė pasurve me misionet e saj tė shpėrndarė nė shumė shtete tė Indisė. Ajo i hapi sytė njerėzve, qė tė dhurojnė dashuri, respekt, bujari dhe ndihmė ndaj mė tė varfėrve.

Nė Indi ka patur shembuj pozitiv, ku tė pasurit e kanė ndihmuar bujarisht Nėnė Terezėn materialisht nė misionin humanitar prej shumė dekadash. Kryemurgesha e Urdhėrit, ėshtė takuar me shumė prej tyre dhe u ka shpieguar se duhen ndihmuar njerėzit, qė i pėrkasin tė njėjtit shtet dhe Zot. Por sigurisht Ajo nuk e ka pasur tė lehtė gjejė mbėshtetje nė udhėn e saj.
Tė gjithė ndihmat qė siguronte, si medikamente mjeksore, ushqime, veshmbathje ua shpėrndante pėrmes qendrave tė bamirėsiė (tė mbushur me tė sėmurė, fėmijė jetimė, pleq nė agoni, tė pastrehėve qė endeshin rrugėve tė mjerimit etj.), qė themeloi nė Indi tė varfėrve e lėbrozėve, qė ishin buzė vdekjes sė sigurtė.

Hapi i Dashurisė

Duke takuar dhe vizituar tė varfėrit E Lumja Nėnė Tereza, u takua me shumė probleme qė i prokupojnė ēdo ditė njerėzit buzė vdekjes. Pleq tė sėmurė dhe tė braktisur, tė rinj skeletorė dhe tė sėmurė pa pėrkrahje, qindra njerėz buzė trotuareve, qė shtrijnė dorėn pėr bukė dhe dhjetra tė tjerė nė agoni tė vdekjes. Shumė tė varfėrve tė tjerė nė rrugė qė kishin sėmundjen e gėrbulės, tė cilėve nga frika e infektimit nuk afrohet askush pėr ndihmė humane.
Klithma, thirrje pėr ndihmė, mizerja e ulur nė shtetin mė tė madh qindramilionėsh shihej nė ēdo rrugė, lagje, shtet tė Indisė. Ky zė mjerimi drejtohej nga Zoti pėr ndihmė. Tek zemra e Nėnė Terezės, lindi njė hap tjetėr dashurie pėr tė ndihmuar dramėn e pėrditshme tė kėtij populli tė pafajshėm.

Dhe Ai nė momentet mė tė dėshpėruar i dėrgon Engjėllin e Saj Mbrojtės Nėnė Terezėn tė vogėl fizikisht, por me zemėr tė madhe dhembshurie e mbushur me bujari fiskike shqiptare. Pėrballė dhimbjeve e mjerimit tė tejskajshėm, qė shihte dhe prekte ngado qė shkonte Nėnė Tereza me motrat, Ajo gjeti thirrjen e Zotit pėr t'u bėrė njė Nėnė e madhe e dashur tyre. Dhe pėr kėtė hapi Shtėpinė e Parė pėrkushtuar "Zemrės sė Zojės" (indisht 'Nirmal Hriday')nė nė vitin 1954 numėrin 14 nė Greek Lane. Mė 1955 u hapėn Shtėpitė pėr Fėmijė (Shishu Bhavans), ku pėrfshihen fėmijėt e porsalindur dhe tė braksitur dhe deri tė varfėrit. Filloi kėshtu fushata pėr grumbullimin e fėmijėve nėpėr rrugėt e errta tė qytetit, nėpėr lagje tė varfėra. Vetėm nė Indi deri nė vitin 1980 hapėn dyert 40 shtėpi tė tilla.

12 vjet mė vonė, nė vitin 1963, krijohet Dega e Vėllėzėrve tė Misionarėve tė Dashurisė, themeluar nga vetė E Lumja Nėnė Tereza.
Biografėt tregojnė shumė episode tė jetuara kur Nėnė Tereza i ndihmonte njerėzit buzė vdekjes nė Kalighat. Ajo u takua me njė grua tė moshuar, plot plagė tė infektuara, e cila nė pamundėsi rrinte e shtrirė pėr dhe, ku mijtė e hanin pėr sė gjalli. E skena tė tilla haste ajo ēdo ditė e natė nė rrugėt e mbushur plot drama mjerimi.
Duke e parė mjerimin e pakufi mes njerėzve Ajo mendoi qė t'i kėrkonte autoriteteve tė qytetit disa shtėpi tė gjendeshin tė bashkėngjitur me Tempullin e Hyjneshės Kali, Mbrojtėses sė Kalkutės, qė ishin ndėrtuar si bujtina pėr shtegtarėt. Autoritetet civile, duke e parė nevojėn e madhe dhe mjerimin e njerėzve tė tillė, ia lejuan t'i pėrdorte ato pėrkohsisht si qendra pėr t'i ardhur nė ndihmė njerėzve tė varfėr.

Por disa hindu u zemėruan dhe protestuan, sepse ish qendrat e tyre po ktheheshin nė qendra katolike. Puna arriti deri aty sa indut pėrdoren edhe infuluencen e tyre ne sferat e larta tė politikės nė Indi. Njeri nga politikanėt u shpreh me arrogancė se do t'a pėrzinte Nėnė Terezėn nga ai vend dhe India, ndonėse ajo ishte shtetase indiane.
Njė ditė ai shkoi pėr ta takuar direkt Nėnė Terezėn dhe pėr t'i shpreh vendimin e tij. Ai pa mė sytė e vet me radhė tė gjithė dhomat e mbushura plot me njėrėz, ku mjerimi i popullit tė tij ishte shtrirė dhe kėrkonte shpresė pėr shpėtim. Nė Indi derinė vitin 1980, kishte 4 milion tė sėmurė nga gėrbula, ku nė tė gjithė botėn ishin 20 milion vetė. U prek shumė dhe midis njerėzve qė e shikonin nė heshtje, politikani i madh indian, i shtriu dorėn e mirėnjohjes Nėnė Terezės, e bekoi me fjalėt e ngrohta pėr atė dashuri e dhembshuri tė pakufi, qė Ajo sėbashku me Motrat e Dashurisė po tregonin pėrditė pėr popullin e tij.

Mė 1975, qeveria lokale u dhuroi edhe njė banesė tjetėr "Motrave tė Dashurisė". Gradualisht themeluesja e Urdhėrit, ndėrtoi strukturėn e punės, duke hapur edhe shtėpi tė tjera nė Indi. Shtėpia e parė jashtė Kalkutės u hap mė 26 maj tė vitit 1959. Njerėzit bujarė nga e gjithė bota i dhuruan murgeshave bamirėse automjete, ambulanca, dhe iu afruan pėr ndihmė shumė mjekė qė punonin falas, mijėra bashkėpunėtorė nga e gjithė bota, tė cilėt e pėrkrahėn dhe ndihmuan nė veprėn e madhe dhe tė shumėllojshme tė Nėnė Terezės.
Njė punė shumė tė madhe ajo bėri nė luftė kundėr abordit, qė ishte njė vrasje makabėr nė kraharorin e nėnės.
Nė kėtė mėnyrė gradualisht filloi tė shkruhet historia e motrave bamirėse, tė cilat pa u ankuar asnjėherė pėr lodhje dhe stėrmundime tė pėrditshme, punojnė nė emėr tė dashurisė ndaj Zotit. Nė Amerikėn Latine dhe posaēėrisht nė Venezuelė (afėr Carasit) nė Cocorota u hap shtėpia e parė e vogėl pėr veprėn bamirėse tė motrave tė Urdhėrit qė themeloi Nėnė Tereza, qė kishte shkuar atje nga Kalkuta e Indisė. Vitet e mėvonshme zgjerohet shpėrndarja gjeografike e qendra dhe shtėpive tė bamirėsisė, si nė Lima (Peru), Kolombi, Bolivi, Brazil etj.

Mė 1968 u hap shtėpia e parė nė Romė tė Italisė, me kėrkesėn e vetė Papa Pali VI. Qendra tė tjera u hapėn nė Ostia (afėr Romės), Palermo (1974), Ragusa (Siēili), Reggio Calabria.
Pėr t'i ardhur nė ndihmė popullsisė sė lashtė autoktone aborigjene nė Australi, mė 1969 u hap qednra e "Misionarėve tė Dashurisė". Nė Pakistan dhe Bangladesh u hapėn disa shtėpi-qendra nė vitin 1972. Nė Jordani (Amman) nė vitin 1970 motrat e Nėnė Terezės, filluan tė punojnė mes tė vafėrve tė vendit. Shtėpi tė tjera u hapėn nė vitin 1973 nė Gaza (Palestinė), Jemen, Angli ( 1970, 1971, Londėr), Irlandė (Dublin), Irlanda e Veriut (Belfast), Tanzani (1968, Tabore), Mauritia (1972) (afėr Madagaskarit), Adis Abbebė (1973, Etiopi), Ceilon (Colombo, Sri Lanka), ShBA (Harlem, Bronx, Neė York), Zagreb (1979, Kroaci), Kosovė, Shqipėri (1991, Shkodėr (3 shtėpi dhe njė shtėpi e Urdhėrit tė Vėllezėrve tė Nėnė Terezės, nė Kukėl afėr Bushatit), Tiranė, Dukagjin (Mėlėsia e Madhe) etj.

Vetėm nė Indi, "Motrat e Dashurisė" nė vitin 1980 udhėhiqnin 80 spitale tė specializuar pėr tė sėmurėt me gėrbulė. Ēdo vit nga dyert e spitalit dalin tė shėruar mbi 50,000 vetė, ndėrsa nė Kalkutė asokohe shėroheshin plotėsisht mbi 2,000 vetė. Pėr herė tė parė lufta kundėr sėmundjes sė gėrbulės nga misonaret murgesha filloi nė vitin 1957. Ata pėrgatiteshin nga ana mjekėsore nga Dr. Senn, njė specialist i mirėnjohur nė botė. Ai me durim e pėrkushtim human, u mėsonte motrave murgesha mėnyrėn sesi duhet luftuar kjo sėmundje vdekjeprurėse nė Indi e botė.

Bota pėr Tė Lumen Nėnė Tereza
1. Titulli ose vlerėsimi: "Shir Medal" (Prill, 1962, Indi) nga kryetari i shtetit Dr. Rajendra Prasaal.
2. Mė 31 gusht 1962, Qeveria Filipinase i jep titullin: "Ramon Magsaysa", nė shenjė mirėnjohje dhe bashkėpunimi dhe mirėkuptimi ndėrkombėtar, pėr punė tė palodhur ndaj tė varfėrve.
3. Mė 6 janar 1971 (Romė, Itali) nė Vatikan Selia e Shenjtė dhe Papa Gjon Pali VI i akordojnė vlerėsimin e merituar: "Dhurata pėr Paqe - Gjoni XXIII".
4. Nė shtator tė vitit 1971, nė Neė York, Nėnė Tereza mori dhuratėn "Samaritani i Mirė".
5. Mė 16 tetor 1971, nė Ėashington D.C. (ShBA) iu dha vlerėsimi: "Dhurata Ndėrkombėtare Kennedy".
6. Mė 29 tetor 1971, Universiteti i Ėashington - it iu dha titulli i nderit: "Doktor Nderi nė Socialogji", nė prani tė 700 akademikėve dhe profesorėve tė famshėm.
7. Nė nėntor 1972 nė Dehli tė Indisė, iu dorėzua dhurata: "Nehru" nga kryetari ishtetit Dr. Giri dhe Indira Gandhi.
8. Princi i Ediburgut, Filipi, nė prani tė Mbretėreshės sė Anglisė, Elizabetės II dhe Lord Mayer, kryetar i Bashkisė sė Londrės, iu dha titulli i nderit: "Tempelton". (Londėr, 25 Prill 1973).
9. Nė Los Angeles tė Californisė, Nėnė tereza mori titullin: "St. Louis of Marillac".
10. Mė 15 maj 1974 mirėnjohjen mė tė lartė tė mirėsisė me titull: "Nėna e tė gjithėve".
11. Mė 1 mars 1978 (Romė, Itali) iu ēmimi "Balzan" (dhe njė shumė prej 250, 000 000 litera), pėr humanizmin, paqen dhe vėllazėrin midis popujve, tėc cilin ia dorėzoi vetė Presidenti Sandro Pertini.
12. Mė 1979 nė Oslo tė Norvegjisė iu dha "Ēmimi NOBEL pėr Paqe", duke qenė e para me gjak shqiptar qė fiton kėtė titull tė madh tė planetit tonė. Ky ēmim i shpėrblimeve ėshtė themeluar mė 27 nėntor 1895 nga Alfred Bernhard Nobel.
13. 27 janar 1980 India i dha titullin: "Bharat tana" (Gur i Ēmuar i Indisė) dorėzuar nga Indira Gandhi.
14. Mė 26 qershor 1980 shpallet nga Qeveria e Republikės sė Maqedonisė "Qytetare Nderi e Shkupit".
15. 1980, titulli: "Urdhėri i Ēlirimit" (Venezuela), tė cilin ia dorėzoi Presidenti i Venezuelės Herara Kampinsi.
16. Universiteti Katolik i Milanos "Zemra e Krishtit" i jep titullin: "Honoris Causa", mė 7 korrik 1981.
17. 1981 mori titullin: "Laurea ad Honorem" nga Universiteti Katolik "Zemra e Krishtit" nė Romė.
18. 18 tetor 1982 Universiteti Katolik i Livenit i jep titullin: "Honoris Causa".
19. Nė Canada mė 27 qershor 1982 mori ēmimin: "Urdhėri i Gjuetisė sė Bizonėve".
20. Mė 1983, Mbretėresha e Mbretėrisė sė Bashkuar Angleze i jep titullin: me emrin e saj: "Elizabetha II", ku nė diplomėn shoqėruese thuhet: "Pėr punėn e gjatė humanitare".
21. Mė 24 nėntor 1983, Elizabetha II i jep sėrisht titullin: "Urdhėrin e Meritave", themeluar qysh prej vitit 1902.
22. Mė 21 qershor tė vitit 1985 presidenti i Amerikės Roland Reagan i akordon titullin mė tė lartė tė ShBA - sė "Medalja e Lirisė".
23. Mė 1989 merr ēmimin mė tė lart rus: "Medalja pėr Paqe" nė Kremlin.
24. Mė 5 gusht 1990, shpallet "Qytetare Nderi e Zagrebit" nė Kroaci.
25. Mė 15 qershor 1990, shpallet "Antare Nderi" e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve" nė Kosovė.
26. Nė Tiranė mė 1996, vlerėsohet me Urdhėrin e Artė "NDERI i KOMBIT", akorduar nga Presidenti i Shqipėrisė Dr. Sali Berisha.
27. Mė 1 tetor 1996 ShBA e shpallin: "Qytetare Nderi tė Sheteteve tė Bashkuara tė Amerikės", tė cilin ia dhuron Presidenti Bill Clinton.
28. 9 qershor 1997, ligjvėnėsit nė Kongresin Amerikan i japin titullin e lartė: "Medalja e Artė".
29. Nė gusht tė vitit 1997, Nėnė Tereza zgjidhet si "Personaliteti i Shekullit XX" nė shumė shtet tė Europės Perėndrimore dhe mvas kalimit nė amshim nė shumė revista dhe gazeta nė mbarė botėn.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara