HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kambanat bien si nė 1996

-- nga Besnik Gjongecaj, TemA, shtator 2008

Si njė shpėrthim i nėndheshėm qė nuk shihet, por vetėm ndjehet, vdekja e njė dėshmitari esencial tė tragjedisė mesjetare tė Gėrdecit, pavarėsisht mosnjohjes pėrfundimtare tė shkakut tė saj, pėrfshiu nėn dridhėrimėn e valėve tė lajmit pothuajse ēdo njeri qė jeton nė kėtė vend. Nuk ishte nga ato dridhėrima qė tė shkakton njė kufomė e gjetur nė shi apo njė rrahje sadistėsh nė mes tė njė sheshi. Ishte njė dridhėrimė tjetėr, qė mė shumė se trupin tė trondit mendjen, tė errėson dritėn qė ēdo njeri ruan si shpresė apo si arsye pėr tė jetuar, duke e zėvendėsuar atė me njė gri qė pushton gjithēka dhe tė lė pa gjė, sepse shkatėrron ēdo lidhje qė ke, tė gjitha lidhjet, paralajmėron fundin. Shumė njerėz kanė pėrjetuar tė njėjtėn gjė, kur shihnin sheshet e zbrazura, tė nxira dhe pis pas demonstrimeve dhe thirrjeve “Duam lekėt tona!”, apo asfaltin e pėrgjakur pas zvarritjes sė trupave tė shqiptarėve nga shqiptarėt nė sheshet e Vlorės, apo rrugėn e ngushtė natėn e vrasjes sė Azem Hajdarit. Thjesht, janė disa ngjarje qė nuk mjaftojnė tė jenė vetėm tragjike pėr tė shkaktuar kėtė “shkulje” tė qenies.

Ka edhe ngjarje tė tjera, ndoshta akoma mė rrėqethėse nė vetvete, por qė nuk tė shkaktojnė kėtė humbje totale balance, kėtė errėsim tė pėrgjithshėm. Dhe kjo ėshtė e shpjegueshme. Qė tė bėhen tė tilla ato duhet tė kenė jo vetėm rėndesėn, pėrmbajtjen thellėsisht tragjike, por cilėsinė e pėrfshirjes sė krejt shoqėrisė nė tė. Ato bėhen tė tilla, kur njerėzit ndjejnė qė nuk ėshtė njė tragjedi e veēuar, prandaj edhe lehtėsisht e tejkalueshme, pėrkundrazi, ėshtė shpėrthim i sė tėrės, pra njė shpėrthim qė e ka lejuar krizėn e krejt shoqėrisė tė vijė dhe tė shfryjė nėpėrmjet kėsaj tragjedie tė pėrveēme, njė gjė qė nuk mund tė kishte ndodhur, nėse shoqėria nuk do tė ishte nė njė krizė tė thellė, qė vetėm politika mund ta prodhojė nė Shqipėri. Pra, nė thelb, janė nga ato tragjedi personale apo kolektive qė mbartin, pėrcjellin, tragjedi tė pėrmasave shumė mė tė mėdha tė krejt shoqėrisė dhe qė pikėrisht pėr kėtė shndėrrohen nė kambanė qė nuk mund tė ketė vesh aq tė shurdhėr sa tė mos ta dėgjojė. Njė kambanė qė nuk jep thjesht lajm vdekjeje, por njė kambanė qė lajmėron rėnien e sė tėrės, kolapsin, prandaj edhe ndryshime tė mėdha nė rrugė pėr tė ardhur. Paralajmėron ndryshime jo nga ato qė paralajmėrojnė partitė nė fushata politike, por ndryshime tė thella, gati natyrore dhe prandaj tė pandalshme.

* * *

Sinjali i kolapsit tė vitit 1997 u prodhua njė vit mė parė me tė gjitha karakteristikat e sinjalit SOS tė njė anijeje, ku ėshtė shuar ēdo iluzion se mund tė vazhdojė tė qėndrojė mbi ujė. Nė thelb, nė sinusoidėn e tij, sinjali i vitit 1996 pėrcillte informacionin se shteti ishte dobėsuar, aq sa goditja nė njė pjesė tė tij do tė ēonte nė rėnien e sė tėrės. Shteti ishte dobėsuar, sepse ishte zhbalancuar, sepse fuqia e ekzistencės sė tij ishte vetėm nė njė palė duar, nė duart e njė pushteti tė vetėm, atij tė Presidentit tė Republikės tė asaj kohe, dhe pushtetet e tjera, institucionet e tjera qeverisėse apo balancuese, kishin filluar tė mbėshtesnin ekzistencėn e tyre tek ai dhe jo te mandati i dhėnė me ligj. Duke mos patur pushtet dhe duke e ndjerė veten “tė tepėrt”, institucionet dhe njerėzit brenda tyre nuk funksionin, ishin tė pamotivuar.

Gjithēka ishte shndėrruar nga punė pėr institucionin nė rutinėn e plotėsimit tė interesit personal tė individėve me status gjithmonė nė ikje. Prandaj nuk u shmang dot kolapsi financiar dhe prandaj tė gjitha shėrbimet nė ruajtje tė sistemit demokratik lejuan lulėzimin e armiqve tė ligjit dhe demokracisė. Veēanėrisht njerėzit e thjeshtė e ndjenė veten jashtė qeverisjes dhe akoma mė shumė, tė pėrjashtuar pikėrisht nga ai sistem ku duhet tė ishin zotėr tė tij. Ky ishte sinjali, kjo ishte edhe kambana e vitit 1996, tė cilėn pak e dėgjuan. Rėnia nisi menjėherė sapo interesat e njerėzve tė thjeshtė u shkelėn, pra sapo dėgjuan pėr humbjen e parave. Nė asnjė moment qytetarėt nuk menduan se rruga mė e mirė ndoshta do tė ishte mbrojtja e pėrbashkėt e interesave tė shtetit dhe nėpėrmjet kėsaj edhe e interesave tė tyre. Menjėherė ata e identifikuan qeverinė si armikun e vetėm, me tė cilin nė fund tė fundit si me tė gjithė armiqtė nuk mund tė negociosh, por vetėm tė luftosh. Prandaj zvarritja e trupave tė pėrfaqėsuesve tė shtetit nė sheshet e Vlorės ishte mė shumė se njė tragjedi, ishte njė krim pas tė cilit erdhi asgjėja, erdhi vdekja gri pėr tė gjithė.

Nuk kishin vdekur vetėm ata qė zvarriteshin, kishin vdekur edhe ata qė i zvarritnin, kishim vdekur tė gjithė, edhe ne qė i shikonim, sepse kishte vdekur gjithēka qė pretendonim se e kishim krijuar sė bashku, shteti, demokracia. Nė kėtė pikėpamje asnjėherė nuk kam parė ndonjė ndryshim me natėn kur vranė Azem Hajdarin. Ishte njė krim shtetėror, pas tė cilit qytetarėt instinktivisht, por tė bindur, u rreshtuan menjėherė kundėr atij qė supozohet tė quhet krijesa e tyre, kundėr shtetit, nė njė luftė pėrfundimtare, pėr ta mbytur atė si nėna e sėmurė nga postpartum mbyt fėmijėn e vet. Pa menduar se ē’do tė ndodhė pas mbytjes, duke shpėrfillur atė qė e gjitha kjo tė ēon te asgjėja, nė mes tė sė cilės gjithsesi do tė ripėrballoheshim me enigmėn gllabėruese, nėse duhet tė fillonim edhe njėherė rikrijimin e shtetit pas rrėzimit apo jo. Pra, nėse do tė pranonim apo jo mungesėn e vullnetit shtetformues brenda qenies sonė, atė grinė mbimbuluese qė ngrin popujt nė njė kohė tė ekzistencės dhe pėr tė cilėn shqiptarėt janė akuzuar pothuajse nė krejt historinė e tyre, nga miqtė e paktė dhe sigurisht, edhe nga armiqtė e shumtė.

* * *

Gėrdeci i ka tė gjitha shenjat pėr tė qenė mė shumė se njė tragjedi, pėr tė qenė njė kambanė qė lajmėron goditjen e madhe, kolapsin. Nė thelb paralajmėrimi ėshtė i njėjtė. Gėrdeci ėshtė pasojė direkte e mosshpėrndarjes sė pushtetit dhe pėrgjegjėsive brenda qeverisė dhe shtetit, dhe aq mė shumė, e ndarjes sė qeverisjes nga qytetarėt. Gėrdeci nuk do tė ndodhte, nėse do tė funksiononin tatimet, nėse do tė funksiononte shėrbimi informativ, nėse do tė funksiononte qeveria dhe shteti nė tė gjithė elementėt e tij. Gėrdeci ndodhi, sepse shteti shqiptar dhe veēanėrisht qeveria shqiptare pėrbėhet nga institucione qė nuk kanė marrė pėrgjegjėsinė e detyrės sė tyre, nga institucione qė nuk janė tė tilla, sepse me bisht tė syrit shohin se ēfarė do t’u thotė kryeministri apo dikush tjetėr dhe jo ēfarė ėshtė shkruar nė mandatin qė iu jep ligji. Kėto institucione, me letra apo pa letra, nuk kanė pushtetin e nevojshėm pėr tė zgjidhur problemet qė lindin te to.

Prandaj, nė rastin mė tė mirė, ato janė thjesht ca ngrehina pa vlerė, gati-gati vetėm fizike, qė vetėm plotėsojnė formularė, pa ushtruar pushtet dhe prandaj pa mbajtur pėrgjegjėsi. Ky ėshtė defekti mė i madh i sistemit “alla shqiptar” tė qeverisjes, i njė sistemi qė nuk siguron pjesėmarrje, por vetėm armiq tė ardhshėm. Nė kėtė pikėpamje, shqiptarėt drejtohen nga njė qeveri qė po humb gradualisht mbėshtetjen, qėndrueshmėrinė, legjitimitetin mė sė fundi. Pėrgjegjėsia apo pushteti qė u jep kuptim ekzistencės sė institucioneve tė qeverisjes nuk rrjedh mė nė damarėt e tyre, ėshtė devijuar pėr diku tjetėr, drejt majės. Prandaj, si ēdo gjė qė mbetet pa funksion, institucionet e qeverisjes kanė filluar tė atrofizohen, tė veteliminohen. Vendi po ruan pėrmasat, por jo energjinė, pra po bėhet gati tė rrėzohet edhe nga stuhia mė e vogėl qė mund ta godasė.

* * *

Nė fokusin e atyre qė e duan akoma kėtė vend, veēanėrisht nė fokusin e politikanėve ekzistues apo tė atyre qė do tė vijnė, nuk duhet tė vendoset retorika nė emėr tė patriotizmit, madje edhe nė emėr tė futjes nė NATO apo BE, por gjetja e rrugėve pėr tė rritur qėndrueshmėrinė demokratike tė vendit. Autori i kėtij shkrimi, pavarėsisht kritikave esenciale qė ka pėr qeverisjen, beson se qėndrueshmėria demokratike e kėtij vendi mund tė vijė nėpėrmjet rivitalizimit tė sė djathtės, dhe akoma mė shumė, nėpėrmjet njė transformimi thellėsisht demokratik tė PD, rikthimin e saj te parimet mbi tė cilat u themelua dhe i humbi rrugės. PD mund tė risjellė qėndrueshmėrinė demokratike tė vendit, pasi ta fitojė atė pėr veten e saj, pra, pasi tė sigurojė edhe njėherė mbėshtetjen popullore tė shqiptarėve. Janė dy gjėra qė njė parti tė mund tė fitojė mbėshtetjen popullore tė mjaftueshme pėr marrjen e mandatit qeverisės: e para, nėpėrmjet raportit qė ajo mban me zhvillimin e vendit dhe e dyta, si sillet me veten, sa e aplikon demokracinė nė gjirin e saj.

Esenciale tė kuptohet ėshtė qė tė dyja kėto nuk janė tė palidhura, nuk ekzistojnė pavarėsisht nga njėra-tjetra, pėrkundrazi, kanė njė marrėdhėnie substanciale, gati-gati simbiotike. Roli i PD nė zhvillimin e vendit nuk mund tė jetė i suksesshėm, nėse ajo nuk krijon ekipe tė mandatuara prej saj dhe pėrmes njė procesi konkurrues, ashtu sikundėr, kjo nuk mund tė ndodhė asnjėherė, nėse partia nuk e ka aplikuar atė nė vetvete. Ėshtė njė marrėdhėnie simbiotike nė kuptimin qė qeverisja e suksesshme realizohet, kur demokracia brenda partisė me tė gjithė elementėt e saj i kalon qeverisjes dhe, nga ana tjetėr, qeverisja e suksesshme i siguron partisė mundėsi mė tė madhe komunikimi me njerėzit duke rritur mė tej bazėn mbėshtetėse tė saj. Unė besoj thellėsisht se kjo simbiozė ėshtė shkatėrruar dhe se lėnia e partisė mėnjanė, pa funksion, e ka demotivuar edhe qeverisjen, e cila ėshtė pushtuar nga paniku pėr tė reklamuar rezultate, pavarėsisht se ēfarė janė, rrugė, tatime tė ulura, paga arsimtarėsh tė ngritura qė nuk merren kurrė, landfill-e dhe lufta pėr pronėsinė mbi to, duke dalė kėshtu nga prioritetet, nga shinat e programit tė saj.

Kėshtu, PD ka mbetur pa ushqimin e njė qeverisjeje demokratike dhe prandaj ėshtė zbehur, tharė, zbrazur si njė kioskė kinemaje, ku nuk shkon mė njeri pėr tė blerė bileta. Prandaj demokratizimi i PD dhe qeverisjes sė saj si e vetmja rrugė pėr afrimin e qytetarėve tė ndershėm, pra si e vetmja rrugė pėr zgjerimin e bazės popullore tė PD dhe rifitimin e qėndrueshmėrisė demokratike tė vendit, ėshtė bėrė thelbėsor dhe ēdo proces tjetėr qė synon zėvendėsimin e tij me energjizimin e njė apo disa figurave politike tė sotme apo tė dikurshme ėshtė i gėnjeshtėrt dhe nuk tė ēon kurrkund. Ėshtė po aq i gėnjeshtėrt sa ē’ishte nė vitin 2005, kur u thirrėn disa njerėz dhe u formua KOP. Ata u thirrėn pėr tė zgjeruar bazėn konkurruese, e cila nuk ishte e tillė, pra nuk ishte konkurruese, sepse ishte e komanduar, jo-spontane. Ata u thirrėn si fytyra tė reja dhe asnjė nuk tha pse janė vjetėruar disa fytyra nė PD. Misioni qė iu besua tė thirrurve ishte i gabuar.

I gabuar ishte edhe procesi qė ndoqi fatin e tyre nė qeverisje. Misioni i tyre nuk duhet tė ishte hartimi i programit qeverisės duke ruajtur rregullat e vjetra tė qeverisjes, tė organizimit tė PD. Misioni i tyre dhe i gjithė strukturave tė anashkaluara tė PD duhet tė ishte rikthimi te vlerat demokratike dhe pastaj te ndėrtimi i njė programi qeverisės. Vetėm kėshtu programet qeverisėse do tė merrnin sigurinė e zbatimit tė tyre. Vetėm kėshtu do tė kishim sot njė program tė realizuar nė arsim, shėndetėsi, drejtėsi etj. Sepse mund tė ndėrtosh programe, por nuk mund t’i zbatosh ato, nėse nuk frymėzohesh nga forca emancipuese e partisė sė cilės i takon. Tė thirrurit e 2005 ndėrtuan programe tė reja, por pranuan tė qeverisin sipas modelit tė vjetėr, pra tė qeverisin pa pushtet dhe akoma mė shumė, duke mos pėrfillur detyrimin politik ndaj forcės politike sė cilės i takojnė. Prandaj, ēdo formė tjetėr “kopizmi” nuk do tė mund tė sjellė rritjen e qėndrueshmėrisė demokratike tė vendit. Ata qė do t’i bashkėngjiten, ribashkėngjiten apo tė gjithė ata qė do tė kėrkojnė njė post nė PD, pa pėrjashtim, para sė gjithash duhet tė kėrkojnė ndryshimin demokratik tė PD, si kusht jo vetėm pėr konkurrimin, por edhe pėr tė qenit aty. Sigurisht, nė qoftė se nuk kanė qenė inspirues tė ēdemokratizimit dhe ēemancipimit tė saj nė vite.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara