HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MISIONARĖT

-- nga GĖZIM LLOJDIA

Tė shtatė…
Tė shtatė fshatrat: "Palas, Dhėrmi, Vuno, Himarė, Pilur, Kudhės, Qeparo. Dhe tė gjithė rrjedhin nga njė farė e me rrėnjė nga i njėjti trung. Kaonia, fis i lashtė i antikitetit. Po e sjell edhe nė vargėzimin e folklorit tė urtė: Himarė, Kaninė Drashovicė/ Tepelenė Kardhiq, Nivicė/Kaonė janė tė gjithė/nga njė farė e nga njė fis… Diku nga shekulli i X, Himarė quheshin trevat e sotme, Lumi i Vlorės dhe Kurveleshi… I kėsaj treve ėshtė edhe ky rilindės i shekullit tė XX.

Erdhi…
Nė Qeparo u mėkua Janko Pali. Jetoi plot 97 vjeē, 1897-1994, por iku nė fillimet e para tė demokracisė. Poezia e mėsuesit J.Palit: Ikėm Anadollit, ”do te te ēoj biro, Te te rriti nena lart, ne Qeparo. S’isha as dy vjeē kur ky fat na gjeti. Kur i hodha rrėnjėt. Ja tek ky Breg-Deti !Ndonėse horizonte pashe dhe te tjerė... ndoshta me te mire nga ky disa here !… Po token e gjyshėrve qysh kur se e shkela/Ne jete te jetėve veē besnik i ngela.

Janko Pali ka bėrė emėr tė mirė. Edhe pse koha jonė ka ardhur rrebesh, emri i tij mbeti mes njerėzve sidomos nė mėsidhėnien e arsimit shqip. Njerėzia vjen dhe ikėn sipas ditėve tė Zotit nė kėtė strehėn tonė, qė ne ende e kemi pa emėr dhe i themi tokė. Por figura e mėsuesit J.Palit ėshtė e latuar me aq kujdesė. Nuk lėkunden nga gjemitė, edhe kur deti ndizet, kur qielli digjet ecin qėruar nėpėr fletėt e jetės dhe e mbyllin kapitullin e saj me simfoninė mė tė bukur. Erdhėn, jetuan,dhanė dhe ikėn. Njė mision i ėndėrruar dhe i lėvduar edhe nga kisha dhe i pėrshtatshėm pėr misionarėt. Njė i tillė quhet Janko Pali, qė ka lėnė njė trashėgimi tė madhe qė ka vozitur nė shumė fusha, por gjurmėt e skalitura kanė mbetur nė rrokėzimet e para tė fėmijėve qumėshtor.

Ka shuam diell atje ne bregdet, por jo tė gjithė atė e mbajmė, disa mbi supe, mėsuesit, shkėlqimin e tij e kanė nė sy. Misioni i kėtyre misionarė tė shqipes ėshtė i kėtillė edhe flasin aq bukur, vij nga larg nga shekuj tė thinjur,tė themi diēka njė mesazh ti lini tokės nga brezi nė brez dhe kėshtu buroftė shqipja e vazhdoftė, qė shpirti ynė kurrė tė mos vdesė.

37 vjet mėsues i gjuhės shqipe Janko Palit “Mėsues i Merituar” i cili pėr 37 vjet rresht punoi si mėsues i te bukures Gjuhės Shqipe ne krahinėn e Himarė, Vlorės, Mallakastres dhe Gjirokastrės. I biri Petraq J.Pali nga Vrixhinia Usa ka cituar pėr krijimtarinė e mėsuesit Janko Pali: Jam munduar dhe kam lėvruar sadopak ne krijimtarinė e tim eti, ai ka lėnė njė thesar te madh, janė rreth 600 fletore te doreshkruara, nga cdo, gjini, kujtime, bėma histori, poezi, hulumtime, pėrkthime nga me se 9 gjuhe te cilat i ka pas zotėruar me gramatike, nder to veēojmė frėngjishten, Spanjisht, Italisht, rusisht, Anglisht, greqisht te re e te vjetėr, esperanto, etj., gjemė ne to edhe tekste pėr pėrvetėsimin e gjuhėve te huaja. Ka marre pjese ne dy konferenca Albanologjike.I ftuar ne dy kongrese Esperantistėsh ...(pa Ju dhėnė mundėsia te mare pjese)…

Misioni
Petraq J.Pali rrėfen diēka nga misioni I mėsuesit J.Pali: Im atė ishte mėsues i dėgjuar dhe njė mesimdhenes me kulture; ishte njė demokrat i madh ne shpirt, i ardhur nga Greqia dhe Parisi ku kishte jetuar me tepėr se 20 vjet. Solli kulture dhe zhduku injorancėn ne ato fshatra ku punoi ne fillimet e shekullit XX.. Ka lėnė pas njė krijimtari te nderuar e cila fal demokracisė avash avash po del ne drite e tera. Deri tani me mundimet dhe kursimet e mia atij i janė botuar tre libra,”Historia e Qeparoit”, pėrzgjedhje Poetike “Afer fundit c’po shikoj” si edhe “Feniksi i Himarė”, biografi e mikut te tij Neco Mukos “Artist i Popullit”. Se shpejti del ne botim edhe “Historiku i shkollės se Qeparoit” pėr me tepėr se 150 vjet. Natyrisht, pėr emrin e tim eti jemi shume krenare te tre djemtė tij, nipėr mbesa por edhe i gjithė fshati i Qeparoit dhe me gjere, mbasi atė e kujtojnė me plot respekt te gjithė, pėr fisnikėrinė e tij si njeri dhe pėr punėn e madhe qe beri pėr letrat shqipe. Ne Vlorėn e sotme, mund te flasi pėr te z H. Sinanai, Z. Braho, Jani Kondili, Pandeli Pano, Nikolla Qirko, Aristidh Cipa, e shume te tjerė, mbasi brezi tij mungon, ai, ka punuar ne seksion te Arsimit Drejtor i shkollės shtatėvjeēare ne Skele... ka pas miqėsi me Kofinajt, Tare Brahon, Eqrem Kallfėn, Koēulin dhe Panajotin, Hamon, dhe Papingjin, Beltojen e shume e shume nga garda e vjetėr e pishtarėve te shqipes.

Shume njerėz, kane bere plagjiature dhe kane vjedhur material letrar nga kjo krijimtari, se ne bijte e tij nuk e ruajtėm dot kėtė thesar kur u larguam, dhe biblioteka e tij ndoshta me e madhja ne bregdet... u thjeshtua... ka edhe sot, njerėz qe me materialet e tij mbushin gazetat shqiptare... bile edhe muajt e fundit... (natyrisht do Ju ciret maska pėr plagjiature). Ne vitet e demokracisė ne vitin 1991 Ju dha titulli i nderit "Mesonjes I Merituar"

Shkolla Janko Pali nė SHBA
Nė Lessburg, Vireginia, sot ka njė shkollė shqipe. Aty flitet dhe mėsohet shqip. Kėtu e mundėsoi vetėm i biri i njė mėsuesi tė gjuhės shqipe, P.Pali, djali i mesėm i Janko Palit.
P.Pali: Kur shikoja fėmijėt e kėtij komuniteti kėtu ne Lessburg, Virginia qe flisnin shqipen ēale-ēale, disa nuk dine fare, me lindi ideja te hapia shkollen Shqipe, u vete “shpalla” drejtor, dhe thashė qe emrin e shkollės ta emėroj pėr mėsuesin e brezave Qeparotas “JANKO LL. PALI”, atė qe nuk bene socialistet e fshatit… qe njėherė e vendosen emrin tij dhe njėherė e heqin… sipas konjukturave dhe brylave… por njė gjė dihet, qe Janko Palin e dekoruan vetėm ne kohen e demokracisė, ne vitin 1991. Shkolla, me jep shume kėnaqėsi dhe angazhoj femijet, dhėndurėt, nusen te gjithė mezi e presim, he pėr he jemi ne ambiente shtėpie, por pėrpiqemi dhe improvizojmė shkolle te rregullt dhe rigoroze. Bėjmė mėsim dy here ne jave te shtune dhe te diele. Prindėrit janė shume te lidhur me shkollėn si edhe fėmijėt. U munduan ne fshat t'i venin emrin e shkollės se re ne Fushe Qeparo, por lufta dhe konjukturat, njėherė e vendosin dhe njė here e heqin... sipas pushteteve... ate qe s'bene ata e bera une kėtu ne USA, duke hapur njė shkolle shqipe per fėmijėt e kėtij komuniteti dhe vendosa me pėlqimin e komunitetit emrin tim eti: "Shkolla shqipe Janko Pali".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara