HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Botime tė reja

NJĖ LIBĖR ATRAKTIV ME AFORIZMA

-- nga Hamdi Miftari

Ali R. Berisha, Luz N. Pėrnokaj: Aforizma tė autorėve shqiptarė, "F. Konica" Prishtinė, 2007.

Vitin qe shkoi doli nga shtypi njė vepėr letraropublicistike me titullin "Aforizma tė autorėve shqiptarė" i punuar nga Ali R. Berisha dhe Luz N. Pėrnokaj, i cili edhe ėshtė pėruruar para njė auditoriumi tė gjerė nė sallėn e Kuvendit tė Klinės, qė tani mė ka krijuar njė traditė tė begatshme pėr aktivitete dhe krijime nė fushėn e kulturės dhe tė arteve. Nėn redaktimin e Nazmi Rrahmanit dhe recenzimin e Prof. Dr. Sabahudin Cenės libri ka dalur njė vepėr mjaft interesan dhe qė zgjon kureshtje tė madhe. Nė kėtė fushė tė letėrsisė dhe publicistikės kemi pasur te ne disa libra, por me autorė tanė dhe tė huaj, madje edhe me autorė tė vetėm, por kėshtu siē ka dalur ky libėr - me autorė vetėm shqiptarė dhe tė tė gjitha trevave dhe diasporės shqiptare, shėnon njė hapi tė parė.

Brenda librit prej 261 faqesh janė botuar aforizma tė pėrndara sipas lėmive tė ndryshme duke pėrfshirė mendime aforisitike tė autorėve shqiptarė qė nga Barleci e kėndej, qė nga shkruesit tanė tė vjetėr, tė kohės sė Rilindjes e deri te autorė bashkėkohorė tė shumė lamive shkrimore. Nga 120 vepra e qindra revista e gazeta janė zgjedhur e botuar nė kėtė vepėr mendime aforistike tė sistematizuara sipaas pėrmbajtjeve tė tyre, sipas radhitjes alfabetike, e tė renduara sipas kohės sė botimit. Libri fillon me njė parathėnie tė autorėve dhe pėrfundon me njė fragment nga recensioni i Dr. Cenės, i vlerėson se "Aforizmat e kėtij libri janė pėrzgjedhje konsekuente sipas kritereve tė kėsaj strukture tė mendimit e tė shprehjes; nė vargje e nė prozė". Edhe me rastin e promovimit pėr librin janė dhėnė vlerėsime me vlerė nga shkrimtari ynė i njohur Nazmi Rrahmani, nga recenzenti, Prof. Dr. Sabahudin Cena, nga analisti letrar Prend Buzhala, nga shkrimtari Sejdi Berisha, e tė tjerė.

Gjatė njė bisede tė shkurtėr qė patėm me njėrin nga autorėt (me atė mė tė vjetrin nga mosha) Ali R. Berishėn, morėm vesh se material i botuar nė kėtė libėr ka filluar tė zgjedhet e tė mbledhet nga autorėt dhjetra vite mė parė. "Nismėn pėr ta bėrė njė libėr me ato qėmtime rastėsisht e fillova unė thotė Aliu. Kam biseduar me disa intelektualė, qė mendoja se edhe ata kanė material tė tillė, por gatishmėrinė, seriozitetin dhe pėrkushtimin e hasa kur, njė ditė, derisa po shėrbehesha me libra tė Bibliotekės "Kongresi i Manastirit" nė Klinė, qė nė fjalėt e para, te Luzi, tani bashkautori im.

Ai u entuziazmua nga ideja, tregoi gatishmėri tė menjėhershme: "A mund tė bėhet libėr prej qėmtimeve tė tilla?" - mė thotė ai dhe i tregoi disa fletore pėrplot me sish. Kisha edhe unė disa fletore tė ngjashme, prandaj edhe i hymė punės me njė kėmbėngulje, duke radhitur, duke zgjedhur ose pasdorur (mospėrfshirė) pa mėshirė me dhjetra e dhjetra tė tjera, pėr tė cilat mendonim se nuk e kanė vendin aty pėr shumė arsye. Njė ndihmė tė madhe e kemi pasur nga redaktori Nazmi Rrahmani, nė shumė aspekte. E kam pasur idenė qė libri tė quhet Mendimtaria shqiptare, por nuk e di se si mė nė fund u bashkėpajtuam me titullin qė e ka tani, duke menduar se fjala mendimtaria pėranon konotacione shkencore. Se ky libėr me aforizma nuk shpėrfaq, vėrtet, mendimtari shqiptare, kjo s'do mend, por na ėshtė dukur se me kėtė titull afėrsia kėrshėruese do tė jetė mė e madhe.

Cila ėshtė rėndėsia e "Aforizmave"? - e pyetėm Aliun

"Aforiozma si krijim letrar, nė radhė tė parė, ėshtė krijuar e pėrdorur qė nė lashtėsi, kurse nga rilindėsit evropianė e sidomos nga romantikėt ėshtė krijuar e ripėrdorur me entuziazėm tė madh. Sa i pėrket letėrsisė sonė lidhur me aforizmat Prof, Dr. Rexhep Qosja shkruan: "Romantizmi shqiptar ka krijuar edhe aforizmin, si njė formė filozofiko artistike tė gjuhės nocionore. … Nė njė pjesė tė madhe tė rasteve aforizmat e romantikėve shqiptarė shkruhen nė vargje … Mund tė quhen, prandaj, aforizma tė poetizuara … Megjithėse nė aforizma ngrenė ēėshtje universale tė gjithėsisė, tė jetės, tė shoqėrisė, tė njeriut, tė moralit, romantikėt, tė shpeshten e herave, kujdesen qė ato ēėshtje tė kenė njė lidhje tė drejtpėrdrejtė me aktualitetin shqiptar." Aforizmat gjithmonė janė pėrdorur me tė madhe nga filozofėt, shtetarėt, politikanėt, kritikėt letrarė e sidomos polemistėt. Ma merr mendja se aforizma e qėlluar ka fuqi tė madhe bindėse, sepse brenda saj ėshtė atypėraty mendim i dy njerėzve - i krijuesit dhe i cituesit.

Po nxitja pėr ta botuar?

Ėshtė e natyrshme se shumėkush gjatė leximit nxjerr ndonjė mendim, ndonjė shprehje artistike, por mė sė shumti shėnojnė aforizma, sepse ato, siė u tha mė lart, kanė vlera tė shumėfishta. Mirėpo kėshtu siē janė nė kėtė librin tonė kanė rrethanėn e plotėsuar, sepse shėnohetn veē autorit edhe tė dhėnat e tjera referuese, gjė qė ia shton vlerėn librit.
Veē kėsaj shumė kritikė letrarė, sidomos recenzues e vlerėsues veprash nė mes tjerash, duke e ditur rėndėsinė e aforizmės, i veēojnė dhe i analizojnė aforizmat e autorit pėrkatės nė punimet e tyre, ngjashėm siē i cekin edhe fjalėt e reja (afoprizmat). Pra, vlera e veprės sė njė autori qėndron edhe nė aftėsinė e tij pėr tė krijuar aforizma brenda veprės, sidomos kur ajo ėshtė poetike.
Nė anėn tjetėr; ta marrim me mend p.sh. ehde njė fakt tjetėr: s'ka asnjė libėr leximi nė tė cilin autori nuk pėrdor ndonjė aforizėm, sepse edhe pėrpiluesit e teksteve janė tė bindur se aforizmat kanė vlerė tė madhe, jo vetėm letrare por edhe mėsimore dhe dukative.

Ta pėrmendim, nė fund edhe njė mendim tė Nazmi Rrahmanit pėr librin, tė thėnė ma rastin e pėrurimit: "Ky libėr ėshtė pjesė e rėndėsishme pėr kulturėn dhe letėrsinė tonė."

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara