HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova dhe bota myslimane

-- nga Hajrudin Somun, TemA, tetor 2008

Bota islamike, njė term qė unė e pėrdor me kujdes dhe rezerva, ėshtė ndarė edhe njėherė rreth njė ēėshtjeje qė duhet konsideruar mjaftė “islamike” pėr tė merituar mbėshtetjen e saj unanime. Ajo ėshtė kauza e Kosovės nė Kombet e Bashkuara.

Pėr ironi, me mė shumė se 90 pėr qind popullatė myslimane, Kosova deri mė tash ėshtė njohur si shtet i pavarur kryesisht nga shtetet evropiane dhe vetėm nga njė dorė shtetesh islamike. Ėshtė pėr t’u habitur se si njė shtet i vockėl nė Pacifik, Samoa, me rreth 215,000 banorė, njohu Kosovėn, ndėrsa ajo nuk ėshtė njohur nga Indonezia, e cila, me 230 milionė banorė, ėshtė vendi mė i populluar me shumicė myslimane. Diēka e ngjashme po ndodh kėto ditė nė sesionin vjetor tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė KB.

Asambleja prej 192 anėtarėsh, shumė prej tyre me shumicė myslimane dhe shtete anėtare tė Organizatės sė Konferencės Islamike (OIC), aprovoi njė rekomandim tė komitetit tė saj tė pėrgjithshėm pėr tė futur nė axhendė kėrkesėn e Serbisė pėr njė opinion kėshillėdhėnės tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė (ICJ), nėse deklarimi i njėanshėm i pavarėsisė sė Kosovės ėshtė nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare. Tė gjitha shteteve anėtare tė KB do t'u kėrkohet tė votojnė pėr hapin serb. Vetėm njė shumicė e thjeshtė nevojitet qė rasti tė pėrcillet nė Hagė.

Edhe Serbia, edhe Kosova kanė filluar njė betejė diplomatike nė selinė e KB. Presidentėt, Boris Tadiē dhe Fatmir Sejdiu, ishin atje. Tadiē shikonte pėr mbėshtetjen e KB pėr iniciativėn serbe pėr tė sfiduar pavarėsinė e Kosovės pėrpara ICJ dhe Sejdiu po mbron pavarėsinė e shtetit tė tij dhe po provon tė fitojė mė shumė njohje. SHBA veē e ka distancuar veten nga vendimi i Asamblesė. Shtetet e tjera perėndimore qė e mbėshtesin pavarėsinė e Kosovės po pėrpiqen tė ndalin propozimin serb pėr tė kaluar nė Asamblenė e Pėrgjithshme. Nėse dėshtojnė, ky do tė jetė njė rezultat jo vetėm pėr Rusinė, por gjithashtu pėr shumė shtete afrikane, aziatike dhe arabe qė ende e kundėrshtojnė ose hezitojnė, pėr arsye tė ndryshme, tė njohin pavarėsinė e Kosovės.

Liderėt serbė pėrdorin historinė

Lufta diplomatike e Serbisė ėshtė e orientuar veēanėrisht nė shtete tė tilla, shumica e tė cilave janė anėtarė tė Lidhjes sė tė Pa-Inkuadruarve dhe Konferencės Islamike. Liderėt serbė dhe diplomatėt po shfrytėzojnė me zgjuarsi polemikat e ndėrlidhura me rastin e Kosovės dhe veēanėrisht faktorin e “precedentit” - se pavarėsia e Kosovės mund tė aplikohet nė lėvizjet separatiste nė shumė shtete tė tjera, veēanėrisht pas konfliktit tė vonė nė Gjeorgji. Serbia me shkathtėsi pėrdor ndjenjat e shumė shteteve aziatike dhe afrikane pėr ish-Jugosllavinė dhe presidentin e saj, Josip Broz Tito, sikurse edhe injorancėn e shumė shteteve tė ashtuquajtura tė Botės sė Tretė rreth zhvillimeve nė Ballkan pas shpėrbėrjes sė Jugosllavisė. Ministri i jashtėm serb, Vuk Jeremiē, ka vizituar Kajron dy javė mė parė, duke kėrkuar ndihmė nga Liga Arabe pėr tentimet pėr ta nxjerrė Kosovėn para KB dhe duke u munduar tė parandalojė njohjen e Kosovės nga disa shtete arabe. Nė fjalimin e tij nė konferencėn ministrore tė Lėvizjes sė tė Pa-Inkuadruarve nė Teheran nė korrik, ai iu pėrkujtoi pjesėmarrėsve rėndėsinė e Beogradit, nė samitin e parė tė lėvizjes dhe veēanėrisht kishte nėnvizuar fjalėt “Tito ynė”, sikurse Tito t'u takonte vetėm serbėve! Ne boshnjakėt e dimė mė sė miri ēfarė domethėnie kishte kjo injorancė, kur ne iu drejtoheshim shteteve myslimane, veēanėrisht shteteve arabe, duke u munduar tė gjejmė mbėshtetjen e tyre nė ditėt e para tė agresionit serb. Kishte njė mosbesim se armata jugosllave, kryesisht e komanduar nga gjeneralėt serbė, e cila kishte filluar tė furnizonte shtetet arabe me armė dhe pajisje tė sofistikuara dhe po trajtohej me shumė miqėsi nga establishmenti ushtarak arab, do tė mund tė bėnte diēka tė keqe kundėr myslimanėve.

Nė atė kohė, mė 1992, gati asgjė nuk dihej pėr situatėn, madje as se ishte njė Bosnjė nė Jugosllavi, dhe edhe mė pak rreth Kosovės, tė banuar kryesisht nga myslimanėt. Prandaj lideri i Libisė, Muammar Gaddafi, publikisht shfaqi habinė “ēfarė duan kėta myslimanė, kur serbėt janė kaq njerėz tė mirė?” Ai po e thoshte kėtė, kur mijėra myslimanė tė Bosnjės ishin torturuar dhe mbytur nga serbėt. Egjipti ishte veēanėrisht dyshues ndaj luftės sė boshnjakėve, dhe ėshtė edhe sot ndaj pavarėsisė sė Kosovės.

Po tė varej nga disa njerėz dhe shtete, kjo qasje do tė vazhdonte dhe Bosnja e Hercegovina do tė privoheshin nga ndihma e mėvonshme e zgjeruar dhe mbėshtetja politike. Turqia ka qenė nė mesin e kėtyre shteteve dhe mes individėve qė nuk i takonin politikės ka qenė Ekmeleddin Ihsanoglu, i cili, nė atė kohė ishte kryesues i Qendrės sė Kėrkimeve pėr Historinė, Artin dhe Kulturėn e Islamit nė OIC. Ashtu ndodhi qė takimi ministror i OIC ishte mbajtur nė Stamboll nė qershor 1992, dy muaj pasi agresioni kundėr Bosnjės kishte filluar. Ka pasur konfuzion mes shteteve myslimane lidhur me zhvillimet nė ish-Jugosllavi, mė shumė sesa nė botėn perėndimore. Tė vetėdijshėm pėr natyrėn e qėllimit tė liderit serb, Sllobodan Millosheviē, pėr tė transformuar Jugosllavinė nė njė Serbi tė Madhe, duke dėbuar ose ērrėnjosur prej saj tė gjithė jo-serbėt, qeveria turke e kishte tė vėshtirė tė pėrfshinte ēėshtjen boshnjake nė axhendė, pėr shkak tė dyshimeve tė shteteve tė tjera anėtare tė OIC. Ministri dinamik, Hikmet Cetin, dhe intelektuali brilant, profesori Ihsanoglu, ishin veēanėrisht tė pėrkushtuar nė kėtė drejtim, duke sjellė nė konferencė Haris Silajdziē, atėherė ish-kryesues i diplomacisė boshnjake. Duke pasur respekt pėr kushtet dhe rrethanat qė janė tė ndryshme, unė gjej ngjashmėri mes pozicionit tė Bosnjės mė 1992 dhe Kosovės mė 2008, sė paku sa i pėrket qasjes sė shteteve myslimane. Prova mė e mirė se qasja e shteteve individuale myslimane dhe organizatės sė tyre, OIC, mund tė ndryshojė sėrish po jepet kėto ditė nga Turqia - dhe ēfarė koincidence - Ihsanoglu, tash Sekretar i Pėrgjithshėm i OIC.

Turqia, mes njohėsve tė parė

Krahas SHBA dhe shteteve kryesore anėtare tė BE, Turqia ishte mes shteteve tė para qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, diku mė pak se 24 orė pas deklarimit tė saj mė 17 shkurt.

Sekretari i Pėrgjithshėm i OIC shprehu solidaritetin me popullin e Kosovės tė nesėrmen, duke shtuar: “Kombet islamike i dėshirojnė sukses nė betejėn e re qė i pret e qė ėshtė ndėrtimi i njė shteti tė fuqishėm dhe prosperues, i aftė pėr tė kėnaqur popullin e tij. Nuk ka asnjė dyshim se pavarėsia e Kosovės do tė jetė njė vlerė nė botėn myslimane dhe do tė rrisė edhe mė shumė veprimin e pėrbashkėt islamik”.

Sidoqoftė, OIC nuk e kishte parė kėtė si njė “vlerė” nė samitin nė Dakar, Senegal, vetėm disa javė mė pas. Diplomacia turke nuk ishte e suksesshme nė iniciativėn e saj pėr tė pasur njė paragraf tė qartė nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės tė pėrfshirė nė deklaratėn e samitit. Konferenca ka shprehur vetėm “njė nevojė pėr tė qenė nė solidaritet me popullin kosovar”, duke e lėnė ēėshtjen e njohjes sė Kosovės te shtetet anėtare. OIC nuk mundi tė shkonte mė tej as nė takimin ministror nė Kampala, Ugandė, nė qershor. Sikurse nė Dakar, shtetet myslimane qė e kundėrshtojnė njohjen e Kosovės janė kryesuar nga Egjipti. Deri mė tash, vetėm gjashtė shtete myslimane e kanė njohur shtetin mė tė ri evropian.

Tash, tė ballafaquar me mundėsinė qė ICJ mund tė marrė dritėn e gjelbėr nga KB pėr tė nxjerrė njė opinion pėr ligjshmėrinė ndėrkombėtare tė deklaratės sė saj tė pavarėsisė, Kosova varet nga SHBA dhe shtetet evropiane. Nė lobimin pėr Kosovėn atyre do t'u bashkohen vetėm disa shtete me shumicė myslimane, siē ėshtė Turqia dhe Malajzia. Sa i pėrket OIC, nuk duket se mund tė japė mbėshtetje tė pėrbashkėt pėr Kosovėn. Duke e pritur kreun e diplomacisė sė Kosovės, Skėnder Hyseni, nė mesin e shtatorit, profesor Ihsanoglu riafirmoi mbėshtetjen e OIC pėr popullin e Kosovės. Ai nuk mund tė bėnte mė shumė, meqė duhej folur dhe punuar nė pėrputhje me deklarimet e pavendosura dhe tė kompromisit tė OIC. Ai ka njė rol shumė kompleks pėr tė ushtruar. Ėshtė e vėrtetė se as Bashkimi Evropian nuk ka arritur njė qasje tė unifikuar tė njohjes sė Kosovės, por 21 prej 27 shteteve anėtare e kanė njohur Kosovėn. Nė OIC, dallimi ėshtė gjashtė prej 57 shteteve anėtare.

Unė dyshoj se pranimi eventual i iniciativės sė Serbisė nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara mund ta vėrė nė pikėpyetje pavarėsinė e Kosovės, por unė pyes veten se ēfarė do tė ndodhė, nėse nesėr Kosova kėrkon tė bėhet anėtare e OIC.

*Autori ėshtė ish-ambasador i Bosnjės dhe Hercegovinės nė Turqi dhe ligjėrues i historisė sė diplomacisė nė Universitetin Ndėrkombėtar “Philip Noel-Baker” nė Sarajevė. Artikulli ėshtė marrė nga “Today’s Zaman” e Turqisė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara