HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kadria Alia abuzon me jetimėt shqiptarė

-- nga ILIR ĒUMANI

Drejtor i Pėrgjithshėm i Institutit Kombėtar tė Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė, Kadri Alia, ky matrapaz social, abuzues me jetimėt - Kryetari i Shoqatės sė Jetimėve Kadri Alia, fenomeni spekulativ qė s’nguron tė mashtroj edhe Presidentin e Republikės z. Bamir Topi, edhe Kryeministrin z. Sali Berisha - I ndodhur pėrmes dilemės nėse duhej tė bėja replikė apo jo me z. Kadri Alia, tė vetėquajturin “president i jetimėve”, (Zoti na ruajt, ėshtė pak si luks dhe ironi nė tė njėjtėn kohė tė thuash se edhe jetimėt na paskan “PRESIDENT”), zgjodha pėr transparencė, nė repekt tė lexuesit dhe opinionit tė gjerė publik t’a bėjė atė.

Vendosa tė bėjė replikėn nė radhė tė parė si njeri publik, si njohės dhe respektues i ligjit, por, edhe si pėrfaqėsues i medias, njėkohėsisht edhe me obligimin moral e qytetar pėr tė mos lejuar kėdo dhe cilindo tė spekuloj dhe abuzoj me atė pjesė tė pambrojtur tė shoqėrisė, siē janė fėmijėt pa kujdes prindėror. Shkak pėr kėtė replikė tė detyruar, ka qenė njė shkrim i vonuar nė pėrgjigje tė komentit tim me titull: “Kėta hamės, me maskėn e “bamirėsisė”, botuar nė gazetėn “Albania”, datė 14 Tetor 2008.

Nė tė vėrtetė, duke e njohur kodin etik tė gazetarit, jam pėrpjekur tė mos e personalizoja atė shkrim, por tė merresha me thelbin e problemeve, shqetėsimeve dhe halleve tė shumta qė kanė sot jetimėt nė mbarė vendin, shkaqet qė e kanė rėnduar edhe mė shumė dramėn e jetės sė tyre. Nga ana tjetėr, nėnvizoja ato fenomene negative dhe dukuri spekulative, me karakter abuziv nė kurriz tė fėmijėve jetimė, tė shkaktuara nga ata njerėz qė morali i vetėm i tyre ėshtė babėzia. Para sė gjithash, qė nė titullin e shkrimit, theksoja dukshėm se shkaktarėt e vėrtetė tė dramės sė dhimbshme tė jetimėve janė ata, “baballarėt” e shoqatės sė jetimėve, tė cilėt, me sy tė ēapėlyer plot neps edhe epsh, prej 15 vjetėsh “ushqehen” si hamės nė “pjatėn e jetimėve”, por qė nė fund tė fundit, asgjė nuk kanė bėrė pėr tė vegjėlit pa kujdes prindėror. Mė lejoni tė dashur lexues tė citoj njė pjesė nga ai shkrim, pėr tė cilin mendoj se kjo ka qėnė edhe arsyeja qė i ka ēoroditur artikullshkruesit nė pėrgjigjen e tyre tė vonuar: Nė komentin tim, shkruaj: “Me maskėn e thinjave nė kokė, ndonjėrin prej tyre e dėgjon shpesh tė “qajė” nė ekstazė me ulėrimėn ndjellakeqėse: “Jam babai i jetimėve, prandaj mė ndihmoni…”.

Mbase nė rrethana tė ngjashme si kjo, ka lindur edhe rrėfimi i menēur popullor me “Baba Aliun dhe 40 hajdutė…”. Ky rrėfim ka brenda sarkazmėn e dhimbshme qė edhe sot e kėsaj dite pėrcillet brez pasi brezi me tė qeshura therrėse. A nuk ishte Vehbi Alimuēa, ky goxha burrė - trupėmadh, me flokė tė bardhė si bora qė thėrriste pėrmes delirit: “Jam babai i fukarenjėve, ndaj do t’i bėjė tė gjithė tė pasur…?! Mirėpo Vehbiun dhe firmėn e tij mashtruese e besuan tė gjithė shqiptarėt. Ndaj, ē’tė keqe ka qė njė tjetėr “Ali Baba” tė mashtroj edhe fėmijėt jetimė !? Kjo ngjan vėrtetė si njė ėndėrr me babagjyshin e Vitit te Ri. Mirėpo, ėndrra mbetet ėndėrr. Ndonjėherė edhe vret… Sidomos fėmijėt pa kujdes prindėror. Sepse kėta sharlatanė - social, ashtu si personazhi grotesk i Nastradinit, janė kthyer nė “gjobėvėnės” tė njerėzve tė ndershėm tė bisnesit dhe fondacioneve arabe qė veprojnė nė Shqipėri, duke u gllabėruar para me anė tė mashtrimit nė emėr tė “bamirėsisė” pėr jetimėt.

Tė njėjtėn gjė bėjnė edhe me ambasadat e akredituara nė vendin tonė. Mjerisht, kėto para pėrfundojnė nė xhepat e tyre dhe nuk pėrdoren aspak pėr ata fėmijė. Kjo ėshtė e trishtueshme, sepse ky nuk ėshtė vetėm njė turp, por mė sė shumti ėshtė edhe njė krim social. Lypset mė shumė vigjilencė nga ana e pėrfaqėsuesve tė bisnesit, fondacioneve dhe Trupi Dipllomatik, me qėllim qė kontributi i tyre tė mos shpėrdorohet nga kėta individė, tė cilėt, si pleq tė lajthitur dhe tė trullosur nga makutėria, sillen vėrdallė rrugėve tė Tiranės dhe Durrėsit nė pritje tė “gjahut” tė radhės…” Kjo ishte edhe fabula e kėtij komenti, qė me sa duket, pėrmes metaforės dhe krahasimeve i ka pėrcėlluar dhe djegur keq hamėsit e vėrtetė tė jetimėve, Kadri Alinė dhe bashkėpunėtorin e tij fanatik, financierin e shoqatės se jetimėve Rruzhdi Memaga. Nė fillim, dyshova pėr autorėsinė e atyre radhėve nė gazetė. Dyshova, sepse e njoh mirė kulturėn, formimin, shkollimin e pakėt dhe kapacitetin e z. Kadri Alia.

Nė tė kundėrtėn, nuk do tė merrja mundimin tė prekja tastierėn e kompjuterit dhe tė radhisja kėto radhė. Nė tė vėrtetė, shkrimi me titull “Me kė e ke, z. Ēumani?”, i botuar nė gazetėn “Albania” datė 06.11.2008, dhe i ribotuar me tė njėjtėn pėrmbajtje nė gazetėn “SOT”, datė. 08.11.2008, ka pėr autor “kalemxhiun” e financave nė shoqatėn e jetimėve z. Ruzhdi Memaga. Si “akrobat dhe mjeshtėr i kopsitjes” sė shifrave me donacione tė marra qė prej 10 vjetėsh nė shoqatėn e jetimėve, ai tentoi kėsaj radhe tė ushtronte edhe “artin” e tė shkruarit nė gazetė. Por, kėsaj radhe, jo duke e hedhur firmėn si autor i shkrimit, (ashtu siē nėnėshkruan rėndomė nėpėr blloqe faturash), por, duke i’a “dhuruar” kėnaqėsinė e autorėsisė “PRESIDENTIT” tė jetimėve, “Baba Ali” – KADRI ALIA, i cili ndonjėherė kėnaqet edhe me “pak”.

Nga ana tjetėr, shkrimi – replikė ishte mjeran, fund e krye me pervesitete, nervozizėm, xhelozi, cinizėm, shpifje e pėrbaltje, qė nxirrte nė pah natyrėn e vėrtetė perverse, karakterin e deformuar tė shashkė-artikullshkruesit Rruzhdi Memaga, dikur komisar i zellshėm e fanatik nė format e edukimit politik nė ushtri. Shashkė-artikullshkruesit Memaga - Alia, spekullojnė nė mėnyrėn mė djallėzore, duke i atribuar shoqatės sė jetimėve tė gjitha akuzat qė janė ngritur dhe ngrihen vetėm ndaj tyre. Me instiktin e zanatit tė vjetėr tė bufetierit dhe kamarierit, Kadri Alia bėn “avokatinė” e shoqatės dhe “mbrojtėsin” e disa njerėzve tė korruptuar tė shtetit tė pėrfshirė me tė nė marėdhėnie okulte. Ai tenton t’i transferojė tė gjitha akuzat qė i adresohen nė mėnyrė publike, tek shoqata e jetimėve. Kėtė e bėnė me shumė demagogji e keqdashje, pėr tė larguar vėmendjen e tė gjithėve pėr abuzimet e tij me jetimėt, dhe pėr tė penalizuar tė gjithė shoqatėn nė mėnyrė kolektive, pa asnjė bazė, me qėllimin e vetėm pėr tė fituar imunitet nga bėmat e tij.

Kėto bėma, ai i quan “shpifje”, por nė tė vėrtetė, akuzat ndaj tij vijnė drejtėpėrsėdrejti nga njerėzit brenda shoqatės ku ai drejton. Nė fakt, gjithmonė kam qenė i vetėdijshėm se nė shoqatėn e jetimėve, ka edhe njerėz dinjitoz, tė ndershėm dhe tė pėrkushtuar. Por vetėm kaq ėshtė mundėsia e tyre, sepse nėpėr duar u kanė mbetur vetėm “ēelėsat e kashtės”. Ata janė tė detyruar tė veprojnė ashtu si i porosit “Baba Ali” – Kadriu dhe kėshilltari i tij, financier Rruzhdiu. Nė atė artikull tė lodhur dhe pėrpėlitės, nuk mungojnė edhe citime me tė ashtuquajtura shkresa e stėrshkresa, me data e numra vendimesh, tė hartuara dhe vulosura plot nur e bukuri me shijen e “kapter” Rruzhdiut dhe tė “PRESIDENT” Kadriut. Shkresa tė cilat, “vėrtetojnė luftėn triumfatore” mbi babėzinė qė kėta “baballarė me thinja” na paskan bėrė “kundėr korrupsionit”, ndaj atyre individėve qė pėr hir tė sė vėrtetės, s’kanė qenė gjė tjetėr, veēse kundėrshtarė dhe viktima tė pisllėqeve dhe orgjive qė kanė pėr autor tė vetėm dhe skenaristė “PRESIDENT Baba Ali” – Kadriun dhe kapter Rruzhdiun.

Shashkė-artikullshkruesit, pėrmes delirit dhe egos tė sėmurė, na mburren se na paskan marrė njė dekoratė nga ish- Presidenti Moisiu. Duke patur respekt dhe simpati pėr institucionin e Presidentit, mė lejoni tė bėjė me dije gjithė opinionin publik, se ju dhe vetėm ju KADRI ALIA, e keni pėrbaltur kėtė Institucion – Nderi, pavarėsisht se nė ē’rrethana ėshtė marrė ajo dekoratė; mbi ē’merita dhe vlerash ėshtė dhėnė ajo; pavarėsisht cili titullar me influencė nė MPĒSSHB - qė ti e ke quajtur “Miku im Ministėr” padrejtėsisht ka penetruar deri tek Presidenti i Republikės pėr tė lėshuar atė dekoratė. Dhe ju, “PRESIDENT Baba Ali” - Kadri Alia, nė shenjė falenderimi e mirėnjohjeje, i bėtė kėtij ministri telefonatėn e fundit “dėshpėruese dhe ngushėlluese” pas largimit tė tij nga detyra : - “Alo! Zoti Ministėr! Jam Kadri Alia. Mė erdhi keq qė tė larguan nga detyra e ministrit. Por kėta pushtetarėt e korruptuar nuk i duan njerėzit e ndershėm si puna jote….”. Tė vjen edhe pėr tė qarė, edhe pėr tė qeshur.

Por kėto nuk janė aspak ēudira nė Shqipėrinė tonė tė lodhur nga korrupsioni dhe tranzicioni i gjatė. Sepse kėtu tek ne, gjithēka bėnė vaki. Pėr kėtė arsye ka dalė edhe njė fjalė e urtė dhe e menēur e popullit tonė pėr tranzicionin, kur thotė se nė kėtė kohė: “…u ngritėn halet, qė tė rrėzojnė Malet”. Nė njėrėn nga kėto tė dyja, zgjidhe veten se ku bėnė pjesė z. “PRESIDENT Baba Ali” -KADRI ALIA. Nė tė vėrtetė, mua nuk mė shqetėson aspak kjo, por diēka tjetėr qė ėshtė mė serioze. Pėr shkak tė defiēencės morale, shoqėrore, kulturore dhe intelektuale, ju e keni pėrdorur atė dekoratė si njė “relike tregu” tė kėmbimit para – mall - para. Pėr tė qenė mė i qartė mė lexuesin, z. “PRESIDENT Baba Ali” Kadri Alia, ju shėtitni si Nastradini me atė dekoratė nė ēantėn tuaj rrugėve tė Durrėsit, Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė, duke kėrkuar dhe lypur para pa dinjitet tek bisnesmenė, fondacione apo edhe ambasada, kinse pėr “ndihma” nė emėr tė fėmijėve jetimė. Mjafton vetėm kaq tė marrė vesh i nderuari ish - Presidenti Moisiu, jam i sigurt se edhe vetė ai do tė bindet se gabimi i vetėm dhe i paqėllimshėm nė ushtrimin e funksioneve tė tij presidenciale ėshtė ajo dekoratė qė ti e mban padrejtėsisht dhe pa asnjė lloj merite nė emėr tė shoqatės.

Ju jeni bėrė tepėr qesharak dhe keni hyrė nė librin e barsoletave me atė dekoratė, tė cilėn, herė e mbani nė ēantė kur ju nevojitet pėr rrugė, dhe ndonjėherė e mbani nė zyrė kur planifikoni ndonjė takim me bisnesmenė dhe donatorė. Kėshtu keni vepruar dhe veproni edhe me portretet e personaliteteve shtetėrore dhe shoqėrore, duke i ndėrruar ēdo ditė fotot e tyre nė zyrėn e shoqatės, sipas oreksit dhe interesave tuaja meskine e tė fėlliqura. Pėr kėto arsye, kam tė drejtė pėr tė thėnė se ju luani me trafikun e influencės si njė pehlivan dhe matrapaz social, nė pėrpjekjet tuaja tė dėshpėruara pėr tė pėrbaltur edhe emrin e mirė tė Institutit Kombėtar tė Integrimit tė Jetimėvė Shqiptarė, qė ka bėrė dhe po bėnė njė luftė tė hapur dhe pa kompromis me individėt abuzues si puna juaj. Lufta jonė e hapur ka qenė transparente, pėr tė bėrė njė avokati tė pastėr dhe tė drejtė nė mbrojtje tė jetimėve nga abuzuesit permanent si brenda institucioneve shtetėrore, ashtu edhe brenda Shoqėrisė Civile, ku ju aderoni padrejtėsisht dhe e mbani peng atė shoqatė qė prej 10 vjetėsh, me forma dhe mjete spekulative, pa zgjedhje e tė zgjedhur, pa mekanizma dhe struktura funksionale. Ju jeni i kontestuar dhe i braktisur edhe nga ata pak anėtarė qė tashmė ju kanė mbetur, sepse nuk besojnė mė tek ju.

Fakti se jeni i papranueshėm nga njė pjesė e mirė e degėve tė shoqatave tė jetimėve si nė Tiranė, Sarandė, Korēė, Vlorė, Berat, Burrel, Laē, Lushnjė, Ersekė, Elbasan, tregon se ju nuk jeni legjitim nė detyrėn qė pretendoni se e meritoni. Por, sfida mė e madhe e Institutit tonė, ėshtė rikuperimi i imazhit tė pėrbaltur qė ju i keni bėrė komunitetit tė jetimėve, duke e ēuar fatin e tyre tragjik nė kufijt e ekstremit tė mjerimit, tė pėrbuzjes kolektive, tė indiferencės shtetėrore dhe pėrjashtimit social. Fakti se Instituti Kombėtar i Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė ėshtė kthyer nė njė faktor tė rėndėsishėm dhe komplementar nė zhvillimin shoqėror tė vendit, si njė organizėm shpresėdhėnės i vlerave dhe i dinjitetit njerėzor pėr atė pjesė tė brishtė dhe tė pambrojtur siē janė fėmijėt pa kujdes prindėror, tregon mė sė miri se e ardhmja e jetimėve nuk mund tė pėrfaqėsohet mė nga ju, por nga ata njerėz intelektual dhe me integritet moral, qė kanė pėrvoja jetėsore tė njėjta me atė tė fėmijėve jetimė, qė nė fund tė fundit, kanė vizione e potenciale, ide dhe kapacitete, alternativa dhe vlera morale tė dobishme pėr tė gjithė ata qė shpresojnė pėr njė tė ardhme akoma mė tė mirė.

Sė fundi, duke marrė shkas nga disa ankesa dhe letra tė mbėrritura nė zyrėn time qė prej 2 vjetėsh, me shpresėn se do tė ishte nė tė mirėn e sensibilizimit dhe ndėrgjegjėsimit tė opinonit publik thėnia e disa tė vėrtetave qė e kanė pėrdhosur dhe cėnuar rėndė institucionin tradicional tė bamirėsisė sė shqiptarit, vendosa tė flasė nė mėnyrė mė tė drejtėpėrdrejtė me ju, jo duke ju akuzuar, por duke ju pyetur publikisht:
1. z. “PRESIDENT Baba - Ali”, KADRI ALIA, kur Shqipėria digjej nė vitin 1997, a keni qenė i ftuar nė njė seminar pėr jetimėt nė Danimarkė dhe pėr ē’arsye jeni kthyer 2 javė me vonesė nė Shqipėri!? Nėse po, a keni kėrkuar Azil Politik duke e shfrytėzuar kėtė eveniment human ndėrkombėtar pėr jetimėt dhe duke i braktisuar pėrfundimisht ata? Shteti Danez nėpėrmjet zyrė sė emigracionit pėr kėtė gjest tė ulėt tuajin, a ju ka shpallur person NON GRATA !?
2. A keni marrė gjatė kėtyre 10 viteve nga Ambasada greke viza nė emėr tė jetimėve pėr emigracion, dhe a i keni shitur ato te persona tė tjerė me dhrahmi, euro e dollarė!?
3. A ėshtė e vėrtetė qė jetimėve familjarė dhe tė pastrehė, me iniciale K.T, ( ka paguar 50.000 Lekė tė reja), V.H, (ka paguar 30.000 lekė tė reja), L.H (ka paguar 80.000 lekė tė reja) ju kanė paguar me kėto vlera pėr shkak tė rryshfetit tė kėrkuar nga ju !?
4. A ėshtė e vėrtetė qė shuma prej 1.000 USD, e dhuruar kesh nga ambasada greke pėr fėmijėt jetimė nė vitin 2000, dhe shuma prej 150.000 lekė tė reja e dhuruar nga Kisha Orthodokse Autoqefale nėpėrmjet zyrės sė projekteve “Dhiakonia Agape” nuk u ėshtė dhėnė jetimėve, por me urdhėrin tuaj kjo shumė ėshtė ndarė si shpėrblim pėr anėtarėt e kryesisė sė shoqatės !?
5. A ėshtė e vėrtetė qė juve ju akuzojnė pėr shitjen e mauneve me miell, tė destinuara pėr bukėn e gojės tė nėnave dhe fėmijėve jetimė !?
6. A ėshtė e vėrtetė qė ju akuzojnė pėr shpėrdorimin e vlerės sė 500.000 lekėve rinj qė Kompania “Vodafonė Albania” ka dhėnė pėr fėmijėt jetimė nė Ditėn e Jetimėve mė 20 Maj 2007!? A ėshtė e vėrtetė qė kjo vlerė nuk ėshtė pėrdorur pėr 600 fėmijėt jetimė, por ju u keni dhėnė atyre dhurata dhe hamburger nė vlerėn 100 – 200 lekė pėr fėmijė, ndėrsa faturat kalkuloheshin nga financieri shashkė-artikullshkrues Rruzhdi Memaga me shifra qė justifikonin vlerėn e 500.000 lekėve tė reja !? Tė njėjtėn pyetje do tė bėja edhe pėr vlerėn prej 470.00 tė rinj, qė ka akorduar UNICEF mė 20 maj, 2008. Si janė pėrdorur kėto para?
7. A ėshtė e vėrtetė qė nė iftarin qė shtroi Ambasadori i Arabisė Saudite, i cili u kishte pėrgatitur si dhuratė fėmijėve jetimė zarfa me nga 2.000 lekė tė rinj, ju i keni futur nė ēantė sekretares tuaj 7 zarfa me lekė dhe tė nesėrmen kolegėt tuaj nė shoqatė ju uronin pėr kostumin e ri qė kishit veshur!?
8. A ėshtė e vėrtetė, se me paratė e kuotizacioneve tė jetimėve qė i paguajnė nė shoqatė pėr mbarėvajtjen e punėve, ju keni afro 3 vjet qė i shpenzoni personalisht kėto para ēdo ditė nga 300 lekė tė rinj, pėr vajtje-ardhje me destinacion Durrės-Tiranė-Durrės!? Dhe, a ėshtė e vėrtetė se brenda kryesisė, ky veprim i juaj ėshtė konsideruar shkelje dhe abuzim me detyrėn ku dhe jeni detyruar pėr t’i kthyer kėto para tė shpenzuara padrejtėsisht nė arkėn e shoqatės!?
9. A ėshtė e vėrtetė se me vulėn e shoqatės qė vetė e pėrdorni, ju emėroni me komandim kryetarė shoqatash nėpėr rrethe, qė nuk janė rritur jetimė dhe s’kanė asnjė lidhje me jetimėt, pa pėrfillur strukturat e shoqatės, ndėrmjet tyre edhe njė punonjėse dogane nė Pogradec, duke shkelur rregulloren dhe statutin e shoqatės!? A ėshtė e vėrtetė se kėta qė ju komandoni, zėvendėsojnė ata qė ju braktisin dhe ju lėnė vetėm juve!?
10. A ėshtė e vėrtetė se nė takimin me Presidentin e Republikės z. Bamir Topi, mė datė 14.Shkurt.2008, qėllimisht ju keni mėnjanuar nė kėtė takim protokollar anėtarėt e kėshillit Drejtues tė Shoqatės, (tė cilėt janė edhe kundėrshtarėt e tu), dhe si tė tillė keni prezantuar nė takim kompjuteristen, sekretaren dhe financierin, (i cili, ky i fundit sipas statutit nuk mund tė marrė pjesė ne protokolle tė tilla) !? Pra, a e keni mashtruar Presidentin e Republikės z. Bamir Topi!?
11. Nė takimin qė Kryeministri organizoi me OJF-tė qė merren me jetimėt nė sallėn e Hotel Tirana - International nė qershor tė kėtij viti, a ėshtė e vėrtetė qė ju e mashtruat z. Berisha se nė Shqipėri ka 80.000 familje me fėmijė jetimė !? Nėse po, cila ishte arsyeja e kėtij mashtrimi publik dhe mediatik!?
12. Ju z.Kadri jeni shumė i kujdesshėm nė pėrdorimin e fondit prej 800.000 lekė tė rinj qė shteti i jep si ndihmė ēdo vit shoqatės sė jetimėve pėr mbarėvajtjen e punėve. Pėr kėtė, ju mbani dokumentacion tė rregullt dhe shpesh mburreni se Kontrolli i Lartė i Shtetit ju ka gjetur nė rregull. Pyetja ime ėshtė: pėr pjesėn e donimeve nga bisnesmenė e fondacionet arabe, individė, persona fizik dhe juridik, ambasadat e huaja, etj, (e cila ėshtė edhe pjesa me e konsiderueshme e tė ardhurave nė shoqatėn tuaj), pse nuk arkėtohen dhe pasqyrohen nė librin e arkėtimeve tė shoqatės!? A ėshtė e vėrtetė se pėr kėtė arsye, ju dhe ndihmėsi juaj financieri Rruzhdi Memaga keni zhdukur dokumentacionin financiar pėr pjesėn e dokumentacionit tė donimeve sepse nuk e keni kurajon tė pėrballeni me donatorėt pėr paratė e pėrfitura prej tyre pėr shkak tė mirėbesimit qė kanė patur tek ju!? Dhe nė fakt, nėse do tė ndėrhynte kėtu Kontrolli i Lartė i Shtetit dhe krimi ekonomik, ju nuk do t’a kishit kurrė shansin tė mburreshit se KLSH ju ka gjetur nė rregull.
13. Njė pyetje kam edhe pėr ju z. shashkė-artikullshkrues Rruzhdi Memaga. Nė vitin 1995, kur ish-kryeministri Aleksandėr Meksi akordoi 5 bursa pėr tė drejta studimi nė shkollat e larta pėr tė rinjtė jetimė, pėrveē 2 jetimėve qė i pėrfituan ato, tė tjerat cilėve j’ua keni shitur!? Pyetje e ngjashme si kjo ėshtė edhe pėr ju z. “PRESIDENT Baba-Ali”, KADRI ALIA. Nė kohėn e “Qeverisė Nano”, bursat pėr shkollė tė lartė qė u dhanė nga Ministria e Arsimit pėr jetimėt, disa prej tyre kujt i’a keni shitur!?
14. Ndėrsa kjo ėshtė njė pyetje pak “konfidenciale” pėr tė dy ju. Ē’farė ju lidh ju z. shashkė-artikullshkrues Rruzhdi Memaga me vendin e quajtur “Ylli i Detit”, qė ndodhet nė vendin midis Plepave dhe Kavajės? A keni ndonjė pronė ku ju ēdo verė kaloni pushimet tuaja plot relaks!? Po pronė tjetėr pas ish - Ambasadės Jugosllave nė rrugėn e “Durrėsit” nė Tiranė a keni, dhe nė emėr tė kujt!? Nėse i keni kėto dhe diēka mė shumė se kaq, me ē’farė parash i keni blerė si i papunė prej 20 vitesh, tani nė pension!? Po ju z. “PRESIDENT Baba Ali” - KADRI ALIA, a keni ndonjė pronė nė Golem tė Kavajės, pėrveē apartamentit 1+1 qė ju thoni se e keni nė Durrės!? Nėse e keni, me ē’farė parash e keni blerė si i papunė prej 10 vjetėsh nė krye si “PRESIDENT – FALAS” i jetimėve!?
15. A ėshtė e vėrtetė z. “PRESIDENT Baba-Ali” – KADRI ALIA, se me instiktin e profesionit tė vjetėr qė ju keni, po ngulmoni me ēdo kusht t’i mbushni mėndjen Kryetarit tė Bashkisė sė Vlorės z. Shpėtim Gjika dhe z. Vangjush Dako, Kryetar i Bashkisė sė Durrėsit, pėr tė tė vėnė nė dispozicion toka dhe troje pėr tė “ndėrtuar” pallate pėr jetimėt, me paratė qė do tė na “vijnė si lumė dhe bujarisht nga Bota Arabe”!? Nėse po, a janė transparente kėto para qė sipas jush do tė “bėhet Deti Kos” edhe pėr jetimėt e gjorė !? A ėshtė e vėrtetė se nė pėrpjekjet dhe marėdhėniet tuaja okulte, ju keni premtuar dhe premtoni pėrqindje e ku ta di unė se ē’farė, pėr tė gjithė ata qė do tė ndihmojnė nė “realizimin e kėtij projekti tė madh” pėr jetimėt !? Unė dėshirojė dhe uroj qė tė gjitha kėto tė mos jenė tė vėrteta. Sepse mendja ime qė nuk “shkon dhe aq larg sa mendja jote e ndritur”, mė thotė se 2 kryebashkiakėt e nderuar z. Gjika dhe z. Dako nuk kanė lajthitur akoma qė tė besojnė tek mashtrimet dhe fantazitė e tua utopike.
16. Ndėrsa kjo e fundit nuk ėshtė pyetje, por ėshtė njė akuzė e drejtėpėrdrejtė qė unė ju bėjė nė publik si dėshmitar okular. Pėrse mashtroni donatorėt, institucionet shtetėrore, tryezat e rrumbullakėta dhe ngado qė shkoni duke thėnė dhe u mburrur se ju keni qenė nismėtari i themelimit tė Shoqatės sė Jetimėve? Ju kujtoj se kur ne, njė grup nismėtarėsh tė vėrtetė, ish – fėmijė tė rritur jetimė nėpėr Shtėpitė e Fėmijėve tė pėrbėrė nga Hekuran Hysa, Faik Bollati, Ilir Ēumani, Shpetim Ēarēani dhe Bashkim Rustemi, themeluam atė shoqatė nė Mars tė vitit 1991 dhe deri nė janar tė vitit 1997, fytyrėn tuaj as e kemi parė dhe as e kemi njohur deri atėherė, sepse ju punonit nė zanatin tuaj tė preferuar nė lokalet e Durrėsit si bufetier dhe kamarier.

Ndaj mos gėnje, sepse tė ka dalė boja me kohė. Me kėto mashtrime dhe protagonizma shterpė, je kthyer nė njė personazh grotesk pėr tė gjithė ata qė tė njohin. Tė njohin i madh e i vogėl nė qytetin tėnd tė Durrėsit. Ke vite qė e braktis fshehurazi dhe vjedhurazi ēdo ditė kėtė qytet, sepse del herėt qė nė mėngjes nga shtėpia pėr tė ardhur nė Tiranė. Nė Tiranėn e madhe e tė zhurmėshme, ku ti vėrdallitesh qė prej 10 vjetėsh si ujku pėrmes mjegullės, i uritur dhe me dhėmbė tė skėrmitura si grabitqar. Pastaj rikthehesh vonė nė tė ngrysur, nė “strofkullėn” tėnde atje nė Durrės, pėr tė mos parė askush nga ata qė tė njohin. Pyetje tė tjera si kėto, kam shumė, por nuk dua tė zgjatem. Ndėrsa pėr shpifjet dhe fyerjet nė adresė tė personit tim pa baza dhe fakte, ju kujtoj se keni konsumuar veprat penale tė fyerjes, (neni 119, Kodi Penal) dhe tė shpifjes, (nenin 120 Kodi Penal), pėr tė cilat ju personalisht do tė pėrballeni me mua pėrpara organeve tė drejtėsisė.

Dhe, pėr t’ju hequr merakun z. “PRESIDENT” Baba Ali – Kadri ALIA, po tė deklaroj publikisht se e vetmja pasuri e imja ėshtė njė apartament i blerė nė vitin 2000, saktėsisht 3 – vjet mė parė se tė merrja detyrėn e Drejtorit tė Institutit. Pasuria tjetėr e imja ėshtė familja, bashkėshortja dhe fėmijėt tė cilėt i rrisim me dinjitet dhe pa cene e vese tė shėmtuara si kėto qė u pėrmendėn nė kėtė shkrim pėr ju. Ju kujtoj gjithashtu, se nė gjithė kėto vite tė tranzicionit, kam punuar si asistent i ēėshtjeve ligjore pranė zyrave tė shėrbimit tė avokatisė, ku kam qenė njė nga tatimpaguesit e rregullt qė nga viti 1994 e deri tani. Ende vazhdoj tė paguaj detyrimet si tatimpagues edhe pėr ty z. “PRESIDENT-FALAS” i jetimėve, por edhe pėr kolegun tuaj shashkė-artikullushkruesin Rruzhdi Memaga, qė prej 20 vjetėsh jetoni me asistencėn dhe lėmoshat e jetimėve dhe mbuloni kokėn si struci nė rėrė.

Mbase, do tė mė duhej t’i kėrkoja ndjesė lexuesit pėr kohėn qė i mora. Ndoshta edhe pėr ndonjė shprehje qė mė detyruan tė dalė nga etika ime profesionale, por nė fund, po e mbyll sėrish me njė fjalė tė urtė tė popullit qė thotė: “Mos u zhyt nė njė llucė me derrat, se me derrat do tė ngatėrrojnė…”. Ndaj, nuk kam ndėrmend tė zhytem nė kėtė llucė, sepse ngado qė shkoni, kundėrrmoni erėn e keqe tė pisllėkut tuaj social… Shėnim: Ky Koment, ėshtė botuar nė gazetėn “Albania”, dt. 13.11.2008, nė gazetėn “Republika”, dt. 14.11.2008, dhe ne gazetėn “SOT”, dt. 15.11.2008. Zyra e Shtypit Pranė INSTITUTIT KOMBĖTAR TĖ INTEGRIMIT TĖ JETIMĖVE SHQIPTARTĖ.

-- dėrguar nga Esterina Durmishi, zėdhėnėse e IKIJSH

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara