HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rrėfimi pėr Gurėt dhe Pavarėsinė

-- nga Isuf Sherifi

Saktėsisht askush nuk e dinė se kur janė rrokullisur ata gurė qė zurėn vend nė themel dhe majė tė Kullės sė Re.

Disa thonin qė ishin rrokullisur nė ditėn qė kishin filluar prapshtitė mizore tė hordhive "iēe". Disa thonin edhe mė herėt... ndoshta nė kohėrat qė nuk mbahen mend, nė motet kur kronikat e kohės janė gdhendur nė gurė.

Ēdo gjė qė lėviz, ndalet e zė vend dikur!

I tillė ėshtė edhe ky mooommmeeennnt.

Rrėfimi pėr Gurėt dhe Pavarėsinė ėshtė njė PUZLE prej dheu e gjaku, prej fjale e shkėmbi qė i mungojnė pjesė. Ky moment kthen njė pjesėz tė saj.

Ata gurė i kishim nė qafė, i kemi
Ata gurė i kishim nė zemėr, i kemi
Ata gurė i kishim nė shpirt, i kemi
Ata gurė i kishim nė xhepa, i kemi
Ata gurė i kishim nė mbamendje, i kemi
Ata gurė i kishim nė lotėt tanė, i kemi
Ata gurė i kishim skaj gurėve tė kufinjėve, i kemi
Ata gurė i kishim nė barikada, i kemi
Ata gurė i kishim nė istikame, i kemi
Ata gurė i kishim tek kėmbėt e nėpėr duar nė demostrata, i kemi
Ata gurė i kishim nė mexhde me fqinjin...
Gjithkund i kishim ata gurė, i kemi.

I kishim edhe si gurė varri, shenjė pėr tė rėnėt qė megjithėse tė shtrirė horizontalisht, ATA lėviznin sė bashku vertikalisht me gurin. Gurė apo Asteroidė qė, kur binin, shkundnin kafshėt e zeza mbi tokė tė bardhė.

Rrokullisjet do tė vazhdojnė deri nė skupallėn e re tė rinisjes sė re pėr pėrplotėninė e saktė tė rrėfimit pėr Gurėt dhe Pavarėsinė.

Ėshtė njė Oxhak prej guri qė pret me ngulm Oxhakun Binjak. Oxhakė tė tjerė kanė filluar ta ndiejnė se si zė e lėviz gacė e fjetur shekullore e gurit nė bark. Lypin t'i fryejnė gacės. Pėrplotėnia e Kullės ndjell gurėt tjerė fluturues. Dita kur do tė zėnė vendin e tyre bosh, do t`i ngjajė kėtij momenti.

Rrėfimi pėr Gurėt dhe pėr Pavarėsinė nuk mbaronė kurrė. Njė fill i ri i tregimit binjak e pret. Gurėt e tokės sė Yllirisė kanė fuqinė e Asteroidit. Populli i Yllirisė ka pėr Shenja tė veta GURIN dhe DIELLIN. Ecja drejt pėrplotėnisė sė kėtyre shenjave vazhdon.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara