HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ese

Pse? Tė jesh shkrimtar

-- nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Jeton Kelmendi Praktikisht dhe teorikisht, fjala ka fuqinė e natyrės dhe sa do qė koha po e sjellė nė pozita tė ndryshme, kinse moda po e dashka, fjala ėshtė maja mė e lartė nė tė gjitha etapat.
Gjatė ditės mora dhjetė libra; disa mi dhuruan autorėt, disa tė tjera i bleva. Sa po mė vinte nė mendje se kjo puna e shkrimit dita ditės po bėhet, diēka qė i ka dalė "boja" siē thotė populli dhe fundja me letėrsi merren ata qė s'kanė punė tjetėr.
Nė rrugė gati krejt ēka shitet ėshtė psikologjia e suksesit. Shitėsit e thonė me mburrje, kam fituar me libra: vetėm "Si tė bėhesh milioner" i kam shitur aq e kaq mijė ekzemplarė. Kam provuar edhe unė ti lexoj disa nga kėto libra, jo pėr faktin se besoj se pasi ta lexoj librin e tillė do tė bėhem milioner, por hajt sa pėr ta parė se ēka i tėrheq lexuesit tek kjo lloj literature. Siē thotė populli "hajt e mbushma mendjen", por nuk kam gjetur gjė qė mė motivon, madje as pėr ta pėrfunduar njė libėr tė tillė lexuari.

Pėr ndryshe librat me poezi sidomos, por edhe me prozė e gjini tjera letrare, jo se nuk lexohen nga shtresat e qytetarėve, por edhe nga vet shkrimtarėt. Ndoshta kėsaj i ka kontribuar numri i madh i shkruesve, pėr tė mos u thėnė shkrimtarė sepse Alen Migel Roze shkrimtarė Francez e pohon diku nė njė thėnje tė tij; "shkrimtarė nuk mund ti thuhet atij qė nuk e ka njė mesatare shkrimi ose qė nuk tė bėn ta lexosh deri kah fundi shkrimin e tij". Nė ketė kontekst lexuesit tanė jo tė shumtė, pėrditė kanė nė media, nė dorė etj, libra dhe shkrime qė nuk plotėsojnė kriterin qė ka thėnė shkrimtari Roze.
Ēfarė ti bėsh kėsaj pune, ndoshta leximi ėshtė nė krizė, ndoshta edhe shkrimi, por gjithsesi ka edhe kriza tė tjera. E sa i pėrket kėsaj duhet tė na shqetėsoj, por njė herė tjetėr do tė flasim pėr ketė temė.

Frymėmarrje nė shtjellė

Ibrahim Kadriu njė emėr i njohur nė Prishtinė, i cili viteve tė fundit ka fituar ēmime, sė fundi ka botuar njė pėrmbledhje poezish "Frymėmarrje nė shtjellė".
Poezia me tė cilėn nis libri ėshtė " Tė jesh shkrimtar" Mjaftė bukur qe nė fillim ka venė nė spikamė dilemėn pastaj hyn tutje.
Nė ketė tollovi mendimesh, presionesh psikike pėr kohėn, pėr letrat dhe realitetin shqiptar, kjo poezi tė nxjerr nga vetja dhe tė vė pėrball sikur para pasqyre. Ndoshta mund tė jem subjektiv nė ketė ese, por punė e madhe. Fundja shkrues jam edhe vetė dhe nė kohėn kur e lexova sė pari ketė poezi thashė auu, vėrtet e mirė qenka. Tani qė ka disa herė qe kam lexuar them se kjo poezi ėshtė vėrtet poezi e mirė dhe e realizuar artistikisht

Dilema pse tė jesh shkrimtar, ndoshta dilemė deri nė njė masė tė caktuar edhe nė Francė, Belgjikė, Holandė, kėndej ka mė bije tė shoh, ėshtė njė fakt qė ėshtė prezentė, por sidomos tek shqiptarėt si njė popull i vogėl, dilema ėshtė edhe shumė fish mė e madhe dhe pėrmasat e shqetėsimit marrin dimensione mė tė gjera.
Kur tė jesh shkrimtar ke njė botė tėnden. Ėshtė e vėrtet se nė at botė ke ligjet dhe rregullat tua, disiplinėn, treninė, qetėsinė, kriteret dhe gjithė ēka tjetėr sipas mendjes dhe qejfit tėnd. E tėra ka vetėm dy relacione: Nė tė parėn ka shtrirje prej mendjes qė nuk ka kufij tė caktuar, vazhdon deri tė shkrimi dhe letra si proces final. Kushti Ibrahim Kadriu nė mėnyrė tepėr artistike pikturon botėn artistike "kur tė jesh shkrimtar" nė poezinė e tij. Mirėpo nė ketė poezi poeti ka hyra me qetėsi dhe maturi nė pjesėn e dyte, d.m.th ka marrė konceptin e shkrimit, kurė tė jesh shkrimtar.

Ndėrkaq nė relacionin e dytė gjėrat shihen ndryshe ndryshe, pavarėsisht pikave qė nuk lėvizin. Ky rrafsh kap lexuesin si njė koncept tė ngushtė, ėshtė bėrė pėr tė, krejt ēka ėshtė shkruar. Si e tillė figurativishtė, "figura" e shkrimtarit ėshtė pėrshkruar bukur nė poezi, duke vėnė nė spikamė ndikimin dhe botėn qė krijon shkrimtari me shkrimin dhe letrėn.
Nėse mund tė thuhet se je shkrimtarė nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės, atėherė je vėnė para njė sprove-mjeshtėrie. Ibrahim Kadriu e thotė se "nuk del birė nėne tė jetė mė i pushtetshėm se ai qė i mbanė nė rresht ndjesitė e tė gjitha rrafsheve", kėshtu ai konsideron shkrimtarin mė mjeshtrin, mė tė fuqishmin dhe mė tė madhin, duke tėrhequr vėmendjen se, as qeveri as s'ka kush qė mund tė futet aty. Me njė fjalė shkrimtari ėshtė super pushtet mbi rreshtat, fjalėt dhe temat qe vė nė letėr.
Nėse nuk ka ndonjė motiv tjetėr nė ketė vorbull, pushteti mbi veprėn e vet duhet ti mjaftoj shkrimtarit. Kėsi soji mendoj unė, Ibrahim Kadriu e ka realizuar temėn dhe nuancat qė e bėjnė njeriun "tė jesh shkrimtar".

Shumėsia tematike dhe frazat popullore, tė zbėrthyera nė poezitė e Kadriut, janė karakteristikat e librit. Qė nga titulli "Frymėmarrje nė shtjella" dhe nė shumicėn e poezive, vėrehet njė pejsazh ngjyrimesh ideore dhe fushave tematike qė Kadriu i realizon me kujdes.
Si e tillė poezia e Kadriut, ėshtė shkruar edhe me njė dozė drame, ku interesant vėrehet njė lojė qė pa u ngarkuar nga fjalet e tepėrta dhe pa u tepruar nė forma karakteresh, tė jep kėnaqėsinė e leximit. Poezia "Bukurisė nė gjumė ja kam drojėn" ėshtė e tillė. Nė ketė realizim artistik poeti sikur zhvillon njė monolog. Aty vihen: pasiguria, dyshimi, frika dhe guximi i komunikimit me botėn e jashtme, qe nė ketė rast kadriu ka krijuar njė rol tė fuqishėm mund tė them edhe dramatik.
Pėr nga mėnyra e qasjes ndaj temave libri i Ibrahim Kadriut, ka ide dhe maturi nė fushat qė i ka rrethuar me reshta e fjalė. Thėnė mė shkurt ai ja ka dal ta materializoj idenė dhe qetėsinė ideore. E tash poet i frymėmarrjes, tung nga oda jote e fjalės, aty morėm pak qetėsi dhe me fjalėn po shohim si ėshtė tė jesh poet.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara