HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ironike

Me Ahtisarin Inxhinier dhe Thaēin mjeshtėr, shih ēfarė shtėpie ndėrtuam Kosovėn

-- nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Jeton Kelmendi Mbi truallin e vjetėr tė Dardanisė dhe nė kullėn e moēme, sot me plotė gojėn mund tė themi se kemi shtėpi. Kemi dėgjuar njė thėnie tė popullit, "mbi truallin e vjetėr ėshtė mė lehtė tė ndėrtosh", kjo mbase ka edhe logjik pėr ēdo njeri qė sado pak ėshtė nė gjendje tė mendoj, por se di se ēka na ndodhi ne, disi na u morėn mėndėt, ndėrtuam shtėpi ta tradita.
Njerėzit e kėsaj shtėpie kanė tė drejt tė jenė gjysmė tė gėzuar, sepse tė gėzuar e kanė pak mė vėshtirė, kur e mendojnė se asgjė nuk mbetur trashėgim, por ėshtė e re dhe nuk pėrmbush realitetin. Njerėzit janė ata qė edhe ndryshimet mė tė panatyrshme i bėjnė. Sidomos kur ke mjeshtėr tė mirė e tani edhe inxhinier, pėr ta pasur ndėrtimin me leje. Shtėpia jonė KOSOVĖ, falė njė inxhinieri nga Finlanda, njė mjeshtri nga Broja dhe dy kryepunėtorėve, njėri nga Krashtica dhe tjetri nga Negrovci, gjegjėsisht Llapi e Drenica nga sot ka lejen e ndėrtimit dhe nuk druajnė njerėzia se do tė ketė probleme me lejen e ndėrtimit. Me rėndėsi ėshtė se shtėpia ka leje nga urbanizmi ose thėnė ndryshe nga Evropa, kurse qysh do tė jetė identiteti ynė nuk qon peshė kjo, prandaj mos u mėrzitni, mundet tė thotė kryemjeshtri.

Shteti ynė ėshtė i pėrbėrė prej gjashtė minoriteteve tė barabarta, qė do tė jetojmė si vėllezėr, "vėllazėrim bashkim". E kemi flamurin me yllin e secilit vėlla dhe kėshtu gjithēka kemi ndėrtuar te re, derisa koha pėr Evropėn dhe botėn ėshtė nė vitin 2008, Kosova ėshtė nė vitin zero. Ejani vėllezėr tė gjithė sė bashku tė nisemi drejtė Evropės. Ke ēka ke deri dje, qiteni pas harrimit. Madje kjo dėshmon se edhe tė vjetrit tanė nuk kanė ekzistuar, thjeshtė gjithēka kėtu po nis. Ne jemi "mė Papė se Papa". Jemi mė evropian se Evropa, ketė mos e besoftė kush, shikoje Flamurin e Kosovės, veē ta dinė edhe Evropa e Bashkuar se asnjė nga shtetet e Kontinentit nuk e ka flamurin kėshtu, as tė ngjashėm, kaq evropian. Pra me dashtė, Hashimi mundet me u thėnė ndėrkombėtarėve, se Kosova veē ėshtė njė mini "Evropė e Bashkuar" edhepse shqiptaret janė mbi nėntėdhjetė pėrqind, ēka ka lidhje kjo, jemi tė barabartė me minoritetet, qoftė edhe ato qė nuk kanė as njė pėrqind.

Na mbyti demokracia
Fundja pse tu kallxohet popullit pėrpara pavarėsisė se ēfarė flamuri do tė kenė, ketė e bėn Thaēi, mjeshtri i kėsaj shtėpie, pa i harruar edhe kryepunėtorėt Fatmirin e Jakupin, e besa edhe argatėt e tyre qeveritar e parlamentar.
Inxhinieri, si inxhinier qė punon larg shtėpisė sė vet, pa ju bėrė fort dertht se ēka po benė, s' kemi ēka tė themi pėr tė. Ahtisarit, po tė ekzistonte ndonjė ēmim pėr shembull si ēmimi Nobel, pėr projekte tė dėshtuara, tė cilat dėshtojnė edhe teorikisht edhe praktikisht, madje edhe refuzohet projekti i tij dhe prapė vihet nė zbatim, pėr ketė do tė duhet pse jo njė ēmim NOBEL pėr fantazi. Sido qe tė jetė ky ėshtė i huaj dhe nuk kemi as fort arsye ti hidhėrohemi.

Ēka tu bėjmė "tonėve"
Po thonė se jemi bėrė shtet, do gjysmėpolitikan po kacavirren nėn hijen e pavarėsisė qė akoma po freskohet nder lisin e Rezolutės 1244 te Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.
Pas deklaratės, Hashimi - mjeshtri, Fatmiri dhe Jakupi - kryepunėtoret me argatėt tjerė tė tyre qeveritar, shkuan nė Prekaz nė kullėn e familjes sė Komandantit Legjendar Adem Jashari. Fatmiri kishte zėnė vangė, t' ja dorėzoj familjes Jashari dekoratėn qė disa vite mė parė ish- Presidenti Ibrahim Rugova e kishte dekoruar Adem Jasharin. Nė televizionin e Kosovės, nuk u pa ceremonia e dorėzimit, por u tha nga gazetari. Nė rregull ndoshta e ka at domethėnien e vet se dekorata duhej dorėzuar pas pavarėsisė...

Hashimi, ky burrė gjysmėshteti, u pa pak mė shumė nė "Televizionin Publik". Duke qeshur, bėnė vetėn ndryshe, d.m.th. ndonėse kurrė nuk shihej duke qeshur, nga zgjedhjet e fundit, ku doli gjysmėfitimtar, kurrė se ndalė buzėqeshjen, tash bile me shtet. Hallall i koftė, nxori flamurin multietnik dhe ja dha Rifat Jasharit duke u qeshur. Mirė, ja dha flamurin dhe e nderoj, kėshtu edhe moti nderoheshin ata qė kishin merita pėr komb e atdhe, por kur ja nisi me fol e prishi edhe mė shumė. Pėr ketė flamur a derdh gjak deklaroj para mediave ne oden e Jasharajve Hashim Thaēi, nuk i besova mjeshtrit ta them tė vėrtetėn, me siguri edhe shumė kushi si besoj, pėr tė mos thėnė edhe ndonjė gjė tjetėr, por ai e tha. Mendova me vete, ēka do tė mundi ti thoshte Adem Jashari, Thaēit pėr ketė flamur, sikur tė ishte gjallė ai dhe ti epej atij. Deri nė ditėn e pavarėsisė edhe Thaēi e kishte fjalėn pėr flamurin e Shqipėrisė, mirėpo tani duket se ka hy nė Hėnė tė re.

Ky nuk mundet tė jetė flamuri ynė. Kėshtu mund tu pėrgjigjej Adem Jashari Hashimave e Fatmirave e Jakupave. T'ju thoshte edhe ndonjė fjalė mė tė rėnd, poashtu do tė kishte qenė e mundur, nėse nuk do ti vinte keq tua thotė nė oden e tij, por ē'ėshtė e vėrtita ma thotė mendja se nuk do tė skuqej prej tyre, kur dihet se pėr atdhe, Ai bėnte ēdo gjė.
Me shkoj mendja, sikur mjeshtri dhe stafi i tij tė takoheshin me Isa Boletinin, ēka do tu jepte Isa...
Sikur tė takoheshin me Faik Konicėn, a do t'ju thoshte ju t' pahair. Mendova sikur tė takoheshin me sa njeriun qė derdhi gjak dhe dije e djersė, pėr tokėn e Dardanisė, si do tė kalonin nė ato takime kėta Una. Kur u lodha sė menduari, erdha nė pėrfundim se po takoheshin me zanėn e Gjergj Fishtės, do t'i nemte dhe do t'u thoshte -jeni qyqe-.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara