HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kadare: Pėlqej feminilitetin, jo femrat aktiviste

-- nga Mimoza Ēika-Kelmendi, gusht 2008

Pas njė serie tė intervistave politike, shkrimtari Ismail Kadare ka biseduar me Mimoza Cika-Kelmendi, gazetare e DW Bon, pėr temat qė bėjnė pjesė nė interesimet dhe vokacionin e tij primar. Shkrimtari iu ėshtė pėrgjigjur pyetjeve se ē’ėshtė letėrsia, a ėshtė shkrimtari tiran pėr familjen e tij, ēfarė roli duhet tė ketė populli dhe lexuesi nė krijimtari, cila ėshtė lidhja mes dashurisė dhe letėrsisė, a e ka neglizhuar Kadareja nė romanet e tij femrėn, a ka frikė dhe ēfarė kuptimi ka pėr Kadarenė vdekja.

Ismail Kadare Zoti Kadare, mė ka bėrė pėrshtypje krahasimi i bashkėshortes suaj, zonjės Elena, nė njė media shqiptare, se ju dukeshit shpesh nga puna qė bėni, si tiranik. Pra, sipas saj tė jesh bashkėshorte e njė shkrimtari nuk ėshtė e lehtė. Jeni vėrtet i tillė, pra i vėshtirė si tip, si natyrė dhe nėse po, pse?
Nuk e di, nėse gruaja ime thotė ashtu, atėherė ashtu jam. Pėr shkrimtarėt, pėr artistėt, pėr shkencėtarėt, thuhet zakonisht ashtu sikurse thotė ime shoqe. Puna e vetmuar tė jep pėrshtypjen, ndjesinė qė i jep njė kolorit tė tillė jetės sė shkrimtarit: Njė njeri qė nuk ka nevojė tė konsultohet, tė marrė kėshilla. Krijimtaria ėshtė puna mė e vetmuar nė botė, krijimtaria letrare ėshtė e tillė. Shkrimtari nuk kėshillohet me askėnd dhe nuk ka nevojė. Mė parė ishte tė mėsojmė nga populli. Tė shkojė shkrimtari tė pyesė nė popull, tė mbledhė ca punėtorė dhe tė flasė me ata, qė tė bėnte subjektin e njė romani. Kėshtu ka qenė dikur. Tė marrė disa mendime nga punėtorėt. Dhe unė e kam thėnė edhe mė parė, pika shkrimtarit qė katandiset tė mėsojė nga populli. Tek ne ka po ashtu, edhe njė abuzim me fjalėn popull. Populli ėshtė ai qė ėshtė, e dimė dhe e nderojmė tė gjithė. Por harrojmė qė nga populli dalin gjithė tė mirat dhe nga populli dalin edhe tė kėqijat. Dhe ne kujtojmė se populli pjell vetėm tė mirat, por tė kėqijat janė pjesė e tij po ashtu, nga dalin ato, nga qielli. Populli ka jetėn e vet qė lidhet me jetėn tonė. Populli nuk ka punė me letėrsinė, tė japė ndihma pėr letėrsinė. Populli mund tė japė mendime nėse i pėlqen ose jo. Ėshtė lexues, nuk ka tė drejtė tė ndėrhyjė nė punėt profesionale tė shkrimtarit, tė muzikantit, piktorit. Nuk ka tė drejtė askush. Unė jam shkrimtar dhe nuk mund tė ndėrhyj tek muzikanti, sepse ai ėshtė sferė tjetėr. Po ashtu muzikanti nuk ka tė drejtė tė ndėrhyjė tek shkrimtari, apo ky i fundit tek piktori.

Por sa egoist ėshtė shkrimtari qė pėr hir tė krijimtarisė mbetet shumė larg familjes? Dhe harrove tė na sqarosh nėse je tiranik apo jo?
Shkrimtari shpesh mund t’i tregojė bashkėshortes, ose tė konsultohet pėr veprėn e vet pėr kėnaqėsinė e tij, sikurse ēdo njeri ka nevojė t’i tregojė pėr krijimtarinė e vet. Dhe ajo ka fatin ndonjėherė tė dėgjojė e para ēfarė thuhet nė vepėr. Por po ashtu asaj dhe shumė tė tjerėve mund t’i krijohet ideja qė vetė vetmia e punės krijon idenė e tiranisė. Por ēfarė janė tiranėt? Tiranėt janė karikaturė e njė krijuesi artistik si tė thuash, qoftė nė muzikė, qoftė nė letėrsi apo nė filozofi. Ai quhet tiran, ngjan me kėta, por ėshtė karikaturė e tyre, nė vetminė e tij qė ai sundon si tiran, sundon i vetmuar. Ndėrsa shkrimtari e ka tė natyrshme tė punojė i vetmuar. Kėshtu e do profesioni i tij. Puna letrare ėshtė krijuese dhe ēdo krijimtari letrare ėshtė e vetmuar, ėshtė tėrėsisht individuale. Puna e njė drejtuesi shteti ėshtė e kundėrta. Ėshtė institucionale, nuk ka asnjė tė drejtė, ėshtė e zgjedhur me votė. Prandaj ai kur fillon e shkel, do tė bėjė si shkrimtari, si muzikanti dhe ai bėhet njė tiran. Nė fakt tirani i vėrtetė ėshtė ky, krijuesi, pra njė tiran si tė thuash pozitiv. Kurse ai tjetri imiton, bėhet njė karikaturė, shkel ligjet gjersa pėrfundon qė t’ia zvarrisin statujėn nė rrugė. Dhe e kam thėnė edhe diku qė t’i zvarritet statuja ndonjė shkrimtari nuk ėshtė dėgjuar kurrė apo t’i pėrmbyset statuja njė shkrimtari nė botė? Unė s’kam dėgjuar kurrė. Kurse tiranėt i heqin zvarrė sot.

Nė librin dialog me Alen Bosken, ju e quani dashurinė njė shemėr tė rrezikshme tė krijimit. Sigurisht ju flisni nė raportin mes krijimtarisė dhe dashurisė. Shpesh herė shkrimtarit i duhet tė prishė shumė gjėra tė shtrenjta pėr hir tė artit, sipas jush. Pra tė shkatėrrojė edhe njė histori dashurie. Ka ndodhur vėrtet kjo zoti Kadare?
Kjo ėshtė keqkuptuar, mendoj unė. Unė kam thėnė njė gjė: Nė mėnyrė intime jam pyetur cilat janė fazat qė shkrimtari ėshtė mė i suksesshėm nė tė shkruar dhe faza kur ai ėshtė mė i papėrshtatshėm. Dhe kam thėnė njė gjė qė mund tė jetė personale. Shkrimtari nuk duhet tė shkruajė, qoftė kur ėshtė fatkeq, qoftė kur ėshtė tepėr i lumtur. Pse tė dyja tė bėjnė mendjelehtė. Duhet tė kalojė ajo fazė. Kam bėrė humor dhe kam thėnė qė kur bie nė dashuri ti mund tė shkruash dhe tė kujtosh se po bėn gjėra tė thella, por ti bėn gjėra mendjelehta. Shkrimtari duhet tė ketė njė klimė, ku pasioni tė ketė kaluar, ta kujtoj atė dhe kjo ėshtė shumė e dobishme, por assesi kur ėshtė nė atė fazė kur flasim pėr dashurinė, pėr vrullin e parė. Si tė thuash, njeriu bėhet mendjelehtė, ndoshta disave ju duket sikur bėhen shumė tė menēur. Unė vetė kam bėrė njėherė njė rrėfim tepėr intim pėr kėtė gjė dhe jam i bindur se kėshtu ėshtė. Por nuk jam pėr atė qė tė shkatėrroj njė dashuri, kurrsesi. Letėrsia do tė kishte lindur e gjitha mbi krimin. Nuk ėshtė e vėrtetė fare, fare.

Megjithatė nė veprat tuaj sikur mungon dashuria e zjarrtė, ajo erotike. Pra, ka mė pak intimitet, ka mė pak ndjenjė dhe mė tepėr brishtėsi: Thjesht mungojnė femrat. Ka tė bėjė kjo me temat qė zgjidhni, apo me tipin tuaj, pra i keni ndjenjat mė tė kursyera?
Jo, kjo s’ka lidhje fare me natyrėn time, apo me tipin dhe ndjenjat e mia. Letėrsia prandaj ėshtė paradoksale. Njerėz qė kanė pasur arsye tė trishtueshme, sepse iu ka munguar dashuria, shkruajnė shumė pėr dashurinė. Por qėllon edhe e kundėrta. Nuk ka ligje pėr kėtė gjė. Zakonisht kjo s’tregon asgjė. Qė nuk e pėrmend shpesh dashurinė, kjo nuk do tė thotė gjė. Pėrkundrazi, qė mund ta pėrmendėsh vetėm atė, kjo do tė thotė se ka munguar. Edhe kjo s’mund tė jetė qind pėr qind e vėrtetė. Por qėllon qė ėshtė kėshtu. Prandaj nuk matet kurrė. Diēka qė mungon ose qė ėshtė e tepėrt nė vepėr, nga ajo ēka ėshtė nė tė vėrtetė nė jetė. Mė kritikoni se mungon elementi femėr nė veprat e mia. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Kam personazhe femra shumė. Kam rreth 150 nė letėrsi. Kam shumė mė duket. Mėnyra e tė shkruarit tim ėshtė e tillė qė unė jam i prirur nga tablo shpesh tė ashpra, epike, qė vetvetiu gratė janė mė tė pakta. Unė nuk kam pasur njė mizogjeni, qė tė kem bezdi ndaj grave, kjo s’ėshtė e vėrtetė.

Meqė jemi tek femrat, zoti Kadare, a besoni ju nė dashurinė e madhe apo nė njė dashuri tė pėrhershme?
Unė mendoj qė po. Gjithmonė ekziston, pavarėsisht se njerėzit pėr t’u hequr modernė thonė qė ne tani dashurojmė ndryshe. Ato janė pėr mua vetėm poza qė marrin njerėzit. Tė vuash nga dashuria, ta pėrjetosh nė mėnyrė dramatike tregon qė je njeri superior. Por pėr fat tė keq sot, gjoja “njerėzit e fortė” janė ata qė s’preken nga dashuria. Tė mburresh qė nuk mė prek dashuria, do tė thotė tė mburresh qė je njeri i varfėr. Do tė thotė qė s’ke njohur njeri tė pėrshtatshėm, ke njohur burra kot, ke njohur gra kot. Qė tė dyja palėt janė tė paaftė qė tė provojnė kėtė ndjenjė. Dashuria ėshtė e nevojshme, absolutisht nė ēdo kohė dhe ėshtė e pranishme nė ēdo kohė. Dashuria ėshtė kudo, nuk zhduket nga jeta njerėzore, pavarėsisht nga modifikimet qė mund tė duket sikur ajo ka pėsuar. Dashuria nė fakt mbetet ashtu siē ka qenė.

Ju ēfarė vlerėsoni tek njė femėr dhe ēfarė ju duket interesant tek ajo, zoti Kadare?
Mua mė pėlqen feminiliteti, atė e vlerėsoj shumė. Tani ėshtė ngatėrruar shumė shija pėr femrėn. Disa i duan femrat me personalitet tė fortė ose femra aktiviste. Femra mund t’i ketė tė gjitha kėto sikurse edhe burri, e zonja, e talentuar, aktiviste, etj., por nė radhė tė parė natyra e ka bėrė qė femra tė mbetet femėr nė tė gjitha kushtet e tjera. Ajo mund tė jetė femėr, mund tė drejtojė njė shtet dhe tė jetė pėrsėri femėr, thjesht tė jetė e dashuruar dhe pėrsėri tė mbetet po femėr. Nuk ėshtė ndonjė kusht meqė ajo loz njė rol nė jetė, ose meqė ne e ēmojmė shumė mė tepėr, prandaj duhet tė fillojė tė ndryshojė natyrėn e saj dhe tė bėhet pakėz mashkull. Ky ėshtė njė budallallėk. Ajo mund tė jetė pranė tė gjitha niveleve tė jetės nė tė gjitha vlerėsimet e jetės, por ajo duhet tė mbetet femėr pėrsėri. Dhe po humbi feminilitetin mė duket se nuk i vlejnė shumė ato tjerat qė ka fituar. Ėshtė mėkat i madh, qė ajo ta kėmbejė atė me diēka tjetėr. Ėshtė gjynah, siē thotė populli.

A urreni zoti Kadare?
Nuk e di. Ēfarė quhet urrejtje nė kėtė rast? Si ēdo njeri, unė mund tė zemėrohem, mund tė kem gjėra qė nuk i fal. Ka gjėra qė i fal, por ka disa gjėra qė nuk falen nė jetė. Kjo nuk ėshtė urrejtje. Kjo ėshtė tjetėr gjė. Kur kapėrcehen disa limite nė jetėn njerėzore, pra kur kapėrcehen disa kufij, nuk jam njė i krishterė i mirė.

Ju jeni penduar pėr diēka nė jetė?
Jeta ka plot raste pendimi. Pra, njė gjė e tillė ėshtė e pranishme nė jetėn njerėzore, ėshtė normale. Nuk ka njeri nė botė qė nuk ėshtė penduar, qė t’i rikthehet njė gjėje qė dikur nuk e ka bėrė mirė. Por unė mendoj se nuk ia vlen tė merresh me njė gjė tė tillė. Kėshtu ėshtė jeta njerėzore. Tė thuash qė s’jam penduar pėr asgjė do tė thotė qė ti s’ke jetuar. Tė thuash qė je penduar duhet vėrtet qė tė jesh penduar pėr diēka. Unė kam kryer gjėnė themelore nė jetėn time. Kam mbetur shkrimtar, kur atėherė ishte shumė vėshtirė tė ishe shkrimtar, nė periudhėn mė tė zezė pėr letėrsinė dhe kėshtu qė tek mua s’ka vend fjala pendim pėr asgjė. Unė kam kryer gjėnė themelore qė kam dashur nė jetėn time, e kam realizuar atė.

Zoti Kadare, a keni menduar ndonjėherė pėr vdekjen, ai i trembeni asaj?
Jo dhe aq..., jo. Njė krijues, zakonisht normal, ėshtė tė mos i trembet vdekjes, sepse vepra e mėson tė mėsohet me vdekjen. Vetė krijimi e mėson qė tė mėsohet me atė. Ai shkruan pėr kohėn qė ėshtė gjallė do ose s’do. Ai shkruan edhe pėr kohėn qė nuk do tė jetė. Do ose s’do. Vetė mjeshtėria e letėrsisė ėshtė e tillė. Letėrsia e mirė jeton, jeton gjatė. Po tė jetė shkrimtari i mirė do tė vazhdojė disa dhjetėra vjet mė vonė. Po tė jetė shkrimtar shumė i mirė do tė vazhdojė akoma mė tepėr. Dhe po tė jetė i jashtėzakonshėm mund tė vazhdojė edhe me shekuj. Nė ndėrgjegjen e ēdo shkrimtari kjo ėshtė e depozituar. Ekziston nė mėnyrė instiktive, siē janė tė gjitha ndjesitė e tjera, prandaj ai mėsohet me kėtė gjė, qė ai do tė jetė i pranishėm nė disa kohė. Pra ē’janė kėto kohė? Ėshtė vdekja.

Gusht 2008-Paris, DW-Bon

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara