HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


8 vjet nga Udhėtimi i Shpresės drejt Evropės

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova “Unė e admiroj Zojėn e Shkodrės. Ajo ka qenė Zoja e parė mėrgimtare prej 15 prillit tė vjetit 1467, qė shėnon persekucionin nė Shqipni. Nuk ka njeri nė botė, qė nuk i ka ra nė gjuj Zojės sė Shkodrės, madje edhe papėt e Romės. Ajo mė ka ndihmue mue nė udhėn e vėshtirė tė Fjalės sė Krishtit. Prandaj ia vuna emnin Kishės sė re “Zoja e Shkodrės”. Ajo asht Nana e Shėlbuesit tonė Jezu Krisht. Ajo fle nė zemrėn time, ndėrsa Nana Tereze edhe kjo mėrgimtare asht Nana e Madhe e tė mjeruemve tė botės. Veprėn e Saj nė drejtėsi e nevoj pėr Shqipni nuk e ka ba kurrė deri sot asnji njeri, as tė gjithė shqiptarėt sėbashku…”

Imzot Dr. Zef Oroshi, New York

Edhe autorėt amerikanė, nė studimet dhe pėrfundimet analitike, duke analizuar eksplorimin e substratit e pėrhapjes sė Krishtėrimit nėpėr botė (institucion mė me prestigj dhe autoritet nė botė, qė i ka rrėnjėt 2005 vjet mė parė nė kufi tė dy epokave), ripohojnė vėrtetėsinė e faktit biblik, se feja e re e Krishtit depėrtoi nė Iliri, qė nė shekullin e parė tė pėrhapjes sė Tij. Ajo u bė tėrėsia e fakteve dhe ngjarjeve qė karakterizuan jetėn e gjithė njerėzimit…
Historiani shquar i Mesjetės sė Ballkanit, albanologu kroat Dr. Milan Shuflaj (1879 - 1931), nė veprėn: Serbėt dhe shqiptarėt (1926), ėshtė shprehur se: “Fillimi i Krishtėrimit ndėr kėto vise (Iliri) bėn pjesė nė historinė e shekullit tė parė tė kėtij besimi” (Shuflaj, f. 12). Historia e krishtėrimit ndėr shqiptarė, ėshtė e hershme. Apostulli Shėn Pal (Paulus), si kėmbėsor i pėrmendur, bėn tė ditur, se nė vitin 65 dimėroi nė trojet e Shqipėrisė sė sotme, nė Prevezė e Nikopol (ku do tė dalė mė vonė nė Nikopol (Preveza e Vjetėr) njė dėshmor feje me emrin Papa Eleuterin (182 – 193), duke predikuar krishtėrimin: “Kėshtu, qysh prej Jerusalemit e pėrqark nė Iliri e kam pėrhapur Ungjillin e Krishtit” (Rom. XV, 19), “Athenis non diu commaratus sedem fixit corinthi, qua in urbe florentissimam ecclesian fundavit. Turba a Indacis excitateae cum permovisse.” (Rom. XV, 19), Cornely, Intred. Compend. in S. Scripturas, pag. 453).

Ai kaloi 5 etapa kryesore nė Shqipėri: etapa I, prej viteve tė para apostolike (shek. I) deri nė vitin 731 mbas Krishtit; etapa II, prej 731 deri nė fillim tė shek. XI; etapa III, shek. XI – 1767; etapa IV, 1767 – 1937; etapa V, 1937- sot… Jo histori e gjatė, por njė sintezė e krishtėrimit, ėshtė mirė tė thuhet esencialisht shkurt e sakt. Telegrafikisht, duhet thėnė, se krishtėrimi nė Shqipėri kishte tre karakteristika themelore. E para, ishte njė krishtėrim perėndimor, bazuar nė latinicitet; e dyta, ishte njė krishtėrim lindor ortodoks bazuar nė greqizicitetin bizantin; e treta, ishte njė krishtėrizėm, qė u pėrpoq pėr njė kohė tė kthehet nė krishtėrizėm unik, bashkues i Kishės Perėndimore me Kishėn Lindore. Nė periudha tė caktuara kohore ndėr shekuj, krishtėrimi u pėrputh nė mėnyrė tė plotė me forcėn e karakterit dhe humanizmin tė njė populli tė vogėl, tė lashtė dhe fisnik.

Nė kėtė mėnyrė, burimet e hershme historike pėrputhen tėrėsisht me deshmitė biblike, si p.sh., dėshmia e shkrimtarit pagan Plinit tė Ri (111 - 113 mbas Krishtit), dhe mbas vijnė shkrimtarėt e krishterė asokohe, si Tortuliani (200 – 206 mbas Kr.), duke u pasuruar nga shumė autorė tė tjerė.
Kjo ėshtė verejtur edhe kėtu (ShBA), kur Kryepeshkopi i Kishės Orthodokse Autoqefale Hirėsia e Tij Fan Stilian Noli e kleriku katolik Imzot Dr. Jozef Oroshi nė Boston e New York, janė pėrpjekur disa herė tė bėjnė takime ndėrfetare (ekumenike), pėr tė ngushtuar dallimet e krijuara (pas shkizmės nė vitin 1054) dhe rilindur premisa afrimi, mdis Kishės Perėndimore e Kishės Lindore ndėr shqiptarė nė emigracion…

Kėsisoj kemi tė bėjmė me probleme doktrinare teologjike, por qė kanė ndikuar nė historinė nacionale shqiptare. Nė rastin konkret, qytetėrimi shqiptar ėshtė njė fragment, pjesė e spirales historike tė qytetėrimit botėror. Nė kėtė vėshtrim, mendoj se krishtėrimi nė vetvete merr prej pasurisė tradicionale tė fesė sė Krishtit epėrsinė e zakonit tė vet juridik, dhe pasurinė e parimeve dalluese e gjallėruese tė qytetėrimit tė vet.
Ky nuk ėshtė njė kufizim etnik, sesa njė lloj pėrcaktimi shkencor i domosdoshėm, ku, e pjesshmja shpiegon pėrherė tė pėrgjithshmen, e veēanta universalen. Atdheu ynė, ėshtė njė ndėr vendet me krishtėrim gjenetik, sintezė e njė fermetimi tė brendshėm historik, aq sa i menēuri i lartė Shuflaj, ka thėnė, se dy qendra ilire, Salona (Dalmaci) e Durrėsi, janė djepe tė krishtėrimit nga mė tė vjetrit nė Evropė. Kujtojmė Shėn Albanin nga Iliria, i cili, nė vitin 286 nė hapėsirėn gjermane kishte pėrhapur kristianizmin, e Kisha gjermane e kishte shpallur tė Shenjtė…

Megjithatė ėshtė e nevojshme tė bėhet dallimi midis krishtėrimit nė Shqipėri dhe Krishtėrimit mes shqiptarėsh (sikurse duhet dalluar historia e Shqipėrisė dhe historia e shqiptarėve), duke interpretuar me objektivitet saktė dhe drejtė historinė e krishtėrimit dhe se jo gjithēka i pėrket shekujve tė kaluar i duhet venė identiteti shqiptar, ē’ka do ta dėmtojė shumė seriozitetin e shkencės shqiptare.
Ungjillin e predikuan nė Iliri martirėt e fesė, midis tė cilėve kishte ilirė dhe tė huaj. Gjatė kohės sė pėrndjekjeve tė Perandorit romak Trojan (sundoi viti 98 para Krishtit 117 mbas Kr.), shumė tė krishterė u arratisėn nė Iliri, pėr t’i shpėtuar pėrndjekjeve nė Itali. Feja e Krishtit u pėrhap nga: Apostulli Shėn Pali, Apostulli Shėn Qesari, Apostulli Shėn Ndre (Andrea), Peshkopi i Durrėsit Shėn Asti (Astius), Shėn Lefteri (me prejardhje nga Roma dhe u bė Peshkop i Mesines dhe i Ilirisė nė moshėn 20 vjeēare. Ai ka jetuar nė Vlorė), Shėn Therini (Therinus), Shėn Isavri, Shėn Trifoni (shek. III nga Sheqishtja), Shėn Donati (Donat) episkopi i Evoresė ose Eurias (nga qyteti Paramithisė nė Ēamėri, fjeti nė vitin 387), Shėn Joan Vladimiri (shek. XI), Oshėnar Nifoni (shek. XV, nga Lukova), Oshėnar Nikita shqiptari (shek. XIX), Martiri Kristo Kopshtari (shek. XVIII) Shėn Nikodhimi i Beratit (shek. XVIII), Shėn Kozmai (shek. XVIII) etj.

Merita e madhe e krishtėrimit ndėr shqiptarė, ėshtė ndėr tė tjera tek ndihma e madhe qė ka dhėnė nė lėmin e gjuhės shqipe, historisė, kulturės, artit, etj., zhvillimin e muzikės dhe tė kulturės muzikore, vepra tė karakterit teologjik, por edhe studimor kritik.
Pesė papė nė Selinė e Shenjtė nė Vatikan (Shėn Piu (Pius) I (140 – 155), Shėn Lefteri (Eleutherus) (175 – 189), Shėn Caius (Kaji) (283 – 296), Gjoni (Johannes) IV (640 – 642), Sisti V (Pareti) (1585 – 1590), Klementi XI (1700 – 1721), Klementi XII (1730 – 1740)), kanė qenė me origjinė ilire, sikurse edhe disa patriark tė mėdhenj (Atenagora I (1886 – 1972)), qė respektivisht nė tė dy kishat Perėndimore e Lindore, kanė dhėnė traktate teologjike tė nivelit evropian, si dhe njė radhė studimesh pėr muzikėn parakristiane, sikurse mė vonė kontribuan nė krijimin e perlave pėr muzikėn gregoriane e bizantine… Shqiptarėt katolikė, janė pėrpjekur pėr shekuj me radhė tė sjellin nė Shqipėri frymėn civilizuese tė Evropės, mendjet e ndritura tė kontinentit, arritjet e pakrahasueshme nė fushėn e mendimit njerėzor, krijimtarisė letrare artistike, shkencės e teknologjisė, organizimit politik tė shtetit modern, qė siguron zhvillimin e pėrparimin e njeriut tė lirė.

Vlera qenėsore mė e rėndėsishme, qė kemi trashėguar ne shqiptarėt ėshtė gjuha shqipe. Njė nacion i ndarė politikisht, gjeografikisht e fetarisht, ka ruajtur tė paprekur pasurinė e pėrbashkėt tė gjuhės shqipe. “Ky visar i paēmueshėm u ruajt nga klerikėt katolikė me edukim perėndimor. Kurteti Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani, katėr apostujt e shqipes sė shkruar, ka dalė nga gjiri i shqiptarėve katolikė, nga kleri katolik qė me Formulėn e Pagėzimit nxori nė dritė shkrimin shqip, e mbajti tė gjallė dhe e kultivoi atė deri nė ditėt e Pavarėsisė mė 1912… Ishte e natyrshme qė dy figurat mė tė shquara tė historisė sonė, Skėnderbeu, kalorės i krishtėrimit perėndimor dhe Nėnė Tereza, mishėrimi i idealeve tė krishtera, Shenjtorja e ardhshme, tė dalin nga gjiri i Kishės Katolike, sepse atje kanė marrė ata frymėzimin dhe kanė gjetur mbėshtetjen pėr punėn e tyre nė fushėn e heroizmit ushtarak dhe shenjtėrisė…

Nė kėtė orientim dhe marshim qė jemi angazhuar sot, shqiptarėt katolikė janė seksioni mė perėndimor i shoqėrisė shqiptare pėr hir tė traditės sė tyre dymijėvjeēare, besnikėrisė sė tyre ndaj kėsaj tradite, si dhe pėrpjekjeve e sakrificave tė bera pėr ruajtjen e kėsaj tradite. Shqiptarėt katolikė mbetėn pararoja e hyrjes shqiptare nė Evropė…”, vlerėson Prof. Sami Repishti, ish i burgosuri politik (1946 – 1956) nė Shqipėri dhe aktivist pėr tė Drejtat e Njeriut nė New York. (Prof. Sami Repishti, “Krishtėrimi - pararojė e hyrjes shqiptare nė Evropė”, revista “Drita”, #2 - 3 (149 – 150), Viti I (XXIII), Ferizaj - Kosovė) Selia e Shenjtė nė Vatikan dhe papėt e Romės, tradicionalisht kanė ndihmuar Arbėrinė dhe ndanė ndėr shekuj me popullin shqiptar vuajtjet e tij. Tė tillė ishin: Papa Eugjeni (Eugenius) IV (1431 1447), Nikolla (Nikolaus) V (1447 – 1455), Kalisti (Calixtus) III (1455 – 1458), Piu (Pius) II (1458 – 1464), Pali (Paulus) II (1464 – 1471), Papa Klementi (Clements) VIII (1523 – 1534), Gregori (Gregor) XIII (1572 – 1585) Pali (Paulus) V (1605 – 1621), Urbani (Urban) VIII (1623 –1644), Klementi (Clements) XI (me anė tė Venedikut ndihmoi malėsorėt e Kelmendit nė luftėn kundėr turqve), Klementi (Clements) XII (1730 – 1740), Benedikti (Benedict) XV (1914 – 1920) ndėrhyri pranė ShBA – sė, qė tė shpėtojnė qytetet shqiptare Korēa e Gjirokastra, qė donin t’ia dhuronin grekėve; Gjoni (Johannes) XXIII (1958 – 1963), Pali (Paulus) VI (1963 – 1978), Gjon Pali (Johannes Paul) II (1978 – 2005), Benedikti (Benedict) XVI (2005), nė procesin e kanonizimit dhe shpalljes sė 40 martirėve tė Kishės katolike nė Shqipėri, tė cilėt, janė masakruar barbarisht nė kohėn e inkuizicionit komunist. Kujtojmė nga historia e papatit nė Romė, se papa Aleksandri (Alexander) VIII (1689 – 1691), e emron prelatin e lartė Gjon Franēesk Albanin me origjinė shqiptare si Cardinal. Mbas vdekjes sė papa Inocentit (Innocenz) XIII, Gjon Francesk Albani (1649 – 1721) u zgjodh njėzėri si pasardhėsi i 245 – tė nė Selinė Apostolike si papa Klementi (Clements) XI nė Vatikan (23.XI.1700 – 19.II.1721)…

Sėfundi, klerikėt shqiptarė, si apostuj tė vėrtetė tė fesė sė Krishtit e tė jetės sė popullit, lindėn, u formuan, jetuan e punuan nė vende e institucione tė ndryshme, me ideale e qėllime tė shumta, prapseprapė mbetėn bijtė e popullit dhe tokės arbėrore. Krishtėrimi, ėshtė njė fe e pėrbotshme e hershme, qė me ndėrgjegje (vullnet tė lirė) ka ardhur tek shqiptarėt, mbasi fatmirėsisht, ka nė thelb Jezu Krishtin e mrekullueshėm, tė njėsuar me Zotin nė emėr tė Atit, Birit e Shpirtit tė Shenjtė…

* * *

Shtegtimet e besimtarėve katolikė shqiptarė nga ShBA nė drejtim tė vendeve tė shenjta, kanė qenė tė vijueshme, reflektuar me njė devocion tė thellė pėrvujtėrie.
Pjetri, kujton me mall Shtegtimin e Shpresės tė vitit 2000, si njė nga ngjarjet e paharruar tė familjes sė tij. Ai ishte i emocionuar e i gėzuar, se nė 2000 – vjetorin e pėrhapjes sė krishtėrimit ndėr shqiptarė, pėr 11 ditė, do tė jetė nėpėr Evropė, pranė qendrave tė lutjeve e mrekullive, ku, miliona peligrinė tė krishterė nga e gjithė bota shkojnė pėr tė thenė uratė e medituar thellė pėr Hyjin.

Famullia e Kishės Katolike “Zoja e Shkodrės”, nėn drejtimin shpirtėror tė pėrndershmit Don Pjetėr Popaj tė organizuar nga Company – tė e famshme “British Airwys” dhe “Louis Overseas Travel Company” udhėtimin nė intenerarin: New York – Santarem – Fatima – Burgos – Lourdes – Avignon – Arles – Niece – Assisi – Rome – Genazzano – Rome – New York.
Ditėt e stinės sė verės ishin shumė tė nxehta. Ato nuk penguan shqiptarėt, qė tė realizonin udhėtimin e besuar kompanive amerikane tė fluturimit. Ditėt po afroheshin, e Pjetri me familje kishte bėrė gati nė valixhe tė gjitha plaēkat e nevojshme, pėr udhėtimin e gjatė, nė disa shtete tė Evropės…

Ishte ditė e mėrkurre, mė 23 gusht 2000. Akrepat e orės shėnonin kohėn 3:00 p.m. Njerėzit qė do tė udhėtonin, u pėrcjellėn nga pjesėtarėt e familjes nė Kishė. Ata morėn pjesė nė meshėn e shenjtė tė udhės sė mbarė, qė meshtari Don Pjetėr Popaj po ēonte pėr peligrinėt e Udhėtimit tė Shpresės 2000. Fjalėt e fundit tė meshtarit, se mesha mbaroi, shkoni nė paqe dha sinjalin, se peligrinėt duhet tė hypin nė autobuzėt, qė do t’i ēonte drejt aeroportit internacional “John F. Kennedy”.
Engjėlli amerikan, fluturonte mes e mbi retė e bardha, ku, mbas 9 orė udhėtimi komod mbėrritėn nė Londėr. Njė kafe prej disa minutash, dhe grupi shqiptar u transferua nė njė aeroplan tjetėr mė tė vogėl, i cili do t’i ēonte nė Lisabon tė Portugalisė. Udhėtimi i qetė me avion, do t’i linte vendin rrugėtimit me autobuz tė rehatshėm. Shoferi portugez, me buzėqeshje u uroj mirėseardhjen dhe pas 45 minutave mbėrritėn nė qytetin antik Santarem.

Pjetri, qė mbante shėnime e fiksonte nė celuloid me aparatin e tij, pamje tė bukura nga kryeqyteti, rikujton nga ndalesa e parė, se rrugėt ishin shumė tė ngushta e nė njė moment shoferi na tha duke buzėqeshur: “Asht ma mirė t’a shijoni qytetin, duke ec nė kamb pjesėn tjetėr tė rrugės qė ju ka mbet deri tek Kisha e Sh’Shtjefnit.”
Peligrini Smajlaj, shton: “Asnji prej nesh nuk kishte dėgjue pėr qytetin e Kishėn. Ishin kurioz tė dinim pse u ndaluam aty. Ciceroni ynė, na tregoi, se nė Kishė do shihni nji mrekulli qė do t’a pėrjetoni vetė…”
Ai kishte marrė mė parė njė libėr tė vogėl nė anglisht - spanjisht mbi historinė, tė cilin e mbante mend pėrmendesh e filloi tė ma rrėfej:

“… Nė vitin 1247 njė grua (burri i sė cilės ishte i pabesė), kėrkoj kėshillėn e njė magjistareje, e cila i premtoj se do t’a ndihmoj, por se asaj i duhej njė Hoste e Shuguruar. Magjistarja e mėsoi gruan qė tė shtirej e sėmurė dhe kėshtu nuk mund tė merrte kugimin gjatė javės dhe t’ia sillte asaj Hosten e Shenjtė. Gruaja e dinte, se ky veprim ishte i gabuar, por megjithatė, ajo e mori Hosten, por nuk e gėlltiti e doli nga Kisha. Duke u kthyer tek magjistarja, Hostja nisi tė kullonte gjak.
Njerėzit, kur e panė, kujtonin se gjaku pikonte nga kraharori i gruas. E frikėsuar shumė ajo vrapoi nė shtėpi. E mbėshtolli Hosten me njė shami dore, e futi nė ark dhe e mbuloi me pelhurė tė pastėr. Gjatė natės, atė e burrin e saj i zgjoi njė ndriēim qė vinte nga arka e qė kishte shndritur tėrė dhomėn. Engjujt, kishin hapur arkėn e kishin nxjerrė Hosten nga shamia e dorės. Kur e pa mrekullinė, gruaja i tregoi burrit, se ēfarė kishte ndodh nė ark, nga vinte ndriēimi i Hostes sė Shuguruar. Qė tė dy e kaluan natėn nė gjumė, duke e adhuruar Hosten. Nė mėngjez thirrėn priftin, i cili e kthei Hosten nė Kishė dhe e mbylli nė dyll tė shkrirė. Kishin kaluar 19 vjet, kur prifti shkoi pėr tė hapur tabernakullin dhe verejti se Hostja nuk ishte mė e mbėshtjell nė dyll tė shkrirė. Dylli ishte shndėrruar nė kristal…”

Pėrsėri udhėtim, meditim, lutje e bashkėbisedim me meshtarin, cicėronin shoqėrues tė udhėtimit. Autobuzi, kėsaj rradhe i ndaloi nė vendin e shenjtė Fatima. Njė ambient i bukur, ku, mijėra turist e peligrinė shkojnė e vijnė ēdo ditė, pėr tė adhuruar mrekullin.
Mbasi zunė hotelin me emrin “Fatima”, shtegtarėt mbas disa minutash ecje nė kėmbė iu afruan Shenjtores. Nė orėt e mbrėmjes tė gjithė darkuan, duke thėnė mė parė lutjet e pas bukės, filloj Proēesioni i Qirive. Fatima, ėshtė “Zoja e Bekuar”, e cila, i ėshtė shfaqur tre barinjve. Pjetri, fikson me camera e aparat fotografik ēaste tė bukura, e sėrisht shėnon nė bllok historinė e vitit 1917 tė Fatimės sė Portugalisė.

Nė vendin, ku, ėshtė shfaqur Ajo pėr herė tė parė, ėshtė ndėrtuar Shtatorja e Zojės dhe pėrballė ndodhet Kapela e Shfaqjeve nė Promenadėn. Njėherėsh mbi 1.000.000 besimtarė, mund tė luten nė Kapele, duke mbajtur nė duar qirinj tė ndezur. Shtatorja e mbajtur nga shtegtarėt u prinė besimtarėve, tė cilėt e shoqėrojnė me urata e kėngėn “Salve, Salve, Salve Regina”. Ky rit vazhdonte pandėrprerje nga peligrinėt, mbasi pėrshkojnė udhėn e pėrcaktuar nė proēesion e rivendosin edhe njė herė shtatoren nė vendin e saj...

Nė nesėrmen nė mėngjez, Don Pjetri celebroi meshėn nė Kapelėn e Shėn Jozefit, qė gjendet nė anėn e majtė tė lterit tė Bazilikės, e mbushur nė fasada nga veprat e bukura tė artit, ku piktorėt kanė derdhur frymėzimin me pėrkushtimin ndaj Krishtit. Shumė ltere gjenden nė Bazilikė. Ata janė pėrkushtuar 15 Mistereve tė Rruzarės. Prej kėtu bashkėatdhetarėt besimtarė vijuan udhėn drejt katundit Aljustrel e Valinhos, ku, fėmijėt Francesco e Jacinta (varre nė Bazilik) tė shpallur tė Lumtur nga Papa Gjon Pali II nė vitin 1999, kanė jetuar kėtu, e u ėshtė shfaqur Zoja mbas kthimit nga burgu…

Mė 26 gusht nė mėngjez, meshtari Don Pjetri, thotė meshėn nė gjuhėn shqipe, pėr tė vujuar mė mbas intenerarin drejt vendit tė Katedralėve nė qytetin Burgos tė Spanjės, ku, mbas njė udhėtimi kaluan orėt e mbrėmjes nė njė hotel shumė tė bukur. Mesha e mėngjezit mė 27 gusht, u celebrua nė Katedralėn 800 – vjeēare tė quajtur “Zoja e Madhe”, ndėr mė tė bukurat nė zonė… Franca e francezėt, me njė histori tė lashtė nė kontinentin e vjetėr tė Evropės, ėshtė pėrfshirė nė hartėn e udhėtimeve tė pelegrinėve tanė. Autobuzi, gjatė 9 orėve udhėtim pėrshkon, blerime nė zemėr tė maleve Pirenej, nė luginėn e sė cilės, gjendet i vendosur qyteti i vogėl. Ai, ka marrė emrin nė nder tė Zojės Lourdes. Tė gjithė e thėrrasin Qytet i Shenjtė.

Qyteti i qetė, me banorė e peligrinė tė pėrshpirtshėm, ėshtė larg Parisit tė zhurmshėm, ku, Kulla Eiffel, Harku i Triumfit, Sheshi Shėn Elize, ndihen tė ftohta pėrpara shpirtit njerėzor, qė kėrkon lutje e ndihmė prej mrekullive tė Zojės Lourdes. Pėr herė tė parė, Zoja i ėshtė shfaqur njė vajze tė vogėl 14 – vjeēare Bernardette Soubirous, vajza e njė mullixhiu tė vobekt. Tek me fliste Pjetri, menjėherė mu kujtuan sekuenca nga filmit francez, kushtuar vajzės sė vogėl e vendit tė shenjt. Ngjarja zė fill nė stinėn e dimrit, mė 11 shkurt 1858. Qė nga ajo ditė, miliona tė krishterė e turistė shkojnė pėr t’u lutur e vizituar Shpellėn (Grotto) Mrekullive, ku, Zoja iu shfaq vogėlushes Shėn Bernadette. Asaj, Zoja i ėshtė shfaqur 18 herė nga 20 vizita, qė vajza i ka bėrė shpellės me gjithė pengesat e mallkimet, qė i bėnin asokohe njerėzit Bernedette - s… Dritat e qirinjve shumėngjyrėsh shndrisnin tėrė vendin e shenjtė tė adhurimit…

Pjetri, mbasi pushon pak dhe rrufit me qetėsi kafen e ngrohtė amerikane, fillon tė flasė pėr vizitat nė Lourdes. Kėtu gjenden pesė bazilika, ku, grupi ynė i besimtarėve sėpari vizitoi Bazilikėn e Kishės sė Nėndheshme ndėrtuar nė vitin 1866. Gjatė Shfaqjeve tė Zojės, duke parė adhurimin nė rritje tė krishterėve, Zoja, kėrkoj qė tė ndėrtohet Bazilika e Epėrme, mbas 5 vjet punimesh pėrfundon nė vitin 1871 (pagėzimi 1876), Kisha e Shėn Bernadette, Bazilika e Rruzareve (1887), Bazilika e Shėn Pio X (1958), Papės sė Shenjtė, i cili, ka shpallur dogmen e Pafajsisė sė Virgjėres Mari. Ajo ka njė kapacitet 27.000 vende, ndėrtuar nė tokė nė formen e njė anije pėrmbys.

Duke pėrshkruar udhėtimin e Shtegtimit tė vitit 2000, tė quajtur Udhėtimi i Shpresės, aktivisti i palodhur i Kishės e besimtari i devotshėm, kryredaktori i revistės “Jeta Katolike” (Boton: Kisha katolike “Zoja e Shkodrės”, New York, Viti V, #19 & 20) Mark K. Shkreli, ndėr tė tjera shkruan, se: “Duke qenė nata e Shėn Gjonit (nata festohet mė 29 gusht, shėnimi im K.K.), mbas darke, hotjanėt Pjetėr Smajlaj, Gjeto Dushaj, Gjon Zadrima dhe Gjon Lekēokaj, qė festonin ditėn e emrit, shtruan njė koktej pėr ne.” (Shkreli, f.13)

Njė javė mbas udhėtimit e vizitave tė pėrditshme, mė 30 gusht, mbas meshės qė ēoi meshtari shqiptar besimtarėt, u nisėn pėr nė Avignon, ish Selia Papnore nė Francė (1316 – 1376), qė sikurse shkruan publicisti Mark K. Shkreli, asokohe, ishte njė gjendje shumė e ndėrlikuar politike mes mbretėrve tė Italisė, Francės e Austrisė, se kush duhet tė mbante kontrollin e papatit. Ky konflikt, e bėri shumė tė rrezikshėm qėndrimin e papėve nė Selinė e tyre tradicionale nė Romė…

Vizita nė Pallatin Papnor zgjati rreth dy orė, e mė vonė u nisėn drejt qytetit Arles, ku, kaluan natėn nė hotel. Tė nesėrmen, mbas tre orė udhėtimi, nėpėr peisazhin e bukur bregdetar tė Rivierės Franceze, mbushur me frutikulturė e vreshta rrushi, arritėn nė qytetin antik Niece. Mirėseardhjen ua uruan udhėzuesit italian nė gjuhėn angleze dhe italiane nė bisedat e lira shtegtarėve peligrinė, qė prej shumė viteve kanė jetuar nė Itali, para se tė emigronin drejt ShBA - sė.
Udhėtimin nė Itali, do ta bėnin me njė autobuz, ku, Pjetri qėndroi nė katin e dytė, duke patur mundi tė shoh nė orėt e gjata tė verės perlat e natyrės sė virgjėr franceze. Nė orėn 3 a.m. u nisėn pėr Assisi. Mbas 9 orė udhėtimi me autobuz, pėrgjatė dheut tė lashtė latin, ndaluan pėr tė darkuar. Njė shėtitje e shkurtėr nė kėmbė, do tė mbyllte siparin e programit tė fundgushtit.

Kapela e Shėn Franit nė qytetin Assisi, ėshtė Kisha, ku, shqiptarėt morėn pjesė nė meshėn nė gjuhėn shqipe, qė ēoi bariu i tyre shpirtėror. Programi i datės 1 shtator, ishte shumė i ngjeshur. Bazilika e Shėn Franit dhe Shėn Klarės, shėnojnė vizitat e para, qė do tė pasohen nga pamjet e bukura tė Konventės sė Shėn Damjanit. Vizitorėt hynė nė dhomėn, ku, Kryqi i kishte folur Shėn Franit, duke i dhėnė pesė plagėt e Krishtit tė kryqėzuar, tė cilat i barti me duresė krejt jetėn e tij. Kopshti i trėndofilave pa ferra, ishte pjesa mė mbreslėnėse e vizitės nė Santa Maria Maggiore.

Roma antike e moderne, do tė jetė mikpritėse e mysafirėve shqiptarė, mbasi ata, gjatė historisė sė lashtė dheut latin i dhanė Perandorisė Romake 45 perandorė tė gjakut ilir (dhe Selisė sė Shenjtė nė Vatikan 6 papė me origjinė ilire), historinė, madhėshtinė e krenarinė, kulturėn dhe religjionin e krishtėrė. Sheshi i Shėn Pjetrit (San Pietro), me bazilikėn e saj tė mėrmertė, ndėrtuar mbi gjakun e martirėve tė Krishtit, Shėn Pjetrit e Shėn Palit, u bė shtėpia e ngrohtė pėr tė gjithė peligrinėt e gjakut tė arbėrit, mbasi Don Pjetėr Ndoc Popaj pranė lterit tė Shėn Jeronimit (343 – 420) i lindur nė Stridone tė Sllovenisė sė sotme. (Njė nga katėr doktorėt tradicionalė tė Kishės Latine. Ai ishte e mbeti eter i shkencės biblike.

Pėrkthyes i Biblės sė quajtur “Vulgata”, e cila, edhe sot e kėsaj dite, me disa ndryshime, ėshtė nė pėrdorim nga Kisha Katolike Romane. Ky shenjtėr, e ka fituar titullin e Doktorit tė Kishės mbas vdekjes, duke u vlerėsuar pėr punėn, veprat, predikimet dhe mėnyrėn e jetėsės me pėrvujtėri deri sa ishte gjallė, shėnimi im K.K.), do tė thotė meshėn sėrish nė gjuhėn shqipe. Pėrsėri, muze, vepra arti e kulture botėrore. Nė Muzeun e Vatikanit, peligrinėt shqiptaro – amerikanė shijuan nė meditacion veprat madhėshtore tė Michelangelo – s, dhe Kapelėn e famshme Sistine (punuar 7 - 8 shekuj mė parė) me pikturat mė tė njohura nė botėn e artit…

Grupi shqiptar vizitoi tė gjithė Dyert e Shenjta (disa janė tė mbyllur e vulosur). Ēdo besmitarė shqiptarė, hapi me devocion zemrėn e vet pėr Krishtin, qė ėshtė edhe Jubileu i secilit. Nė mėnyrė madhėshtore, Ata u hapėn nga Papa i Romės Gjon Pali II, gjatė Jubileut tė 2000 – vjetorit tė Krishtėrimit nėpėr botė. Mbas Atit tė Shenjtė, mijėra peligrinė pėrshkuan ritin, duke pasur fatin e nderin, tė hynė nėpėr Dyert e Shenjta nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit nė Vatikan. Sipas traditės papnore dyer hapėn ēdo 25 vjet ose mė rrallė.

Nė Sheshin Arbėria (Piazza di Albania), pėrpara pėrmendores sė kryetrimit nacional Gjergj Kastriotit nė Romė, grupi bėri njė fotografi tė pėrbashkėt. Po atė ditė, mes zagushisė sė fundverės, me temperatura shumė tė larta, besimtarėt kishin katėr orė qė prisnin Papa Gjon Pali II, (ora 11 a.m.), pėrmes njė ceremonie nė Piazza San Pietro, bėri tė Lumturimin e pesė Shelbuesve tė Hyjit, e cila zgjati pėr 3 orė me rradhė.

Vizita e paharruar ishte tek “Zoja e Shkodrės” (“La Madonna di Scutari” Romė), fugure e cila nė mėnyrė tė mrekullueshme ka shkuar nė Genazzano. Besimtarėt e Kishės sė New York - ut u mirėpritėn me respekt nga italianė e shqiptarė, qė banojnė pranė Kishės “Zoja e Shkodrės” (“La Chiesa della Madonna del Buon Consiglio”) nė Gennazzano. Shumė shkrimtarė deri sot e kanė pėrcjellė me shkrime historinė e njohur tė ardhjes sė Zojės, prej qytetit antik tė Shkodrės… Ishte dita e Shėn Markut, mė 25 prill 1467, kur e mbėshtjell nė retė dhe e mbartur nga engjėjt, njė afreske e shenjtė, zu vend nė murin e Kishės nė ndėrtim… Njė darkė nė restorantin “Quo Vadis”, e shtruar nga Kompania “British Airwyas”, shėnoi mbylljen e Udhėtimit tė Shpresės, pėr Pjetrin me tė gjithė bashkėatdhetarėt shqiptaro – amerikanė. Pjetri, falėnderon nga zemra organizatorėt: klerikun e pėrndershėm Don Pjetėr Popaj, “Louis Overseas Travel Company” dhe pronarin e saj Z. Luigj Shkrelin, “British Airways” dhe koordinuesin e tij Z. Lekė Vataj. Ai, prej katėr vitėsh, mbas kthimit me emocione nga peligrinazhi i Udhėtimit tė Shpresės, tregon se ka njė ripėrtritje tė devocionit ndaj Zojės sė Bekueme, nė nderim tė Zojės Lourdes, ku, njė pjesė tė rruzareve ia pėrkushton Zojės, pėr t’a ndihmuar nė jetė familjen e tij…

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara