HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kryekallėsi dhe ndėrkallėsit e frikės

-- nga Kiēo Blushi, Gazeta Shqiptare, 24 dhjetor 2008

Kiēo Blushi Tė frikėsohesh nė demokraci besoj se ėshtė me keq se tė kesh frikė nė diktaturė. T’u kallėsh datėn qytetarėve tė tu nė njė sistem demokratik, kur ke pushtet nė duar, ėshtė ku e ku mė zi se tė jesh njė diktator, qė shpall: ligji jam unė! Nuk paska gjė mė tė shėmtuar

... se njė demokraci qė ngrihet mbi frikėn e qytetarėve prej tė zgjedhurve tė vet! Njė demokraci ku edhe ata qė lipset tė japin drejtėsi kanė frikė, (prokurorėt dhe gjykatėsit) nuk mund tė quhet demokraci! Pyetja ėshtė e thjeshtė: Kush ka mandat sot mbi krimin? I vetmi qė ka mandat mbi krimin dhe antikrimin, qė shpall fajtorė e shenjtorė, nė kėto 18 vjet, ėshtė, pa asnjė diskutim, Berisha! Ėshtė i vetmi qytetar, pėr shkak tė imunitetit politik, qė nuk ka pranuar tė pėrgjigjet para organeve tė Drejtėsisė, jo vetėm pėr faje, por edhe pėr krime tė rėnda, si ajo e vrasjes sė Hajdarit, si ajo e vitit 1997, pėr tė mos pėrmendur djegien e Kryeministrisė mė 1998, pas grushtit tė shtetit! E ja pra, ky njeri tani po na ligjėron pėr “mandate tė krimit” dhe pėr standarde tė demokracisė! Ky do tė pastrojė Shqipėrinė shqiptare!

* * *

Tė jesh spiun nė demokraci ėshtė ndyrėsi mė e ndyrė se tė jesh spiun i rekrutuar nė diktaturė. Tė ishe dje i pėrdorur, puthador, lapėrdhar, servil, ndėrsa sot, nė demokraci, njė njeri qė fut kokėn sė pari nė kapistallin e Berishės, pastaj tė Nanos e pėrsėri tė Berishės, kur tė dy palėt tė kanė pas shkėrbėrė disa herė moralisht e publikisht, sigurisht ėshtė mė e pafalshme! E pra kėta “do tė pastrojnė shoqėrinė”, dmth. kėta do ta bėjnė jetėn tonė mė tė moralshme?! Tė shpėrdorosh besimin dhe fondet publike pėr pasurim tė familjarėve tė tu, tė sajosh ligje pėr tė shpėtuar veten dhe familjarėt e tu nga ndėshkimi i nesėrm, mos ėshtė ky njė krim i falshėm dhe i pafajshėm nė demokraci? Kėta zorzopė qė edhe kur kapen me presh nė duar i thonė organeve tė Drejtėsisė se “po i sulmon politikisht”?

Nė ēdo diktaturė ka njė sistem tė tėrė zinxhir qė shėrben pėr t’u kallur frikė qytetarėve, qė kėta tė mbyllin gojėn. Nė majė tė piramidės, natyrisht ėshtė kryekallėsi, diktatori. Nuk janė pa faj edhe ndėrkallėsit, ata qė pėrhapin frikėn, ata qė zbatojnė platformėn e kryekallėsit, ata qė ndėrkallin pafuqinė dhe dorėzimin pa kushte tė qytetarėve tė pafajshėm… Kėtu, natyrisht hyjnė hetuesit, prokurorėt, spiunėt e paguar dhe sidomos ata “vullnetarė” tė lagjeve e tė zyrave, tė cilėt nga zelli pėr tė bėrė karrierė e shumėfishonin dhunėn dhe frikėn… Por, e njėjta gjė, mjerisht, ndodh edhe sot! Madje nė mėnyrė edhe mė groteske. Mjafton tė shohėsh nėpėr TV-ėra shpjegimet e ministrave tė sotėm e tė djeshėm tė Drejtėsisė! Mjafton tė shohėsh se si votojnė nė rresht tė pėrdorurit e sotėm tė Berishės! Kėta kanė frikė nga kryekallėsi i frikės, nga Berisha, ndaj nuk duan t’ia dinė as pėr vėrejtjet e SHBA-sė! Sepse njė sejmen katundi kujton se mbret absolut i botės ėshtė beu i katundit tė vet!

Gjykatėsit qė kanė zbatuar ligjin, -pėr tė cilin pėrgjegjės janė ligjvėnėsit e kohės,- nuk mund tė futen nė njė thes me ata qė e kanė tejkaluar ligjin pėr tė kallur terror dhe frikė nė shoqėri, qė diktatura tė mbijetonte. Ata qė kanė tejkaluar ligjin janė ata qė duhet tė pastrohen! Njė gjykatės apo hetues qė ka tejkaluar pėr zell, pėr partishmėri, apo pėr paranojė ligjin, ky ėshtė kriminel! Ky lloj zyrtari duhet tė cilėsohet dėmsjellės edhe nė demokraci! Sepse shoqėria duhet tė mbrohet nga kėta tė pėrdorur e tė keqpėrdorur nė tė dy sistemet (aq mė keq kur ata janė prokurorė e gjyqtarė!), nga ata qė nuk pyesin pėr ligjet, po vetėm pėr urdhrin e shefit tė madh! Tė tillė ka pasur nė diktaturė, tė tillė ka me shumicė, mjerisht, edhe nė kėtė gjasme demokraci!

Por kėtė dallim nuk e bėn Ligji “i spiunėve” tė Sali kryekallėsit! Sepse politikės sė sotme i nevojiten mė sė pari pikėrisht tė tillė juristė, gjyqtarė e prokurorė, qė nuk zbatojnė Kushtetutėn dhe Ligjin! Me tė tillė juristė tė pėrdorur kėrkohet tė instalohet “reforma” nė Drejtėsi! Edhe ligji pėr dosjet, edhe ai pėr prokurorinė synojnė tė largojnė ata qė zbatojnė Ligjin, ata qė nuk i binden urdhrit tė shefit tė madh, i cili do apo nuk do, do tė shkojė drejt hetimit!! Pra, projekt-ligji “i spiunėve” dhe “kriminelėve” nuk synon tė pastrojė shoqėrinė nga ata qė e tejkaluan ligjin, qė kryen krime, po nga ata qė japin garanci se do tė zbatojnė Ligjin! Po kallet frika nė tė tėrė piramidėn e Drejtėsisė qė nesėr, njė prokuror e njė gjykatės qė sot jep vendime tė padrejta, nė kundėrshtim edhe me Kushtetutėn, po nė dobi tė kryeministrit aktual, nesėr tė mos ndėshkohet, madje tė jetė i nderuar! Tė bėhet madje, si shpėrblim, edhe ministėr drejtėsie, si edhe janė bėrė, nė jo pak raste! Kurse ai/ata qė do tė guxojnė tė Zbatojnė Ligjin, qoftė edhe pėr Fazlliēin, ata “janė me dosje”!

* * *

Pra, qėllimi nuk ėshtė tė mėnjanohen “spiunėt”, as “ata qė tėrhoqėn zvarrė me zinxhirė” tė pafajshmit, dmth. “kriminelėt e diktaturės qė kanė duart me gjak”, por tė lihen nė punė ata qė pranojnė tė tejkalojnė ligjin pėr devotshmėri, verbėri, apo karrierė! Sepse, vetėm me ndihmėn e tyre mund tė mbahen nėn terror e nėn frikė tė pandėrprerė prokurorėt dhe gjykatėsit e sotėm, ata qė kanė ēėshtje madhore nė duar: Gėrdecin, rrugėn “patriotike” Durrės-Kukės, ēėshtjen e tė ndjerit Remzi Hoxha dhe natyrisht edhe Fazlliēin! Pra, qėllimi i kėtij projekt-ligji synon tė kallė frikėn qė ne tė mendojmė se “Berishės nuk i del dot njeri pėrpara, se ai ta shtyp kokėn”, po nė radhė tė parė tė kallė frikė te gjykatėsit dhe prokurorėt, qė kanė nė duar fatin e tij, taborrin e klanin e tij qeveritar! Sepse, kur tromaksen njerėzit e drejtėsisė, si tė mos frikėsohemi ne?

Kėshtu, nėse gjykatėsi Sokol Tona nuk do tė kishte dhėnė atė vendim qė dha pėr tė pezulluar Prokurorinė nga hetimet pėr dy zyrtarėt e lartė tė Ministrisė sė Transporteve, a nuk do tė kishte dalė Berisha nė Kuvend e ta demaskonte kėtė gjykatės, meqė ky ėshtė i biri i ish-shefit tė shtypit nė Komitet Qendror? Pėrse nuk doli sivjet Fatmira Hajdari nė ceremoninė pėrkujtimore qė bėri Berisha, si ēdo vit, para memorialit tė tė ndjerit Azem Hajdari, bri Saliut? Sepse edhe ajo, me sa duket, kishte frikė se mos opozita do tė thoshte: ja, shikojeni, ajo ėshtė njė gjyqtare politike, njė vegėl e Berishės! Pra, edhe gruaja e dėshmorit tė demokracisė veproka nga frika… Kėsisoj, veproi nga bindja apo nga frika zonja Hajdari kur dha vendimin e ēuditshėm e tė paprecedent pėr “dosjen Basha”? Por as pėr kėtė nuk pipėtiu kurrkush ndėr juristėt e ndėr konstitucionalistėt tanė tė shumtė e tė spikatur! Pse? Se kanė frikė… Nga kush? Nga kryekallėsi i frikės, natyrisht!

Nė tė njėjtėn mėnyrė veproi edhe prokurori Shtylla, i cili, edhe pse Berisha e quajti kriminel, doli tė nesėrmen dhe tha se Berisha ėshtė burrė i mirė, i drejtė, i ndershėm, se ai nuk ka faj… se faj kanė bashkėpunėtorėt e tij, qė e kanė keqinformuar!… Nė kėtė klimė frike, a dėgjuat tė dilte nė publik tė nesėrmen Presidenti i Republikės, kur ky u akuzua nga kryeministri se i ka dhėnė medalje njė prokurori kriminel? Jo! Edhe Topi heshti, natyrisht jo nga frika, se, Presidentėt nuk kanė frikė, por ama nga… nga se heshti Topi vallė?... Gjeni njė vend nė rruzull, ku Presidenti i Republikės mund tė mbyllė gojėn kur sulmohet kėsisoj nga kryeministri!? A dėgjoi njeri tė dalė Prokurorja e Pėrgjithshme tė mbrojė prokurorėt e saj (dhe institucionin e saj!) qė u bėnė rezil, qė u quajtėn “vegla tė opozitės”, kriminelė, vrasės, njerėz qė kanė rrjepur, kėputur krahė e koka nėpėr tortura? Jo, se tė gjithė e dijmė fort mirė: nė Shqipėrinė tonė demokratike tashmė ėshtė kallur frika! Doktori tė bėn gjėmėn! Ai del papritur e pakujtuar nė kamera dhe tė shpall “kriminel tė rrezikshėm” dhe ty, paskėsaj, jo komshiu, po as gruaja nuk tė beson dot…!

Pra, derisa trėmben kėsisoj prokurorėt dhe gjykatėsit, Presidenti i Republikės, madje edhe e veja e dėshmorit tė demokracisė, atėherė si tė mos trembemi edhe ne qyqar-qytetarėt?! Ky ėshtė “mandati” i vėrtetė i ligjit!

* * *

Edhe pse Ligji nė fjalė ka ngjallur aq shumė debate nė publik, ku si rrallėherė, veē opozitės, janė pėrfshirė edhe ambasada amerikane, britanike dhe OSBE-ja, po kėmbėngulet nga maxhoranca qė ky Ligj tė kalojė patjetėr nė Kuvend pėr miratim tė hėnėn, pavarėsisht nga mungesa e opozitės nė sallė… Pra, Ligji i spiunėve do tė zbatohet, ose jo nė praktikė, kėto natyrisht qė kanė rėndėsi, po hė pėr hė rėndėsi ka pyetja: Pėrse Berisha ėshtė kaq kėmbėngulės dhe pėrse ai nuk do t’ia dijė kėsaj here as pėr ndėrkombėtarėt, as pėr ambasadėn tonė tė dashur amerikane, as pėr atė britanike dhe as pėr OSBE-nė? Se, sa pėr opozitėn dhe opinionin publik, ai as ka pyetur dhe as ka ēarė ndonjėherė kryet!

Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė. Berisha kėsaj here ėshtė pėrnjėmend nė hall. Nė njė hall tė madh. Jo se kėrkon tė ruajė namuzin para shqiptarėve, meqė si burrė zakoni nuk mund tė pranojė tė tėrhiqet, por se edhe vetė ai ka mė shumė frikė se kurrė. Ka mė shumė frikė edhe se prokurorėt, se gjykatėsit dhe natyrisht edhe se ne qytetarėt. Edhe si ministrat e tij! Ėshtė njė rregull i vjetėr ky: kryekallėsi i frikės kombėtare ėshtė njėkohėsisht edhe njė kryefrikės i papėrmbajtur! Ndaj Berisha, po humbi kėsaj here pushtetin, e di qė do tė jetė mė i rrezikuar dhe mė i pambrojtur se nė vitin 1997, kur ndėrkombėtarėt kėrkuan qė ai tė mos ndėshkohej, “qė tė shmangeshin pėrplasjet sociale”, qė ikja e tij medemek tė bėhej “sa mė butė”…

Kurse sot, para akuzave pėr korrupsion, nuk ka “ambasadė amerikane” e as zyrė OSBE-je qė mund ta mbrojė! Tani Berisha ka mbi krye njė barrė tepėr tė rėndė: familjarėt e vet dhe klanin e tij, mbi tė cilėt po bie barra e akuzave pėr miliarda euro tė shpėrdoruara e tė pėrvetėsuara, pėr toka dhe pėr pasuri tė luajtshme e tė paluajtshme… Ai ndihet pėrgjegjės pėr fatin e tyre tė mėtutejmė. Si ēdo baba sovran, kur ndjen se po i vjen fundi, ai instiktivisht hidhet nė sulm total qė tė paralizojė kundėrshtarėt dhe tė shmangė situatat e vėshtira qė e presin… Natyrisht, e vetmja mundėsi ėshtė tė mbajė gjallė terrorin psikologjik, tė kallė frikėn te tė gjithė, te kushdo qė i del kundėr e sidomos te organet e Drejtėsisė!

E vėrteta ėshtė se nė kėto 18 vjet, ai ėshtė i vetmi politikan, qė nga njė doktor spitali u bė njė kryekallės i pėrkryer i frikės nė Shqipėri (edhe pse shan natė e ditė diktaturėn dhe mburret se vrau frikėn!), qė ka ditur tė mbledhė rreth vetes edhe jo pak ndėrkallės tė frikės, zyrtarė e mediatikė, qė kanė ditur tė mbjellin frikė nė publik, si mėnyrė e sigurt pėr tė qėndruar gjatė nė pushtet!… Por historia ka provuar se nuk mund tė mbash gjatė nėn kontroll, nėn pushtetin e frikės e tė terrorit psikologjik njė popull tė tėrė, njė shoqėri tė tėrė! Ka pėr tė ardhur shumė shpejt dita, qė edhe nė Shqipėri tė dalin djem dhe vajza, prokurorė e gjykatės qė tė mos kenė frikė nga gjykimi i pashmangshėm e i nesėrm i Berishės! Dhe atėherė do tė themi: Po, tani po funksionon normalisht demokracia! Por ama kjo ėshtė njė arsye mė shumė qė pėr zgjedhjet e ardhshme duhet tė kemi frikė! Sepse kryekallėsi i frikės e bėn gjėmėn sidomos kur nuk e pret!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara