HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė rrėfim pėr librat

-- nga ALDA BARDHYLI

Tė duash, do tė thotė tė veprosh si dielli: t’i ndriēosh dhe ledhatosh tė tjerėt me rrezet e tua njerėzore, pa u lodhur fare se si ata e pėrdorin atė ngrohtėsi. Por edhe si e tillė, nuk ėshtė dashuria ajo qė mund ta shpėtojė botėn. Botėn mund ta shpėtojnė virtytet njerėzore, tė mbėshtetura mbi urtėsinė. E dashuria shpeshherė i ngjan frytit me shije tė ėmbėl, por farat e tė cilit janė tė hidhėta. Dashuria ėshtė pranvera e shpirtit dhe ndjesive, por jeta ka edhe tri stinėt e tjera
- Kim Mehmeti

Kim Mehmeti Nėse dėshironi tė hidhni vėshtrimin pėrmbi peizazhin mė tė bukur tė botės, duhet tė ngjiten nė majė tė Kullės sė Lirisė nė Ēitor. Qė atje, sipėr tarracės rrethore, mund tė kundroni harkun e tėrė horizontit”. Borges e nis kėshtu rrėfimin pėr personazhin A Bao A Qu nė “Librin e qenieve imagjinare”, njė qenie tepėr e ndjeshme e shpirtit njerėzor. Kritikėt besojnė se ndjeshmėria e pafund e kėtij personazhi nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė shėmbėlltyrė e trupit tė Borghes. Fantazia qė pėrshkon gjithė letėrsinė e njė prej shkrimtarėve mė tė njohur tė shekullit XX, lindi pikėrisht nga leximet e fėmijėrisė. Kohė mė vonė, Borghes tregonte se ishin librat ato qė kishin hapur para tij botėn e ėndėrrimeve. “E unė isha fėmijė kureshtar si gjithė tė tjerėt, e mbase edhe ėndėrrimtar pak mė i madh se shokėt e mi, kėshtu qė nuk mė mjaftonin vetėm ėndrrat e gjumit, por i doja edhe bredhjet e imagjinuara, tė cilat asokohe i gjeta nė librat e parė qė kisha mundėsi t’i lexoja”, thotė Kim Mehmeti, njė prej shkrimtarėve mė tė njohur shqiptarė tė Maqedonisė. Te librat ai do tė gjente atė pjesėn e munguar, atė botė qė e bėnte ta kuptonte mė mirė vetveten. Qė nga koha e orvatjeve tė para nė botėn e librit pėr Mehmetin kanė kaluar shumė vite. Disa libra tashmė mbajnė emrin e tij. Nė prag tė 23 prillit, ditės ndėrkombėtare tė librit, Kim Mehmeti vjen pėr lexuesin e “Shqip” nė njė rrėfim vetėm pėr librat...

Librat, si do ta kujtoje lidhjen tėnde me to?

Libri nė jetėn time erdhi si shumėēka qė vjen nė kohė kur tė ėshtė i nevojshėm ushqimi ta bėsh mė tė begatė jetėn, kur je shumė kureshtar e ke pak bashkėbisedues qė do u jepnin pėrgjigje pyetjeve qė tė mundojnė. E unė isha fėmijė kureshtar si gjithė tė tjerėt, e mbase edhe ėndėrrimtar pak mė i madh se shokėt e mi, kėshtu qė nuk mė mjaftonin vetėm ėndrrat e gjumit, por i doja edhe bredhjet e imagjinuara, tė cilat asokohe i gjeta nė librat e parė qė kisha mundėsi tė lexoja. Dhe kėshtu, unė te librat gjeta pjesėn e munguar tė pėrditshmėrisė sime, ato mė mundėsonin mė lehtė tė zbuloj vetveten dhe tė tjerėt rreth meje, libri u bė arsye t’i besoj mė shumė jetės dhe arsyetimit se njeriut nuk i ėshtė dhėnė mundėsia t’i pėrjetojė tė gjitha qė i ofron kjo botė, por ekziston njė mėnyrė e tėrthortė: tė ndiejė nga larg sa mė shumė erėmime tė jetės dhe tė asaj qė prodhon imagjinata dhe pėrvoja njerėzore.

Ē’janė librat pėr ju?
Pėr shkrimtarin libri ėshtė syprinė mbi tė cilėn ai e sheh fytyrėn dhe shpirtin e vet, e pėr lexuesin libri ėshtė e tėrė ajo qė ndodhet nėn atė syprinė, e tė cilėn mbase shkrimtari edhe e ka parė mė ndryshe. Pėr shkrimtarin libri ėshtė vetėm hiri i mbetur pasi ėshtė djegur zjarri krijues qė e ka frymėzuar tė shkruajė, e pėr lexuesin libri ėshtė ajo era e lehtė qė e fryn prushin e heshtur nė imagjinatėn e tij dhe kėshtu e ndez zjarrin e pėrjetimeve tė reja. Pėr mua libri ėshtė e tėra kjo qė thashė mė lartė, sepse si krijues, atė e pėrjetoj edhe si pasqyrim tė qenies sime, e si lexues, librin e ndiej si shtrėngatė, e cila furishėm e ndez zjarrin e imagjinatės sime qė mė ngroh po aq kėndshėm sa edhe kur krijoj vet.

Nėse do tė doje tė ndieje njė histori tė bukur dashurie, kė libėr do tė merrje nė bibliotekėn tėnde?
As nė rini, e lėre mė tani, nuk mė kanė tėrhequr librat me histori dashurie. Pėrfshi kėtu edhe ato mė tė lavdishmet. Mbase shkaku i bindjes sime se dashuria nuk mund tė pėrshkruhet, andaj ka aq shumė libra me histori dashurie. Dashuria flet me njė gjuhė tjetėr, qė nuk ka tė bėjė me gjuhėt qė e flasin njerėzit e botės, andaj unė atė nuk kam dashur ta lexoj, por ta pėrjetoj. Kėshtu qė nė bibliotekėn time ka shumė pak libra me histori dashurie, e plot tė tjerė ku dashuria, si edhe shumė ndjesi tė tjera njerėzore, ėshtė pjesė pėrbėrėse e pėrmendores sė jetės njerėzore.

Njė libėr qė ju ka bėrė tė qani?
Nuk mė ka ndodh tė qajė shkaku i asaj qė lexoj, po mė ka ndodhur tė mė ndryshojė disponimi si pasojė e asaj qė kam lexuar. Pa dyshim se ajo qė lexoni lė gjurmė nė shpirt dhe imagjinatė, por jo aq sa shputat e (dis)fatit tė pėrjetuar. Sido qė tė jetė, mes lexuesit dhe librit, ka njė hapėsirė qė dhembjen e bėnė mė tė durueshme se atėherė kur ajo nuk ėshtė lexim, por pėrjetim i yti, mbulesė e shpirtit dhe ndjesive, e jo e imagjinatės. Nėse do qanim, shkaku i asaj qė lexojmė, si do i pėrballnim lotėt shkaku i mijėrave fėmijėve qė ēdo ēast vdesin nga uria, edhe atė jo si njė trill letrar, por si e vėrtetė qė mund ta imagjinosh po aq lehtė se edhe ngjarjen e dhembshme qė e lexon nė njė libėr. Andaj edhe mė janė qesharakė ata qė pėrloten shkaku i asaj qė lexojnė apo shohin nėpėr filma, e nga ana tjetėr, nuk u lėviz qerpiku i syrit kur ēdo mbrėmje dėgjojnė lajme pėr dhjetėra fėmijė tė vrarė anembanė botės.

Biblioteka. A mund tė na flisni pėr bibliotekėn tuaj. Si ėshtė krijuar ajo dhe ē’mendoni ju pėr bibliotekat?
Ka njė raft nė bibliotekėn time ku janė tė radhitura librat e parė qė i blija. Ai raft mban edhe peshėn e ėndrrės sime rinore qė njė ditė tė kem atė qė kam sot – njė bibliotekė tė begatė. Nė raftet e bibliotekės sime ka tituj nė shumė gjuhė tė sllavėve tė Jugut, libra qė nuk rrėfejnė vetėm atė qė shkruan autori nė to, por edhe pėr vitet e gjeneratės sime, e cila ėndėrronte shqip, por lexonte nė gjuhėt joamtare. Sepse, ato ishin vite kur libri shqip ishte i largėt pėr ne shqiptarėt e Maqedonisė, kėshtu qė po tė donim tė lexonim diēka nga letėrsia botėrore, atė mundė ta gjenim tė pėrkthyer nė gjuhėt sllave. E unė doja tė lexoj, duke mos e ditur se do tė vijė dita qė ato libra tė jenė tė papėrdorshėm pėr fėmijėt e mi. Tani kur e ripėrtėrij bibliotekėn me pėrkthime nė gjuhėn shqipe tė titujve qė i kam nė gjuhėt sllave, gjithnjė e mė shumė e kuptoj se raftet e bibliotekave nuk janė vetėm bartėse tė librave, por edhe rrėfim pėr lexuesin qė ato i ka grumbulluar. Andaj bibliotekat ruajnė vlerat dhe urtėsinė njerėzore, por njėkohėsisht, ruajnė edhe jetėshkrimin lexues tė pronarit tė saj.

Nėse do dhuronit njė libėr tė njė autori shqiptar, cili do tė ishte ai dhe pse?
Asnjėherė nuk i kam dhuruar ndonjėrit libėr. U kam dhėnė shumė vetave libra qė nuk m’i kanė kthyer kurrė, por askujt nuk i kam dhuruar libėr pėr ditėlindje apo pėr ndonjė festė tjetėr. Kur tjetrit i dhuroni libėr, nė tė vėrtetė atij ia pėrcillni shijen tuaj i lexues. Kur dhuroni libėr, ju nė tė vėrtet tjetrit doni t’i tregoni se ē’duhet lexuar. Ai qė e do librin e mirė, me siguri e ka blerė atė para se dikush t’ia dhurojė. I pėrmbahem parimit: mos mė dhuroni libra, se e di ēka dua tė lexoj. E atė qė dua ta lexoj e blej para se tė arrij ditėlindja ime, apo festat e Vitit tė Ri.

Nga moria e librave qė keni lexuar, cilėn histori do tė kishit dashur ta shkruanit ju?
Ėshtė njė roman qė e dua shumė, qė e ndiej “timin” sa mė bėhet se e kam shkruar vetė. Ai ėshtė romani i Xhojs Kerit “Goja e kalit”.

Si lind nė tryezėn tuaj tė punės njė libėr?
Mbase kjo ėshtė pyetja mė e rėndė pėr njė krijues. Aq mė shumė kur pėr ēdo libėr tė shkruar do mund tė shkruhej edhe njė libėr i tėrė pėr lindjen e tij. Ndoshta librat qė shkruajmė nuk janė tė plotė, sepse nuk pėrmbajnė flakėn e zjarrit frymėzues qė e ka shtyrė autorin tė shkruajė. Andaj, libri ėshtė vetėm hi i mbetur nga zjarri i furishėm i frymėzimit, hi pėrbėrjen e tė cilit mund ta saktėsosh, por pa pasur mundėsi ta ripėrtėrish zjarrin e djegur gjatė krijimit letrar. Tregimet dhe romanet i “shkruaj” gjatė kohės nė kokė. Kur ulem nė dhomėn e punės, aty ēdo gjė funksioni si te kompjuteri dhe printeri: atė qė kam tė “shkruar” deri nė detaje nė imagjinatė, vetėm ulem dhe e “printoj”. Nėse nuk e kam ēdo detaj nė kokė, as qė ulem tė shkruaj.

Ēfarė ėshtė dashuria pėr ju? A mund tė qėndrojnė sot ende fjalėt se “vetėm ajo mund ta shpėtojė botėn”?
Dashuria e vėrtetė ėshtė njė lloj dhembjeje, frikė qė tė mos mbetesh pa atė qė i jep kuptim jetės sate, dhėnie e vullnetshme e mė tė bukurės dhe mė tė vlefshmes qė ke, duke mos pritur fitim nga harxhimi qė ke bėrė. Tė duash, do tė thotė tė veprosh si dielli: t’i ndriēosh dhe ledhatosh tjerėt me rrezet e tua njerėzore, pa u lodhur fare se si ata e pėrdorin atė ngrohtėsi. Por edhe si e tillė, nuk ėshtė dashuria ajo qė mund ta shpėtojė botėn. Botėn mund ta shpėtojnė virtytet njerėzore, tė mbėshtetura mbi urtėsinė. E dashuria shpeshherė i ngjan frytit me shije tė ėmbėl, por farat e tė cilit janė tė hidhėta. Dashuria ėshtė pranvera e shpirtit dhe ndjesive, por jeta ka edhe tri stinėt e tjera.

Nėse do tė kishe mundėsi tė darkoje me njė shkrimtar tė njohur, cili do tė ishte ai dhe pse?
Shkrimtarėt - pėrpos atyre qė i kam miq - janė tė bezdisshėm qė tė darkosh me ta. Ata ta prishin darkėn duke tė folur pėr veprat e tyre, si dhe me xhelozinė ndaj kolegėve tė vet. Andaj, mė mjaftojnė t’i kem nė raftet e bibliotekės, e fare nuk mė mungojnė nė tryezėn e darkimit. Nuk do kisha mundur ta duroj mbllaēitjen e cilitdo tė panjohur, sikur edhe tė ishte ndonjė autor me famė botėrore. Do doja t’i takoja nė ndonjė lexim letrar, nė panair, nė promovim librash, por nuk e di ē’kėnaqėsi do mė sillte darkimi me ta.

Cili ėshtė libri qė jeni duke lexuar tani?
Jam duke lexuar romanin “Trupi” tė Hanif Kurejshit. Ėshtė njė romancier i njohur, nga i cili mė parė kam lexuar edhe “Albumin e zi” dhe “Buda i paralagjes”. Kritika letrare e ka vlerėsuar si talentin mė tė madh letrar tė dy dekadave tė fundit. Dhe pajtohem me kėtė vlerėsim.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara