HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


TĖ GJITHĖ JANĖ KRENARĖ, S’KA KUSH TĖ TURPĖROHET

-- nga KIM MEHMETI

Mbase tė hutuar nga ndryshimet e koalicioneve qeveritare, qė ndodhėn gjatė dy viteve tė fundit, shqiptarėt e Maqedonisė edhe nuk patėn kohė tė mendojnė shumė pėr datat e rėndėsishme tė sė kaluarės sė tyre. Kėshtu qė, ekziston rreziku qė edhe 100-vjetori i mbajtjes sė Kongresit tė Alfabetit, tė kalojė nė heshtje, njėsoj si edhe ditėlindja e Nėnė Terezės

Kim Mehmeti Kultura e njė populli ėshtė si njė det ku derdhen pėrroskat anėsore. Kėshtu qė, deti mbetet det dhe madhėshtinė e vet e dėshmon me krenarinė e heshtur nė thellėsitė e veta, e pėrroskave u lejohet tė jenė tė zhurmshme, tė ushqejnė e ujisin filozofinė gėnjeshtare, se pa ujin e tyre, deti do tė thahej. Mbase edhe deti ndonjėherė ia ka zili pėrroskės, dhe do donte tė ecte nėpėr shtratin e saj, njėsoj siē ėndėrron pėrroska tė ishte det, tė mos merrte tėrė atė rrugė tė gjatė, vetėm sa tė pėrballej me vogėlsinė e vet, tė pėrballej me thellėsitė e detit. Pa dyshim se kjo vlen edhe pėr shqiptarėt e Maqedonisė, pėr pėrroskėn e tyre qė derdhet nė detin e kulturės mbarėshqiptare. Si dhe pėr zhurmėn qė bėnė kjo pėrroskė, sa herė qė pėrplaset nė valėt e detit, sa herė qė pėrballet me tė vėrtetėn, se deti nuk do ishte det, sikur atė tė mund ta turbullonin ujėrat e pėrroskave, e as pėrroska nuk do vlente gjė, pa detin e vet, ku derdhet dhe prehet pas udhėtimit tė lodhshėm.

Shqiptarėt e Maqedonisė nuk janė pėrroskė e parėndėsishme qė derdhet nė detin kulturorė mbarėshqiptarė, por mbase pėrroska e tyre kulturore ėshtė nga ato tė rrėpishmet qė kanė mė shumė zė, sesa ujė. Tė tillė i ka bė “reliefi” i fatit historik, tė cilin mbase e kanė tė gjitha “periferitė” kulturore tė njė populli. Por, edhe si tė tillė, ata ndershėm kanė ruajtur pjesėn e thesarit mbarėshqiptarė, qė ka mbetur nė kėto treva. Dhe kanė ditur atė thesar ta shpėtojnė nga harresa dhe shkatėrrimi, edhe nė kohėt e shtrėngatave ideologjike, tė cilat donin tė fshinin tė gjitha gjurmėt qė ua rikujtonin shqiptarėve tė kėtushėm, se ata nuk janė vetėm klasė punėtore, por edhe etnitet me tipare vetjake kulturore dhe tradicionale. Shqiptarėt e Maqedonisė ruanin me xhelozi “atdheun” e vetėm qė u kishte mbet gjatė socializmit – pastėrtinė gjuhėsore, e me vetė atė, edhe kujtesėn se Manastiri ėshtė vendlindja e alfabetit tė gjuhės sė tyre letrare. Pra, edhe gjatė socializmit, mbase pahetueshėm, bėnin roje mbi shtėpinė ku ishte mbajtur Kongresi i Alfabetit, dhe gjithashtu, regjistronin se kush ishin ata qė herė e nxirrnin, herė e kthenin nė muret e asaj shtėpie, pllakėn pėrkujtimore pėr kėtė ngjarje tė rėndėsishme tė kulturės mbarėshqiptare.

Pas rėnies sė sistemit socialist, tė parėn qė bėnė shqiptarėt e Maqedonisė, ishte t’ua rikujtonin bashkėshtetasve tė vet maqedonas, se Manastiri, tani i mbetur me pakė banorė shqiptarė, duhet tė ruaj kujtimin pėr vitet kur aty lulėzonte kultura shqiptare. Pra, ata donin t’ia rikujtonin Maqedonisė, se Manastiri ishte vendlindja e alfabetit shqiptar, se shtėpia ku ishte mbajtur Kongresi i Manastirit, do mbetet “djepi” i ngrohtė i alfabetit shqiptar, sikurse edhe plotėsisht tė realizohej koncepti sllavo-komunist, dhe nė Manastir tė mos mbetej asnjė shqiptar i vetėm. Koncept qė filloi tė realizohet qė nga vitet e pesėdhjeta dhe gjashtėdhjeta, kur shqiptarėt e Maqedonisė morėn rrugėn e Anadollit. Koncept qė pėrfundimisht u realizua gjatė konfliktit tė 2001, kur “mbrojtėsit” e Maqedonisė, tė ndihmuar nga policia, ua vunė zjarrin thuajse tė gjitha shtėpive shqiptare nė Manastir.

Se shqiptarėt e Maqedonisė nuk kishin harruar ku ėshtė mbajtur Kongresi i Alfabetit, mė sė miri u dėshmua nė vitin 2003, kur nė mėnyrė tė madhėrishme u shėnua 95-vjetori i kėsaj date tė rėndėsishme. Por, nga atėherė e deri mė sot, kanė kaluar shumė vite, nga atėherė deri mė sot, shqiptarėt e kėtushėm, u pėrballėn me zgjedhje tė rregullta dhe tė parakohshme “demokratike” parlamentare.

Dhe ndėrkohė, aq shumė u armiqėsuan mes veti nė baza partiake, sa thuajse harruann se kishte ardhur viti 2008, kur duhej tė shėnohej 100-vjetori i mbajtjes sė Kongresit tė Alfabetit nė Manastir. Apo ndoshta aq i turbulloi lufta ndėrpartiake pėr tė ardhur nė pushtet, sa ata harruan tė pyesin veten se ēka u duhej pushteti politikė, pa rojtarėt e trashėgimisė kulturore. Andaj, derisa arkeologėt e VMRO-DPMNEsė (partisė maqedonase qė merr dhe largon nga pushteti partitė shqiptare) gėrryenin ēdo kund tokėn e Maqedonisė, qėtė gjenin sa mė shumė gjurmė pėr tė dėshmuar se etniteti i vetėquajtur maqedonas, ėshtė mė i vjetėr se kodrat e Ballkanit, pushtetarėt shqiptarė nuk ia dolėn tė shihnin as shenjat shqiptare qė janė mbi tokė, si pėr shembull shtėpinė, ku u mbajt Kongresi i Alfabetit. Shtėpi e cila tani ėshtė gjysmė private, dhe ka pllakėn pėrkujtimore pėr ngjarjen qė ka ndodhur aty, por assesi tė bėhet “djep” i kujtesės pėr njė kohė tė lavdishme, kur Manastiri ishte njė nga burimet mė tė mėdha qė ushqenin me ujė pėrroskėn kulturore tė shqiptarėve tė Maqedonisė.

Mbase tė hutuar nga ndryshimet e koalicioneve qeveritare qė ndodhėn gjatė dy viteve tė fundit, shqiptarėt e Maqedonisė edhe nuk patėn kohė tė mendojnė shumė pėr datat e rėndėsishme tė sė kaluarės sė tyre. Kėshtu qė, ekziston rreziku qė edhe 100-vjetori i mbajtjes sė Kongresit tė Alfabetit, tė kalojė nė heshtje, njėsoj si edhe ditėlindja e Nėnė Terezės. Ku ta dish, mbase kjo u ndodh edhe popujve tė tjerė, kur arrijnė fazėn qė tė jenė aq krenarė me tė kaluarėn e vet, sa tė mos mbetet njeri qė do turpėrohet pėr moskujdesin ndaj trashėgimisė kulturore.

Kuptohet, pėrgjegjėsia pėr kėto lėshime bie mbi shpinėn e partisė qeveritare shqiptare, BDI-sė. Se BDI-ja e ka filluar mbrapshtė sa i pėrket kulturės sė shqiptarėve tė Maqedonisė, mė sė miri dėshmon e vėrteta se nė Ministrinė e Kulturės sė kėtij shteti, nuk ka thuajse asnjė shqiptar nė postė vendimmarrės. Do mbetet e paqartė se ēka e shtyu BDI-nė tė mendojė se kjo ministri ėshtė nga mė tė parėndėsishmet pėr shoqėrinė e shqiptarėve tė Maqedonisė, njėsoj siē do mbetet e paqartė edhe pandjeshmėria e punėtorėve kulturorė tė kėtushėm ndaj kėtij fakti. Mbase pėr BDI-nė nuk ka asnjė arsyetim pse pėr herė tė parė, pas mėvetėsimit tė Maqedonisė, lejoi qė nė kėtė ministri tė mos ketė asnjė post kyē pėr shqiptarėt, por pėr pandjeshmėrinė e njerėzve tė kėtushėm tė artit e tė kulturės, ka njė arsyetim tė vogėl: ata e kanė mė lehtė tė bashkėpunojnė me kėtė ministri kur aty nuk ka asnjė partizan injorant partiak shqiptar, sesa kur atė e udhėheq ndonjė i dėgjueshėm i partisė, i cili di tė krenohet me kulturėn e popullit tė vet, por nuk di tė turpėrohen nga injoranca vetjake.

Pėrroska kulturore e shqiptarėve tė Maqedonisė ėshtė nga ato tė zhurmshmet. Por sado qė ajo tė ushtojė, nuk arrin ta ngulfat zhurmėn e akulturimit qė vėrshon shoqėrinė e shqiptarėve tė kėtushėm. Ajo nuk arrin tė shpėtojė as nga dėmtimit qė ia bėjnė shtratit tė saj partitė e kėtushme shqiptare, tė cilat ndaj kulturės sė popullit tė vet sillen si pijaneci ndaj lėngjeve freskuese: e dinė qė janė pėr t’i pirė, po nuk ua duron shijen. Mė nė fund, politikanėt janė atė qė janė, jo pse janė tė dehur nga kultura, por pse nuk e dinė se popujt e vegjėl nuk kanė pėsuar dhe nuk janė zhdukur atėherė kur kanė mbetur pa politikanė tė mirė, por kur kanė harruar tė mbrojnė vlerat e tyre kulturore.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara