HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


FUNDI I DEMOKRACISE SE CUBAVE TE FSHATIT

-- nga KIM MEHMETI

Kim Mehmeti Politikat nė trevat shqiptare, njėsoj si edhe bartėsit e tyre – politikanėt – kanė nga dy fytyra. Andaj edhe veprimet e politikanėve tė kėtushėm duhen vlerėsuar siē vlerėsohen ata qė njė njėrėn fytyrė bartin mėkatin qė kanė nė shpirt, e nė fytyrėn tjetėr fjalėt e ėmbla nė gojė.

Duke qenė e udhėhequr nga njerėz tė tillė, proceset politike nė kėto troje, duhet vlerėsuar edhe sipas dy dimensioneve dalluese tė tyre: jetėgjatėsinė, e cila ėshtė proporcionale me kohėn gjatė tė cilės njė grup politikanėsh arrin tė gėnjejė popullin se ėshtė pėrfaqėsues i denjė i tij, dhe thellėsinė kohore, e cila duhet tė jetė e barabartė me mjeshtėrinė tė fshehėsh manipulimet politike qėke bėrė. Shikuar nga ky kėndvėshtrim, pėrplasjet nė partinė mė tė madhe opozitare shqiptare nė Maqedoni - PDSH-nė, mund tė vlerėsohen edhe si fund i njė procesit tė demokratizimit tė shoqėrisė sė shqiptarėve tė kėtushėm, demokratizim sipas parimit tė mos pyesėsh sa votues ka fshati, dhe sa nga ata kanė simpati ndaj partisė qė pėrfaqėson, por sa vota mund t’i hedhė nė kutinė e votimit cubi i fshatit. Por, ndasitė nė PDSH mund tė kenė edhe fytyrėn e dytė tė vet, atė tė fillimit tė njė manipulimi tė ri me shqiptarėt e kėtushėm, i cli duhet t’ua zgjatė jetėn politike atyre qė etabluan cubninė demokratike, atyre qė tani duan mėkatin e vjetėr ta mbulojnė me emblemė tė re partiake.

Do ishte mirė pėr shqiptarėt e Maqedonisė nėse ndasitė e ditėve tė fundit nė PDSH do shėnonin pėrfundimin e periudhės “xhaferiane” tė veprimit partiak, periudhė e cila shenjė njohėse do ketė principin ushtarak, se ardhja nė pushtet i arsyeton tė gjitha mjetet e pėrdorura. Pra, se pėr tė ardhur nė pushtet, tė lejohet ta flijosh edhe mė tė shenjtėn e njė demokracie – votėn e lirė. Por kuptohet, vetėm Arbėr Xhaferi kishte aftėsi qė kėtė veprim partiak ta shiste si veprim “atdhetar”, sepse vetėm ai kishte mentorė mediatikė dhe politikė nė Prishtinė dhe Tiranė, tė cilėt e ndihmonin qė mėkatin nė shpirt ta mbulonte me fjalėt e ėmbla atdhetare nė gojė. Pas shkuarjes sė tij nga kreu partiak, mėkati mbeti i pambuluar, e mėkatarėt duhej tė pėrballeshin me bėmat e veta, pėr tė cilat mbuluesi i tyre ishte kthyer nė Prishtinė, ku vazhdon tė pijė kafen e mėngjesit me qetėsinė e njeriut, i cili pretendonte tė bėhej “baba” i kombit, por nuk arriti mė larg se sa PDSH-nė e tij ta bėnte degė tė dėgjueshme tė VMRODPMNE-sė maqedonase.

Duke u nisur nga ajo se Imer Selmanit - i cili i pari braktisi anijen e PDSH-sė - do mbahet mend edhe si i pari kryetar i njė komune (Komunės Saraj nė afėrsi tė Shkupit), qė e sundonte i ndihmuar edhe nga kallashnikovėt e tė ashtuquajturit “Grupi i Kondovės”, pra duke matur veprimin e deritanishėm partiak tė “sulejmanėve” dhe “matoshave e baloshave”, qė tani i bashkėngjiten ikanakut tė parė, njeriu mund tė sjellė edhe pėrfundim tė gabuar se e tėra do pėrfundojė ashtu siē kanė marrė fund edhe disa pėrēarje tė deritanishme tė partive tė kėtushme shqiptare: nga nėna rrugaēe, tė lindė fėmijė bastard. Apo, e tėra t’i ngjajė njė oferte tė tretė politike pėr shqiptarėt e kėtushėm, e cila ata nuk do i ēojė mė larg se nė oborrin e manipulimeve tė Kryeministrit aktual tė Maqedonisė, Gruevskit. Aq mė shumė kur Imer Selmanit i bashkėngjiten tė ngjashmit si ai, pra deputetė dhe aktivistė tė PDSH-sė, tė cilėve kjo parti ua mundėsoi tė bėhen ministra, tė pėrfitojnė sa mė shumė pėr vetveten, duke ua ringjallur bindjen se me tė vėrtetė janė vlera kombėtare. Pra, i bashkėngjiten aktivistė tė cilėve u nevojitej mė shumė se njė dekadė, qė tė kuptonin se dhuna nuk ėshtė element i demokracisė.

Kur bėhet fjalė pėr Maqedoninė, pėr kėtė shtet i cili me shumėēka i ngjan njė shkolle pėr trajnim tė politikanėve tė papjekur, ēdo gjė ėshtė e mundur. Pra, nuk ėshtė i pamundur as realizimi i spekulimit se partisė sė ardhshme tė Imer Selmanit, mė vonė do i bashkėngjitet edhe pjesa tjetėr e PDSH-sė, me ēka do arrihet efekti i dyfishtė: tė bėhet ndryshim i pahetueshėm i kreut partiak dhe PDSH-ja e vjetėr tė vishet me petkun e ri. Andaj si do qė ta kthesh, del se pėrēarjet nė PDSH janė tė nxitura nga partia “amė” e saj – VMRO-DPMNE-ja. Me ēka Gruevski, si boksier i dikurshėm, donė qė me njė goditje tė nokautojė edhe BDI-nė edhe PDSH-nė. Sepse me pėrēarjet nė PDSH, Gruevskit i hapet rruga tė pėrfshijė nė koalicionin qeveritar miqtė e vjetėr tė kėsaj partie, qė u prinė miku i tij i dashur, Imer Selmani. Miku i Gruevskit pėr tė cilin thuhet se VMRO-DPMN-ja i ka borxhe tė mėdha, se ėshtė njė ndėr financuesit e fushatės parazgjedhore tė kėsaj partie nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2006. Pra, Gruevskit i hapen rrugėt qė nė koalicionin qeveritar tė ketė BDI-nė e Ali Ahmetit dhe partinė e ardhshme tė Imer Selmanit. Me ēka do ketė mė shumė shqiptarė nė pushtet, por shqiptarėt e Maqedonisė edhe mė tej do mbeten pa shtet.

Cilat do qofshin arsyet qė nxitėn pėrēarjet nė PDSH, mbetet e vėrteta se ndasitė nė kėtė parti edhe mė shumė e dendėsojnė mjegullėn politike te shqiptarėt e kėtushėm. Mbase kjo mjegull atyre nuk u lejon tė shohin se partitė e tyre kanė edhe plane afatshkurta edhe afatgjata dhe se kėto plane gėrshetohen nė njė pikė: sa mė shpejtė dhe pa asnjė kusht tė bėhen pjesė e koalicionit qeveritar dhe pėrjetėsisht tė jenė pjesė e qeverisė sė Maqedonisė. Mes kėtyre dy planeve partiake, mbetet iluzioni i shqiptarėve tė kėtushėm se me tė vėrtetė kanė parti me vizion tė qartė politik pėr tė ardhmen e tyre nė kėtė shtet. Sikur shqiptarėt e Maqedonisė tė kishin parti me vizion tė qartė politik, nuk do ndodhte absurdi me tė cilin sot ata pėrballen: qė vullneti i tyre politik tė varet nga aftėsitė manipuluese tė Kryeministrit Nikolla Gruevski. Pra, nuk do ndodhte absurdi qė, edhe si shtyllė pa tė cilėn Maqedonia nuk do mund tė qėndrojė nė kėmbė, qeveria e kėtij shteti, edhe pas njė viti tė plotė, tė mos e njohė pavarėsinė e Kosovės. Apo, kjo qeveri tė trillojė ligje dhe lloj-lloj taksash pėr Sigurim Personal, vetėm qė tė pengojė qarkullimin e lirė tė shqiptarėve, tė cilėt nga tė gjitha anėt kufizohen me vetveten, por janė qytetarė tė pesė shteteve tė Ballkanit.

Politikat shqiptare nė kėto troje kanė nga dy fytyra. Njėsoj si edhe shumica nga ata qė janė vėnė nė mbrojtje tė shqiptarisė. Mbase edhe e keqja mė e madhe nuk ka tė bėjė me dyfytyrėsinė e disa politikanėve shqiptarė, sa me pamundėsinė tė dish se kur ua pėshtyn fytyrėn qė bart mėkatin e tyre nė shpirt, e kur atė qė ka gojėn pėrplot fjalė tė ėmbla. Tė paaftė tė zbulojnė kėtė, shqiptarėt filluan tė bėhen tė pandjeshėm ndaj pėrplasjeve brendapartiake.

Kjo pandjeshmėri ėshtė mė e dukshme te shqiptarėt e Maqedonisė. Mbase kjo ndodh nga shkaku se shqiptarėt e kėtushėm, assesi nuk ia dalin ta kuptojnė se intrigat politike kanė atdhe naivitetin e popullit, se politikan i mirė ėshtė vetėm ai qė tregon kujdes ndaj atyre qė i takon derisa ngjitet lartėsive tė pushtetit, i vetėdijshėm se tė njėjtit do i takojė edhe gjatė zbritjes teposhtė. Ndoshta kjo edhe mund t’u falet shqiptarėve tė Maqedonisė, sepse nė tė kaluarėn ata kurrė nuk patėn mundėsi tė vendosin pėr fatin e tyre. Por, edhe si tė tillė, nė ndėrkohė, ata kishin mundėsi ta mėsonin urtėsinė se tė gjunjėzuarin nuk e shohin ata qė qėndrojnė nė kėmbė. Me ēka edhe partitė e kėtushme shqiptare do e kuptonin pse jetėgjatėsia e tyre ėshtė proporcionale me lojėrat politike qė ua bėjnė pushtetmbajtėsit e etnitetit maqedonas. Pra, partitė e shqiptarėve tė Maqedonisė do e kuptonin se faktor politik mund tė bėhesh vetėm nėse bindshėm qėndron nė kėmbėt tua dhe nėse mund tė ecėsh pėrpara pa patericat e “gruevskave” tė ndryshėm.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara