HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Reformat, sipas individualizmit tonė

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku, Durrės, 10.4.2008

U bė zakon tė thuhet se ēdo qeverisje qė tė kemi, po reformat e rekomanduara nga perėndimorėt do tė bėka, prandaj nuk paska rėndėsi tė diskutohet sesi duhet tė jenė kėto reforma. Ajo qė paska rėndėsi qenka se kush ėshtė mė "i aftė", kush "menaxhon mė mirė", kush ėshtė "mė i pakorruptuar", kush ka biografi "mė pak tė lidhur me komunizmin" etj. Ka tė vėrteta nė kėto, e z. Berisha me tė tijtė pėrjashtohet nga aftėsia pėr tė bėrė reforma, vetėm me kėto kritere. Por, edhe pa z. Berisha, nuk mjaftojnė vetėm kriteret qė pėrmendėm. Vėrtetė qė rruga ėshtė me reformat perėndimore, por ama mėnyrat konkrete janė tė ndryshme, varen nga populli, nga shoqėria ku zbatohen, e qė realizimi i reformave tė jetė sa mė eficient, duhen pasur parasysh edhe kjo. Me njė fjalė, reformat tona duhen bėrė sipas kokės sonė, tė shqiptarit.

Shqiptari i sotėm ka karakteristikat e veta tė veēanta, qė pėrbėjnė mendėsitė e tij, qė janė tė ngulitura thellė nė sjelljet e tij. (Kėtu me "mendėsi" po nėnkuptojmė reagimin jo racional, atė tė vetvetishmin, qė quhet edhe "kulturė"). Kėto mendėsi janė zhvilluar nė rrjedhėn e dhjetėvjeēarėve dhe shekujve. Nuk hyjmė dot nė kėtė shkrim, nė njė analizė tė shkaqeve qė anė pėrcaktuar sjelljen e shqiptarit, por mund tė themi se ato sillen rreth historisė sė tij, ku akoma influencėn mė tė madhe e ka regjimi komunist (50 vjeēar).

Sot shqiptari karakterizohet nga tipi i njė individualisti, ku e vetmja shfaqje e solidaritetit shoqėror janė lidhjet familjare. Shqiptari nuk ka besim tek bashkėqytetarėt e vet. Kurse mė gjerė, shtetin ėshtė mėsuar ta shohė vetėm si njė institucion armiqėsor dhe qė duhet tė vidhet, tė mos respektohet dhe t'i ruhesh. Nė kėtė shkrim, do tė pėrqendrohemi tek dy vetitė e para te shqiptarit, pra, e para, tek individualizmi dhe lidhjet familjare, dhe, e dyta, tek mosbesimi tek tė tjerėt.

Individualistė, me pak Lidhje familjare

Ne shqiptarėt nė Shqipėri (por mbase edhe nė Kosovė), jemi individualistė dhe karakterizohemi dhe nga lidhjet familjare mesatare, pra dhe jo aq tė forta. Kjo karakteristikė jona kufizohet nė shtrirjen e saj, qoftė me nepotizmin tonė; qoftė me ekstreme mosdashurie brenda familjes, siē demonstrohet me vrasjet "pėr pronėn" brenda familjes; qoftė dhe me kompleksin e sjelljeve dhe preferencave tona jo sociale, si tek "inati" qė kemi pėr veprimet kolektive.

Kjo ėshtė arsyeja qė bizneset shqiptare private janė kryesisht me pronėsisė dhe menaxhim individual apo shumė-shumė familjar (baba-djalė, shumė-shumė disa vėllezėr) Gjithashtu, kjo bėn qė bizneset tona tė jenė relativisht tė vogla, shumė mė tė vogla sesa do tė ishin po tė bashkoheshin pasuritė e qindra familjeve nė njė biznes, apo edhe nėse bizneset me njė pronar, do tė menaxhoheshin jo domosdoshmėrish nga pronari, por nga njė staf menaxherėsh. Nga ana sasiore, pak biznese shqiptare duhet tė kalojnė njė pasuri prej 100 milionė Euro.

Edhe nė aktivitetin politik, vėrehet qė shpesh sallat mbushen me familjarė tė liderit politik, e shumė-shumė me kushėrinj e miq personalė tė tij. Bile jo vetėm partitė e vogla, por edhe degėt lokale tė partive tė mėdha, shpesh duken si parti familjare.

Nėse duam qė reformat tona tė ecin shpejt, duhet ta kemi parasysh kėtė mendėsi.

P.sh. tė bėjmė privatizime duke e copėzuar pronėn sa mė shumė qė tė jetė e mundur, qė tė mund tė pėrfshihen edhe bizneset relativisht tė vogla, siē janė ato me bazė familjare. Prandaj kemi ngulur kėmbė qė nė privatizimin e shpėrndarjes sė elektrikut, tė shihet mundėsia e privatizimit tė tij, jo vetėm si njė e tėrė nė gjithė Shqipėrinė, por i copėzuar nė qytete, rajone etj. Ligji i kaluar pa debat, nė ditėt e "Gėrdecit", duhet tė kthehet mbrapsht nė Kuvend, dhe t'i bėhen amendamentet qė lejojnė privatizimin shpėrndarjes sė elektrikut, edhe nė disa kompani.

Mosbesimi tek tė tjerėt

Nuk kemi besim tek tė tjerėt, as tek shokėt, as tek banorėt e lagjes, as tek bashkėqytetarėt, gjė qė bėn qė pothuaj tė mungojnė fare tė gjitha organizimet jashtė familjeve dhe jashtė shtetit, apo siē thuhet nė shkencat politike: "nė mes shtetit dhe familjes, tek ne nuk ka gjė fare (asnjė grup social)".

Nė Shqipėri kanė dėshtuar pothuaj tė gjitha ortakėritė, tė gjitha shoqėritė tregtare me shumė pronar. Pothuaj nuk ka mbijetuar asnjė SHA (shoqėri aksionare) ku aksionet nuk janė tė pėrqendruara nė njė aksionar komandues, nė njė qė zotėron mė shumė se gjysmėn e aksioneve, e qė indukton individualizėm edhe nė SHA. Nė shumicėn dėrmuese tė SHA-ve, aksionarėt e vegjėl, vidhen vazhdimisht nga aksionari komandues. Natyrisht e kemi fjalėn pėr SHA-tė shqiptare, jo ato qė janė investime tė huaja.

Nė jetėn shoqėrore shihet njė paaftėsi e aktivitetit tė shoqėrisė civile, por bile edhe e feve. Shoqėria civile mbijeton vetėm nėse mbahet nga ndonjė sponsorizim i huaj, sepse pėrndryshe nuk do tė kishim "asnjė" shoqatė tė vockėl, asnjė OPF (organizatė pa qėllim fitimi), pa folur kėtu pėr shoqatat tė fuqishme, si ato qė hasen nė shtete si SHBA (Shtetet e Bashkuara tė Amerikės).
Edhe komunitetet fetare, mbijetojnė veēse nė saj tė sponsorizimeve tė ndryshme, shpesh herė nga jashtė. Vetėm nė kohėt e fundit, po konstatohet njė ndryshim mendėsie: po fillon njė mbledhje vullnetare rreth feve pėrkatėse, gjė qė tė jep shumė shpresė pėr njė ndryshim pėr mirė.

Praktikisht: sa mė pak privatizime me SHA shqiptare, sa mė pak zgjidhje ku kėrkohen organizime spontane kolektive, pa njė mbikėqyrje e rregullim direkt nga pushteti, lokal apo qendror. Por kujdes: pushteti duhet vetėm tė mbikėqyrė e rregullojė kur puna ngec, por jo tė jetė bashkėpronar, sepse shfaqet mendėsia e tretė shqiptare, "armiqėsia me shtetin", qė nuk trajtohet nė kėtė shkrim.

Pra ėshtė gabim i madh tė shpresosh se ujėsjellėsin e njė qyteti, duhet ta bėsh SHA, qė tė mund tė privatizohet. Jo, ai duhet ose tė privatizohet nga njė biznes familjar i fuqishėm, ose nga njė investitor i huaj.

Edhe armėt mund t'i ēmontojė njė firmė private individuale, mjafton qė shteti tė mos harrojė detyrat e veta: tė mbikėqyrė dhe kontrollojė aktivitetet private, njėsoj siē duhet ta bėnte dhe me ato shtetėrore.

Dhamė disa raste sa pėr konkretizim. Nė ēdo rast konkret, ka rėndėsi qė tė kihen parasysh mendėsitė tona tipike, nė zgjedhjen e variantit mė tė mirė tė realizimit tė reformės.

[Gazeta Shqiptare, 22.4.2008]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara