HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fėshfėrima e gjetheve dhe Vera e dashurisė

Keze (Kozeta) Zylo nė rininė e saj -- nga Kėze (Kozeta) Zylo,
[email protected]
www.albanianliterature.org
Botuar ne gazeten "ILLYRIA"
Fėshfėrima e gjetheve luan serenatė

Si njė flutur kraheshkruar fluturoj rreth teje,
Papritur ndaloj mbi gjoksin tėnd,
Digjem flakė e tėra nga puthjet e tua,
Nė dridhjet e zėrit, shikimi tėnd mė ēmend.
Te gugitem si bebe, ne krahet e tua,
E zgjohen ndjesitė, pasqyrat e shpirtit,
Puthjet e ėmbla, si valė tė nėnujshme,
Japin mėrrmėrrimėn dhe kodin e mitit.
Nėpėr fijėza dritash zgjedh buzėt e tua,
Ku fėshfėrrima e gjetheve luan njė serenatė,
Por si dallgė zemre, prush dashuria,
Seē pikon nektarin, nė mallim tė zjarrtė!


Mjelmat po tė vijne!

Nuk e di,
Nė mė ke harruar liqeni i bukur i Tiranės,
Nuk e di?
Fėshfėrrimėn e mėndafshit tim, ecur dikur,
Dhe fėrshėllimėn e te dashurit tim,
Nga kėnaqėsia e puthjes,
Kur loznim kukamfshehtėsi,
Dhe nė gjethet e bardha,
Tė lule deleve, kėrkonim fatin,
Mė do apo s’mė do?
Nėn ėmbėlsinė e cicėrrimes sė zogjve,
Ne ecnim te dy tė pėrqafuar,
Rreth trungut tė pishave,
Aty ku lulet bėnin pjalmimin.
Unė nuk e kam harruar liqenin tim,
Prapė dua tė vij pas kaq vitesh,
Edhe pse mund tė jesh zemėruar,
Nga mosardhja ime aty,
Por druhem se mos pishat jane tharė,
Dhe liqenit po i humbet shtrati,
Oh, nuk dua ta besoj kurrė kėtė marrėzi,
Pritmė liqeni i bukur, pritme si dikur…
Se mjelmat po tė vijnė!

2008


Eja!

Eja i dashuri im eja,
Pyjeve tė dendura le tė shkojmė,
Larg botės me fjalė ēmendurake,
Nėn puthjet e zjarrta te humbasim,
Dhe me melodi cicerrimash te vallezojme!
Le tė vemė buzėt mbi sythet qė buisin,
Tė harbuara me lėng mbi degėza pemėsh,
E nė marrėzine tonė askush mos tė na shoh,
Vetėm fijėzat e diellit, qė trupat ngrojnė!
Gjethet e lehta mbi kokat tona te lodrojnė,
Njė burie me brirė papritur te dėgjoj,
Nga ėngjėjt e shumtė qė nga qielli vijnė,
Per Shen Valentinin si roje te rrinė.

2001


Nė retinė sysh

Zgjohem dhe rizgjohem
Nė mes ėndrrash ti,
Nėper flakėt e zjarrit,
Mos mė pyet a vij!
Gjersa unė tė ndjej,
Brenda shpirtit tim,
Drithėrrimė mė bėhesh,
Nė retinė sysh!

2003


Le te pime veren e dashurise

Puthjen e dua nė violinė dashurie,
Me krehjen e flokėve nga gishtat e tu,
Tė duroj shumė dhe peshėn e lotit,
Qė si ngjyrė ylberi piklon kėtu.

Si kopsht magjik, nė kėtė ditė,
Nė ballona Valentini, mė puth mua,
Me valsin e Dashurisė dehem e tėra,
E nė krahėt e tu pėshpėris tė dua.

Mjalti i shpirtit, vesh qėnien tėnde,
Duke me ėmbėlsuar gjithcka brenda meje,
Nė natėn e mėndafshtė, butėsisht bie,
Mbėshtjellur e tėra si zog rreth teje.

Une tė ndjej ty gjer nė imtėsi,
Dhe nė fotot e bukura nė cdo kėnd,
Nė rezonancė hyjnė drithėrimat e shpirtit
E tretem e tėra nė vėshtrimin tėnd.

Nė dehje pimė verėn e dashurisė,
Me ngjyrėn e kuqe si zemrat zjarr,
Nėn tingujt e ėmbėl, pa frymė mbetur,
Dhe borėn mund tė shkrijmė, nė thellim e acar.

Unė luaj e ndjej puhizėn e lehtė,
Qė butėsisht vjen ne lėmim puthjesh,
Nė dashurinė e freskėt, thellėsi e ndjenjave,
Si rit i perjetshėm, nė ditė lutjesh.

Me ėndrrat e purpurta rreth shpirtit tim,
U zgjova nga rrezja e porsa ndritur,
Agu i mėngjesit ma flladiste zemrėn,
Me arome petalesh ne buze puthitur

14 Shkurt, 2006 - Manhattan


Kodi sekret!

Nė krahet e tu dua tė mbėshtillem i shtrenjti im,
Dhe flokėt si ujėvarė tė derdhen nder supe
Nėn ndjesinė e puthjeve tė ėmbla,
Dua tė shikoj ngazėllimin e syve te tu,
Tej nė thellėsinė e thelbit tė shpirtit.
Ato pejza te holla qe askush s’ti sheh,
Sepse vetėm unė e kam kodin sekret,
Pėr tė hyrė nė portėn e zemrės tėnde,
Ēelsin magjik qė askush s’e di!

Tirane, 1992

Copyright ©1999-2008 [email protected] - All Rights Reserved

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara