HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lorka dhe pse pa varr, ka fituar pavdekėsinė

Keze (Kozeta) Zylo -- nga Kėze (Kozeta) Zylo,
[email protected]
www.albanianliterature.org

Poeti Federico Garcia Lorka, qė mitizoi peisashin e tokės sė Spanjės dhe i kėndoi me aq dashuri, duke u mbėshtetur dhe nė traditėn popullore, u vra barbarisht nga diktatura frankiste, pa asnjė vendim gjyqesor.

Megjithėse pėr vrasjen e tij akuzohet ish-deputeti i sė djathtes, Ruiz Alonso, i cili nga ligėsia dhe xhelozia e krijimtarisė sė tij, firmosi arrestimin e poetit Lorka, shkrimtari Lorka cilėsohet si njė nga poetėt mė tė mirė tė Spanjės nė shekullin e XX-tė! Vendi i Spanjes gjithmone ka qene nje vend gladiatoresh, ku per rrjedhoje nuk mund te shpetonte dhe poeti Lorka.

Keze (Kozeta) Zylo nė rininė e saj
Federico Garcia Lorka
Ne menyre te mistershme u be ekzekutimi i shkrimtarit, qe edhe sot e kesaj dite nuk i dihet varri.
Gjate diktatures se Frankos, veprat e tij u zhduken, u dogjen ne sheshin Carmen te Granates, por ndergjegja njerezore nuk do t’i harroje kurre poezite, dramat dhe shkrimet e ndryshme!

Lorka ne Shqiperi u njoh qysh ne vitet 30, me dramat, poezite, por me shume se kushdo ai u frymezua nga ciganet dhe shkruajti per ta, per levizjet, veshjet dhe jeten e tyre, qe bejne dashuri nen perkedheljet lozonjare te henes.

Ja si i shkruan ciganes se bukur dhe me ngjyre:

O mjellme e zeshket qe noton ne nje liqen
Me lotuse te rritura, me vale te portokallta,
Me karafila te kuq, ku shkulma kundermon
Folete e roitura qe ti mban nen flatra,
Martire andaluze, grua e mbetur beronje,
C’jane puthjet e perflakura ti s’e di,
Puthjet e perziera me heshtje te thelle nate
Dhe me zhurmen e turbullt te ujit qe rri.

Ai shkruan se nje vend qe s’ka cigane s’ka liri!

Lorken e sollen midis lexuesve shqiptare, disa perkthyes, midis tyre dhe shkrimtari disident Petro Marko, i cili e vleresonte si nje nga penat e medha boterore.

Poeti Lorka u ekzekutua ne Granada, ne vendlindjen e tij nga nje skuader pushkataresh.
Mesues qe kane banuar afer fshatit deshmojne per kete ngjarje makaber se ka ndodhur ne vitet 1936.
Keto kohe i eshte paraqitur nje peticion gjykates se larte nga viktimat e familjareve, ku mijera njerez te pafajshem u pushkatuan dhe u hodhen ne nje grope te madhe sikur te ishin kafshe te egra.

Gjykata ju ka bere thirrje kishave, organizatave dhe hierarkive per te sjelle prane gjykates emrat e viktimave qe jane 114, 266.
Ne kete ngjarje rrenqethese, besohet dhe per Federico Garcia Lorka, qe te jete midis kufomave te hedhur barbarisht nga skuadra e pushkatareve, te udhehequr nga deputete cinike, xheloze, dhe qe ne deje kane zhdukjen e rivaleve te tyre me mjetet me monstruoze, me barbare.

Ky vend sot eshte bere si pelegrinazh, ku e vizitojne vazhdimisht simpatizanet e tij dhe vecanerisht studentet e Historise dhe te Letersise.
Viti 1998 qe perkon me 100 vjetorin e lindjes se Lorkes, Mbreti i Spanjes e quajti si viti i Lorkes, ku dhe u organizuan qindra aktivitete ne shume vende te botes, por si per ironi te fatit, ai eshte poeti qe jetoi vdekjen makabre fizike, por njekohesisht dhe pavdekesine!

Ne poezite e tij midis te tjerash shkruhet:
Peisazhi ka,
Cerge shekujsh,
Arkiv muzgu,
E netesh!…

Duke lexuar dhe ndjekur me vemendje gazeten “NY Times”, e cila pasqyronte dhe nje foto per keto tmerre, vrasje, brutalizmin e sistemeve diktatoriale, qe pjellin vetem monstra per te ekzekutuar vendimet e tyre, medoemos mendja te shkon tek qindra intelektuale shqipare, qe u zhduken nga faqja e dheut, e sidomos diktatoret helmonin ne radhe te pare shkrimtaret… poetet, gjeneralet patriote… sepse ata ishin frymezim per Lirine, humanizmin dhe mbrojtjen e Demokracise se vertete.

Edhe pse kane kaluar 72 vjet nga ekzekutimi i Lorkes, raprezaljet, krimet, qe u bene nuk mund te mbulohen me gropa te medha kufomash, pasi ndergjegja njerezore nuk eshte e qete perballe krimeve monstruoze te diktaturave.
Por ne rast se popujt nuk jane te mbrojtur nga kushtetuta, nga ligjet mbi mbrojtjen e te drejtave civile, dhe persekutoret nuk vendosen perpara ligjit, krimet perseriten duke tronditur gjer ne palce qeniet njerezore.

Le te kujtojme poetet Vilson Blloshmi dhe Genci Leka, qe u pushkatuan nga barbaret te cilet shfaqen ethshem instiktet shtazarake te tyre, duke i lene te vrare ne mes te dites se “zeze”, ose Hevzat Nelen qe u var ne mes te qytetit, ne vitin 1989, pa gjyq, pa avokate, por vetem nga nje skuadrile pushkataresh, dhe askush prej ketyre ish Prokuroreve, ish gjykatesve nuk kane kerkuar falje, por perkundrazi jane organizuar shume me teper qe t’u mbyllin gojen perseri te afermeve te viktimave, duke dhene intervista e karshilleqe te tjera, se gjoja ishte koha, ishte sistemi i tille!

Heshtjen qe mbajne shume organizata, intelektuale, sidomos historiane, nuk krijojne gje tjeter, vecse i mbushin me shume me mekate, dhe ju zgjasin me teper jeten krimeve dhe barbarizmave qe pakuptuar mund te riciklohen…

New York
Tetor, 2008


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara