HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Televizionet dhe politikanet “star” edhe ne tragjedi

-- nga Lutfi Dervishi, Shekulli, nėntor 2008

Ngjarja e djeshme nė Gjirokastėr, ku nga rrėzimi i njė pallati 5 katėsh rezultojnė tė paktėn 3 tė humbur dhe 20 tė lėnduar sėrish nė plan tė parė nxori zellin e politikanėve pėr tė qenė violina e parė edhe nė tragjedi.

Edhe kėtė radhė titujt qė duhet tė fokusoheshin tek ngjarja, te viktimat e mundshme, te tė plagosurit, te operacionet e shpėtimit, te hetimi, te shkaqet dhe tek fati i atyre qė dolėn gjallė nga kjo tragjedi u zėvendėsuan me deklaratat e politikanėve.

Me njė vrull dhe shpejtėsi qė do ta kishte zili ēdo media, pėrfaqėsues tė qeverisė, opozitės dhe shoqėrisė civile nxituan nė vendngjarje. Pėr orė tė tėra politikanėt zėvendėsuan gazetarėt me raporte dhe deklarata pėr shtyp. Pėrfaqėsues tė partive tė mėdha dhe jo shumė tė mėdha u kthyen nė “star”-in e fatkeqėsisė.

Por jo tė gjithė ishin tė pranishėm nė vendngjarje. Tė paktėn nga sa u raportua nė televizione nuk pamė nė vendngjarje, prokurorin, inxhinjerėt aq shumė tė kėrkuar pėr kėtė rast, punonjėsit e emergjencės civile, policė etj.

Nė vend qė gazetarėt tė fokusohen tek ngjarja, vėmendja dhe titujt janė te politikanėt: “X po lėviz nga vendngjarja drejt spitalit”. “Mbėrriti nė vendgjarje dhe Y”, “Z interesohet pėr tė plagosurin nė spital”, “Pritet tė vijė edhe…” etj.. Aq i lartė ishte fokusi tek politikanėt saqė stacione qė merren me lajmin 24 orė harruan tė pėrmendin se tė parėt qė mbėrritėn nė vendngjarje ishin 7 specialistė tė huaj.

Deklaratat e politikanėve dhe lidhjet direkte qė fillonin me fjalinė “pritet nga momenti nė moment tė mbėrrijė edhe…” a thua se mbėrritėn shpėtimtarėt e situatės, krijuan konfuzion pėr tė mėsuar pėrmasat e plota tė asaj ēfarė kishte ndodhur.

Njoftimet e para pėr tragjedinė u dhanė nė mesditė nė orėn 12:00 dhe pasi dėgjuam gjithfarė deklarate e prononcimi vetėm pas 7 orėsh u mėsuan emrat e tre personave tė mbetur nė rrėnoja!!

Nė edicionet kryesore tė lajmeve disa kanale na shėrbyen edhe lajme pėr shembje ndėrtesash nėpėr botė. “Ja, kėto gjėra ngjasin, madje ka edhe mė shumė viktima”. Nė fakt dje, koha ka qenė e mjaftueshme pėr tė bėrė krahasime dhe pėr tė arritur nė konkluzionin se shembjet e pallateve nėpėr botė nuk kanė lidhje me rastin shqiptar, me prishjen e kushteve urbanistike, ku krimi qė u konsumua dje ka ndodhur para syve tė tė gjithėve.

Tragjedia e djeshme i ka rrėnjėt tek: agresiviteti ndaj ligjit dhe rregullit nė ndėrtime. Dje duhet tė kemi qenė me fat sepse “rrėzimi ndodhi gjatė ditės” dhe jo gjatė natės. Pas fazės sė show-t ėshtė koha pėr t’u ndalur gjerėsisht me kėtė fenomen. Nuk ėshtė e nevojshme qė tė pėrsėritet nė Shqipėri “tėrmeti turk” i vitit 1999 pėr tė nxjerrė mėsimet. Ne nuk jemi imunė nga fatkeqėsitė, qofshin natyrore, qofshin pėr shkak tė dorės sė njeriut, ajo ēfarė na mungon ėshtė nxjerrja e mėsimeve nga tragjeditė.

Politikanėt bėjnė mirė qė i ndodhen tjetrit nė fatkeqėsi a tragjedi. Kyėshtė akt qė ēdokush e pret nga njė politikan i pėrgjegjshėm. Do tė ishte fatale nėse kryeministri apo edhe lideri i opozitės tė vazhdonin “axhendėn” pas kėsaj tragjedie.

Por mėnyra e pasqyrimit, vendi, hapėsira dhe roli qė u kushtohet politikanėve duhet ridimensionuar. Ajo qė ndodhi dje ishte rasti i radhės ku tė krijohet pėrshtypja se politikanėt mė shumė se pėr atė qė ndodhi shqetėsohen pėr PR-in “marrėdhėniet me publikun”.

Nuk do tė ishte e drejtė qė shėnjestra e pėrgjegjėsisė t’u drejtohej vetėm atyre. Kėtu “pjesa e luanit” nė pėrgjegjėsi ėshtė e medias qė fokusin nga vendngjarja dhe shkaqet e kthejnė tek politikanėt. Dhe kėshtu tragjeditė nga njė vend pėr tė mbajtur zi e pėr tė nxjerrė mėsime kthehen nė njė rast tė mirė pėr “qoka televizive”.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara