HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrshkrimi i KAMPIT TĖ TEPELENĖS 1948-1954

KAMPET KOMUNISTE NE SHQIPNI - TEPELENA

Lek Pervizi -- nga Lek Pervizi

Vizatimet nga Lek Pervizi, i denuar politik nė atė kamp. Pamje e pergjitheshme e kampit, rrethuar me tela me gjemba, me kazermat ku rrinin mbyllur tė intenuarit.

Plan skica e kampit te Tepelenes, ku shenohen vendet e varreve e transferimi i tyre tri herė. Kampi i Tepelenes duhet kuptuar se bashku me tre kampe te tjere : Turan, Kėtu u internuan familjet mė tė rėndėsishme te Shqiperisė me qindra familje te tjera nga krahinat veriore, shumica nga Mirdita, prej ku, vetem mė 1949 u internuan 2000 pleq, gra e fėmi.

Skica tė kampeve komuniste

NE TE TILLA KAZERMA ISHIN STIVOSUR TE INTERNAURIT, tetė gjithsejt, kater me shtreter siē paraqitet ne vizatim.
Kjo gjendje vazhoi nga 1948 mė 1954, kur te internuarrit u transferuan ne Myseqe, ku u perdoren ne punėt mė tė rėnda bujqėsore e ndėrtimore. Nė kėtė kamp vdiqen shumė fėmi e pleq, e te internuar te tjere, te cilėve nuk u gjenden varre qė u hoqen disa herė nga njė venb nė njė tjetėr pėr tė humbur ēdo shenjė tė tyre.
Kazemat ishin me permasa ciklopike, 25 x 14 m e mund te permbanin mbi 600 veta, sepse kishte shumė familje me femije te vegjel, qe zinin mė pak vend.

Skica tė kampeve komuniste

Prerje e nje kazerme me skelet dy kateshe ku rrinin, poshte familjet me femijė lart te rritur e beqare.

"JETA" NE KAMPIN MIZOR TE TEPELENES

Skica tė kampeve komuniste

Me rastin e paraqitjes se disa vizatimeve te kampit te Tepelenės, qė u bė e mundshme nga Lek Pervizi, ish i internuar ne atė kamp deri ne mbylljen e tij mė 1954, po japim disa njoftime rreth krijimit e funksionimit tė tij.
Tė flasėsh pėr kampin e Tepelenės dhe te mundohesh tė pėrshkruajsh, torturat vuajtjet e mundimet qe pesuan te internuarit ne ato kondita tė tmerrshme, duhen libra te tėrė dhe pena tė forta. Penat e forta shqiptare, i ishin kushtuar totalisht njė pune tė kundėrt, atė tė himnizimit tė regjimit e tė sistemit tė diktaturės e te diktatorit qė sundonte i plotfuqishėm, zot mbi tokėn e shkretuar shqiptare e mbi banorėt e saj fatkeqė. Ato shkrimtarė, jo se nuk kishin kohė, por as qė donin tė ia dinin se ka shqiptarė qė vuajnė e skllavėrohen, aq mė keq, nuk donin tė ia dinin se shumė kolegė tė tyre, edhe ata pena, por mjerisht ne duar tė palėvizshme e skeletike, atje nė fund tė ndonjė grope tė harruar, qe mund te quhej varr, por edhe kėshtu nuk quhej sepse nuk gjendej mė, kishte humbur nė hiē.

Nė hiē humbėn me qindra tė internuar, shumica fėmijė e pleq e plaka, qė nuk mund t'i benin ballė sėmundjeve, vuatjeve, mundimeve, urisė, sė ftohtit, torturave tė pėrditshme tė rojeve, qė vinin vėrdallė si qent me tri koka tė ferrit tė Dants, Cerberi. Ata s'kishin tri koka, por kishin nji kokė te vetmen sa pėr shumfishin e treshit, e medet kush binte nė kthetrat e tyre.
Duke u shkėputur nga keto pėrshkrime alegorike, e po te hyjmė nė realitetin, themi se ai paraqitej mė i tmerrshėm se ēdo pėrfytyrim i zymtė qė mund tė krijohej.

Se pari duhet thėnė se kampi i Tepelenės u krijua ne shėmbėll tė kampeve tė Bashkimit Sovjetik, si Siberia, por ne pėrmasa te reduktuara me shkallėn 1 : 10.000, ose mė tepėr, si pėr hartat. Nė fakt u pat hapė fjala, kur filluan internimet e para, (1945) se qeveria komuniste shqiptare kishte vendosur t'i grumbullonte te internuarit dhe t'i niste pėr nė Siberi, me anijet Ruse. Kjo nuk ishte ndoshta ndonjė lajm i vėrtetė, po ama njerėzve u hyni frika se njė gjė e tillė mund tė ndodhte, duke ua njohur huqet kriminale tė komunistėve shqiptarė, qė ua kalonin edhe atyre tė bolshevikėve tė Stalinit. Por me qė nuk ndodhi, atėhere, partia e qeveria (largpamėse), vendosėn me krijue njė Siberi tė reduktuar nė njė kamp te rrethuar me tela me gjemba, nė fushėn poshtė kalasė sė Ali Pashė Tepelenės, ku ishin disa kazerma italiane, qė kishin shpėtuar nga shkatėrrimet e luftės italo-greke. Por historia e tij eshte pak me e stergjatun.

Fillimisht ishte Berati qė u bė qendra e grumbullimit te familjeve tė mėdha, dhe me kohė aty u grumbulluan tė gjithė familjet e tė arratisurve tė veriut te ēdo shtrese qofshin. U jepnin vetėm 500 gr. buk misri dhe duhet te gjenin vetė banesė me qira. Anbsurditete. Duke qenė se numėri i tyre filloi te shtohet pa masė, u shpik puna e detyruar ne ferma e nė objekte ndėrtimi, pa pagesė e vetėm me atė racion prej 500 gr buk misri. Populli i Beratit sillej shumė njerėzishėm ndaj kėtyre njerėzve fatkeqė ne kundėrshtim me autoritetet, veēanėrsiht ato tė partisė, tė policisė e tė Degės sė P. Brendėshme, qė sillėshin shumė egėr e shumė harbutshe, ndaj njerėzish krejtėsisht tė pafajshėm, qė pėrmėtepėr ishin motra e vėllezėr shqiptarė tė tyre.
Nuk vonoi shumė e mė 1948, nė njė mbledhje te fshehtė tė katėr kriminelėve mė tė regjur tė byros politike, me Enver Hoxhėn nė krye, njė i quajtur Manush Myftiu, emrohet drejtor i burgjeve e kampėve. E para punė qė bėri ishte krijimi i kampit famėkeq tė Tepelenės, ku do tė mbyllėshin tė gjithė familjet e konsideruara tė mėdha te veriut, bashkė me shumė familje tė tjera, po tė krahinave veriore, ku pėrparėsi kishte Mirdita pėr nga shumica dėrmuese e grave e fėmijėve. Pra, krijimi i njė kampi qė t'i jepte fund nje herė e mirė pranisė mbi tokė tė atyre qė partia e qeveria kishte damkosė me emėrtime tė ndryshme, varg e vistėr : reaksionarė, borgjez, tradhėtarė, tė deklasuar, armiq, tė shitur te imperializmi amerikan, carista, etj. etj. epitete te kėtij lloji. Shoku " Manush " nė mbledhjen e Beratit, 1944, kishte arritė tė propozojė qė me tė marrė pushtetin nė dorė, t'i qerojmė hesapet me kundėrshtarėt duke i eliminuar fizikisht tė gjithė nga 12 vjeē e lart. Kjo s'u kishte vra mirė veshin, pėr ēudi, shokėve tė tij tė luftės. Prandaj, shokėt e partisė, duke ia njohun huqin e egėr, i besuan detyrėn e drejtorit te burgjeve e kampėve. Ia kishin gjetur kasapin vathit tė dhenve. Njė titull qė i shkonte fort pėr shtat, pavarėsisht se nga origjina i pėrkiste nje familje fetarėsh.

Ē'nuk ngjet ne kėtė botė ! Edhe i merhumi diktator vinte nga njė familje hoxhallarėsh.
Pör krijimi i njė kampi me pėrmasa tė mėdha ku do tė mbyllėshin me mija qenje njerėzore te pafajsme (kėtė e dinin mirė shokėt e byrosė politike) me tipare shqiptare, kėrkonte organizim paraprirės. Pėr kėtė punė as qė e vriste kokėn shoku Manush. Si u vendos ajo punė, menjėherė u mobolizuan automjete e ushtrisė, kamiona, pėr transferimin e tė internuarve nė Tepelenė. Ku? Po nė Tepelenė ! 40 kamionė pėr mė se dymijė njerėz. Tė intenuarit arritėn nė Tepelenė, duke paguar kurbanin e kėsaj ngjarje, me dy tė vdekur (qifti Petrela) e shumė tė plagosur nga pėrmbysja e njė kamioni. Si thamė, qeveria (shoku Manush) nuk kishte pergatitė asnjė lloj kampi tė rregullt, dhe i pėrplasi tė internuarit nė disa kazerma gjysmė te shembura nė Turan, te tjerė nė Veliēot e tė tjerė nė Memaliaj. I futėn ndėr kėto kazerma, rifuxho, drejt e mbi shtresėn e betonin. 500 gr. bukė misri qė vinte nga Berati, krejt e coptuar. Ishte verė, gusht. Buka, e gatuar keq, mykej menjėherė. WC e banjo nuk kishte, Ujėt me racion. Njė rreke qė kalonte mes kampit, ishte krejt ndyesira. Konditat higjenike zero. Mjekė asnjė e mjekime hiē fare. Plasi dizanteria kolerike, e filluan te vdesin pleqt e fėmijėt, njeri pas tjetrit. Shtatė nė ditė vdisnin nė tre kampet. Por do te ndodhte mė e hatajshmja. Njė natė prej netėsh, mes lemerisė, vajtimeve, britmave e kujės sė nanave vdiqen 33 fėmijė ! Po, 33 fėmijė tė njomė ! Shumica e grave ishin nana tė reja, mė foshnje nė gji. Nanė kėrcunat, mbeten pa fėmijė e pa burra. Disa ishin vrarė, tė tjerė ishin arratisė jashtė shteti. Dikush e beri problem kete situatė tė papreqedent. Atėhere u vendos qė kampi tė krijohej te kazermat italiane poshte kalasė sė Tepelenės, qė ishte mė i pėrshtatshėm, sepse kishte struktura higjenike, kishte ujė, kazermat ishin tė mirėmbajtura e ishin pajisur me skele shtretėrish prej druri. Kishte njė infermeri e njė furrė buke.

Njė mjek mund te vinte nga Tepelena herė pas here. Dhe kėshtu, tė gjithė tė internuarit u grumbulluan nė atė kamp, i njohur botėrisht si Kampi i Tepelenės.
Pavarėsisht nga kėto pėrmirėsime, vdekja vazhdonte te korrte pėr ditė mbi ato tė pafajshėm. Tė pa ushqyerit, tė ftohtit, semundjet, veēanerisht dizanteria, mundimet, korrnin vdekje ą ēdo ditė, dhe shpejt fusha para hyrjes sė kampit e para zyrave tė policisė u mbush me varre te panumerta. Njė i madh i partisė qė kishte kaluar nga Tepelena, kur i pa gjithė ato varre dhe kur e mori vesh se tė kujt ishin, dha urdhėr tė hiqeshin shpejt e tė degdisėshin diku tjetėr, larg rrugės sė makinave e syve tė njerėzve, qė mund tė ishin edhe sy tė huaj.
U bė transferimi i varrėve te bregu i Benēes, mbi urė e sipėr. Me kėtė lėvizje, njė pjesė e mirė e varrėve mbeti pa u ēvendosė, sepse t'afėrmit ose ishin liruar ose ishin transferuar ne kampin tjeter famekeq tė Porto Palermos, degė e kampit tė Tepelenės. Varret u hoqėn edhe nje herė tjetėr, ato qė nuk i kishte marrė lumi, dhe u vendosėn nė njė bregore nė fund tė kampit. Keshtu u krye edhe zhdukja e varrėve, qė qeveria e partia tė dilnin me duar tė pastra.
Ndėrkaq, sipas shokut Manush Myftiu, ishte krijuar puna e detyruar. Ata qė konsiderohėshin t'aftė pėr punė, ishin tė detyruar tė raskapitėshin nga agimi deri nė mbrėmje vonė nė transportin nė kurriz tė druve, pllaka guri, pleh, gurė zalli, gra e burrat. Kėta tė fundit mė tepėr nė transport nė krah shtyllash te ēdo lloj, shkurt me krye punėn e mushkave e kuajve.

Skica tė kampeve komuniste

Nė Tepelenė pati raste vdekje nga uria, ku i vdekuri nė grahmėn e fundit, nė vend qė tė luste Zotin, psherėtinte bukė, bukė, bukė ! duke shtrenguar pas gjoksit racionin e bukės qė i binin t'afėrmit.
Ajo qė tė binte nė sy nė Tepelenė, ishin gratė e fėmijėt, qė pėrbenin shumicėn dermuese. Pastaj pleqt e plakat. Shumė ishin tė rejat e tė rinjtė tė rritur ne kondita kampi, qė ishin intenuar qė mė 1945 nė moshėn rreth 12-14 vjeē, e tani ishin 17-18 vjeē. Mė pak ishin burrat, sepse shumica e tyre mbushnin burgjet. Nė Tepelenė, nga 1950 filluan tė sillnin ato burra qė kishin kryer denimin fillestar 5 vjeēar.
Mė 1952 i hoqėn tė gjithė t'aftit pėr punė , afro njėmijė vetė dhe i shpėrndanė nė punime ndėrtimi, kryesisht Dega tė Brendėshma e burgje. Pėr njė kohė i grumbulluan nė fabrikėn e Tullave nė Tiranė. Vendin e tyre e zunė tė internuarit nga jugu, qė ishin nė kampet e Valiasit e tė Krujės.
Kampi famėkeq i Tepelenės qėndroi gjashtė vjet dhe u mbyll mė 1954, kur tė internuarit u grumbulluan tė gjithė nė fushėn e Myzeqesė tė Lushnjės tė shpėrndarė nė disa sektorė-kampe tė fermės 29 Nėndori, qė u krijua nė sajė tė krahėve e tė mundimeve tė internuarve, tė kthyer nė skllevėr tė shekullit njezet.
Shkrimtarėt e ndryshėm dhe gazetarėt shqiptarė, duhet tė merreshin mė tepėr me keto ngjarje renqethese qė pėrfshinė Shqipėrinė gjatė regjimit gjakatar e barbar tė diktaturės komuniste, sa se me dokrra politike tė kota, me romane tė pėshtira tė pa emėr, tė pa pėrmbajtje e te pa kuptim, pėr tė mos u shprehur mė keq.

Marre nga revista KUQ E ZI Nr.33-34 e vitit 2007

Kuq e Zi

Revista KUQ E ZI botohet here pas here deri kater here ne vit, me nje pajtim vjetor si vijon:
Per Evropen ne 40 Euro (perfshi posta).;
Per Shqipnine e Trojet Shqiptare (Kosove, Maqedoni, etj,) 20 euro ne vit (perfshi posta).;
Per Amerike e Australi, 50 euro ne vit, (perfshi posta).
Per numera te kaluem me porosi te veēante:
Per vendet e hueja 10 euro copa (perfshi posta),
Per trojet shqiptare 5 euro (perfshi posta).
Per koleksionin ne pese vellime (1993-2007) format A4 prej rreth 200 faqe vellimi,
Per vendet e hueja 20 euro vellimi (perfshi posta)
Per trojet shqiptare 10 euro vllimi (perfshi posta).
Adresa per abonim direkt me zarf:
Lek Pervizi
Revista "Kuq e Zi"
Rue de la Victoire 18
1060 Bruxelles - Belgique
ose me email : [email protected] dhe pagesa ne konto bankare:
FORTIS BANK, 001-2138758 - 81 (Revista Kuq e Zi)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara