HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Marrė nga Gazeta Tema

SHPIRTĖRISHT, UNĖ JAM VENDLINDJA

-- intervistė nga Ramadan Bigza

Gjekė Marinaj

Intervistė ekskluzive e poetit dhe studiuesit tė njohur Gjekė Marinaj, dhėnė nga SHBA pėr "ALBANIA PRESS"

Tė bisedosh me njė njeri tė pėrmasave tė tilla si Gjekė Marinaj, nuk ėshtė e lehtė, por njėkohėsisht ėshtė edhe njė kėnaqėsi e veēantė. Edhe pse njė 42-vjeēar, ai ėshtė njė erudit, qė shkon drejtė rritjes sė pėrmasave tė tij. Gjatė kohės qė jetoj nė Shqipėri ai bėri njė udhėtim imagjinar midis ėndrrave, por pas viteve 90, ku emigroi nė SHBA, Gjekė Marinaj preku realitetin. Falė pasionit pėr dije ai mbaroi njė sėrė shkollash, u bė pedagog nė Richland College, nė SHBA, por nuk harroi pasionin e madh , letėrsinė. Librat tė tij tashmė janė nė dorė tė lexuesve. Potenca intelektuale e Gjeke Marinajt tashmė ka dalė jashtė kufijve tė SHBA-sė. Ai ka marrė pjesė nė disa konferenca ndėrkombėtare, duke pėrfshirė atė ALTA ku moderoi shkrimtarėt internacional prefsh kėtu edhe poetin grek Yiorgos Chouliaras, aktualisht sekretar i shtypit pranė Ambasadės Greke nė Washington.

Poezitė e tij plot ndjenjė janė pjesė e formimit tė tij tė gjithanshėm. Kėto dhe cilėsi tė tjera, qė plotėsojnė portretin e Gjekė Marinajt kanė bėrė qė ai tė respektohet edhe prej kolegėve duke e ndihmuar atė pėr themelimin e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro - Amerikanė, nė vitin 2001, duke e pranuar atė si President tė saj.
Gjekė Marinaj nuk ėshtė vetėm njė studies i njohur por edhe njė bashkėshort i mirė. Ai vazhdon tė jetė i tillė, qė nga nėntori i vitit 1992, ku siē thotė edhe vetė, u gjeta plotėsisht i gatshėm ta kaloj segmentin jetėsor nga djalė nė burrė.
Por Marinaj edhe pse jeton nė vendin e shkencės, qė flet me njė "gjuhė" tė veēantė, nuk e harron vendlindjen. "Nuk mund tė harroj se Shqipėria mė formoi, mė bėri njeri. Amerika mė dha mundėsinė tė bėhem njė njeri mė i ditur. Shpirtėrisht unė jam vendlindja, fėmijėria ime. Pa to nuk do tė kisha substancėn e domosdoshme pėr tė ecur pėrpara, pėr t'u kompletuar si njeri dhe si intelektual".

Si e kalon ditėn njė studiues i njohur si ju?
"Koha pėr mua ėshtė njė problem serioz. Tėrėsia e gjerave qė kanė nevojė pėr vėmendjen time akumulohet pėrtej mundėsisė fizike pėr t'i kryer ato me pėrgjegjėsinė qė meritojnė. Unė merrem me kohėn seriozisht, me shpėrfilljen e saj, ashtu siē janė marrė Platoni, Augustini, Shekspiri, Elioti, Fraser e shumė e shumė tė tjerė para meje. Megjithatė, tė tregohem i sinqertė me lexuesin, akoma nuk jam nė gjendje ta pėrcaktoj se ēfarė ėshtė koha dhe ēfarė duhet tė bėjmė me tė. Ajo qė di ėshtė se koha ekziston dhe se si fenomen ėshtė shumė mė e komplikuar se mundėsitė qe kemi deri tani pėr ta kuptuar plotėsisht atė. Pėr mua ajo ėshtė mė shpesh njė problem fizik, pra 24 orė nė ditė nuk mė mjaftojnė. Ja njė shembull. Nė kuptimin social, ne si shoqėri njerėzore kemi rėnė dakord qė njė orė tė ketė 60 minuta. Mirėpo, nėse jam i ngjeshur nė njė trafik rrugor, kur mė duhet tė jem diku patjetėr nė njė orė tė caktuar, koha merr dy kuptime krejt tė kundėrta pėr mua. E njėjta kohė, kur ėshtė fjala pėr kohėn qė kam parashikuar se do mė merrte rruga (nė kushte normale) dhe koha qė kam nė dispozicion pėr tė arrit nė vendin e dėshiruar, ēdo minutė mė ngjan se ikėn me shpejtėsinė e njė sekonde. Nė tė njėjtėn kohė , nė tė njėjtin trafik, koha qė kaloj i bllokuar nė mes tė trafikut mė duket se ndalon, mė duket se ēdo minutė merr njė orė pėr tė kaluar.

Pra koha papritur mė bėhet njė problem fizik (nuk pret mua) dhe njė problem psikologjik qė ecėn me kahe tė kundėrta me nevojat e mia, duke ecur mė shpejt se sa duhet nė rastin e parė dhe mė ngadalė se sa duhet nė rastin e dytė. Por, natyrisht, edhe sikur tė kisha njohuritė e nevojshme pėr ta manipuluar, pėr ta ndaluar sistemin kohor, nuk do e bėja kėtė. Sepse koha nuk do tė ishte mė kohė, ajo do tė kthehej nė pėrjetėsi. Megjithėse koha ka potencialin e njė konflikti serioz shkencor, unė kam gjetur mėnyrat e mia tė merrem me tė. Unė, nė lidhje me kohėn, gjej komfort tek konkluzionet e mendjeve tė ndritura qe e kanė studiuar atė. Mendimi i Teilhard de Chardin se koha ėshtė kėnaqėsia e Zotit, ėshtė frymėmarrja aktuale e shenjtėrimit, me qetėson sepse gjėrat duket tė jenė tė paraprogramuara pėr mua. Pra pėr njė gjė qė unė nuk jam nė kontroll tė plotė, nuk ndjej pėrgjegjėsi tė njėjtė sikur tė isha nė kontroll. Elioti, i cili na sugjeron qė ta shohim realitetin shpirtėror sikur tė jetė nė pozicionin 90 gradė tė rrotullimit tė kohės, mė bėn qė tė mendoj se ėshtė e pamundur ti kryejmė tė gjitha detyrat njerėzore nė kohėn qė kemi nė dispozicion. Po ashtu, midis tė tjerėve, Platoni na mėsonte tė mos merakosemi me kohėn, sepse ajo lėviz, dhe ēdo gjė qė lėvizė nuk e ka gjetur akoma pozicionin e vet--qė do tė thotė nuk ėshtė perfekt. Pra nėse koha nuk ėshtė perfekt, as ne nuk mund tė jemi plotėsisht tė tillė. Pra, pėr arsye kohe (qesh) le ta lėmė e kaq shpjegim rrjedhėn e problemeve qė kam me tė".

Pėrveē studimeve tuaja nė fushėn e letėrsisė, ēfarė ju pėlqen tjetėr tė bėni?
"Mė pėlqen shumė antropologjia dhe fotografia. Kuptohet qė mėnyra me e mirė e futjes nė thellėsi tė shkencės tė sė parės dhe tė artit tė sė dytės ėshtė udhėtimi pėr nė sa mė shumė vende, dhe sa mė nė thellėsi tė vendeve tė botės. Natyra, pas tė cilės jam i pasionuar dhe i dashuruar, ėshtė esenca e ekzistencės sė tyre. Unė e gjej shumė interesante njohjen nga afėr tė origjinės dhe zhvillimin fizik dhe kulturor tė njerėzve tė ndryshėm. Dua tė di sa mė shumė pėr karakteristikat biologjike, zakonet dhe besimet sociale tė tyre. Nuk mund tė largohem kurrė nga kurioziteti se cilat janė ngjashmėritė dhe divergjencat tona me gjallesat e tjera. Duke ndjekur interesat e mia nė studimin e humanėve dhe tė punės sė tyre zgjeroj horizontin rreth natyrės dhe esencės sė njerėzimit. Ēdo tė veēantė, ēdo tė re qė mund tė zbuloj unė ose tė mund tė shoh me sy pasi ta kenė zbuluar studiuesit, kam dėshirė ta fotografoj me aparatin tim qoftė nė bardhezi qoftė nė formė digjitale.

Pėr mendimin tim, tani mė shumė se kurrė ka ardhur koha tė mendojmė edhe nė mėnyrė vizuale. Madje edhe fjalėt e konceptet e pėrgjithshme nganjėherė na e kufizojnė rrjedhėn e pėrshtypjeve pėr gjerat e rralla dhe ato tė zakonshme. Fjala vjen, kur e shikojmė njė objekt vetėm me syrin e sė pėrgjithshmes apo me atė tipik, shpesh na shpėton objekti nė vetvete. Ne tentojmė tė udhėtojmė tė shohim Pyllin e Shiut, dhe jo njė peme tė veēantė tė tij. Kur jemi nė njė park botanik tentojmė tė shohim lule dhe jo specifikisht kėtė apo atė lule. Kur shkojmė nė njė vend tė huaj tentojmė tė shohim njerėz dhe jo njė prej tyre sado interesant tė paraqitet ai apo ajo. Pra, nė njė farė mėnyre, nė kontrast me traditėn, tė shohėsh do tė thotė tė harrosh aq sa do tė thotė tė kujtosh. Aparati fotografik mė ndihmon si tė pėrqendrohem nė tė veēantat e udhėtimeve tė mia ashtu edhe pėr t'i marrė ato me vete pėr t'iu referuar prapė nė njė kohė tjetėr".

A mbani lidhje me vendlindjen?
"Para disa ditėsh kam dhėnė njė intervistė pėr programin e parė tė Radio Tiranės, ku gazetari i saj, Demir Gjergji, mė bėri tė njėjtėn pyetje. Pėrgjigjja ime ėshtė e njėjtė, tė paktėn nė esencė. Sikur tė mundohesha ta jetoj jetėn pa vendlindjen time, do tė ishte sikur tė mundohem tė ndėrtoj njė pallat duke filluar nga kati i dytė. Pra realisht ėshtė e pamundur. Imagjinata nuk mjafton. Nuk mund tė harroj se Shqipėria mė formoi, mė bėri njeri. Amerika mė dha mundėsinė tė bėhem njė njeri mė i ditur. Unė jam dakord me sociologėt funksionalistė tė cilėt besojnė qė tė gjitha shoqėritė tentojnė tė jetė e organizuara, tė stabilizuara dhe se kanė njė sistem integrimi qė mbijeton pak-a-shumė nė akord me vlerat qė njeriu ushqen nė fėmijėri. Shpirtėrisht unė jam vendlindja, fėmijėria ime. Pa to nuk do tė kisha substancėn e domosdoshme pėr tė ecur pėrpara, pėr tu kompletuar si njeri dhe si intelektual".

Ju jetoni qė nga viti 1990 nė Amerikė. Flitet shumė pėr integrim. Ju jeni njė shembull kuptimplotė i kėsaj fjale. Si ia keni arritur?
"Mishėrimi me njė strukture specifike sociale pėrkufizohet nė mėnyra tė ndryshme nga njerėz tė ndryshėm. Pėr ne shqiptarėt qė jemi "deformuar" apo formuar nėn mbikėqyrjen e regjimit komunist, Amerika ėshtė njė parajsė e vėrtet pas njė ferri tė tmerrshėm. Nė njėrėn anė, ajo tė jep lirinė tė bėhesh pjese e jetės sė saj globale, nėse e dėshiron atė. Nėse universi shoqėror ekzistues nuk ėshtė pjesė e preferencės tėnde, Amerika tė krijon mundėsinė qė tė pėrzgjedhėsh nga aktualiteti social qė ka ose tė shpikėsh njė univers tė ri sipas kodeve morale dhe shoqėrore qė ke. Kėrkesat e mija ndaj Amerikės kanė qenė po ato qė kam, qė kam pasė ndaj Shqipėrisė: midis te tjerash, shprehje tė lirisė fjalės, njė mundėsi tė pakufizuar shkollimi, njė vend pune me tė cilin mund te jetoja nė mėnyrė tė civilizuar, dhe siguri pėr jetėn. Ndryshimi ėshtė se kėto kushte nė Shqipėri ishin njė ėndėrr nė Amerikė janė njė realitet".

Si ja shpėrbleni Amerikės kėtė mirėsi kaq tė madhe qė ju ka bėrė?
"Thjeshtė, duke u bėrė pjesė e strategjisė jetėsore tė saj. Pėr mua, Amerika fillon te njeriu mė i afėrt qė gjendet pran meje, te gruaja ime, te studentėt e mi, te kolegėt, te i panjohuri qė kalon atypari. Ndonėse jam human, dhe humanet e gėzojnė tė drejtėn tė dalin nganjėherė nga vetja, me ta nė mendje dal nga shtėpia nė mėngjes. Jam i ndėrgjegjshėm se nuk mund tė ndryshoj jetėn e Amerikės ashtu siē e bėri ajo pėr mua, por kjo nuk mė ndalon tė jap ndihmesėn time modeste nga njėri njeri tek tjetri, nga njėra ditė tek tjetra. E filloj ditėn me objektivin qė tė bėj mė shumė se sa tė jem pjesė e projekteve, pra tė kontribuoj me tė gjitha mundėsitė e mia nė to. Shkoj te kolegji dhe hyj nė klasė i pėrgatitur qė jo vetėm tė mėsoj studentėt, por t'i frymėzoj ata pėr tė vėnė nė jetė ato qė mėsojnė aty. Nėse dikush mė bėn njė tė padrejtė, bėj ē'tė jetė e mundur qė jo vetėm t'ia falė gabimin, por ta harroj atė. Pėr ēdo detyre qė kryej, nuk mjaftohem duke shpresuar se puna ime ėshtė e kryer sipas tė gjitha standardeve tė kėrkuara, por i kėrkoj vetės llogari deri sa njė gjė e tillė bėhet realitet etj. etj. Kėtu falja "mirėnjohje" merr pėrmasa kuptimore qė gjenden pėrtej pėrbėrjes sė saj si njė pjesė e thjeshtė e leksikut tė pėrgjithshėm. Nė lidhje mė kėtė pikė, jo rrallė e gjej veten tė tretur diku midis realistit dhe idealistit".

A jeni i martuar zoti Marinaj?
"Po, gruaja ime ėshtė rumune dhe quhet Dusita"

Martesa juaj me Dusitėn, pra me njė vajzė rumune, ėshtė njė rast disi i veēantė. Nėse nuk pėrbėn ndonjė sekret, a mund tė tregoni historinė e kėsaj lidhjeje?
"Kur jam takuar me Dusitėn pėr herė tė parė, kisha mė pak se njė vit nė Amerikė. Isha 27 vjeē. Gjatė atyre muajve me dukej sikur jeta mė kishte shtyrė nė labirintet e saj mė tė panjohura. Ndėr ato kushte, martesa ime ishte thjeshtė njė fenomen astronomik. Nė nivel personal, fjala "grua" ishte njė mit, njė pėrbėrje qiellore rreth sė cilės nuk doja tė dija as pėr ndėrtimin, as pėrbėrjen, as prejardhjen, as vendin e saj nė hapėsirė, e aq mė pak tė jem zbatues i ligjeve apo shoqėrues i lėvizjes sė njė gruaje. Me pėlqenin vajzat, jo gratė. Rinia, me tė gjitha privilegjet e saj, sikur e bėnte tė ligjshėm shikimin pėr njė vajzė akoma mė mirė nga ajo qė mund tė kishe nė mendje. Mė 19 maj tė vitit 1992, pashė njė vajzė qė po fliste rumanisht me njė nga vajzat e repartit ku punoja. Pasi Dusita u largua, mu duk sikur edhe qetėsia ime iku pas saj. Diku nė mes tė 100 ndėrrimeve tė ēehres sė fytyrės, u afrova dhe pyeta rreth saj. Pas diē mė pak se pesė muajsh, pikėrisht nė ditėn e parė tė nėntorit, 1992, u gjeta plotėsisht i gatshėm ta kaloj segmentin jetėsor nga djalė nė burrė. Pra pranuam unazat e njėri-tjetrin, qė ne tė dy edhe sot e kėsaj dite, mendojmė se domethėnia e atij procesi ėshtė ēmimi mė i madh qė ka krijuar Zoti pėr njerėzimin dhe njerėzimi pėr vete".

Kush e bėn pazarin tek ju?
"Zakonisht, Dusita. Nganjėherė dalim bashkė. Kjo ndodh veēanėrisht kur jam duke studiuar pėr njė kohė tė gjatė, sidomos nga ato materialet qė kėrkojnė njė pėrqendrim mė tė madh se sa ofron kapaciteti trurit tim pėr ta thithur dhe sistemuar informacionin e ri nė kanalet e pėrshtatshme dhe tė qėndrueshme tė tij. Kjo mė jep mundėsinė tė freskoj jo vetėm mendjen, por edhe ndjenjat. Momentet qė kaloj me Dusitėn kurrė nuk janė tė mjaftueshme pėr mua. Kėsisoj koha midis njėrit pazar dhe pazarit tjetėr na ofron mirėsinė e dy aspekteve tė rėndėsishme jetėsore--produktet materiale pėr tė jetuar si njerėz tė civilizuar dhe njė dritare shtesė pėr tė shikuar drejt nė sy njėri-tjetrin, pėr tė dėgjuar vetėm zėrat e njėri tjetrit, pėr t'u pėrqendruar vetėm nė jetėn e njėri tjetrit, pėr tė jetuar si burrė-e-grua nė kuptimin mė sublim tė dashurisė". Atėherė, qė tė mos iki nga pyetja qė pata planifikuar tė bėj para kėsaj, cila ėshtė blerja e fundit qė ju, personalisht, keni bėrė? "Kam blerė njė punim fotografik tė riprodhuar tė fotografes sė njohur Sam Taylor-Wood qė titullohet "Marianne Faithfull". Ngaqė mė mungon koha (dhe qė andej qetėsia) tė shpenzoj kohė nėpėr dyqane, zakonisht shkoj direkt te vendi ku e di se mund tė gjeje atė gjė qė dua. Kėtė here nuk ndodhi ashtu sepse pata vėshtirėsi ta gjej kėtė punim tė montuar nė njė kornizė tė pėrshtatshme. Ishte njė dhuratė me rastin e "Krishtlindjes" pėr njė kolegun tim, qė nuk del kurrė nga zyra e punės. Pra ishte njė peshqesh dhe njė sugjerim (me humor) se jashtė dyerve tė zyrės dhe tė klasės akoma ka jetė. Ngaqė gruaja e tij (edhe ajo pedagoge) qeshi me tė madhe kur e pa, besoj se ia arrita qėllimit". Pėr kuriozitet, pse pikėrisht "Marianne Faithfull" pėr njė pedagog? A mund tė na e pėrshkruani me pak fjalė atė punim artistik, qė tė kuptojmė arsyetimin tuaj pėr ta blerė atė?

"Le tė shpjegohem se "Marianne Faithfull" ėshtė njė vepėr artistike erotike dhe soditėse. E shoqja e pedagogut nė fjalė gjithmonė ankohet duke qeshur se "ai ėshtė i martuar me zyrėn akademike e tij jo me tė." Natyrisht ana artistike e fotografisė ka shumė vlera qė pėrkonin me kushtet jetėsore dhe me shijet e tij pėr artin. Pra qe njė peshqesh mė shumė domethėnės se sa i shtrenjte. Madje edhe montimi i imazhit ishte bėrė nė mėnyrė kreative: fytyra e subjektit, pra e zonjės Faithfull, ėshtė e shpėrndarė nė dy pjesė mu nė mes tė golfit tė trikos ngjyrė hiri, sikur pjesa qendrorė e flokėve tė saj biondė, refuzon pa as pikėn mė tė vogėl tė pėrgjegjėsisė, tė qėndrojė si duhet mbi ballin e saj. Me sytė tė rėnduar me njė ngjyrė tė zezė makijazhi, me buzėt tė rėnduara nga njė tė kuq tė theksuar buzėsh, ajo vėshtron e tretur nė hapėsirėn pėrpara saj. Hapėsira midis dy kornizave e strukturon imazhin nė mėnyrė aktive dhe thekson formėn e pėrsosur nga ana simetrike. Fotografia qe e pėrshtatshme jo vetėm nga bukuria femėrore e subjektit, por mė tepėr pėr vlerat artistike qė sjell pėr dashamirėsit e arteve pamore.

Pėrdorimi i fotografimit nga afėr nga ana e autores autorizon dimensionet e formės nė hapėsirė. Rrumbullakimi organik i fytyrės sė subjektit ėshtė e theksuar nga disa trekėndėshe tė heshtura verdhėsie qė nė pozicion diagonal rrethon pjesėn e sipėrme tė kokės sė subjektit, duke i vėnė qoshet e sipėrme nė balancė me trikon e saj bojė-hiri tė lehtė dhe me kufijtė fundor tė anės sė poshtme tė imazhit. Organizimi i ekzagjerimit tė syve dhe tė gojės nė njė seri elementesh rrumbullake pėrben peshėn vizuale tė fotografisė. Faithfull (qė nė shqip, kuptimin mė tė pėrafėrt tė interpretimit, sidomos brenda parametrave tė idesė sė fotografes, do ta ishte "e ndershme, e besueshme" nė kuptimin e gruas ndaj burrit) jepet vizualisht plot omnipotence, duke e pėrpirė tė gjithė potencialin e hapėsirės pėrreth.

Nga ana tjetėr, efektet e vlerave tė kontrastit janė pikėrisht njė imitim i omnipotencės. Kėsaj femre, si subjekt, nuk i mungon asgjė. Imazhi i fotografuar i saj sikur tė fton nė njė dyluftim erotik dhe qė andej shfaqet plotėsisht e plotė si femėr.
Pranėvendosja e dritės dhe errėsirės nė njė fytyre tė vetme sugjeron njė veēanti tė vrazhdė tė Simpoziumit tė Platonit--ky si trup shpirtėror (krejt ndryshe nga personazhet e librit "Shtėpia e Shpirtrave" tė Isabel Aliendes) duket e "tretur" nė kėrkim tė pjesės tjetėr tė saj. Kėto dyzime diktojnė fuqi nėn sipėrfaqen tė hollė tė ngurtėsisė dhe lirshmėrisė, tė natyrales dhe tė artificiales, tė fshehtės dhe tė shfaqurės, tė emocionit dhe tė indiferencės etj. Shkurt njė punim qė kolegut tim do i kujtonte se shtėpia dhe gruaja e tij janė jeta e vėrtet, jo zyra e punės".

Lexuesit e shumtė tė gazetės sonė, mbase kėrkojnė tė ju njohin mė mirė, ndaj nė kėtė pikė tė bisedės sonė do tė ishte me interes njė prezantim. Pra, kush ėshtė Gjekė Marinaj?
"Megjithėse jam 42 vjeē, akoma e ndjej veten tė dhėnė pas ēudirave tė natyrės sė argumentit. Njė logjikė qė mė detyron ta njohė mirė, sepse ėshtė e vetmja armė me tė cilėn mbroj mendimet e mia publike pėr njeriun dhe botėn. Ky impuls, nė mėnyrė natyrale, me ekspozon te njė degė tjetėr tė filozofisė jetėsore, te ajo e epistemologjisė. Asnjėherė nuk ndjehem i kėnaqur me diapazonin e njohurive qė kam rreth kufijve dhe natyrės sė dijes. Jeta akademike, qė tashme ka zėvendėsuar mė shumė se gjysmėn e jetės time personale, ėshtė plot pyetje. Ndaj epistemologjia ėshtė e rėndėsishme pėr mua, sepse nganjėherė ndodh qė gjatė procesit tė zbėrthimit tė njė pyetjeje, arrij nė konkluzionin qė ėshtė gati e pamundur tė di me saktėsi se cila pėrgjigje ėshtė mė e sakta pėr filan pyetje. Njė pjesė e mirė e kėtyre pyetjeve kanė tė bėjnė me botėkuptimin tim metafizik, me pėrparėsinė qė i kushtoj studimit tė natyrės mė tė skajshme tė realitetit.

Ndoshta kėtė aspekt tė formimit tim si njeri duhet ta lidh me fėmijėrinė, ku gjithmonė bezdisja mėsuesit duke u bėrė pyetje qė kishin tė bėnin me ekzistencėn e gjerave: "...a ėshtė e mundur tė ekzistojmė edhe pasi trupi ynė tė jetė i pajetė?" e pyetje tė tilla qė vetėm mėsuesit kanė durim ti dėgjojnė. Si adoleshent mendoja se ngacmime tė tilla ishin tė ligjshme sepse naiviteti fėmijėror ishte i ligjshėm, sepse fėmijėve nuk u kėrkohej zbatimi i kodeve tė etikės siē u kėrkohej tė rriturve. Mirėpo tani e kuptoj se nuk ėshtė ashtu. Ato pyetje e kishin etikėn brenda dhe se etika ėshtė njė fushė e pafundme studime. Megjithatė, sa herė qė mė jepet mundėsia zė e studioj sjelljet e tė tjerėve, qė tė mėsoj prej tyre, tek vendosi pėr sjelljet e mia ndaj njerėzve, ndaj shoqėrisė. Kurse si poet e gjej veten pėrherė e mė shumė tė zhytur nė dritėn e estetikės, tė studimit tė pėrhershėm tė artit, bukurisė nė jetė. Me fjalė tė tjera, zoti Bigza, akoma jam njė njeri qė vazhdoj tė studioj mundėsitė e mia pėr tė ndryshuar sa mė shumė gjėra qė duhen ndryshuar nė jetėn time dhe tė tjerėve".

Cili ėshtė mesazhi juaj pėr bashkatdhetarėt tuaj kėtu nė Greqi?
"Shqiptarėt dhe grekėt janė sa tė ngjashėm aq edhe tė ndryshėm nė kulturat respektive bashkėkohore. Normat dhe vlerat e njė kulture nuk mund tė gjykohen nė mėnyrė arbitrare nga njė kulturė tjetėr. Prej vitesh, kam njė motėr dhe dy vėllezėr qė me familjet e tyre jetojnė nė Greqi. Unė jam i ndėrgjegjshėm se njerėzit nganjėherė krijojnė njė kulturė tė modifikuar nė mos tė re nė pėrpjekje pėr t'u adaptuar. Ēmimi qė detyrohemi tė paguajmė ka tė bėjė me efektet direkte dhe anėsore tė kėtyre ndryshimeve. E keqja ėshtė se ato shpesh vinė si rezultat i presionit dhe i kėrkimit tė mundėsive pėr diēka mė tė mirė nė jetė brenda kulturės shoqėrore qė i rrethon ata. Nė kėtė mes, krenaria e shqiptarėve dhe shpirti konkurrues i tyre me tė gjitha tė mirat qė ka pėrben edhe problemet e veta. Ata, brenda mė pak se 20 vjetėsh, duan tė jenė nė tė njėjtin nivel me Grekėt qė janė aty me mijėra vjet. Ndonėse kjo gjė mund tė jetė e mundshme nė raste tė rralla, pėr shumicėn, sidomos nė aspektin ekonomik, ėshtė e pamundur. Me kėtė nė mendje, ajo qė u sugjeroj dy vėllezėrve dhe motrės ėshtė kėmbėngulja e tyre pėr tė konkurruar me grekėt nė aspektin jo-material. Nėse ata duan tė ndjehen tė barabartė me grekėt, kėtė mund ta arrijnė nė njė fushė tė jetės qė ėshtė shumė mė e rėndėsishme se ajo ekonomike e ēastit.

Pra ata mund tė shkėlqejnė nė krijimet abstrakte tė humanizmit--mėsimi i gjuhėve tė huaja, pėr shembull, (nėse njė grek ka njė restorant apo njė hotel, dhe ju flisni anglisht dhe ai flet vetėm greqisht, greku ėshtė i detyruar tė tė punėsojė pėr tė komunikuar me tė huajt--pra duke tė venė mbi veten). Nuk duhet tė harrojmė se Grekėt janė humanė dhe ashtu si shqiptarėt edhe ata kanė dėshirė tė respektohen, tė kuptohen, tė vlerėsohen dhe tė marrin vėmendjen e duhur nė marrėdhėnie me tė tjerėt. Pėr kėtė duhet vetėm njohje, dhe burimet mė tė mira tė njohurive e kanė origjinėn te libraritė apo bibliotekat, tė cilat janė me dyer tė hapura pėr shqiptarėt. Shqiptarėt qė jetojnė nė Greqi mund tė kenė ide mė tė mira se unė kur ėshtė fjala se ēfarė ėshtė e mirė pėr ta, dhe kjo ėshtė e ligjshme. Por ajo qė di unė ėshtė se rezistimi i njohjes se kulturės se artė (tė vjetėr dhe tė re) greke, lėnia pas dore e mėsimit tė greqishtes, tė jetosh dhe tė veprosh me mendimin se shumica e grekėve janė tė kėqij apo racistė, nuk ėshtė vetėm njė gabim i madh, por do tė thosha, ėshtė njė faj i madh.

Faleminderit!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara