HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kryeministrit tė Kosovės z. Hashim THAĒI

Telegram urimi pėr Pavarėsinė e Kosovės

The Society of Albanian-American Writers

The Society of Albanian-American Writers
P.O. Box 833213 Richardson, TX 75083 972 669 2561
Albanianliterature.org


I nderuar z. THAĒI,

Nė emėr tė Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikane, dhe nė emrin tim personal, ju urojmė nga zemra Gėzuar 17 Shkurtin (2008), Ditėn e Pavarėsisė sė Kosovės.

Nė jemi tė ndėrgjegjshėm se Pavarėsia e Kosovės ėshtė fituar me kohė. Provat pėr ketė janė dheu i zbutur nga gjaku dhe i trazuar nga eshtrat e kosovareve qė dhanė jetėn pėr ta fituar atė.
Gjithashtu jemi tė ndėrgjegjshėm se Kosova nuk ka asgjė tjetėr pėr tė shpallur, pėrveēse caktimit tė datės sė sotme, si data e pavarėsinė e saj. Ėshtė bota ajo qė ka shumė pėr tė shpallur para nesh. Njohja pavarėsisė sė Kosovės nga Bota do tė thotė njohja e pavarėsisė se vetė botės nga idetė e gabuara, se njė popull duhet tė humbė nė luftė gjysmėn e tij, qė gjysma tjetėr ta jetojė vetėvendosjen.

Sot i gjithė njerėzimi e di se pavarėsia Kosovės nuk do tė ketė kurrė mė kthim mbrapa, sepse asnjė nga ata qė e fituan atė me vdekjen e tyre nuk mund tė kthehen mė nė jetė. Ndaj pavarėsinė e Kosovės e pritėm si njė fenomen shumė tė vonuar, por mė tepėr si njė fenomen absolutisht tė mezi-pritur.

Amerika dhe Bashkimi Evropian meritojnė mirėnjohjet tona mė tė thella pėr mbėshtetjen e tyre ndaj nesh, ndaj njė populli liridashės dhe deri nė fund paqėsor, siē ėshtė populli shqiptar i Kosovės. Jo vetėm ata, por e gjithė bota do e kuptojnė se njė Kosovė e Pavarur dhe Sovrane do tė jetė njė gur tepėr i rėndėsishėm nė themelet e paqes dhe stabilitetit jo vetėm tė Ballkanit, por edhe tė gjithė botės.

Edhe njė herė Gėzuar 17 Shkurtin, Ditėn e Pavarėsisė sė Kosovės.

Sinqerisht,
Gjekė Marinaj,
Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara