HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shkrimi ėshtė publikuar nė "Albania Press," "Illyria" dhe "TemA"

Humanizmi si epiqendėr e poezisė

-- nga Gjekė Marinaj, Dallas

Gjekė Marinaj - Shėnime mbi librin mė tė ri poetik tė Shefqet Dibranit "Ėndėrr e njėjtė, tokė tjetėr" -

Poeti qė ėshtė njeri ėshtė njeri edhe poet. Shefqet Dibrani me pėrmbledhjen e tij mė tė fundit poetike "Ėndėrr e njėjtė, tokė tjetėr" tė bind se poeti dhe njeriu i vėrtet janė njėsuar mė parė nė artin njerėzor e pastaj nė atė poetik. Ndjenjat deri nė fund fisnike dhe dashuria e lartė pėr njeriun janė zėri i pastėr i tij, zėri qė shoqėron instrumentin mė human, motivin mė njerėzor, sakrificėn mė tė bekuar-poezinė-qė ai krijon pėr vete dhe pėr ne. Kjo ėshtė hera e tretė qė shkruaj pėr librat poetik tė Dibranit.

Ajo qė kam vėnė re tek vetja ėshtė e ēuditshme pėr mua; sa herė shkruaj pėr veprat e tij ndjej njė pėrgjegjėsi mė tė lartė profesionale pėr t'ia trajtuar poezinė me njė delikatesė mė njerėzore, me njė pastėrti mendimi mė tė vetėdijshme, me njė interpretim kritik mė tė filtruar pavarėsisht nga shkolla e mendimit me tė cilėn mund ta gjykoj atė. Vetėm realizimi me sukses i njė objektivi tė tillė nga ana ime, nė rolin e kritikut letrar, mund tė binte nė ekuilibėr me pėrpjekjet qė vetė poeti ka bėrė gjatė kompozimit tė poezisė pėr tė realizuar tė njėjtėn gjė, poezi e cila duket qartė se ėshtė krijuar thellėsisht me lexuesin nė mendje.

Shefqet Dibrani - Ėndėrr e njėjtė, tokė tjetėr

Si plastika ashtu edhe lėnda e trajtuar nė kėtė libėr janė reflektime tė njė pasurie tė dukshme letrare, epiqendra e sė cilės ėshtė humanizmi. Poezia e Dibranit ėshtė njė poezi elegante, e pėrmbajtur dhe e shkruar me modesti. Nė tė vėrtetėn e saj mund tė kapėsh pjesė nga natyra, koha dhe njerėzimi. Nė tė mund tė dėgjosh qarjet e tė gjallėve dhe rėnkimet e tė vdekurve, qė sė bashku tė duket sikur tė thėrrasin, sikur tė ftojnė tė bėhesh pjesė e realitetit, tė ftojnė tė ndjesh si fuqinė e Dibranit si poet ashtu edhe fuqinė tonė si lexues.

E tillė ėshtė edhe poezia nga ku shkėputėm vargjet qė pasojnė. Drama e pėrshkruar e pėrfshinė lexuesin nė njė arenė tė tillė artistike saqė shtresat e mendimit transformohen nė hiperbola. Aty figurat letrare ekzagjerohen me kujdes qė nėpėrmes krahasimit konceptues fjalėt kyēe si zjarri, paqe, revolucionet, varre etj. marrin jetė. Ato janė i-ja e alfabetit tė halleve tė njė populli, ku pika mbi tė mbetet mėrgimi:

Zjarret e luftės dogjėn njeriun...
Nė kohė paqeje tė djegurit i gjejmė nė piedestale.
Revolucionet rrėzojnė malet, kurse fushat i bėjnė varre
(fq. 17)

Shefqet Dibrani Kjo teknikė shprehje, nė njė pamje pak-a-shumė abstrakte, ėshtė njė reflektim i tmerreve tė natės nė pėrjetimin e ditėve tė popullit kosovar, i cili e luftoi errėsirėn gjer nė pikėn e fundit tė kapacitetit. Realiteti qė pasqyrojnė vargjet kėtu ėshtė njė fenomenin qė ta bėn zemrėn tė qajė por sytė t'i mban tė tharė, sepse e para pėrfaqėson kurajėn dhe tjetra vizionin. Fjala vizion nė kėtė libėr ka edhe domethėnie tė tjera-vizion do thotė edhe pikėpamje. Kjo e shpjegon se pse Dibrani nuk ka cikėl tė veēantė pėr luftėn e Kosovės. Vendimi i tij si poet nė kėtė pikė qėndron nė faktin e thjeshtė se ēdo poezi e librit (duke filluar nga ajo pėr djalin e tij me rastin e ditėlindjes, pėr tė vazhduar me poezitė pėr dashurinė, e pėr tė pėrfunduar mė poezitė pėr Ibrahim Rugovėn), nė njė formė apo njė tjetėr, e ka Kosovėn dhe luftėn e saj tė shkrirė nė vargje. Lexuesi nuk do e ketė tė vėshtirė ta kapė kėtė vlerė tė poezisė sė Dibranit. "Ėndėrr e njėjtė, tokė tjetėr" tė fton tė bėhesh pjesė e njė botė sa trishtuese aq edhe dramatike, tė fton tė bėhesh pjesė e mrekullisė tė poezisė kur ajo i "ngrenė" nga varret tė gjitha frymėmarrjet e tė ndjerėve qė ranė pėr Kosovėn. Nė kontrast me shumė poezi qė lexojmė me kėtė subjekt, tė cilat tė lėnė shijen e hidhur sikur poeti sillet i pėrgjumur rreth trungjeve tė injorancės, poezia e Dibranit tė duket sikur vallėzon nė tehun e dritės sė shpresės qė, njėherėsh, edhe premton dritė edhe shuan errėsirė.

Si e tillė poezia e Dibranit tė frymėzon tė zgjatesh pėr ėndrra tė pamundura, pa shkrirė asgjė nga esenca e vėshtirėsisė, pa zbutur asgjė nga kryeneēėsia me tė cilėn e ruan dhe e zhvillon atė. Mesazhi inkurajues i saj sikur tė mbėshtjellė nė njė tis tė butė qetėsie qė tė jep njė "dorė" pėr kalimin mbi telashet e jetės, shpesh duke tė shkėputė nga vetja, pėr tė lėshuar diku nė besimin e njeriut tė mirė:

Ma zgjate mirėsinė kur varka ime fundosej
atėherė kur mė pėrplasėn ligėsitė
kur njeriu m'i pėrmbyti dashuritė
dhe ėndrrat e besimit pėr njeriun e mirė
(fq. 25)

Dhe kjo nuk ndodh vetėm nė njė apo dy poezi tė librit. Nė pėrgjithėsi "Ėndėrr e njėjtė, tokė tjetėr" celebron jetėn e njeriut tė mirė, duke observuar me sy tė hapur dhe mendje aktive brigjet politike dhe shoqėrore tė humanizmit. Ai ėshtė i gatshėm t'i tregoi botės letrare se Shefqet Dibrani nuk ėshtė i vetmi poet nė kėtė botė, se poezia nuk i del vetėm nga shtrydhja e mendjes por edhe nga gjerėsia e shpirtit. Ai u kushton poezi miqve dhe shokėve, duke ua dedikuar atyre me emėr ato, me mirėnjohje tė ēiltėr pėr rolin e tyre jo vetėm nė shoqėri, por edhe nė jetėn e tij personale. Me kėtė ai vetėm e lartėson veten si njeri dhe si poet. Bile unė do tė shkoja aq larg sa tė them se me zemėrbardhėsinė dhe dashamirėsinė qė tregon nė varg nė tė mirė tė kolegėve tė tij, Dibrani ngjitet mbi tė gjithė ne poetėt e brezit tė tij. Kjo ndodh sepse ai vet nė shpirt ėshtė zbulues i atyre qė sipas tij shkėlqejnė, dhe jo ndryshk mbi ta, sepse vetėm:

Ndryshku e mbulon metalin
Nga qė e urren shkėlqimin
(fq. 75).

Vlen pėr tu pėrmendur se poezi tė tilla si "Ndryshku", pjesė e sė cilės janė dy vargjet qė sapo cituam, i shėrbejnė si strukturės shpirtėrore ashtu edhe asaj artistike tė librit. Tek "Ėndėrr e njėjtė, tokė tjetėr" gjuha e poezive ėshtė elegante, e menēur. Ajo shfaq nė vetvete njė strukture qė e shtynė substancėn e pasur dhe tė pasionuar tė vargut drejt njė kompleksiteti mė domethėnės artistik. Kompleksiteti i gjuhės poetike tė Dibranit nuk tenton tė anojė nga artificialiteti, mė kėtė ai demonstron se qėllimi i lartė i poezisė sė tij ėshtė ngritja nė njė platformė mė tė dukshme tė atyre aspekteve dhe ndodhive jetėsore qė janė tė vėshtira nė arritje, thellėsisht dhimbse dhe shqetėsuese nė kuptimin themelor tė poetikės. Dibrani e kupton rolin e tij si poet bashkėkohor, pa e vuajtur fare atė dadaizmin e rėndomtė qė, siē jemi nė dijeni, tenton ta shkatėrrojnė artin e vėrtet me shprese qė tė venė autorin nė dukje, qoftė edhe nė podiumin e turpit. Me fjalė tė tjera, ai nuk ka nevojė tė hiqet poet. Ai ėshtė poet nė poezinė e tij. Ja pesė vargje (tė cilat sikur mė shtyjnė t'i kėrkoj ndjesė lexuesit pėr modestinė pakėz tė tepruar tė Dibranit):

Zėri im
nuk del i bukur as melankolik
ai kapėrthuret ndėr dhėmbė
bukuria e poezisė gjithmonė mbetet nė zemėr
pa mundur tė kapėrcej pragun e kockėt
(fq. 66).

Kompozime tė tilla dėshmojnė se mendimet e Dibranit nuk janė sipėrfaqėsore, ato janė gjithmonė komponentė nė ndihmė tė sė vėrtetės. Kėtu e vėrteta qėndron jo vetėm nė kualitetin e poezisė sė tij aktuale, por edhe nė kėrkesat qė ai ka ndaj vetes si poet. Poezia e tij mbanė nė vetvete njė gravitet tė menēur qė na hap njė horizont tė ri mundėsish pėr ta shijuar poezinė me tė gjitha pikėpamjet qė ofron.

Me kėtė nė mendje mund tė themi se principi me tė cilin shkruan Dibrani, ka diēka tė zbatueshme nga filozofia e piktorit tė madh Degas, i cili thoshte (citim i lirshėm i imi) se nuk pikturonte tė shfaqte para nesh gjėrat qė shihte, por gjėrat qė do na bėnin ne tė shohim ato qė ai kishte parė aq thellėsisht. Kjo qėndron sidomos pėr ato poezi tė kėtij libri qė flasin me "zė tė ulėt". Ato janė produkt i njė imagjinate aktive qė sė bashku me shtresat filozofike e pėrgatisin lexuesin pėr njė komunikim me efektive me vargjet:

Nė kodėr tė rrėpintė
Drunjtė me degė lėvarura
Me gunga tė stėrkalura
Hije tė rėnda e gjethe tė bruzta
Gjithēka e ngrysur nė piptha kėmbėsh
Se kush mė parė do ta pėrqafojė hėnėn
(fq. 33)

Apo, bile edhe mė tė kėtilla, katėr vargjet e para tė poezisė filozofike titulluar "Nė ndihmė tė Jesusit":

Nė njė dru tė thatė pashė
Tė gozhduar Jezuin
Dhe njė tjetėr me gunė tė zezė
Qė drurit donte t'i kallte zjarrin
(fq. 65)

Kėtu prezantohemi tek disa prej poezive tė librit "Ėndėrr e njėjtė, tokė tjetėr" qė jepen kaq solide nė mendim, e janė tė ndėrtuara me kaq mjeshtri sa qė idetė dhe shqetėsimet sintetizohen aq kėndshėm me imazhet e pėrditshme, me sekretet dhe befasitė e tyre jetėsore. Natyrisht nė qendėr tė tyre duket qartė poeti qė ėshtė i gatshėm t'i hapė dyert e shpitit dhe tė mendjes, qė ne tė ndjehemi nė komfort tė plotė me pasuritė ideore qė marrin jetė nė vargjet qė ai shkruan pėr ne. Si tė kėtilla, vargjet e tij sikur zgjatėn tė prekin mirėsitė njerėzore dhe pėrkthehen nė vlera specifike humane.

Nė kėtė vazhdė, krahasuar me librat e mėparshėm tij, "Ėndėrr e njėjtė, tokė tjetėr" ėshtė dėshmi e njė modernizimi mė tė avancuar nė poezinė e Dibranit. Po kaq i rėndėsishėm ėshtė edhe fakti qė ai e ka hedhur kėtė hap pėrpara pa hequr dorė nga mozaiku lirik dhe sensacional i niveleve ideore brenda vargut, njė fenomen ky, qė tashmė ėshtė bėrė firmė e rritjes sė tij si poet. Kjo bėn qė metafizika dhe lirizmi t'i shėrbejnė njėra tjetrės pa e rėnduar vargun:

Ndėrsa nė anėn tjetėr tė pasqyrės
Dhe tė njeriut shikon fytyra tė deformuara
Jo tonat dhe tonat
(fq. 75)

Ngaqė ra fjala pėr fytyra, pėr tė reaguar ndaj tė "pabesėve" siē i quan ai, poeti i manipulon temat mitike dhe segmentet shtesė tė saj, qė nė punėn e tij janė tė pavarura sidomos nė kuptimin organik tė fjalės. Pra mundėsia e rritjes sė vibracionit tė brendshėm tė shqetėsimit nuk ndėrhynė, e lė tė lirė atė strukturė amorfes qė gjendet aty. Pėr ta ilustruar kėtė menim pason e plotė poezia "Hienat":

Mė ndoqėn gjithnjė nė agun mėngjesor
Dhe nė muzgun e vonė
Sepse nuk urreja askėnd

Mė ndoqėn edhe nėpėr dritė tė diellit
Edhe nėpėr syrin tėnd
Sepse askujt nuk ia bėra gjėmėn
(fq. 81)

Dy strofa kėto, qė janė pjesė e shqetėsimit tė poetit ndaj etikės sė njerėzve, ndaj asaj pjese tė shoqėrisė qė Balzaku i quante souris. Kėtė temė Dibrani e trajton nė njė nivel poetik tė sofistikuar. Ai sjell nė varg pėrvojėn me ata njerėz qė ose e kanė zhgėnjyer atė ose tė tjerėt. Kjo ėshtė njė nga pikat ku heshtja zien nė vetvete nė shpirtin e poetit. Ėshtė njė reagim human nė mbrojtje tė aspekteve fizike dhe shpirtėrore tė dashurisė njerėzore. Dibrani e shfaqė atė nė varg, pa e ndjerė tė nevojshme shtytjen e mendimeve drejt spiraleve tradicionale tė hermetizmit. Kjo, natyrisht, nuk duhet tė ketė qenė e lehtė pėr tė. Por e gjithė poezia e librit tregon se ai ka mundur tė gjejė njė kėndvėshtrim nga ku, njėherėsh me ndjenjėn e dashamirėsisė ndaj tė tjerėve, tė hapė gjerėsinė e madhe shpirtėrore-dhe tė vė nė jetė disa nga cilėsitė mė tė veēanta qė gėzon-rritjen si poet, vetėdijen aktive dhe identifikimin e vetvetes nė kėrkim tė paqes njerėzore. Pikėrisht me paqen nė mendje ai na sugjeron:

Mos harroni njė gur tė errėt
Ku tė shkruhet testamenti i bardhė (fq. 30)

Pėrkthyer nė gjuhėn e popullit, kėto dy vargje janė njė mėsim qė na kujton tė mos harrojmė se tė gjithė do tė vdesim njė ditė. Trajtimi qė Dibrani i bėn vdekjes nė "Ėndėrr e njėjtė, tokė tjetėr" ėshtė delikat dhe me zė tė "ulėt". Kėtė ai e vė nė jetė jo vetėm duke vėnė shpirtin mbi gjykimin dhe gjykimin mbi aspektet kapriēoze tė jetės, por edhe duke pėrdorur njė metodė apo strategji gjuhėsore efektive. Esenca e argumentit kėtu nuk ka tė bėjė vetėm me pėrdorimin racional dhe ekonomik tė tonit gjuhėsor nė poezinė e tij, por dhe me kondensimin e ritmit tė brendshėm tė vargut, me atė shfaqjen efikase tė pėrdorimit tė njėsive tė zgjedhura gjuhėsore dhe aplikimin nė vendin dhe kohen e duhur tė tyre. Ky manovrim autorial shėrben si lehtėsim nė ritėm dhe si zbulim nė mendimet e tij pėr subjektin qė trajton.

Sė fundi, nga e gjithė poetika e jo-rėndomtė e Shefqet Dibranit, pėr mendimin tim, "Ėndėrr e njėjtė, tokė tjetėr" ėshtė libri poetik mė i arrirė. Toni human i punės sė tij nė kėtė libėr rrezaton mbi hapėsira tė reja shprehje, mbi thellėsi mė tė mella mendimi, mbi burime mė tė pastra ndjenjash, mbi formulime mė artistike tė strukturės dhe mbi pastėrti mė tė dukshme tė vargjeve nė tėrėsi. Kėtė nuk mund ta thonė tė gjithė poetėt. Ai ka pritur shtatė vjet nga libri i tij i mėparshėm me poezi, njė pritje qė ka rezultuar nė tė mirė tė letėrsisė shqipe, nė tė mirė tė lexueseve tė tij, nė tė mirė kohės nė tė cilėn jetojmė, dhe nė tė mirė tė tij si poet.

Citimi i punės:

Dibrani, Shefqet. "Ėndėrr e njėjtė, tokė tjetėr".
Podujevė: Qendra e Kulturės Podujevė, 2007.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara