HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Morali i shkrimit

-- nga Mark Marku, Panorama, 26.09.2008

Mark Marku Duket si njė paradoks fakti qė pikėrisht nė Shqipėri nė vendin qė ka pėrjetuar krimet mė tė mėdha tė regjimit komunist, dėshmitė pėr kėto krime janė mė tė pakta se nė ēdo vend tjetėr tė ish-kampit komunist tė Lindjes. Kjo mungesė reflekton sa frikėn pėr ta thėnė tė vėrtetėn, edhe pasi shkaktarėt e kėsaj frike e kanė humbur pjesėrisht pushtetin nė shoqėrinė shqiptare dhe nė opinionin publik, aq edhe mungesėn e vetėdijes dhe tė pendesės pėr atė qė ka ndodhur. Mungesa e kėsaj vetėdije normalisht ekziston tek autorėt e kėtyre krimeve dhe kjo nuk ka pse tė na habisė, por e ēuditshme ėshtė se ajo ekziston edhe te publiku. Duket se ata qė nuk kanė pranuar t’i ndajnė vuajtjet me tė persekutuarit, tashmė e kanė shumė tė vėshtirė tė ndajnė me ta tė paktėn tė vėrtetėn e kėtyre vuajtjeve.

Kampet e pėrqendrimit thotė Anah Arendt tek Origjina e totalitarizmit janė institucioni kryesor i regjimeve totalitare. Rrjedhimisht edhe pėrshkrimi i tyre ėshtė kusht i domosdoshėm pėr tė njohur natyrėn e kėtyre regjimeve. E vėrteton kėtė leximi i Primo Levit, Solzhenicinit, Chalamovit dhe autorėve tė tjerė qė kanė arritur t’i mbijetojnė terrorit tė kampeve naziste dhe komuniste dhe tė dėshmojnė pėr tė. Leximi i dėshmive tė kėtyre autorėve e ka tronditur botėn dhe ka shėrbyer si njė moment vetėdijesimi pėr krimet e kryera nga regjimet autoritare. Por shoqėria shqiptare ka mbetur e pandjeshme ndaj dėshmive tė tilla. Ajo ka patur frikė tė pėrballet me kėtė lloj leximi. Kjo ka ndodhur sepse nė Shqipėri ka patur njė politikė harrimi tė krimeve tė komunizmit. Kjo politikė e ndarė nė tre etapa a) fshehja dhe manipulimi i provave b) relativizimi i krimeve dhe shpėrndarja e fajit c) harrimi i asaj qė ka ndodhur, ka bėrė qė dėshmitė e burgjeve shqiptare nė mos tė zhduken, tė jenė njė kategori e margjinalizuar e shkrimeve pėr diktaturėn.

At Zef Pllumi Duket se kėsaj politike nuk i kanė rezistuar as njė pjesė e tė mbijetuarve tė burgjeve dhe kampeve komuniste nė Shqipėri. Pėrveē dėshmive tė Petro Markos, Fatos Lubonjės, Kalakullės, Agim Mustės, Maks Velos dhe tė ndonjė tjetri, krimet dhe terrori komunist janė pėrshkruar shumė pak nga viktimat e mbijetuara tė kėtij terrori. Kjo, sepse siē thotė njė disident rus, tė dėnuarit e komunizmit e kanė pėrjetuar dy herė izolimin: njėherė nė kohėn kur kanė qenė tė dėnuar dhe njėherė pas daljes nga burgu. Dėnimi i pasdaljes nga burgu si duket vazhdon edhe kėsaj dite. Njė nga format mė elegante tė zgjatjes sė kėtij dėnimi ėshtė pėrpjekja pėr ta mbyllur parantezėn e burgjeve shqiptare.

At Zef Pllumi me librin e tij Rrno vetėm pėr me tregue, na e hap edhe njėherė kėtė parantezė. Vėllimi i parė i librit tė tij i botuar nė vitin 1995 doli pikėrisht nė momentin kur dukej sikur politika e harrimit kishte triumfuar. Libri i tij ishte mahnitės, sepse ndryshonte kryekreje nga retorika e pėrgjithshme mbisunduese antikomuniste e asaj kohe. Kjo retorikė kishte prodhuar njė ligjėrim fals, manipulues, fshehės dhe justifikues tė krimeve komuniste. Pre e kėtij ligjėrimi tė shpikur nga arkitektėt e terrorit komunist ishin si tė majtėt, ashtu edhe tė djathtėt, dhe thelbi i tij qėndronte nė njė denoncim tė pėrgjithshėm, tė paadresuar tė krimeve komuniste. Qėllimi i shpikėsve tė kėsaj retorike ishte fshehja e mozaikut tė krimeve tė diktaturės komuniste pas tė cilave konturoheshin qartas autorė dhe fajtorė konkretė.

Rrno vetėm pėr me tregue e denoncon krimin komunist duke e pėrshkruar atė ashtu siē ka ndodhur dhe ky ėshtė akti i parė moral i autorit. Nė kėtė kuptim e konsideroj kėtė libėr njė kthesė morale nė shkrimet shqipe pėr diktaturėn. At Zef Pllumi, nuk sajon, nuk i bishtnon asaj qė ka ndodhur. Rrėfimi i tij ėshtė i pamėshirshėm, i ashpėr, i drejtpėrdrejtė. Gjuha ėshtė po aq e drejtpėrdrejtė dhe duket sikur autori i ka kthyer statusin e saj primordial: tė thėnėn. Ajo thotė nė mėnyrė transparente atė qė ka ndodhur. Dhe ajo qė ka ndodhur ėshtė e tmerrshme. Prandaj duhet thėnė. Tėrėsisht e kundėrta e ligjėrimit mbizotėrues. Ligjėrimi mbizotėrues thoshte se, meqenėse ajo e vėrtetė ishte e tmerrshme ajo nuk duhej thėnė.

Akti i dytė i fortė moral ėshtė se libri i tij ėshtė njė libėr jokomunist pėr krimet komuniste. Gjejmė nė kėtė libėr gjurmėt e njė dije tashmė tė zhdukur, tė dijes sė traditės shqiptare dhe botėrore qė buron nga njė mendėsi jototalitare, plurale dhe qė prodhon njė qasje tė pandotur ndaj realitetit dhe reales. Ky realitet ėshtė pėrshkruar nga njė mendje jo komuniste dhe kjo vihet re nė pėrshkrimin e fakteve dhe nė portretizimin e figurave, nė momentet e refleksionit nė gjithė strukturėn e veprės. Ja pse ajo ėshtė njė vepėr kaq papėrcaktueshmėrish mbresėlėnėse. Duket se je nė njė kohė tjetėr. Nė njė kohė tjetėr tė pandotur nga komunizmi.

Akti i tretė moral dhe qė buron nga i dyti ka tė bėjė me faktin se kjo vepėr ėshtė vepra e parė, ose modeli i parė i veprės sė shkruar nė Shqipėri pas gati 50 vjetėsh, qė ėshtė e kundėrta e modelit tė veprės sė realizmit socialist. Mjafton tė shohėsh pėr kėtė se si shfaqen nė kėtė vepėr figura e tė mbijetuarit, figura e persekutorėve dhe figura e regjimit. Nė ndryshim nga pjesa mė e madhe e shkrimeve pėr kampet, ky libėr nuk ka si qėllim ta ngrejė autorin nė rangun e heroit. I vetėdijshėm me sa duket pėr kotėsinė e njė gjėje tė tillė (At Zefi thotė diku se fjala hero nuk ka lidhje me shqipen), ai merr pėrsipėr tė dėshmojė. Dėshmitari ėshtė njė njeri, njė njeri qė ka vuajtur, njė njeri qė ėshtė frikėsuar, njė njeri qė ka qėndruar. Bashkėvuajtėsit e tij gjithashtu.

Ka prej tyre qė janė thyer, ka prej tyre qė kanė bashkėpunuar dhe janė pėrdorur nga xhelatėt, ashtu siē ka tė tjerė qė kanė rezistuar me heroizėm. Ai i dėshmon edhe vuajtjet, edhe heroizmin, edhe thyerjen e tyre. E njėjta gjė ndodh me figurėn e persekutorit. Ai nuk ėshtė vetė regjimi. Ai ėshtė nė ndonjė rast edhe i mirė siē ndodh me operativin e sigurimit nė Dukagjin, nė shumė raste edhe i zgjuar, e nė mė tė shumtėn e rasteve njė instrument vrastar i kontrolluar nga regjimi. Vizatimi i tij nuk ėshtė monokron. Kjo ėshtė e shpjegueshme. Autori ka dashur tė na sjellė tė gjallė dhe nė mėnyrė joskematike figurėn e tė persekutuarit, tė persekutorit dhe tė regjimit. Ai nuk ka dashur as t’i zbukurojė, as t’i pėrkeqėsojė ato. Ceslav Milosh duke komentuar etikėn e shkrimeve tė kampeve naziste nė epokėn sovjetike e shpjegon kontradiktėn e kėtij pėrshkrimi dhe kjo kontradiktė, sipas tij, kishte tė bėnte me faktin se tė mbijetuarit i pėrshkruanin kampet jo ashtu si i kishte parė, por siē duhej t’i kishte parė. Libri “Rrno vetėm pėr me tregue” ėshtė nė kėtė kuptim krejt e kundėrta. Nė kėtė libėr nuk ėshtė ideologjia ajo qė e pėrcakton shkrimin, por fakti.

Me veprėn e tij Padėr Zefi dėshmon se nuk ka patur asnjėherė frikė tė pėrballet me tė vėrtetėn, as kur ishte nė burg, as kur ishte jashtė tij. Nuk ka gjė mė tė turpshme nė botė se tė harrosh krimet – thotė Chalamov nė njė letėr dėrguar Pastėrnakut nė vitin 1956. Libri Rrno pėr me tregue e shpėton shoqėrinė shqiptare prej kėtij turpi. Ajo ėshtė mbi tė gjitha njė dėshmi se morali i shkrimit ekziston ende nė shkretėtirė morale tė quajtur Shqipėri qė ka lėnė pas komunizmi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara