HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nuk ėshtė bėrė asnjė reformė nė shėndetėsi

Letėr e hapur e profesorėve tė Fakultetit tė Mjekėsisė, drejtuar opinionit publik dhe politikėbėrėsve shqiptarė

Tė nderuar qytetarė!
Tė gjithė jeni nė dijeni tė aktit tė rėndė, goditjes disa herė me thikė tė Ali Refatllarit, profesor i Universitetit tė Tiranės, shef i shėrbimit tė kardiokirurgjisė nė QSU “Nėnė Tereza” nė Tiranė, kardiokirurg i shquar dhe pionier i kirurgjisė koronare nė vendin tonė.
Ky akt i rėndė, i pashoq, ndaj njė mbrojtėsi tė jetės, vetėm sa vuri nė pah dhe pėrshpejtoi njė shqetėsim tė pjekur nė vite, nė ambientet e spitaleve tona.

Tė nderuar qytetarė!
Pas Jush, ne jemi mė tė interesuarit qė ky vend tė ketė mjekėsi moderne e tė aftė t’u pėrgjigjet kėrkesave tuaja, qė nė thelb janė kėrkesat mė normale e mė tė rėndėsishme tė ēdo njeriu, tė drejtat pėr shėndet e pėr tė jetuar, tė cilat janė shumė pak pėr njė vend evropian, por sidoqoftė janė tė drejtat themelore tė JETĖS dhe SHĖNDETIT.

Por cilat janė arsyet qė Ju drejtohemi? Cilat janė administrashqetėsimet qė ne duam tė ndajmė e tė zgjidhim sė bashku?
Nė radhė tė parė, ne duam t’Ju kujtojmė se nė sistemin shėndetėsor, sidomos nė atė spitalor, nuk ėshtė realizuar asnjė reformė e rėndėsishme. Ende sot punojmė me njė ligj pėr shėndetin e vitit 1963 dhe ndryshimet e kryera nė kėto 17 vjet tranzicioni tė lodhshėm e tė deformuar nė legjislacionin bazė shėndetėsor nuk janė tė qenėsishme. Pėrpjekjet tona nė kėto vite, pėrpunimi i strategjive pėr zhvillimin e spitaleve janė lėnė nė harresė. Reforma shėndetėsore vdes nė faqet e programeve elektorale, tė nesėrmen e zgjedhjeve politike. Ne vuajmė mungesėn e reformave, sepse asnjė qeveri, pavarėsisht ngjyrės e programit, nuk ka menduar tė bėjė njė reformė tė thellė tė sistemit shėndetėsor.

Ne na shqetėson mosfunksionimi, ose pėr tė qenė tė ndershėm, funksionimi nė mėnyrė embrionale i skemės sė sigurimit tė shėndetit, ku vetėm rreth 30% e popullatės aktive paguan shuma fare tė vogla pėr sigurimin shėndetėsor, ndėrkohė qė ka mė shumė makina se njerėz tė siguruar. Funksionimi i skemės nė sigurimet shėndetėsore sipas parimit “paguajmė tė gjithė pėr tė mjekuar tė sėmurėt, paguajmė tėrė jetėn pėr njė rast, paguan mė shumė ai qė ka tė ardhura mė tė mėdha” ėshtė nė rend tė ditės nė vendet e zhvilluara e nė zhvillim. Dhe natyrisht, tė gjithė paguajnė sa duhet. Kjo skemė e quajtur skemė e solidaritetit ka gati 150 vjet qė funksionon nė vendet evropiane dhe ne jemi dėshmitarė tė nivelit tė shėndetėsisė nė kėto vende.

Problem madhor i shėndetėsisė shqiptare ėshtė nėnfinancimi i dhimbshėm i saj.
Shteti e shoqėria shqiptare vė nė dispozicion tė shėndetit tė shtetasve tė saj vetėm 80 euro nė vit pėr banorė, vendet e Evropės komunitare nga 2000–4000 euro nė vit pėr banor, ndėrsa vendet e rajonit disa herė mė shumė se ne dhe ky ėshtė shkaku kryesor i kėsaj gjendjeje tė mjeruar. Ne besojmė se Ju do ta kuptoni pse shėndetėsia shqiptare ėshtė nė kėtė situatė. Ne dhe Ju kėrkojmė tė mjekojmė si duhet sėmundjet e zemrės, kancerin, kėrkojmė neurokirurgji e transplant tė organeve, e me tė drejtė, kėrkojmė jetėn, por siē thotė populli “me hime misri nuk bėhen simite”. Sot nė QSU “Nėnė Tereza”, nė spitalin mė tė mirė tė vendit, nuk bėhen analizat mė tė thjeshta tė gjakut apo radiografitė!!! Dhe familjarėt tė na mirėkuptojnė kur u japim recetė qė tė blejnė medikamente e bėjnė analiza jashtė spitalit, pasi thjesht nuk i kemi nė spital. Dhe fajin e paskemi ne?!

Problem tjetėr i rėndėsishėm pėr t’u zgjidhur ėshtė menaxhimi, ose mė thjeshtė drejtimi dhe administrimi i burimeve financiare e njerėzore. Ne kėrkojmė e besojmė se ėshtė e rėndėsishme, qė shėndetėsia shqiptare nė tėrė qelizat e saj tė drejtohet nga njerėz tė aftė e tė ndėrgjegjshėm, qė tė vlerėsohen dhe pėrdoren dijet e njerėzve tanė qė i kanė kushtuar jetėn shėndetėsisė, qė nė bashkėpunim me organizma ndėrkombėtarė kanė pėrpunuar, pėr fat tė keq mė kot, strategji tė qarta pėr zhvillim. Ėshtė e papranueshme qė administratorėt e shėndetėsisė tė ndėrrohen sa herė kėmbehen pushtetet dhe forcat politike, dhe aq mė keq, nėn tė njėjtėn qeverisje, kur ndėrrohet ministri nė mes tė mandatit. Politika duhet tė kuptojė se shėndetėsia nuk ėshtė pronė e saj, e trashėguar ose e blerė, por ajo ėshtė pronė e atyre qė paguajnė pėr tė, pra e tėrė qytetarėve tė ndershėm tė kėtij vendi.

Ja pėrse ne mendojmė qė spitalet, e nė pėrgjithėsi shėrbimi shėndetėsor, duhet tė ketė statusin e njė enti publik qė drejtohet nga kėshilla administrativė qė kontrollojnė e drejtojnė burimet financiare dhe bėjnė politika profesionale nė zgjedhjen e drejtuesve tė sistemit spitalor e tė personelit mjekėsor nė pėrgjithėsi.

Ne mendojmė se jemi shumė vonė nė vendimmarrjen pėr vlerėsimin e figurės sė mjekut dhe pėr kėtė besojmė se ka ardhur koha tė njihet Statusi i Profesorit, i mjekut tė QSUT dhe nė pėrgjithėsi, statusi i mjekėve, sepse, duhet ta dini, qė njė profesor qė del nė pension ka njė pagė vetėm 17000 lekė nė muaj, njė shpėrblim varfėrie pėr njė profesionist tė shquar, qė pėr mė shumė se 40 vjet, natėn e ditėn, i ka shėrbyer jetės.

Shoqėria jonė duhet tė kuptojė se mjekėt dhe specialistėt e zotė janė tė paktė dhe si tė tillė, duhen konsideruar si njė pasuri kombėtare, pėr tė formuar njė mjek tė zot duhet njė gjysmė jete njerėzore. Natyrisht, ndonėse ėshtė e turpshme ta themi, ne kėrkojmė edhe mbrojtje nga shteti. Nė radhė tė parė kjo fillon me heqjen dorė nga praktikat e fyerjeve, denigrimit dhe kriminalizimit tė figurės sė punonjėsit tė shėndetėsisė, nga politika, pėr qėllime tė saj elektorale, apo edhe ndonjė gazetar, nė kėrkim tė ndonjė skupi. Ne besojmė se ky ėshtė edhe ēelėsi i problemit, tė mos i lejojmė vetes tė qajmė mbi ata qė pėshtyn ēdo ditė politika apo ajo lloj media e blerė nga politika.

Ne nuk kuptojmė se si mund tė bėhet njė politikė kaq mediokre e krijimit tė njė klime mosbesimi ndaj mjekėve, e gjetjes tė fajtorėve pa faj, pėr tė larguar nga vetja pėrgjegjėsitė e mosreformimit tė sistemit. Krijimi i kėsaj klime mosbesimi ndaj mjekėve dhe veēanėrisht kriminalizimi i tyre ėshtė njė dėm i madh qė i bėhet publikut. Shoqėria shqiptare duhet tė kuptojė, se kur mjekėt kriminalizohen, tė parėt qė paguajnė janė pacientėt. Kjo bėn qė nė mėnyrė normale, instiktive, ne t’u largohemi mjekimeve tė rėnda e tė mėdha, sepse ato kudo nė botė shoqėrohen me vdekshmėri tė lartė. Pėr rrjedhojė, tė nxitur nga instinkti i vetėmbrojtjes ne do te mjekojmė vetėm tė sėmurėt e ashtuquajtur tė lehtė. Po si dhe ku do t’i zgjidhin hallet tė sėmurėt rėndė?! Profesioni i mjekut ka nė themel tė tij dy elementė, besimin e tė sėmurit ndaj mjekut dhe dashurinė e mjekut pėr pacientin, pa kėtė frymė mirėkuptimi e besimi reciprok, ky profesion i vėshtirė nuk mund tė zhvillohet.

Nė tė vėrtetė, ky ėshtė problemi mė i rėndėsishėm, kjo ėshtė ajo qė na shqetėson, ja pėrse ne kėrkojmė mbrojtje, pra jo pėr vete por pėr JU. Por derisa tė vijė ky moment, pra sa tė krijohet njė klimė normale nė marrėdhėniet e pacientėve e tė shoqėrisė me mjekėt, ne kėrkojmė nga qeveria tė sigurojė jetėn e mjekėve dhe kushtet normale tė ushtrimit tė profesionit tonė, kaq fisnik e tė domosdoshėm dhe kjo natyrisht, si hap tė parė kėrkon mbrojtje ligjore, sepse ne jemi nėpunės publikė nė detyrė. Si kudo nė botėn e qytetėruar, administrata shėndetėsore duhet tė jetė pėrgjegjėse pėr mbrojtjen ligjore tė stafit tė saj.

Tė nderuar qytetarė!
40 vjet mė parė, nė Francė, studentėt qė kėrkonin tė drejta, reformimin e sistemit arsimor dhe emancipimin shoqėror pėrdornin njė parullė shumė kuptimplote pėr tė shprehur shqetėsimin ndaj faktit, qė ishin tė pėrjashtuar nga vendimmarrja dhe qė klasa politike i konsideronte si njė shtresė, qė duhej vetėm tė bindej. Ata thoshin: Ne jemi tė gjithė “ēifutė gjermanė”. Po ne sė bashku, tė nderuar qytetarė edhe sa kohė do tė vazhdojmė tė jemi nė vendin tonė, pa tė drejtėn themelore, tė drejtėn e njė jete normale e me shėndet tė mirė edhe sa kohė do tė jemi “ēifutė gjermanė”?

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara