HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Media, pėrpjekja pėr tė rimarrė pushtetin

-- nga MENTOR KIKIA, Shqip, 01.09.2008

Mentor Kikia Debati i hapur nė “Shqip” pėr cilėsinė e tė bėrit gazetari dhe rolin e medias si pushtet i katėrt nė Shqipėri, ėshtė njė pėrpjekje e ēmuar pėr tė hedhur dritė mbi handikapet dhe problemet e kėtij ingranazhi shumė tė rėndėsishėm tė ngrehinės sė demokracisė. Dhe ėshtė vėrtet mirė, qė herė pas here, ne t’u kthehemi problemeve tona pėr tė parė se ku jemi e mbi tė gjitha se ē’mund tė bėjmė. Si njė punėtor relativisht i hershėm i kėtij sektori, nuk ngopem tė shikoj se si tė gjithė ne tė pėrpiqemi pėr ta bėrė kėtė mekanizėm mė tė fortė e mė tė efektshėm, nė shėrbim tė shoqėrisė dhe demokracisė. Pėr kėtė arsye dhe nė pėrmbushje tė misionit tė shenjtė tė gazetarit – thėnies sė tė vėrtetės - qė nė krye tė kėtyre radhėve dua tė them se media, e veēanėrisht shtypi nė Shqipėri, janė aktualisht nė gjendje tė trishtuar, pėr sa i pėrket pavarėsisė editoriale, shkallės sė profesionalizmit dhe ushtrimit tė pushtetit tė saj.

Do t’u referohem dy episodeve pėr ta konfirmuar kėtė realitet.
Ndėrsa dy gazetarė amerikanė ndodheshin nė Tiranė pėr tė mbledhur informacione mbi tregtinė e armėve mes Shqipėrisė dhe Afganistanit, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i vetėdijshėm pėr ē’kishte katranosur e ē’do tė gjenin ata nė hangarin e Rinasit, bėri njė propozim “Made in Albania”. “Tė mos i lėmė gazetarėt tė futen nė hangar dhe kėshtu ata nuk do ta mėsojnė qė ne po i zėvendėsojmė etiketat e fishekėve”, – tha politikani shqiptar. Por kjo ide – nga sa ėshtė bėrė publike - ishte refuzuar kategorikisht nga pėrfaqėsuesit amerikanė nė Tiranė. Ata as qė e mendonin qė njė gazete t’i mbyllej dera pėr tė shkuar tek e vėrteta, sido tė ishte ajo. Nuk ėshtė nevoja pėr shumė analiza pėr tė thėnė, se nėse ata gazetarė do tė kishin qenė tė njė gazete apo televizioni nė Shqipėri, absolutisht nuk do tė ishin lejuar tė vizitonin hangarin ushtarak ku bėhej ripaketimi i fishekėve.

Nja tri javė mė parė, pėrkoi tė bisedoja me ambasadorin e Danimarkės nė Shqipėri, ditėn qė njė gazetė nė Tiranė kishte botuar njė artikull tė tij mbi problemet e ndotjes sė mjedisit nė Shqipėri. Mė konkretisht, diplomati i huaj u bėnte apel autoriteteve shqiptare dhe jepte rekomandime se si mund tė pastrohej Parku Kombėtar nė malin e Dajtit, nė Tiranė. Kėtė artikull, shoqėruar me fotografi tė bėra nga vetė ai nė lėndinat e mbushura me mbeturina, diplomati ua kishte dėrguar tė gjitha gazetave qendrore, por asnjėra nuk e kishte botuar.

Referuar rastit tė parė, pa asnjė dyshim, duhet tė pranojmė se nė Shqipėri media nuk ėshtė ende e lirė. Madje, mund tė themi pa frikė se ka bėrė hapa prapa. Media nuk ėshtė e lirė, edhe pse sot reporterėt nuk futen nė burg apo nuk ndiqen pas, orė e ēast, prej makinave “Volkswagen”, me targa tė huaja, tė shėrbimit sekret. Mediat nė Shqipėri janė tė lira tė shajnė, shpifin e tė thonė ē’tė duan, me pak fjalė, mund tė ēirren si ato gratė e kėqija qė nuk lėnė gjė pa thėnė pėr burrat e njėra-tjetrės. Por ato nuk janė tė lira tė bėjnė njė investigim tė vėrtetė, tė nxjerrin “nga dheu” njė skandal e t’ia thyejnė brinjėt qeverisė apo njė politikani a zyrtari ēfarėdo, tė pėrfshirė nė afera korruptive.

Nėse ato do tė prekin njė ēėshtje delikate, pushteti dhe tė gjithė dashnorėt e fjalės sė lirė, nė qeveri e jashtė saj, do tė hidhen pėrpjetė sikur t’i ketė pickuar njė nepėrkė. E mbajmė mend si u tėrbua Kryeministri ynė ndaj gazetės amerikane “New York Times” kur ajo publikoi artikullin mbi mashtrimet me tregtinė e fishekėve. E mendojmė dot ne se ē’do t’i kishte bėrė ai njė gazete shqiptare po ta kishte publikuar ajo kėtė skandal?

Megjithatė duhet ta pranojmė se askush nuk do t’i kishte hyrė mundimit tė investigonte dhe shkruante pėr Gėrdecin, MEICO-n, fishekėt e Afganistanit dhe Delijorgjin pėrpara se t’ia bėnte “bam” nė Gėrdec, sepse tė gjithė i dimė lidhjet e tyre me klanet politike nė pushtet e opozitė. Sepse, kėto klane, me tė gjitha mėnyrat, do ta kishin bllokuar njė investigim tė tillė. Partitė politike, pasi kanė ndarė popullin nė tė majtė e nė tė djathtė, kanė ndarė bizneset nė tė majtė e nė tė djathtė dhe i kanė hipotekuar ato si pasuri tė patundshme tė tyre, nė tė njėjtėn mėnyrė kanė shtrirė duart, duke kontrolluar pjesėn dėrrmuese tė medias. E ndėrsa kjo ėshtė meritė e politikės, fatkeqėsia ėshtė nė anėn tonė, pra tė gazetarėve qė janė skllavėruar prej politikės. Nė kushtet kur politikat editoriale, mė shumė se nga editorėt, pėrcaktohen nga zyrat e marketingut dhe raportet e botuesve me partitė dhe politikanėt, pjesa dėrrmuese e mediave janė shndėrruar nga pushtet, nė vegėl e pushtetit dhe politikės. Shikoni se si nė Shqipėri, ēdo broēkull qė thuhet nė zyrat e partive pėrbėn lajm pėr pjesėn dėrrmuese tė gazetave e TV-ve. Politika ia ka dalė ta gjunjėzojė median e ta vėrė nė shėrbim tė saj, si mėnyrė pėr tė marrė apo mbajtur pushtetin.

Nė kėtė kontekst, ne jemi bashkėpėrgjegjės pėr mbajtjen gjatė tė kėtij gjirizi politik, qė sot bėn thjesht rotacionin procedural tė pushtetit. Ėshtė e trishtueshme tė shikosh pjesėn mė tė madhe tė TV-ve, nga kombėtarėt nė Tiranė e deri te TV-tė qė transmetojnė kaseta dasmash nė fshatra, se si tė gjithė nė kor emetojnė konferenca shtypi, deklarata, fjalime politike, thashetheme zėdhėnėsish, replika zyrtarėsh e tė tjera dėrdėllitje zyrash tė kėtij lloji. Dhe akoma mė e trishtueshme ėshtė tė shikosh tė nesėrmen, se si pjesa dėrrmuese e gazetave i riprodhon kėto deklarata e i boton ato tė plota. Gjithnjė e mė rrallė i blej tė tėra gazetat pėr t’u “hedhur njė sy”, pasi sinqerisht nuk ke ēfarė lexon, sepse shpesh ato pėrdorin pėr tituj edhe strishat e lajmeve qė televizionet kanė transmetuar nė dhjetėra edicione njė ditė mė parė. Dhe po kėshtu sillen edhe lexuesit e thjeshtė, sepse ata nuk gjejnė aty asgjė nga ato qė u intereson atyre, nuk gjejnė aty problemet qė ata hasin ēdo ditė nė jetėn e tyre...

Qytetarėt nuk i blejnė gazetat, sepse aty flitet pak ose aspak, pėr shqetėsimin e nėnave qė grinden prej flokėsh, kush tė hipė mė parė fėmijėn nė njė tren lodrash rrangallė nė ndonjė minipark, sepse sheshet e parqet nė ēdo qytet tė vendit u janė dhėnė firmave tė ndėrtimit pėr t’i mbushur me pallate. Nuk ka asgjė pėr mungesėn e parkimeve publike, torturėn e qytetarėve pėr tė udhėtuar me urban, pallatet e lidhura me tela telefoni e elektriku si shtėllunga leshi, pėr zjarrfikėsen dhe autoambulancėn qė nuk hyjnė dot nė lagjet me rrugica tė ngushta nga babėzia e ndėrtuesve. Nuk ka asgjė pėr mbeturinat qė po e mbysin kėtė vend anembanė, pėr ca mijėra njerėz qė sėmuren nga lėkura pse jetojnė nė brigjet e njė lumi tė ndotur nga kimikatet qė hedh njė fabrikė pa leje mjedisore etj. Ky realitet, gjetkė do t’i alarmonte mediat, por nė Shqipėri ka kohė qė lajmi, pėr shumicėn e mediave, fillon me njoftimet e zėdhėnėsve pėr konferencat e shtypit.

Ja pse nuk u habita aspak qė gazetat e Tiranės nuk ia kishin botuar artikullin ambasadorit danez, qė bėnte thirrje pėr tė shpėtuar Parkun e Dajtit. Ato duan politikė! Sipas logjikės sonė mediatike, njė ambasador mund tė kritikojė apo lėvdojė njė politikan, po jo tė shqetėsohet pėr mbeturinat qė po na qelbin republikėn tonė e qė ne pretendojmė tė jetė turistike. Kjo klimė mbytėse ka shkaktuar njė mjedis autocensure dhe dembelizmi mes komunitetit tė gazetarėve. Reporterėt e rinj, sot mund tė ndjehen keq nėse themi se para vitit 1997 reporterėt punonin mė shumė. Pa internet, pa email, pa njoftime shtypi, pa celular e makina, pak vite mė parė reporterėt ishin mė guximtarė, mė tė zotė dhe shtypi ishte mė i pushtetshėm ndaj politikės e vetė pushtetit.

Por ēfarė ka ndodhur sot? Media ėshtė bėrė mė shėrbėtore, mė e kontrolluar, mė e pėrdorur dhe mė abuzive. Disa fletushka e ekrane janė hapur nga biznesmenė qė i pėrdorin herė pėr mbrojtje e herė pėr sulm, nė varėsi tė interesave tė tyre ekonomike. Ka pronarė mediash, e madje edhe editorė, qė e pėrdorin statusin dhe median qė drejtojnė, pėr tė pėrfituar sheshe ndėrtimi e pėr tė fituar tenderė rrugėsh. Nė kėtė vazhdė, ne shikojmė sot se si shumė reporterė tė djeshėm, qė kishin luks njė biēikletė pėr tė bredhur rrugėve nė kėrkim tė lajmit dhe ndėrronin redaksitė brenda njė nate pėr 30 mijė lekė tė vjetra mė shumė, sot si redaktorė e editorė, janė bėrė banorė tė fshatrave turistike nė bregdet, duke pasur fqinjė deputetė, ministra e biznesmenė. Janė bėrė pjesėmarrės tė jetės sė luksit dhe frekuentues tė jetės sė salloneve politike. Duhet tė kujtojmė se pagat nė ndėrmarrjet mediatike nuk ua mundėsojnė njė luks tė tillė. E mbaj mend kryeredaktorin tim tė parė Karlo Bollinon e mė pas Fatos Baxhakun dhe ndjej keqardhje qė sa pak shanse kanė sot shumica e reporterėve tė rinj pėr “t’u bėrė”, nėn drejtimin e kėtij soji redaktorėsh, tė cilėt kėtė profesion tė shenjtė e ka shndėrruar nė biznes tė dėmshėm pėr demokracinė.

Pėr tė ilustruar mė shumė pėrdorimin e medias dhe atė qė e pret njė media pas pėrdorimit, do tė kujtoja njė kolegun tonė, i cili ēdo ditė bėnte dy komente, njėrin pro dhe tjetrin kundėr ish-kryeministrit Nano. Sepse shpesh i kishte ndodhur, qė nė varėsi tė marrėdhėnieve ditore tė botuesit me Kryeministrin, tė ndryshonte shkrimin, nga pro nė kundėr e anasjelltas, nė mes tė natės, kur gazeta duhej tė nisej pėr nė shtypshkronjė. E, kėshtu ai ia gjeti ilaēin: “I ke gati tė dy variantet, shef”. Dhe tė gjithė ne pamė se si ajo gazetė degradoi nga njė pushtet gjigant mediatik, nė njė fletushkė pa vlerė sot nė tregun e gazetave. Jetojmė nė republikėn qė ka standardet mė tė ulėta, tė paktėn nė Evropė, tė zbatimit tė ligjit dhe funksionimit tė shtetit, ku nuk zbatohen vendimet e gjykatave, nuk gjobitet ai qė hedh mbeturina nė rrugė, nuk penalizohet ai qė thyen njė pemė nė park, nuk pengohet ende ai qė bėn shtėpi pa leje, nuk ndėshkohet ai qė vjedh energjinė, nuk ndalohet ai qė lan makinat me ujin e pijshėm dhe qytetarėt mbeten pa ujė. Jetojmė nė vendin ku gjithkush bėn ē’tė dojė me pronėn e tjetrit dhe me pronėn e shtetit, ku gjithkush pret e shkatėrron ē’t’i zėrė syri e askush se ndalon, ku gjithkush bėn ē’tė dojė nė shtėpinė e tij, me fėmijėt dhe gruan e tij, e madje edhe kur e vret, habitet qė e fusin nė burg, sepse ajo ėshtė pronė e tij.

Nė vitet ‘90, Shqipėria e realizoi revolucionin politik, e mė pas edhe atė ekonomik. Tashmė ky vend ka nevojė pėr njė revolucion social e shoqėror. Nuk ka thjesht nevojė tė ndėrrojė Kryeministrin, por tė ndryshojė mentalitetin e tė qeverisurit dhe tė tė jetuarit nė komunitet dhe media duhet tė ishte nė ballė tė njė revolucioni tė tillė. Pėr fat tė keq, ne jemi nė rolin e shėrbėtorit tė politikės qė as ka ndėrmend e as qė dėshiron ta bėjė njė gjė tė tillė. Pėr kėtė arsye, ėshtė detyra jonė ta rimarrim fronin e pushtetit qė na takon dhe tė luajmė rolin qė duhet tė luajė nė shoqėri, pa pritur qė “dikush” tė vėrė dorėn nė zemėr e tė na japė tė gjithė liritė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara