HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Guximi intelektual

-- nga Mon Zhubi

Historia njerėzore ėshtė e mbushur me shembuj intelektualėsh ideologjikė qė gjatė karrierės sė tyre kanė tradhtuar moralin dhe tė vėrtetėn, por ishin edhe aktivė nė projekte pėr asgjėsimin njerėzor. Ka edhe intelektualė jo moralė, tė cilėt nga frika, pėrfitimet dhe vetėkėnaqėsitė kanė ikur nėn hijen e mesatares dhe frazeologjisė sė pėrditshme, tė cilėt gjithashtu shumė qetė kanė asistuar gjatė viktimizimit tė pafajshmėrisė ose zhvlerėsimit tė tė mirave.

Pėr intelektualėt ēdo sistem politik ka “treguar kujdes”, sa mė i mbyllur qė tė ishte sistemi, aq mė i madh kujdesi. Dihet, pėr shembull, historia e sistemit komunist, prej tij nuk janė tė pėrjashtuar as komunistėt nė Shqipėri, ku Partia e Punės ishte pronare e gjithēkaje. Pasi erdhėn nė pushtet, ata shkatėrruan njė nomenklaturė tė tėrė intelektualėsh tė kohės dhe filluan tė ndėrtonin kriterin e ri intelektual, kriter i “mesatares”, duke shpėrblyer ose dėnuar, pėr gjithė atė ēka duhej bėrė, menduar dhe folur. Pra, ndėrtuan njė personazh specifik, “intelektualin e ndershėm”.

Nė tė njėjtėn mėnyrė edhe politikat nacionaliste, por edhe bashkėsitė religjioze fondamentale politikaneske, vendosin modele tė tė menduarit dhe sjelljes sė tipit tė intelektualit religjioz.

Ajo ēka janė profetėt brenda religjioneve duhet tė jenė edhe intelektualėt e vėrtetė kritikė nė shoqėritė sekulare. Madje, roli i tyre nė kohėrat kritike duhet tė jetė i barabartė, e nė rastin mė tė keq, i pėrafėrt me vetė profetėt.

Kjo duhet kėrkuar edhe nga intelektualėt shqiptarė, tė cilėt fatkeqėsisht ēdo ditė e mė shumė po bėhen pjesė e oligarkėve politikė dhe zyrtarėve religjiozė, sepse, si duket, i kanė barazuar interesat e tyre mes veti.

Detyrimi profeto-intelektual duhet tė jetė detyrė parimore, nė radhė tė parė pėr tė pėrcjellė dhe, kur ėshtė e nevojshme, tė kritikojė politikėn aktuale, por nė tė njėjtėn kohė, duhet tė jetė shumė e ndėrgjegjshme dhe pėrgjegjėse, sidomos pėr politikat sociale, shkėputjen e politikės nga morali, e cila nė shumicėn e rasteve te ne po shfaq dėshirėn e pangopur pėr fuqi. Pasojat dhe qėllimi fondamental i kėsaj politike dihen, ato janė kriminaliteti ekonomik dhe nihilizmi.

Pėr rrugėt e vėshtira tė profetėve dimė shumė nga historia, e njėjtė ėshtė edhe rruga dhe angazhimi i intelektualit moralist. Ata nė shumicėn e rasteve cilėsohen si disidentė mes pėrkatėsisė sė vet, tė dyshimtė pėr tė tjerėt, shumė tė vetmuar, shpeshherė kanė kriza dhe dilema qė tė tėrhiqen nga e gjitha (e pikėrisht kėtė e duan pushtetarėt), ngaqė e keqja me tė cilėn duhet luftuar shpeshherė iu duket mė e fortė dhe e frikshme sesa e mira pėr tė cilėn ata angazhohen. Andaj pėrgjegjėsia e tyre ėshtė shumė e vėshtirė, ajo kėrkon vigjilencė tė pėrhershme, moskorruptimin e tyre nga politika, moslargimin dhe injorimin nga masa, rrezikun pėr jetėn dhe, nė fund ajo mė e vėshtira, pėrballimin e varfėrisė materiale.

Kuptohet, por edhe nga praktika e dimė, se nuk ėshtė e mundur qė tė gjithė intelektualėt tė obligohen nė politikė, por ėshtė obligim i intelektualėve qė kur aktiviteti politik nėnkupton pėrgjegjėsinė morale tė bėrjes sė punės, qė atyre u takon si persona publikė, ata e kanė pėr obligim qė tė merren me kėtė aktivitet.

Intelektuali nuk duhet tė bėjė asnjė marrėveshje apo ēfarėdo lidhje me politikėn amorale dhe tė bėhet pjesė brenda politikės konformiste shterpe.

Gjersa nė Shqipėri dhe nė Kosovė, nė qytetet dhe fshatrat tona po mbijnė mėsimore ku institucionet religjioze po prodhojnė jo teologė, por apologjetė jo-tolerantė, ku procesi i Bolonjės dhe shkollimi postkomunist tė japin shansin e shpejtė qė kinse dhe me parį, pėrgatit specialistė me horizont tė ngushtė, atėherė kėrkesa pėr intelektualėt e mirėfilltė, vetėkritikė, tė vetėdijshėm pėr kapacitetet e veta, tė vendosur dhe tė pėrgjegjshėm nė aspektin moral, kurrė nuk ka qenė mė e madhe se sot.

Pėr fat tė keq, karakteristika e shumicės sė intelektualėve tė sotėm ėshtė se si ta promovojnė veten e tyre dhe si t’i afrohen pushtetit dhe pushtetarėve, si tė gjejnė njė vend pėr veti nė pushtet e normalisht e gjithė kjo bėhet pėr ndihmė, pėrkrahje dhe pėrfitime materiale.

Por, nė tė njėjtėn kohė, nuk ėshtė hiē morale as sjellja e atyre intelektualėve, tė cilėt mendojnė se ėshtė akt heroik qė tė tėrhiqen nga “politika e ndyrė” dhe qė me njė distancė nga lartėsia ta pėrqeshin politikėn dhe politikanėt. Kjo dėshmon qė shpeshherė ėshtė mė e lehtė tė pėrkrahėsh parimet se pėrgjegjėsitė konkrete. Vetėm ajo ēka do ta pėrkrahte gjykimi i ndėrgjegjes – e kuptuar si zėri i lindur apo zėri i Zotit te ne – ėshtė vendimi i pazėvendėsueshėm pėr tė vėrtetėn dhe tė mirėn konkrete edhe pėrkundėr humbjeve dhe jo suksesit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara