HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KULTURA DHE TURIZMI

-- nga Dr. Nail Draga

Dr. Nail Draga Nė botėn bashkėkohore ku turizmi ėshtė veprimtari parėsore ekonomike, subjektet pėrkatėse nė agjenden vjetore tė organizimit, po i kushtojnė kujdes tė veēantė kulturės, duke ndarė mjete tė konsiderueshme, sepse ėshtė pikėrisht kultura e cila ofron vlera pėr klientelen turistike. Andaj ne ketė gamė angazhohen individė tė specializuar, tė cilėt si fokus tė veprimtarisė sė tyre kanė menaxhimin e vlerave kulturore, qė paraqesin ofertė tė veēantė tė ēdo mjedisi turistik. Pikėrisht nga njė veprimtari e tillė ka lindur edhe termi turizmi kulturor, i cili nė dekadat e fundit ėshtė bėrė sinonim i turizmit bashkėkohor, qė paraqet atraksion tė veēantė pėr tė gjithė mjediset turistike.

1. Vlerat kulturore dhe klientela turistike

Ėshtė e njohur se turizmi si veprimtari shoqėrore ėshtė shumė komplekse dhe kjo ēėshtje ėshtė trajtuar nga shumė aspekte nga studiues profileve tė ndryshme. Nė kėtė aspekt vazhdimisht janė trajtuar ndėrlidhjet e turizmit me kulturėn, duke theksuar se vlerat kulturore janė njė destinacion i veēantė pėr klientelėn turistike.
Dihet se disa mjedise tė ndryshme kanė rritur imixhin e tyre turistik nė saje tė monumentėve kulturore-historike. Nuk ka dilemė se nė qytetet e ndryshme ne kėtė aspekt pėrparėsi kanė qytetet e vjetra, qė paraqesin atraksion tė veēantė kulturor dhe turistik.

Njė dukuri e tillė ėshtė e pranishme kudo nė botėn bashkėkohore, sepse klientelės turistike pėrveē plazheve, ujit tė detit, natyrės i intereson te defrehet duke shijuar edhe motivet antropogjene turistike te mjedisit pėrkatės. Nė kėtė aspekt nuk bėn pėrjashtim as qyteti i Ulqinit. Por, pyetja ėshtė se sa i afrohen klientelės turistike ne mėnyrė cilėsore vlerat ekzistuese kulturore tė kėtij mjedisi, dhe sa ėshtė i angazhuar ne kėtė drejtim pushteti vendor dhe subjektėt tjera te cilat merren me turizėm.

2. Menaxhimi i vlerave kulturore

Ēėshtje tė veēantė paraqesin monumentet kulturo-historike dhe sa janė menaxhuar vlerat e tyre kulturore, duke marrė parasysh se ato tregojnė nė mėnyrė transparente tė kaluarėn e kėtij mjedisi.Ne ketė aspekt pėrgjegjėsia kryesore bie mbi pushtetin vendor por edhe republikan, sepse nuk janė angazhuar seriozisht qė vlerat ekzistuese ti prezentohen opinionit tė gjerė, e sidomos klientelės turistike. Nėse turistėt e shumtė tė cilėt vizitojnė Ulqinin gjatė verės pėr Qytetin e Vjetėr-Kalanė kanė njohuri elementare, pėr monumentet e tjera kulturo-historike janė tė painformuar pothuaj tėrėsisht. Andaj ne ketė aspekt nevoitet njė angazhim konkret kryesisht nga pushteti vendor qė duhet tė obligojė pėrfaqėsuesit e agjensive tė ndryshme turistike qė nė programet e tyre turistike tė jenė edhe Kalaja dhe monumentet e tjera e jo ato tė anashkalohen si deri mė tash. Nuk mund tė arsyetohet qendrimi anashkalues apo idiferent i agjensive turistike ndaj qytetit tė Ulqinit nė pėrgjithėsi, kur dihet se kėtu qendrojnė kalimthi apo shumė pak duke mos i ofruar klientelės vlerat e mirėfillta kulturore dhe historike tė kėtij qyteti. Pse veprohet kėshtu mundet vetėm tė paragjykojmė, por kemi informata se tė njėjtėt nė qytetet tjera qendrojnė mė orė tė tėra, e dhėnė kjo e mjaftueshme pėr tė kuptuar edhe prapavinė e kėti veprimi.

3. Manifestimet kulturore begatojnė ofertėn turistike

Ne mjediset apo qendrat e ndryshme me traditė turistike ekziston njė koordinim nė mes subjektėve turistike e atyre kulturore sidomos kur kemi tė bėjmė me organizimin e manifestimeve kulturore. Kėtu kryesisht kemi tė bėjmė me ato manifestime tradicionale tė cilat nė sajė tė pėrmbajtjės sė veprimtarisė sė tyre paraqesin impuls tė veēantė pėr klientelen turistike. Madje ėshtė e njohur se individ tė ndryshėm organizojnė pushimet turistike pikėrisht kur organizohen veprimtaritė e ndryshme kulturore. Mė njė fjalė kemi tė bėjmė me klientelė tė veēantė e cila pėrveē pushimit, ujit tė detit dhe plazhėve dėshirojnė tė jenė konsumues edhe tė veprimtarive kulturore. Kėshtu nė ketė dimension gjatė verės nė Ulqin deri nė vitin 1983 ėshtė organizuar Festivali republikan i folklorit, ndėrsa mė pas duke filluar nga viti 1987 organizohet Festivali "Skena verore". Ndėrsa duke filluar nga viti 1993 organizohet "Kalimerja poetike", e nga viti 2000 "Panairi i librit".

Pasi kėto veprimtari janė tė vetmėt e kėsaj natyre ne ketė qytet ata njėherit paraqesin imixhin kulturor tė Ulqinit gjatė verės. Nga ana tjetėr duhet thėnė se ne lidhje mbi menaxhimin e tyre turistik nuk ėshtė punuar pothuaj asgjė, sepse nuk ekziston njė koordinim ne mes organizatorėve dhe subjektėve turistike.
Andaj pėr tė ndryshuar ky qendrim duhet kuptuar se ekziston njė ndėrlidhje e padiskutueshme nė mes turizmit e kulturės, por pėr ndryshime cilėsore nė ketė aspekt duhet tė ndryshoj qasja ndaj kulturės duke e trajtuar ate si plotėsim tė vlerave turistike si kudo nė botėn e qytetėruar.

4. Kompleksi muzeal meriton investime

Nė kuadėr tė Kalasė ekziston Muzeu si njėsi punuese qė financohet nga buxheti komunal, por jemi dėshmitar se nga viti 1983 kur ėshtė bėrė inaugurimi i tij, kėtu nuk janė bėrė investime.Fjala ėshtė pėr investime kapitale qoftė nė restaurim, mirėmbajtje tė objektėve e sidomos tė blerjės sė eksponatėve tė reja qė janė tė domosdoshme qė tė ekzistojnė ne ketė muze, e jo intervenime kozmetike, sepse ky kompleks ėshtė identiteti ynė.
Nuk ka dilemė se njė veprim i tillė ėshtė sa i palogjikshėm dhe i papranueshėm, sepse njė kompleks i tillė ka merituar pėrkujdes tė vazhdueshėm nga pushteti vendor i Ulqinit.Edhe pse shumė kush mund ta kuptojė gjendjen e pavolitshme materiale tė pushtetit vendor, qendrimi nihilisht ndaj kėti kompleksi kulturor nuk mund tė arsyetohet mė asgjė.

Nė botėn bashkėkohore pushtetet dhe mjediset pėrkatėse vlerėsohen se sa investojnė nė trashėgiminė kulturore. Por, ēuditėrisht pėr pushtetin vendor pėr kėtė kompleks muzeal vazhdimisht kanė munguar mjete, ndėrsa pėr ēėshtje tė dorės sė dytė ata nuk kanė munguar, nga del qartė qasja e strukturave pėrkatėse ndaj kulturės dhe idetitetit tone nė pėrgjithėsi. Nė kuadėr tė muzeut ekzistojnė: Muzeu Historik, Etnografi dhe Galeria e Artėve. Gjatė verės ne kuadėr tė kėtij kompleksi nė Sheshin e tij tash sa vite ėshtė vendosur njė "binė" e cila ka shėrbyer gjatė stinės sė verės kur kėtu janė dhėnė shfaqje tė ndryshme artistike. Si e tillė kjo "binė" e cila ėshtė zhvendosur nga njėri krah nė tjetrin nga specialist tė ndryshėm ėshtė vlerėsuar si improvizim dhe sė ėshtė nė vend tė paqelluar. Ajo patjetėr duhet tė zhvendoset dhe tė vendoset gjetiu ne ndonjė vend mė tė pėrshtatshėm nė kuadėr tė kėti kompleksi. Ajo duhet tė ndėrtohet sipas standardėve bashkėkohore, duke marrė pėrvojė nga qytete tė ndryshme si psh. Tivari, Budva etj. Vetėm nė ketė mėnyrė do t i kthehej imixhi i humbur sheshit tė pazarit, qė do tė ishte i pranueshėm pėr tė gjithė, qė njohin vlerat e kėti kompleksi muzeal.

5. Udhėrrefyesi i ri turistik nevojė e kohės

Ne ato mjedise ku turizmi ėshtė veprimtari parėsore ekonomike subjektėt pėrkatėse qoftė nga pushteti vendor apo ato private kujdes tė veēantė i kushtojnė propagandas turistike duke botuar materiale tė ndryshme turistike qofshin tė shkruara apo elektronike. Prezentimi i tyre bėhėt enkas nė takime tė ndryshme ku vend kryesor kanė panairet mė ē rast bėhėt prezentimi i ofertės turistike tė mjedisit pėrkatės, duke ofruar vlerat ambientale dhe antropogjene klientelės turistike, qoftė permės fletėpalosjeve, posterave, panoramave, videoklipeve e sidomos udhėrrėfyesve turistik, qė ėshtė praktikė e ēdo mjedisi turistik.

Duke marrė parasysh praktikėn e mjedisėve tjera mė parė edhe nė komunėn e Ulqinit i kanė kushtuar rėndėsi propagadės turistike. Nė ketė aspekt nė Komunėn e Ulqinit mė parė kur funksiononte Qendra Turistike e cila ishte ne kuadėr tė pushtetit vendor nė vitin 1989 ėshtė botuar udhėrrefyesi turistik i botuar ne disa gjuhė duke pėrfshi edhe gjuhėn shqipe. Botimi dallohej me njė pėrgatitje teknike dhe dizajn te pėrkryer i cili pėr kohėn qe ėshtė botuar ishte botimi me ekskluziv i kohės. Edhe pse kėti botimi mund t'i bėhen vėrejtje sidomos anės tekstuale duke marrė parasysh kohėn kur ėshtė botuar ai ishte njė botim me vlerė te pakontestueshme.

Duke marrė parasysh se nga ajo kohė kanė kaluar afėr 20 vite dhe se ai botim ėshtė vjetruar, ndėrsa tirazhi ėshtė shitur nė tėrėsi, ėshtė i nevojshėm njė botim tjetėr i plotėsuar sipas standardėve bashkėkohore. Pasi ne qytetet e ndryshme botimet e tilla botohėn ne njė tirazh tė lartė, apo ribotohėn pothuaj ēdo tre-katėr vite, ėshtė e nevojshme qe Ulqini sa mė parė te ketė njė botim te tillė.

6. OTK - nė favor tė avancimit tė imazhit turistik

Nė kėtė aspekt pasi ekziston njė potencial kadrovik duhet tė ekzistojė njė koordinim i veprimtarive duke themeluar fillimisht Kėshillin botues qė do tė jetė bartės i kėti. projekti me vlerė shumėdimensionale. Botimi kuptohet duhet te botohet pėrveē se ne gjuhėn shqipe e malazeze edhe ne disa gjuhė te tjera si angleze, gjermane, italiane e franceze.
Bartės i kėtij projekti duhet tė jetė Organizata Turistike Komunale, ndėrsa sigurimi i mjeteve mund tė bėhet pėrmes buxhetit komunal, donatorėve te ndryshėm ne vend dhe botėn e jashtme. Pasi OTK e Ulqinit pėrfundimisht ėshtė themeluar muaj mė parė , mendoj se me rastin e fillimit tė punės sė saj, njė nder veprimtaritė e para duhet tė jetė patjetėr botimi i udhėrrefyesit tė ri turistik. Me njė veprim tė tillė Ulqini do tė dėshmonte se nderon vlerat e pėrgjithshme turistike nga njėra anė si dhe klientelėn turistike nga ana tjetėr e cila kėtu qėndron gjatė muajve tė verės, nė numėr tė konsiderueshėm.
I mbetet pra OTK-sė e po ashtu edhe ekzekutivit tė pushtetit vendor tė Ulqinit te angazhohet seriozisht ne kėtė drejtim, ne mėnyrė qe ne vitin e ardhshėm ky botim te jetė ne qarkullim, si ne ēdo qytet tjetėr ku si veprimtari parėsore kanė turizmin, sepse vetėm ne kėtė mėnyrė avansohet imazhi turistik i ēdo mjedisi. (Dhjetor,2007)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara