HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ngjela: Berisha, nė sindromin e vitit 1997

-- intervistė nga Fejzi Braushi, Shekulli, 02.08.2008

Sigurisht qė kanė tė drejtė. Por kjo tanimė ėshtė njė sėmundje e vjetėr, sepse Berisha ka tre vjet qė po synon vetėm kėtė gjė. Dhe ajo qė tė habit me paaftėsinė e tij, ėshtė fakti qė, ndonėse diskreditohet pėrditė, vijon e vijon tė kėmbėngulė pėr tė shtėnė nė dorė tė gjitha institucionet. Kėtė e kėrkoi qė nė muajin shtator tė vitit 2005.

Spartak Ngjela Deputeti Spartak Ngjela, nė njė interviste pėr gazetėn “Shekulli” komenton situatėn politike nė vend dhe shqetėsimin e ndėrkombėtarėve

Z.Ngjela, duket se diēka serioze nuk shkon nė ecurinė politike tė qeverisė aktuale. Dy ditė mė parė, burime tė larta diplomatike tė Ambasadės Amerikane nė Tiranė ngritėn shqetėsimin serioz pėr cenimin e institucioneve tė pavarura, ē’ka paralajmėroi rrezikun e anėtarėsimit tė plotė tė Shqipėrisė nė NATO. Cili ėshtė komenti juaj?

Sigurisht qė kanė tė drejtė. Por kjo tanimė ėshtė njė sėmundje e vjetėr, sepse Berisha ka tre vjet qė po synon vetėm kėtė gjė. Dhe ajo qė tė habit me paaftėsinė e tij, ėshtė fakti qė, ndonėse diskreditohet pėrditė, vijon e vijon tė kėmbėngulė pėr tė shtėnė nė dorė tė gjitha institucionet. Kėtė e kėrkoi qė nė muajin shtator tė vitit 2005. Por ja qė nuk i mori dot; dhe nuk kishte sesi. Po ta shohėsh mė vėmendje, nga njė prizėm drejtimi dhe menaxhimi tė shtetit, duhet tė pyesėsh: E pėrse i duheshin kėta institucione kėtij Kryeministri? Dhe pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: Sepse nuk di tė drejtojė, dhe kėrkesėn pėr pushtet e ka patologjike.

Dhe nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe, sepse drejtimi i suksesshėm pėr tė kryer reformat qė i duhen njė shoqėrie, ėshtė njė rrjedhė konceptuale qė tenton nga shkenca. Shqipėria e vitit 2005 kishte nevojė pėr tre apo katėr reforma tė mėdha: reformėn nė treg, nė institucione, nė drejtėsi dhe nė arsim. Qė tė katra, janė tė lidhura me njėra-tjetrėn, sepse kriza jonė ka qenė dhe mbetet njė krizė nė menaxhment; dhe, si e tillė, kėrkon nė fillim njė investim nė intelekt, nė funksion tė profesionit, e mandej nė sistemin legal, nė mėnyrė qė me anė tė tij, tė kesh mundėsi qė, me ligj, tė drejtosh me sukses njė reformė ekonomike nė sensin financiar, nėpėrmjet bankave, dhe njė reforme nė prodhim, nėpėrmjet kapitalit.

E gjithė kjo sigurisht qė donte njerėz, por mbi tė gjitha donte njė kryeministėr tė aftė. A mendoni ju se ka mundėsi Berisha t’i konceptojė kėto qė shprehėm? Kurrė! Atėherė, ēfarė i mbetej: tė merrte ca injorantė tė kapur pranė vetes, t’i mbante si kukulla, e tė bėhej diktator; nė mėnyrė qė tė qetėsonte patologjinė e tij tė mosdijes dhe tė ngopte apetitin e pushtetit, duke mos mbajtur pėrgjegjėsi pėr zhvillimin shoqėror. Prandaj donte t’i merrte institucionet, sepse kėrkoi tė ishte absolut, sepse e njihte, sikurse e njeh, paaftėsinė e tij. Por edhe kėtu gaboi, sepse nuk kishte dhe nuk ka aftėsi intelektive pėr tė kuptuar racionalisht, se ajo qė ka kėrkuar ka qenė njė pamundėsi, ashtu sikurse ka frikė t’ia pranojė edhe vetes se ėshtė i paaftė tė drejtojė e tė reformojė demokratikisht shtetin dhe shoqėrinė shqiptare.

Prandaj, nė muajin mars tė vitit 2008, ai kishte dėshtuar plotėsisht. Tamam nė kėtė tablo dėshtimi, nė tė gjitha aspektet e drejtimit, kėtij kryeministri i shpėrtheu Gėrdeci; ku ėshtė i pėrfshirė kokė e kėmbė. Dhe sigurisht qė nuk ishte i aftė qė tė dilte. Mohoi nė fillim; pati edhe pėrkrahjen e socialistėve mė pas; por ja qė drejtėsia nuk varej nga ai, kur nė fakt kishin vdekur 26 shqiptarė tė pafajshėm. A mund tė mbyllet njė ēėshtje e tillė, kur pėrditė e mė tepėr, po sqarohet se Gėrdeci ishte njė pikė korruptive e Kryeministrit shqiptar, familjes sė tij dhe Ministrit tė Mbrojtjes. Ēėshtja tani ėshtė sqaruar, por ai kėrkon ta mbyllė me forcė. E ka tė pamundur. Dhe kėshtu do tė vijojė, derisa tė shkatėrrohet. Ai tani ka hyrė sėrish nė sindromin e vitit 1997.

Cili ėshtė sindromi i vitit 1997?

Ėshtė shumė i ngjashėm mė Gėrdecin. Nė vitin 1996, me tė njėjtat motive qė shprehėm mė lart, Berisha manipuloi zgjedhjet e Qershorit tė vitit 1996. Sepse ishte e pamundur tė fitonte; shqiptarėt nuk mund tė pranonin mė njė pushtet absolut. Por manipulimi i zgjedhjeve u kap ndėrkombėtarisht. Zgjedhjet nuk u njohėn, por brenda vendit, Berisha donte tė krijonte pushtet absolut; dhe nuk bėri asnjė lėshim, duke theksuar se zgjedhjet e qershorit ishin shumė tė ndershme. Njėlloj si tani me Gėrdecin. Por, politika amerikane e vuri pėrpara atėherė, i kėrkonte kthimin e zgjedhjeve, derisa ai, duke e ditur se nuk mund t’i fitonte, u konfliktua rėndė me politikėn amerikane. Pastaj, erdhi kriza financiare, e cila e hodhi me kėmbė pėrpjetė, sepse ishte njė pushtet i paligjshėm dhe populli s’kishte mė besim. Ky pra qe sindromi i vitit 1997, i cili u pėrsėrit edhe tani, nė kėtė vit, saktėsisht nė mars tė kėtij viti: me shpėrthimin e Gėrdecit.

Por Berisha edhe tani, me mendjelehtėsi dhe patologji bashkė, mendon se mund ta kapėrcejė, sikurse mendonte mė 1996-1997 se mund tė kalonte ēėshtjen e manipulimit tė zgjedhjeve. Dhe ju e patė se ēfarė i ndodhi. Prandaj edhe Gėrdecin nuk e kalon dot, sikurse dhe zgjedhjet e vitit 1996, prandaj ka tepėr gjasė qė kriza e tij tė thellohet, dhe veprimet e pakontrolluara tė rriten. Por ndėrkombėtarisht do tė vijojė tė keqėsohet qėndrimi kundrejt tij. Dhe kėtu hyn edhe ēėshtja e NATO-s. Ashtu siē e trajtoi politika amerikane, ishte shumė e rėndė pėr Berishėn, edhe nėse ai nuk e dėshiron hyrjen nė NATO, sepse do ta lėkundė tė gjithė klasėn politike, madje edhe atė qė ėshtė pėrreth tij.

Me tre apo katėr injorantė, si ata tė vitit 1997, nuk mund t’i dalėsh ndesh politikės amerikane, kur ėshtė fjalė pėr shoqėrinė shqiptare, e cila ėshtė thellėsisht pro-amerikane. Mendoj se, nėse Berisha nuk do tė dijė tė lexojė edhe kėtė herė, sikurse nuk ka ditur tė lexojė asgjė, deri tani, kur ky lexim ka qenė kundėr interesit tė tij, do tė pėrfundojė shumė keq. Ja, nė kėtė situatė jemi, kur kanė nisur shqetėsimet ndėrkombėtare, sidomos ato amerikane. Njėlloj si nė vitin 1997. Por Berisha ende nuk po kupton. Duhet tė kthehet, para sesa tė hyjė nė njė pikė pa kthim, sepse kėtė ēėshtje nuk ka fare mundėsi qė ta fitojė.

Njė shqetėsim i ngritur ishte dhe pėrpjekja e qeverisė pėr tė ndėrhyrė tek Prokuroria pėrmes draftit tė fundit qė po hartohet nga Ministria e Drejtėsisė, pėrmbajtja e tė cilit prek dhe imunitetin e Prokurores sė Pėrgjithshme. Sa rrezikohet pavarėsia e kėtij institucioni, duke pasur parasysh dhe ēėshtjet e nxehta qė ky organ akuze po ndjek, pėrfshi kėtu dhe ēėshtjen “Gėrdeci”?

Janė arsyet qė unė shpreha mė lart: Berisha kėrkon tė mbyllė Gėrdecin me forcė. Prandaj po tenton ndėrkohė qė tė shtjerė nė dorė Prokurorinė. Prandaj krijon nonsense diktatoriale. E ka tė pamundur. Dhe, ėshtė i paqartė mendėrisht kur mendon se me ministrin aktual tė Drejtėsisė, dhe mė njė ministėr tė Brendshėm anonim, mund tė vendosė diktaturėn nė Shqipėri; dhe jo vetėm kaq, por t’i kundėrvihet edhe pushtetit gjyqėsor amerikan e politikės amerikane. Sidomos pushtetit gjyqėsor amerikan. Si nuk e kuptoi fare ky njeri se ēfarė ėshtė pushteti gjyqėsor nė Amerikė(!) Sikur nuk e ka tė qartė se si kanė fluturuar Presidentėt mė tė fuqishėm tė shekullit qė kaloi! Tė paktėn t’i kujtohet Klintoni, pėr tė kuptuar se, asnjė forcė administrative nė Amerikė nuk mund tė pėrballet me drejtėsinė amerikane.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nė mbyllje tė sesionit parlamentar deklaroi qė ky gjashtėmujor i fundit ka qenė sesioni i konsensusit dhe reformave. Nė kėndvėshtrimin tuaj, si ka punuar Kuvendi?

E pse ia vini veshin… ajo nuk pati mundėsi tė bėnte asgjė. E gjeti Parlamentin Shqiptar njė asamble puniste qė drejtohet me frikėn qė Kryetari i Kuvendit ka pasur gjithmonė nga Kryetari i Qeverisė, dhe e ēoi edhe mė thellė kėtė marrėzi shqiptare, qė, nė funksion tė parlamentarizmit, ka nisur qė nė vitin 1925. Shumė vjet janė bėrė, por s’kemi ēfarė t’i bėjmė, ky paska qenė fati i lirisė dhe i zhvillimit perėndimor nė Shqipėri. Prandaj, mos prit qė tė reformohen kėta lloj kryetarėsh apo kryetaresh, duhen reformuar kryeministrat, qė deri tani vetėm kryeministra nuk kanė qenė.

Sė fundmi, Kuvendi miratoi dhe ndryshimet e fundit nė Qeveri. Pėr shumė deputetė, kjo lėvizje pritej qė tė ishte konkrete dhe jo vetėm plotėsim kėrkesash tė aleatėve. Nė fakt, juve si iu ėshtė dukur kjo lėvizje e Berishės, ndėrkohė qė ka kritika si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita, se ndryshimet u bėnė nėn shantazhin e Gėrdecit?

E si mund tė flitet pėr ndėrrimet e njė qeverie qė ka tre vjet qė as vetė nuk e di se ēfarė pune po bėn? Kur ėshtė fjala pėr njė qeveri krejt e paaftė pėr tė drejtuar, pėr njė shoqėri tė emancipuar, nuk ka rėndėsi se si po i bėn ndėrrimet, por vetėm e vetėm se si duhet hequr nga skena, nė mėnyrė qė tė hapet frymėmarrja e shoqėrisė. Ēfarė ndėrrimesh mund tė bėjė njė Kryeministėr i kapur sėrish nga sindromi i vitit 1997, qė tani e ka marrė emrin Gėrdec? Pėrse po i bėn ndėrrimet? Madje do ta kishte mė nė interes tė mos i hynte fare kėsaj loje. A, nėse do tė jepte dorėheqjen pėr tė nxjerrė njė qeveri tė re, atėherė edhe mund tė diskutonim pėr tė parė se a mund tė ndryshohet gjendja.

Por, nė kėtė situatė, me tė njėjtin Kryeministėr tė paaftė, a ka sens tė flitet pėr ndėrrimet e tij, tė cilat s’kanė lidhje fare mė gjendjen, sepse janė krejtėsisht refleks i turbullirės psikikė qė ka pushtuar Berishėn. Prandaj, po ta shihni me vėmendje, jemi krejt e krejt nė rrjedhėn e rėnies sė tij. Por qė tė ndalohet kjo rrjedhė para sesa Berisha tė ndodhet pėrballė njė katarakti gjigant, ai duhet tė largohet. Sepse, edhe kriza ekonomike po thellohet, dhe ai s'e ndalon dot. Unė e theksova edhe nė Parlament, para disa ditėsh: Kujdes: sindromi 1997 shoqėrohet me krizė financiare, e cila ėshtė trend. Kurse ne e dimė tani se: The “history repeats itself”, historia pėrsėrit vetveten.

Por a mund ta kuptojė ai kėtė?

Nė vitin 1997, ai nuk pati mundėsi ta kuptonte.

Pėr Kryeministrin
Atėherė, ēfarė i mbetej: tė merrte ca injorantė tė kapur pranė vetes, t’i mbante si kukulla, e tė bėhej diktator, nė mėnyrė qė tė qetėsonte patologjinė e tij tė mosdijes dhe tė ngopte apetitin e pushtetit, duke mos mbajtur pėrgjegjėsi pėr zhvillimin shoqėror. Prandaj donte t’i merrte institucionet, sepse kėrkoi tė ishte absolut, sepse e njihte, sikurse e njeh, paaftėsinė e tij.

Gėrdeci
A mund tė mbyllet njė ēėshtje e tillė, kur pėrditė e mė tepėr po sqarohet se Gėrdeci ishte njė pikė korruptive e Kryeministrit shqiptar, familjes sė tij dhe Ministrit tė Mbrojtjes. Ēėshtja tani ėshtė sqaruar, por ai kėrkon ta mbyllė me forcė. E ka tė pamundur. Dhe kėshtu do tė vijojė, derisa tė shkatėrrohet. Ai tani ka hyrė sėrish nė sindromin e vitit 1997.

Sindromi i ‘97-ės
Ky pra qe sindromi i vitit 1997, i cili u pėrsėrit edhe tani, nė kėtė vit, saktėsisht nė Mars tė kėtij viti: me shpėrthimin e Gėrdecit. Por Berisha edhe tani, me mendjelehtėsi dhe patologji bashkė, mendon se mund ta kapėrcejė, sikurse mendonte mė 1996-1997 se mund tė kalonte ēėshtjen e manipulimit tė zgjedhjeve. Dhe ju e patė se ēfarė i ndodhi. Prandaj edhe Gėrdecin nuk e kalon dot, sikurse dhe zgjedhjet e vitit 1996, prandaj ka tepėr gjasė qė kriza e tij tė thellohet, dhe veprimet e pakontrolluara tė rriten.

Mesazhi
Me tre apo katėr injorantė, si ata tė vitit 1997, nuk mund t’i dalėsh ndesh politikės amerikane, kur ėshtė fjala pėr shoqėrinė shqiptare, e cila ėshtė thellėsisht pro-amerikane. Mendoj se, nėse Berisha nuk do tė dijė tė lexojė edhe kėtė herė, sikurse nuk ka ditur tė lexojė asgjė, deri tani, kur ky lexim ka qenė kundėr interesit tė tij, do tė pėrfundojė shumė keq.

Lėvizja
Berisha kėrkon tė mbyllė Gėrdecin me forcė. Prandaj po tenton ndėrkohė qė tė shtjerė nė dorė Prokurorinė. Prandaj krijon nonsense diktatoriale. E ka tė pamundur. Dhe, ėshtė i paqartė mendėrisht kur mendon se me ministrin aktual tė Drejtėsisė, dhe mė njė ministėr tė Brendshėm anonim, mund tė vendosė diktaturėn nė Shqipėri; dhe jo vetėm kaq, por t’i kundėrvihet edhe pushtetit gjyqėsor amerikan e politikės amerikane.

Pėr Topallin
E pse ia vini veshin… ajo nuk pati mundėsi tė bėnte asgjė. E gjeti Parlamentin Shqiptar njė asamble puniste qė drejtohet me frikėn qė Kryetari i Kuvendit ka pasur gjithmonė nga Kryetari i Qeverisė, dhe e ēoi edhe mė thellė kėtė marrėzi shqiptare, qė, nė funksion tė parlamentarizmit, ka nisur qė nė vitin 1925.

Pėr ndryshimet nė qeveri
Nėse do tė jepte dorėheqjen pėr tė nxjerrė njė qeveri tė re, atėherė edhe mund tė diskutonim, pėr tė parė se a mund tė ndryshohet gjendja. Por, nė kėtė situate, mė tė njėjtin Kryeministėr tė paaftė, a ka sens tė flitet pėr ndėrrimet e tij, tė cilat s’kanė lidhje fare mė gjendjen, sepse janė krejtėsisht refleks i turbullirės psikike qė ka pushtuar Berishėn.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara