HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Koha e Shegės - roman disi mė ndryshe

-- nga Naim & Sami Flamuri

Na bijt e Flamurit
-- nga Ermir Hoxha
Autorė: Naim & Sami Flamuri
Titulli: Koha e Shegės
Botues: IDEART
Faqe: 372
Ēmimi: 500 lekė
ISBN 978-99943-16-4
Tiranė, janar 2008

IDEART ēeli botimet 2008 me njė libėr tė pazakontė, titulluar 'Koha e Shegės', me autorė Naim dhe Sami Flamurin, tė njohur edhe me parė nga lexuesi shqiptar pėrmes librit 'E pėrjetshme ėshtė Shqipėria'.

Nė fjalėt hyrėse tė librit autorėt shprehen: "Pėr lehtėsi e marrėveshje me lexuesin po e quajmė 'roman' kėtė tekst qė nė vetvete s'ėshtė gjė tjetėr veēse njė shkrim a jetėshkrim mbi atė qė vėrtet ka ndodhur nė jetėn tonė. Tė tjerė njerėz, mė tė latuar nė kėtė fushė, janė tė lirė ta klasifikojnė librin si njė 'real story'. I kėtillė edhe ėshtė, por mė mirė le tė mbetet pa emėrtesė, pa mbėrtheckė a etiketė zhanresh, pasi ky libėr nuk ėshtė njė libėr 'i pastėr-pure' nga ana stilistike. Ai ėshtė njėkohėsisht fiction dhe nonfiction, monolog dhe dialog; janė kujtime, histori dhe hamendje, ėshtė katalog fotosh dhe herbarium bėrė me gjethet-vite tė rėna nga koha, vite qė nuk jetojnė tjetėrkund veē kujtesės. Me pak fjalė ky libėr ėshtė njė tekst i hapur, gjithmonė nė pėrpunim, nė vijimėsi e sipėr".

Nė tekst lexuesi do tė takojė Fatin e rrallė tė njė familjeje shqiptare, ulqinake, tė familjes sė cilės i pėrkasin autorėt e kėtij libri. Ėshtė jeta qė u ra pėr short. Tė detyruar nga rrethanat kjo familje u shtrėngua tė shkėrmoqet, por jo tė zhbėhet. Autorėt kanė krijuar kėshtu njė metaforė tė pazakontė, metaforėn e shegės - kokrrės sė shegės, si njėsi dhe tėrėsi, metaforėn e njė familjeje tė shpėrbėrė nėpėr botė pėr tė mbėrritur mė pas tek historia e njė kombi qė edhe pse i ndarė dhe i shpėrndarė, po fillon tė mblidhet sėrish.

"Nuk ka qenė fort e lehtė t'i sjellėsh sėrish nėn po atė lėkurė kokrrat e shpėrndara tė shegės- kujtimet dhe njerėzit e ikur anekėnd botės. Ndaj dhe ne, 'libėrbėrėsit', e kemi sjellė kėtė historinė tonė pėrmes teknikash e pėrvojash tė shumta shkrimore, pa u shqetėsuar nėse kjo ka ekzistuar mė parė, ėshtė apo do tė jetė pas nesh. Dėshira ka qenė vetėm njė; e gjitha kjo, ngjarja dhe stili, t'i ndihmojė kuptimit, pėrcjelljes sė emocionit dhe njohjes sė historisė vetjake dhe copėzave tė fshehta tė historisė sė kombit".

Tė shpėrndara mes tekstit dhe jetės sė pėrditshme vjen gjithė ēfarė mbeti nė kujtesėn e njerėzve tė atyre viseve: aventura nė kėrkim tė varrit tė motrės sė Skanderbegut, zonjės Mara Kastriota, tė dhėnat dhe interpretimet mbi Otellon-arapin e Venetikut dhe takimin e Shekspirit me tė, vijnė kėngė e gojėdhėna mbi atė njeri qė e gjithė bota e njeh si Servantes - krijuesin e Don Kishotit, ndėrsa Ulqini si e njeh si Servet - tė dashuri e fshehtė tė bukuroshes nga Ulqini. Historitė vijojnė me Sabatai Zevin - Mesinė e rremė apo shenjtorin e mohuar - Mjeshtrin e mėrguar tė Kabalasė me varr nė Ulqin, mbi Gjon Bdek Buzukun, mbi gusarėt, Haxhi Aliun dhe shumė histori tė njohura e tė panjohura qė kėto vise tė bukura fshehin nga kėshtjella gjer nė det, nga AnaMali gjer tek krahu i Krajės, nga Liqeni i Shkodrės, gjer nė Grykėderdhje tė Bunės, nga Terra Australis, tek mitologjia e udhėtimit tė Jasonit nė krye tė argonautve si ndjellje e pėrhershme.

"Atij qė mendon se kam vdekur thuaj se unė jam gjallė, kurse kujt mendon se jam gjallė, thuaju se kam vdekur..."!

Kėshtu thonė mistikėt. "Ky libėr frymėzohet nga kėto thėnie si dhe gjithēka tjetėr e menēur dhe e vyer, e virtytshme dhe e drejtė qė do tė ndeshni nė vijim..."


Rozi Theohari

Kjo ėshtė njė pjesė e historisė sė dy vėllezėrve binjakė - Sami e Naim Flamuri, emnakėve tė frashėriotėve, tė cilėt, tė "ngarkuar" me gjeografinė e At-Mėmėdheut, udhėtojnė virtualisht dhe fizikisht nėpėr botė pėr tė dhėnė ndihmesėn e tyre, pa harruar tė kthehen te shtėpiza e tyre nė Ulqin dhe pa mėtuar t'i ngulisin nė fjalė e nė libra gjithēka qė jetojnė dhe pėrjetojnė. Nė kėtė botė tė madhe ku jetojmė ka kohė pėr lindje, ka kohė pėr vdekje, ka kohė pėr plagosje dhe kohė pėr shėrim. 'Koha e shegės', me kokrrat e saj tė shkėrmuara nga vėllezėrit Flamuri, fillon nga vendlindja e tyre, Australia pėr tė na dėshumar kalvarin e jetės sė njė nėne - nanės, rrethin vicioz tė kurbetit tė zogjve tė qyqes, por qė mbart edhe misterin e shkronjave pėr t'i ngulitur me penė si rrėnjė e thellė nė ndėrgjegjen e quajtur Ulqin.

Narracioni i librit tė binjakėve Naim e Sami Flamuri ėshtė Bota e gjithė Kohės qė ata e quajtėn, "e SHEG'S", tė cilėn ata shndėrruan njė autobiografi intime nė histori. Kjo i ka frymėzuar tė pikasin pa ndrojtje kujtesėn dhe tė mėrgohen nga padituria - armiku i botės. Kjo 'real story', e afėrt pėr nga lloji me atė qė ėshtė bėrė aq e famshme sot prej romanit 'Stamboll' tė nobelistit Orhan Pamuk, bashkon lexuesit pėr histori - pandehma - hamendje e fakte tė panjohura e fare pak tė njohura qė lexohen herė me kureshtje, herė me mahnitje e herė me buzė nė gaz.

Boston, dhjetor 2007

promovim & copyright

Tel / fax: 00355 4 233 205
www.ideartlibri.com
[email protected]
[email protected]


Historia e pazakontė e njė familjeje nga Ulqini, e ndėrthurur me rrėfenja, pėrshkrime dhe pėrjetime nga mė tė ēuditshmet, vjen nė formėn e njė libri pa gjini tė pėrcaktuar qartė, me autorėsi tė dy binjakėve, Naimit e Samiut

Na bijt e Flamurit

-- nga ERMIR HOXHA, Shqip, 28.01.2008

Njė njeri qė ka emrin Flamur dhe mbiemrin Rama, nuk tė thotė asgjė, nėse gėrmon nė histori. Dy djemtė e tij, Naimi dhe Samiu, nuk kanė pasur si synim tė fusin babėn nė analet e historisė. Jo. Ata thjesht nga njė talent i lindur pėr tė shkruar, rrėfyer, nga njė ēiltėrsi dhe sinqeritet i rrallė qė i ka shoqėruar nė jetė dhe ē’ėshtė mė kryesorja, nga vetė rrjedha e pazakontė e jetės sė tyre, kanė vendosur qė atė ta ndajnė me tė gjithė ata qė do tė lexojnė librin e tyre “Koha e Shegės”. Aty ngėrthehen disa histori, qė nisin nga njė njeri, temperamenti dhe personaliteti i tė cilit ka arritur tė prodhojė njė odise familjare tė rrallė. Ai quhet Flamur Rama, njė ulqinak, i cili, vetėm nė vitet e fundit te jetės arriti tė shijonte pak nga mirėsia e kėsaj bote, tė gjetur te gruaja dhe fėmijėt.

Nė libėr ata nuk kanė ngurruar ta quajnė babėn e tyre njė pėrbindėsh, njė pėrēues tė ndjesive tė tmerreve tė ferrit tė Dantes, por qė tek e fundit ishte babai i tyre, pėr tė cilin shpresuan gjer nė fund se do tė mund tė kthehej nė rrugė tė mbarė, siē edhe ndodhi. Librin e tyre, Naim e Sami Flamuri (kanė preferuar tė kenė si mbiemėr emrin e babės), e kanė pasur tė vėshtirė ta pėrkufizojnė dhe e kanė quajtur me disa emra si: Njė ėndėrr e shkruar, rrėfim, kronikė, epistolar, intermexo, por nė fund, e kanė pėrmbledhur si njė pėrrua tė ndėrgjegjes, siē mund ta klasifikonin psikanalistėt.

Naimi dhe Samiu me tė ėmėn Naxhien

Por ēfarė pėrmbledh nė vetvete libri “Koha e shegės”?

Aty nga vitet ‘50-tė, nė Ulqin, jetonte njė djalė me emrin Flamur Rama. Tip paksa i pėrkėdhelur, karakteri i tij nisi tė formohej nė atė qė quhej jetė rrugėsh e lokalesh. I dhėnė pas alkoolit e bixhozit, ai bėnte njė jetė tė parehatshme dhe aventurore. Por nuk mund tė thuhej se ishte njeri i lig. Mė saktė, shkonte kah tipologjisė sė “tė keqit tė vetvetes”, sipas pėrshkrimit qė i bėjnė fėmijėt, Naimi dhe Samiu. Pėr shembull, ves i tij ishte qerasja e tė gjithė lokalit, sa herė qė kishte xhepat e mbushur me lekė. Ky ves e skllavėroi gjithė jetėn, bashkangjitur tė tjerave.

Nė raste tė tilla, familja mendon se Flamurin mund ta shtrojė ushtria, por kjo nuk ndodhi. Flamuri ishte besnik i vetvetes si para dhe pas ushtrisė, i atij qė ishte gatuar me ndjenjėn e tė jetuarit, “ku rafsha mos u vrafsha”. Atėherė, hidhet hapi tjetėr nga familja: Flamuri duhej martuar. Dhe kėshtu ndodhi. Ai martohet me Naxhijen dhe sipas pėrshkrimeve tė tė bijve nė libėr, Naxhija ishte njė aso vajze plot virtyte, saqė ngase kishte atribute aq tė larta njerėzore, duhej medoemos tė kalonte njė jetė aq tė pėrvuajtshme, pėr t’i dalė nė pah tė gjitha ato virtyte.

Flamuri dhe Naxhija martohen, por familja nė kuptimin e plotė tė fjalės nuk dukej gjėkundi. Flamuri vijonte jetėn e tij, si zog nate. Por njė ditė, atij i fiksohet tė largohet nga Ulqini e tė shkojė nė Australi sė bashku me tė shoqen. Dhe kėshtu bėjnė. Transferojnė jetėn nė atė vend tė largėt, ku nė fakt, do tė pėrvijohej njė tjetėr akt i dramės qė sapo kishte nisur: Flamuri, jo vetėm qė nuk do tė mund tė shtrohej as nė emigracion, por do tė avanconte dhe mė tepėr nė vese, duke e hapėrdarė jetėn rrugėve, lokaleve e vatrave tė bixhozit. Ndėrsa e shoqja, Naxhija, vijonte tė ish njė zonjė shtėpie, e koduar me traditė pėr tė mbetur aty, pa dalė prej pragu. Njė ditė, ajo do tė bėhej dhe nėnė, duke lindur dy binjakė, por ideja se Flamuri nė mos njė bashkėshort shembullor, sė paku do tė bėhej njė baba i mirė, ndonėse me pahir, mbeti thjesht njė iluzion.

Naim dhe Sami Flamuri, fėmijė
Njė histori jete, aventure dhe virtyti

Edhe pse ai i premtonte sė shoqes se do shtrohej, fuqia e veseve e mbante gjithnjė pėrfund. Ja, natėn e parė si baba, nė vend qė ta kalonte nė shtėpi me dy bebet e nė krah tė gruas lehonė, ai shkon nė njė lokal nate, duke qerasur gjithė klientelėn pėr gėz- imin e lindjes sė dy binjakėve, por aty, nga dozat e tepėrta tė alkoolit, rrihet me ca boshnjakė dhe i godet ata me thikė. Siē e thonė dhe djemtė nė libėr, ata bekohen me gjakun e ca tė huajve qė hanė nė trup thikat e babait tė tyre.

Sakaq, vjen ēasti i pėrzgjedhjes sė emrave dhe ē’ndodh? Binjakėt nėn ethet patriotike tė tė atit, quhen njėri Naim e tjetri Sami. Por ky i fundit, pėson njė “aksident”, qė do ta vuante pėr shumė vite. Kur i ati do t’i shkruante emrin nė gjendjen civile australiane, harron emrin Sami (ndoshta paksa i dehur) dhe e quan Sanije. Nė regjistėr dhe nė pasaportė Samiu quhet Sanije dhe ai kėshtu do tė thirrej edhe nga shokėt e tij vitet e fėmijėrisė, deri sa shkon nė Australi nė vitet e rinisė dhe bėn “operacionin” e emrit nė gjendjen civile. Familja e Flamurit e bėrė e bukur nga ardhja nė jetė e dy bebeve, nis e zymtėsohet nga vėshtirėsitė financiare. Naxhija e bėrė nėnė, kalon pragun e shtėpisė e futet nė punė. Aty aksidentohet dhe i paguhet njė dėmshpėrblim.

Paratė merren nga Flamuri, i cili e trajton kėtė rast si njė dhuratė tė Perėndisė, pėr ta bėrė atė me lekė nė xhep, sigurisht pėr t’i ēuar nė destinacionin e njohur: bixhoz/alkool. Dhe njė ditė, ai vendos kthimin nė atdhe. Kthimin nė Ulqin. “Ti grua merr fėmijėt dhe shko pėrpara, unė vij pas 6 muajsh”. Por Flamur Rama, jo vetėm qė nuk do tė kthehej, por do tė zhdukej pėr 20 vjet, deri sa tė bijtė rriten dhe vendosin ta gjejnė. Pėr Naxhijen me dy fėmijėt nis njė jetė tjetėr, ajo e rritjes dhe edukimit tė tyre; e ve me burrin gjallė, por pa e thėnė kurrė njė fjalė tė keqe pėr tė, ose tė nxjerrė ndonjė flamė ndaj tij. Dhe njė ditė, fėmijėt rriten e kėrkojnė nga e ėma tė dinė pėr babain e tyre. Kur e kuptojnė se ē’udhė kishte marrė gjer atėherė fati i tyre, vendosin ta gjejnė babėn. E gjejnė. Ai ishte po ai qė kishte qenė dhe pėr dhjetėra vjet, kishte bėrė njė jetė pijaneci, bixhozxhiu dhe endacaku, duke provuar dhe burgun.

Kur fėmijėt e njohin nė vėrtetėsinė e tij tragjike, gati pendohen qė e kishin takuar. Por fati i ndihmoi. Bėhen zot tė vetvetes dhe arrijnė tė rikrijojnė njė familje. Marrin nėnėn nė Australi, e ribashkojnė mė burrin qė e kishte braktisur aq pabesisht. Nė zgrip tė jetės, Flamuri vendos tė mos pijė mė e t’i afrohet tė qenurit njė prindi e bashkėshorti normal. Fėmijėt e kthejnė edhe nė Ulqinin e tij, qė e kish lėnė nė vitet ‘50-tė dhe atje ndėrron jetė, duke qenė i pari shqiptar qė ēohet drejt varrit i mbėshtjellė me flamurin kombėtar.

Kjo histori njerėzore ėshtė boshti i librit “Koha e shegės”, por rreth tij, si copėza mozaiku, enden shumė histori, me shumė rrėfenja, deri dhe te zbėrthimet akademike. Binjakėt Naim e Sami Flamuri, kanė pėrfshirė nė libėr, jo thjesht jetėn e prindėrve tė tyre, por edhe jetėn vetė nė shumė forma, pėrjetime, kthesa fatesh e histori absurde. Tek rrėfenja e pazakontė e tyre, gjendet Ulqini, fėmijėria nė kalldrėmet e tij, forca tėrheqėse e Kalasė, misteret e panumėrta tė saj. Libri herė merr trajta autobiografike, herė monografike, herė historikė, e herė akademike, herė shndėrrohet nė roman e herė nė novelė, herė haset reportazhi e herė ditari. Por ajo qė ėshtė befasuese, mbi tė gjitha, ėshtė sinqeriteti. Binjakėt Naim e Sami, nuk kanė rėnė pre e asnjė truku e asnjė “etike” qė do tė bėhej pengesė pėr tė thėnė tė troētėn edhe pėr gjėra nė dukje tė pahijshme.

Ata nuk janė kursyer sa me tė atin pėr ta quajtur pėrbindėsh, e jo mė me disa njerėz tė fisit, si pėr ndonjė nuse daje apo xhaje, tė cilave ua kanė bėrė portretin e negativitetit nė karakterin e tyre. Janė shpėrhapur gjatė librit nė rrėfenja qė nuk kanė pasur tė bėnin aspak me fatin e tyre, por qė ishin e janė pjesė e identitetit tė tyre, siē ėshtė fjala vjen, emri i Titos, njė lideri qė udhėhoqi shtetin e sajuar tė Jugosllavisė, shtetas tė cilit ishin. Ja si shprehen autorėt nė parathėnie: “Nuk mendojmė aspak se kemi bėrė tė pabėrėn dhe tė pabėshmen. Pėrkundrazi, kemi shkruar e rrėfyer vetėm hisen tonė, atė qė Hyu e kishte ruajtur pėr ne, qė pastaj ne ta shkruanim dhe ta zbulonim pėr ju. Ishte fati ynė gjithė ē’ka do tė lexoni nė kėtė libėr. Dhe historitė qė fillojnė me fatin tonė, fatin e njė familjeje, ndėrthuren e lidhen me histori tė tjera, mė tė mėdha, mbipersonale, qė nga gjetja e varrit tė humbur ku prehet shtati i motrės sė Skanderbegut, qė prej tė dhėnave mbi Otellon-Arapin e Venedikut qė shkroi Shekspiri dhe qė lidhej me vendin tonė, apo Servantesin e Don Kishotit -Servetin e Ulqinit.

Do tė gjeni tė pleksur me fatin tonė dhe fakte mbi Sabatai Zevin-Mesinė e pritėm apo tė rremė, mbi tatalocin tonė mbrojtės - Gjon Bdek Buzukun (Buz-Ujkun) dhe lidhjen e tij me ne, sigurisht pėrmes Ulqinit (Ujk-Ulkinit), histori nga kishat e Shasit dhe liqene tė fshehura nga syri i botės si dhe shumė e shumė ndodhi pak tė njohura, tė njohura dhe e tė panjohura krejt, qė kėto vise tė bekuara ruajnė, duke u hapur qė prej kėshtjellės e deri nė det, qė nga AnaMali, krahu i Krajės sė Shkodrės, e gjer nė Grykėderdhje tė Bunės, nga Qielli nė Tokė”. Kėshtu shkruajnė autorėt binjakė tė librit “Koha e shegės”, metaforėn e sė cilės e zbėrthejnė: “Tė gjitha kėto histori janė si kokrrat e njė tjetėr shege dhe rijnė ndryrė, nė pritje tė lexuesit, brenda kapakėve tė librit, si brenda njė shege tė amėl e tė butė”.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara