HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova dhe Perėndimi

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Fundi i procesit politikė nė Kosovė implikon nevojėn pėr disa parakonceptime dhe analiza specifike, nė rend tė parė, pėr rolin dhe pėrgjegjėsinė qė ka elita politike e Kosovės nė raport me zhvillimet e brendshme, trendėt e sė cilave janė fare pak shpresėdhėnėse, dhe tjetra, nė raport me faktorin ndėrkombėtar, me ndihmėn e sė cilit Kosova ėshtė ofruar pranė realizmit qėllimeve pėr pavarėsi. Kėto dy dimensione janė tė ndermjetvetshme, ndikojnė tek njėri-tjetrin reciprokisht, interkomunikojnė si dhe ndėrlidhen me tė njėjtin qėllim: realizmin e njė shteti funksional dhe prosperues. Ndėrkaq dihet mirėfilli se kjo punė nuk ėshtė e lehtė, pėrkundrazi ėshtė e vėshtirė, donė pėrkushtim, kapacitete tė fuqishme njerėzore e intelektuale, sikundėr dhe njė gatishmėri maksimale pėr tė ndryshuar. Zaten pėr kėtė qėllim sublim shoqėria e kosovare duhet tė jetė tok e bashkuar.

Kosova dhe rajoni karakterizohen me njė gjendje tejet tė mjerė, jo vetėm nė pikėpamje ekonomike, por pėrgjithėsisht nė nivelin e demokracisė, sigurisė, drejtave tė njeriut, qytetarisė etj. Nė fakt, regjistri i mungesave duket i madh. Kėndej pari sfida pėr Kosovėn e re ėshtė e shumėfishtė, ndėrsa pikėsėpari ajo ndėrlidhet me domosdonė e transformimit rrėnjėsor tė mentalitetit, qė do tė nėnkuptonte njė edukimi pėr demokraci dhe kulturė tė vėrtet perėndimore, nė mėnyrė qė Kosova tė mund jetė test i rėndėsishėm, pėr tė thyer mendimet se nė Ballkan nuk mund tė ndėrtohet demokraci stabile e shtet funksional. Prandaj mendoj se pikėrisht Kosova, si shtet i ri, me njė prezencė tė fuqishme perėndimore, me njė pėrvojė tė keqe, duhet tė shndėrrohet nė model, vend i cili duhet tė demonstroj me kapacitete tė plota shtetformuese, me kulturė tė lartė politike, shembullin e njė shoqėrie tė hapur, tė integruar dhe prosperuese; modelin e njė shoqėrie tė pėrafėrt me sistemin e vlerave perėndimore.

Kosova nė bashkėpunim me miqtė perėndimorė, duhet tė bėhet njė shtet model, i cili di qė kėrkesat pėr liri, demokraci, shtet t'i funksionalizojė nė drejtim tė sė mirės sė pėrbashkėt. Kjo domethėnė Kosova qė tash duhet pėrfundimisht t'iu thotė stop disa dukurive negative nė shoqėri, e veēmas nė politikė, nė mėnyrė qė te tejkaloj procesin e tranzicionit tė shumėfishtė drejtė lirisė dhe integrimit nė Familjen Perėndimore. Ndėrsa duhet kuptuar pa eufori se integrimi nė familjen perėndimore nuk ėshtė njė proces i thjeshtė, ai pėrmban nė vetė shumė segmente specifike komplekse: Kosova dhe shoqėria e saj duhet bėjė transformime nė pikėpamje psikologjike dhe kulturore, duhet tė jetojnė si shoqėri perėndimor e jo tė sorollaten mes dogmave dhe demagogjive primitive qė deri tash na kanė lėnė nė kėtė stad.

Jetėsimi nė praktikė i vlerave perėndimore, nė pėrpikėri dhe me pėrkushtim, pėr popullin e Kosovės do tė nėnkuptonte njė tė ardhme tė ndritshme, me mirėqenie stabile, me ekonomi tė zhvilluar, me prosperitet pėr tė gjithė. Nė tė kundėrtėn, pa jetėsimin nė praktikė tė vlerave perėndimore, Kosova do tė vazhdoj me ritmet e njėjta tė ankimeve, ndėrsa populli do tė vuaj edhe mė tutje tė jetoj nė varfėri, pa infrastrukturė, pa pėrkujdesje institucionale, pa punė dhe nė mjerim ekonomik, pra me zgjatim tė problemeve tė pėrditshme. Ėshtė koha qė kėtė mision tė ardhshėm tė Bashkimit Europian nė Kosovė, tė dimė ta funksionalizojmė pėr shndėrrime tė rrėnjėsishme dhe tė rėndėsishme, pėr rikthim ka sistemi i vlerave perėndimore pa hamendje dhe ngarkesa tė panevojshme, me njė dėshirė qėllimmire, sepse aty jemi dhe nė kėtė rrugė ndėrtohet ardhmja jonė. E kurrsesi tek ky mision tė shohim tė metat tona, dobėsitė dhe dėshtimet tona. Afrimi me sistemin e vlerave perėndimore duhet tė jetė praktikė jetėsor, e aplikueshme nė ēdo pre te jetės, e jo retorikė e bukur pėr tė vetėkėnaqur vetėn dhe "mashtruar" perėndimin. Pikėrisht nė kėtė drejtim duhet tė fukosohet edhe qeveria e ardhshme e drejtuar nga Hashim Thaqi, prej sė cilės priten ndryshme reale.

Nuk mund tė ketė ndryshme pozitive pėr Kosovėn, pa u shndėrruar kultura dhe modeli i tė jetuari dhe tė bėrit politikė: shoqėria kosovare jeton nė tehun e dilemave mes orientimeve ka primitivizmi dhe perėndimi, duke ėndėrruar perėndimin dhe duke u sjell sikurse shoqėri joperėndimore. Pa kėto ndryshim tė nevojshėm, nė gjitha nivelet, aty ku zė fill demokracia qė nė familje e deri tek instancat me tė larta, qėllimet e Kosovės pėr tė qenė pjesė e vlerave dhe demokracive tė zhvilluara perėndimore, do tė jenė dėshira tė kėndshme dhe retorika boshe, ndėrsa ne do tė vazhdomė tė kemi mungesė dritash, mungesė pune dhe perspektive, korrupsion dhe deformimeve shoqėrore dhe regjistėr dėshirash tė pafundme nė ēdo fundvit, duke pritur Babadimrin perėndimor me thes tė zbraztė dhuratash. Dhe do tė vazhdojmė tė ėndėrrojmė perėndimin, ndėrkaq rinia e Kosovės do tė kėrkoj gjithfarė rrugėsh pėr tė dal jashtė, sepse ėndrra pėr Kosovėn sikurse europa do tė mbetet ėndėrr. Ėshtė koha ta rikthejmė nė realitet. Nėse Hashim Thaqi do tė dijė tė fokusohet nė kėtė drejtim, do tė mbahet mend si kryeministri i ndryshimeve tė rėndėsishme pėr Kosovėn europiane. Para se Kosova tė jetė nė perėndim, ne duhet tė bėhemi perėndim.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara