HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Arti i letėrsisė

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Ėshtė dhjetori i ftohtė nė Suedi. Ashtu sikurse nė gjithė perėndimin, ky muaj karakterizohet me festime, shenja e simbole hareje tė pėrgatitjeve pėr festat e Krishtlindjeve. Nga posta marr njė letėr rekomanduese. Nuk mė pritet, nxitohem pėr nė postė. Shoh mbishkrimin UNMIK dhe kuptoj se ka diēka nga Kosova. E hap pa frymė: ėshtė libri i fundit i poetit Ali Podrmija "Gjumi i tokės" pėrzgjedhur nga Ideart nė Tiranė. Nė brendėsi tė saj gjendet njė letėr, e cila me emocionon. Vazhdimisht me gėzojnė librat tė cilat mė vinė nga miq tė ndryshėm nga Shqipėria, Kosova, Mal i Zi, e gjeti ku jetojnė shqiptarė.

Sapo kthehem nė apartamentin tim, shfletoj nėpėr libėr dhe tendosem me mallin, atė mall tė pashoq qė vetėm pena krijuese e Podrimjes diti ta shndėrrojė nė art universal, ta pėrjetėsojė pėrmes klithmave tė realizuara artistike. Ali Podrmija e sforcon diskursin e tij poetik, duke harmonizuar tė bukurėn e tė kėndshmen estetike me mallin dhe dhembjen, si topose tė veēanta poetike. Nxitohem tė lexoj disa cikle poezi, para se tė nisem nė mbrėmjen letrare tė organizuar nga Stenza, njė organizatė shkrimtarėsh suedez qė vepron nė Malmö, nė tė cilin eveniment letrar do merr pjesė shkrimtari i madh suedez Stig Larsson, sė bashku me disa autorė tė rėndėsishėm tė brezit tė ri tė letėrsisė suedeze. Miku im Mårten Björk, i cili ėshtė kritik i letėrsisė dhe shkrimtar, me ēiltėrsinė mė tė madhe mė ka hapur dyert tė pėrjetoj njė pjesė tė vlerave tė kulturės dhe letėrsisė suedeze, duke qenė pjesė e evenimenteve tė rėndėsishme letrare.

Ėshtė dita e Shėn Lucias, festė tradicionale suedeze qė pėr nga rėndėsia hyn nė rrethin e ngushtė tė festave suedeze. Salla ku zhvillohet ky eveniment artistik ėshtė e rregulluar me shije tė hollė estetike. Ajo ėshtė e stėrmbushur. Ēdo kush duhet tė paguaj njė hyrje simbolike dhe kjo ka kuptimin e vet, sepse gjallėron dhe dinamizon jetėn letrare. Aty ftohen shkrimtarė tė mėdhenj qė tė prezantohen, tė bashkėbisedojnė me lexues e kritikė, aty debatohet pėr letėrsinė, pėr qenėsinė e saj, pėr tendencat e saj, pėr prirjet e reja artistike, pėr nevojėn e avancimit tė vlerave universale nė rrafshin global, pėr sfidat e saj. Pjesėmarrės i disa aktiviteteve isha edhe unė. Kjo ėshtė njė eksperiencė e jashtėzakonshme, pėr tė cilėn gjė ka nevojė letėrsia shqipe. Kėsaj here nė Stanza lexojnė poezitė e tyre Pär Thörn (poezia e sė cilit karakterizohet nga njė bohenizėm specifik), Åsa Maria Kraft, Matilda Roos dhe Stig Larsson (i ftuar i posaēėm nga Stokholmi nė pesėvjetorin e themelimit tė kėsaj qendre letrare).

Aty paraqitet edhe artisti LT Fisk me poezitė e tija tė deklamuara mrekullueshėm me tingujt dridhmues tė muzikės. Ėshtė njė mbrėmje komplete letrare, ku nuk mungojnė debatet e shumėfishta pėr artin e letėrsinė. Mbrėmje, tė cilėn unė do ta ėndėrroja ta pėrjetoja nė Prishtinė, Tiranė, apo gjetiu hapėsirave shqiptare, me shkrimtarė shqiptarė dhe tė huaj. Komuniteti letrar suedez nuk ėshtė i kėnaqur me letėrsinė e tyre, me prirjet e tyre letrare, edhe pse kanė vėrtet shkrimtarė tė mėdhenj. Ata kritikojnė, debatojnė me tė madhe, pa qejfmbetje, jo pėr tė eliminuar ndokėnd, pėr tė sabotuar a penguar, pėrkundrazi, pėr tė stimuluar vlerat letrare. Teksa analizonim me miqtė suedezė kėtė eveniment, por edhe atė qė konceptohet krizė e qenies sė letėrsisė, mendja me vajti tek libri i fundit tė cilin e mora sot dhe shumė shkrimtarė tė talentuar shqiptarė anekėnd botės. Mu ravijėzuan shumė figura tė ēmuara letrare, tė cilat nuk e kanė mundėsinė pėr tė komunikuar e bashkėkomunikuar me lexues, kritikė dhe dashamirė tė letėrsisė. Pėr arsye tė njohura e tė panjohura. Mungon publiku, mungojnė organizimet, mungojnė pėrkrahjet, pra letėrsia shqipe ka njė regjistėr mungesash.

Letėrsia ėshtė dialog dhe vetėm si e tillė ka kuptimin dhe qėllimin e saj suprem. Pra, ajo jetėn e vet e bėn si dialog, si mesazh qė nėnkupton receptuesin. Sė kėndejmi, thuajse gjithė kombet pajtohen se letėrsia ėshtė kryefjala e kulturės, simbioza qė ndėrlidh kohė e histori, qė pasqyron psikologjinė dhe zhvillimet njerėzore me gjuhėn e orakujve. Ajo i jep fizionomi njė kombi.

Letėrsia pėrjeton njė krizė, dėgjohet anekėnd botės, ndėrsa pėr kėtė dukuri debatohet nė Paris, Romė, Londėr e qendra tjera tė mėdha letrare. E, pikėrisht pėr kėtė temė nuk debatohet, apo debatohet vetėm sipėrfaqėsisht nė letėrsinė shqipe, e cila vazhdon tė bėjė jetė avarie, e pasistemuar, me qindra shkrimtarė qė pikin si prej qielli brenda natės e vėrshojnė pa asnjė shije artistike. Nė mungesė tė qendrave letrare, instituteve pėr vlerėsimin e letėrsisė, debateve tė mirėfillta, letėrsia mbetet preh e diletanteve, sepse "vlerat" e tyre nuk debatohen, ato nuk seleksionohen, ato nuk ju nėnshtrohen gjykimeve kritike letrare, ato nuk zhvillohen nė dialog me lexues e kritikė. Pastaj ngjet qė tė ashtuquajturit letrarė tė "zhvillohen", botohen, propagandohen nga klane tė ēuditshme, tė lidhura me motive tė ngushta krahinore, lokaliste, qė vetėm sa e sforcojnė primitivizmin dhe ngufasin hapėsirėn e letėrsisė shqipe, e pengojnė tė kalojė kufijtė krahinor, lokalist e ideologjikė.

Njė ndėr atributet themelore tė qenit shkrimtar, padyshim mbetet ndjeshmėria e lartė morale pėr pėrgjegjėsitė, pikėsėpari pėr fatin e letėrsisė, pastaj pėr atė tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi. Ky element nuk demonstrohet mė opinionin letrar shqiptar. Kėndejpari nė letėrsinė shqipe vėrehet njė avari nė pikėpamje tė vlerave, tė botimit e mbi tė gjitha, vlerėsimit. Kėto tri komponentė i mungojnė kuadrit tė pėrgjithshėm tė letrave shqipe, i mungojnė promovimi i vlerave tė njėmenda, sado tė pakta qofshin ato. Shumė shkrimtarė tė talentuar i "mungojnė" letėrsisė shqipe nga tendencat klanore, lidhjet paraletrare e pseudoletrare. Mungesa e komunikimit aktiv mes shkrimtarėve dhe lexuesit ka peshėn e rėnd, peshė qė krijon distanca tė panevojshme, tė cilat mė sė paku i shpėrbėjnė funksionit tė letėrsisė, mesazhit tė saj estetik.

Pikėrisht nė mungesė tė kėtij komunikimit, nė mungesė tė asociacioneve tė shkrimtarėve, nė mungesė tė njė periodiku tė fuqishėm e aktiv letrar, kemi kėtė avaz tė pakuptimtė. Prandaj edhe shkrimtarėt e mirė, shpeshherė bien pavetėdijshėm pré e kėtyre fenomeneve deformuese apo sorollaten mes kėsaj krize qė vazhdon te thellohet. Pozita e shkrimtarit shqiptar ėshtė tejet e mjerė, ai i nėnshtrohet njė trajtimi banal nga ana e shumė segmenteve shoqėrore, ėshtė i papėrkrahur, i pastimuluar, i anashkaluar, pėrkundrazi, lirisht mund tė themi shkrimtari shqiptar ėshtė i pėrēmuar, nga institucionet, nga mediat etj.

Jeta kulturore e letrare mbetet larg tė qenurit normale, ambienti letrar ėshtė i ngulfatur nga disa klane qė kanė "privatizuar" letėrsinė, mundėsia pėr tė publikuar dhe pėr tė botuar ėshtė e vogėl, e mė e keqja, mundėsia pėr tė debatuar ėshtė minimale. Prandaj edhe kemi kaq ēalime nė sistemin e vlerave letrare. Letėrsia shqipe nė vend qė tė ec para, ka stagnuar, tė mos themi ka shkuar prapa viteve tė fundit, nė kohėn kur atė e kanė vėrshuar emra tė shumtė, por qė nė esencė thonė pak ose aspak pėr esencėn e asaj qė ėshtė letėrsi.

Nėse sot analizojmė njė dekadė letrare, ta zėmė nė Kosovė dhe kėrkojmė tė bėjmė njė regjistėr veprash tė njėmenda letrare nė zhanret poezisė, prozės, kritikės, objektivisht e kemi vėshtirė t'i gjejmė dhjetė tituj reprezentativ qė mund t'ia ofronim njė kulture letrare tjetėr, ta zėmė angleze, franceze, italiane, apo suedeze. Kjo pėr mendimin tim flet shumė. Ne vazhdojmė tė vetknaqemi, tė krijojmė idhuj tė rremė, "shkrimtar tė mėdhenj", vepra tė pėrkryera, e duke harruar parimin themelor tė letėrsisė, faktin se njė vepėr e mirė ėshtė e tillė sikundėr nė Prishtinė, ashtu edhe nė Paris, Londėr, Romė, Stokholm etj.

Kjo implikon domosdonė qė letėrsia shqipe tė transformohet, tė emancipohet, tė gjejė forma tė reja tė shprehjes, tė lirohet nga primitivizmat, nga glorifikimet e panevojshme qė e ngufasin atė; ajo duhet tė jetoj vetėm si art i sė bukurės, i sė kėndshmes, i sė dobishmes. Kjo ėshtė njė gjendje e dhimbshme. Pėrvoja me mėnyrėn e promovimit dhe dialogut nė letėrsinė suedeze, mbetet njė eksperiencė e mirė, si model pėr tė trandur sadopak komunikimin e munguar letrar, tė stimuloj debate dhe tė zhvilloj dialog me shkrimtarė, pse jo edhe mė krijues tė njohur botėror, pėr tė cilėn gjė ka aq shumė nevojė letėrsia shqipe. Vetėm nė raporte krahasim mė tė tjerėt, mund ta kuptojmė ku gjendemi ne. Kjo ėshtė njė nevojė imediate e letėrsisė shqipe.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara