HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova dhe bota arabe

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Konferenca "Kosova dhe bota arabe" e organizuar nė Prishtinė nga e ashtuquajtura shoqėria civile u shndėrrua nė njė konfrontim tė ashpėr mes dy koncepteve tė kundėrta ideologjike, tė cilat vazhdojnė tė pėrplasėn nė forma direkte apo indirekte nė Kosovė: njėrit se Kosova me njė "shumicė" islame duhet tė trajtohet ndryshe nga bota islame dhe kėndej pari duhet tė ketė marrėdhėnie tė posaēme me tė, dhe tjetrit, siē e definoj qartė dhe guximshėm kryeministri Thaēi, se Kosova ka zgjedh rrugėn e vėrtet, e cila kalon nėpėrmjet Uashingtonit dhe Brukselit. Thėnė shkurt, Kosova ėshtė nė aleancė tė plotfuqishme me bllokun perėndimor.

Pėr tė kulmuar filozofinė politike dhe intencėn e njė platforme qė tashmė dy dekada ndjek elita politike nė Kosovė, Thaēi tėrhoqi vėrejtjen pėr "rrugėt e dyshimta" nėpėr tė cilat Kosova nuk guxon tė kaloj. Nė tė vėrtet deklarimi i Thaēit tejkaloj shumėfish njė retorike tė zakonshme politike, sepse qartazi, guximshėm dhe nė cilėsinė e njė lideri vizionar shprehu njė qėndrim tė natyrshėm pėrtej politikė: Kosova mbetet e pėrkushtuar pėr tė kultivuar marrėdhėnie tė natyrshme me botėn perėndimore dhe nuk ka asnjė lloj ambicie pėr ambivalenca politike dhe moral tė dyfishtė politikė.

Historikisht shqiptarėt kanė vuajtur pėr shkak tė mos aftėsisė pėr t'u rreshtuar nė politikat ndėrkombėtare. Kėso gabimesh tė shumta e tė trashėguara, liderėt e Kosovės, tanimė tė vetėdijesuar, nuk duan ta bėjnė. Prandaj ata, duke qenė koshientė pėr kėtė, nuk duan trajtim tė veēantė nga bota arabe, madje as nuk duan ta shohin atė me njė pasion tė veēantė, i cili do tė kishte pėr bazė dimensionin religjioze. Nė tė vėrtetė ky do tė ishte njė gabimi fatal pėr Kosovėn, prandaj thirrja e Thaēit pėr tė mos shkelė nėpėr rrugė tė dyshimta duhet kuptuar dhe interpretuar drejtė dhe pa ekuivoke. Pėrkundrazi liderėt kosovarė duan ēėshtjen e Kosovės ta shohin si ēėshtje puro politike. Dhe ky nė realitet ėshtė njė qėndrim tejet i matur politik, i cili ruan aleancat e natyrshme me botėn perėndimore, pa tė cilėn ėndrra pėr pavarėsinė e Kosovės, gjithsecili e kupton se do tė mbetej njė iluzion i trishtė. Ne kemi sendėrtuar kėtė ideal vetėm nė saje tė ndihmės nga perėndimi.

Nė tė vėrtetė, edhe naivėt mė tė mėdhenj do ta kuptonin sa e rėndėsishme ėshtė njoha e pavarėsisė sė Kosovės nga shtetet arabe, por, nė anėn tjetėr edhe naivėt mė tė mėdhenj s'do tė mund ta duronin kėtė letargji me tė cilėn disa elemente nė Kosovė e trajtuan dhe trajtojnė kėtė konferencė duke i dhėnė karakter tė theksuar religjioz. Do ta dėshmojė koha se efektet e saj politike, do tė maten baras me njė zero tė madhe. Ashtu sikur shumica e tendencave tė mėparshme tė atyre qė trumbetuan dhe organizuan kėtė konferencė. Prandaj edhe Thaēi ishte i vetėdijshėm pėr kėtė, ashtu sikur edhe drejtuesit tjerė tė Kosovės dhe i dhanė njė pėrgjigje meritore, jo vetėm Veton Surroit, por edhe gjithė atyre qė rrugėtimet dhe orientimet e Kosovė i shohin me ekuivoke dhe ambivalenca politike. Ky i fundit, pasionet e tij politike dhe tendencat e njė superpolitikani asnjėherė s'ka arritur t'i pėrmbajė, prandaj gjithmonė ka abuzuar me dimensionet e jashtme politike pėr tė hedhur hi para syve tė popullit, i cili, nė tė vėrtet e ka ndėshkuar nė mėnyrėn mė tė vrazhdė, politikisht.

Pėr mė tepėr, qė tė mos banalizohet krejt kjo ēėshtje, kishte plotėsisht tė drejtė para disa ditėsh analisti Baton Haxhiu, i cili duke parodizuar kėtė konferncė, theksoi faktin se shumica e botės arabe as qė e ka idenė se ēfarė ėshtė shoqėria civile. Nė tė vėrtet Haxhiu e tha njė tė vėrtetė tė padiskutueshme, e cila as qė do koment, ngase kemi tė bėjmė me njė botė tė errėt, ku ēdo gjė ėshtė e censuruar, ku thuajse secila gazetė ėshtė e kontrolluar, ku madje gazetarėt varen, ku persekutohen shkrimtarėt e njerėzit qė mendojnė ndryshe. Andaj tė kėrkosh brenda kėtij komuniteti shoqėri civile ėshtė njė shaka e vėrtetė, tė cilėt dinė ta bėjnė vetėm ata qė duan e dinė tė manipulojnė katėrēipėrisht me pasionet e popullit tė Kosovės.

Ndėrkohė qė Kosova ka fituar pavarėsinė dhe tanimė ėshtė njohur nga shtetet kryesore tė botės, sikurse nė aspektin ekonomik, ashtu edhe pėr nga sferat e influencės, tingėllon e pakuptimtė euforia me tė cilėn pėrshkohet debati lidhur me mosnjohjen e Kosovės nga bota arabe. Nė fakt karakteri religjioz qė synohet t'i vishet kėtij debati ėshtė i dėmshėm pėr imazhin e Kosovės. Tė thuhet se bota arabe duhet tė na njohė, pse Kosova paska nje shumicė islame, ky fakt pėr ata qė sadopak kanė informacion pėr marrėdhėniet tė cilat kanė kėto shtete sikur me armiqtė tanė, njashtu me miqtė tanė, ėshtė vėrtet njė vlerėsim tejet naiv dhe krejt i pamatur. Ne duhet tė kthejmė vetėm pakėz memorien mbrapa dhe nuk ka mė shumė se pesė dekada, kur pikėrisht nga njėri shtet i fuqishėm i botės islame jemi tkurrur shumė, falė njė bashkėpunimi tė shkėlqyer tė atėhershėm mes atij shteti dhe pushtetit komunist nė Beograd.

Kosova dhe shoqėria e saj, e cila ėshtė nė rrugė tė mėkėmbjes, mė sė paku ka nevoje pėr retorikė dhe zhurmė boshe, tė tilla ēfarė mund tė nxjerrim nga kėso konferencash. Mbi tė gjitha ajo ka nevojė tė demonstrojė se po shtresizon elementet bazike tė njė demokracie stabile, sipas principeve perėndimore. Kjo platformė ėshtė alfa dhe omega e sė tashmes, mbi tė gjitha e sė ardhmes sė Kosovės. E pėr kėtė ėshtė e pėrkushtuar pa asnjė rezervė elita politike nė Kosovė. Ndėrkaq shoqėria civile kosovare, nė vend qė tė bėjė propaganda tė caktuara politike, duhet t'i shėrbejė vėrtet vendit mė sė miri, duke dėshmuar se ne jemi shtet dhe kemi pushtet. Kjo ėshtė sfidė dhe betejė e vėrtetė e Kosovės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara