HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pavarėsia e Kosovės, zgjedhje pėr gjitha palėt

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Nėpėrmjet pavarėsisė sė Kosovės lirohet gjithashtu Serbia, prandaj. Suedia duhet tė jetė ndėr vendet e para qė do ta njoh dhe ndihmoj pavarėsinė Kosovės.

Afėrsisht dhjetė vite mė parė fillova tė studioja pranė Universitetit tė Prishtinės. Ishte e ndaluar, pėr ne, studentėt shqiptarė tė studionim nė gjuhėn tonė, prandaj ne nuk kishim mundėsi tė studionim nė objektet tona, ngase ato ishin nė disponim vetėm pėr student serbė, ngase ishin tė okupuar nga regjimi serb. Shumė gjenerata kanė qenė tė detyruara tė studiojnė nė disa lokale tė improvizuara, qė nė fakt ishin disa bodrume tė paimagjinuara pėr realitetin suedez dhe perėndimor. Ishte e tmerrshme. Vėrtet e tmerrshme. Tani nuk mund tė kuptoj si kemi arritur t'ia dalim nė atė gjendje tė llahtarshme. Por, kjo ėshtė vetėm njė anė, ndėrsa tjetėr ėshtė krejtėsisht tragjike. Ne nuk mund t'i ndiqnim ligjėratat nė "lirinė" tonė, nėpėr bodrume e mykura, sepse policia serbe bllokonte shpesh herė dhe me dhunė sistematikė ligjėratat tona. Nėpėr disa vite nuk dija unė ēdo tė thotė tė pėrjetosh lirinė, sepse unė liri mund tė gjėja vetėm nė poezi dhe letėrsi. Unė dhe gjenerata ime qė studionim letėrsi dhe gjuhė shqipe, nuk guxonim tė thoshim kėtė kur na ndalnin policia (raste kėto tė zakonshme), sepse ata na sulmonin barbarisht. Ishte e ndaluar pėr ne tė lexojmė, veēanėrisht letėrsi perėndimore, literaturė perėndimore, nė fakt ishte e ndaluar pėr ne ēdo gjė dhe kėtė situatė e kanė pėrjetuar me qindra e mijėra tė rinj kosovarė. Unė tregova kėtė histori tė shkurtėr vetėm pėr tė sqaruar njė segment tė vogėl tė asaj ēfarė nė tė vėrtet ka ndodhur nė Kosovė dhe ēfarė Serbia ka bėrė mbi popullin e Kosovės.

Pas dhjetė viteve dhe pas luftės, Kosova ėshtė nė rrugė tė pėrfundon procesin stėrzgjatur, nė rrugė qė tė bėhet njė shtet i pavarur dhe sovran. Por, nė kėtė proces, qė po vazhdon akoma, ka disa shtete brenda BE qė shprehin dyshime nė pavarėsinė e Kosovės (Qipro, Rumania) sė bashku me Rusinė qė nuk duan tė pranojnė realitetin e ri tė krijuar nė Kosovė dhe Ballkan dhe hezitojnė ta njohin pavarėsinė e Kosovės. Ėshtė krejtėsisht e pakuptueshme sot, pas gjithė asaj qė ka ndodhur nė Kosovė tė mendohet tė jetohet me Serbinė sė bashku, njė shtet qė gjithmonė na ka dhuruar dhunė sistematike, vrasje e shkatėrrime. Pas luftės, edhe sot, diku 2000 njerėz ende nuk dihet ku gjenden tė varrosur nga barbaria e regjimit serb. Ata njerėz i ka masakruar Serbia dhe i ka transportuar diku nė Serbi apo gjetiu, fėmijė, pleq, gra e njerėz civil. Ėshtė tejet e pakuptueshme qė akoma sot familjet e tyre nuk dinė gjė pėr ato trupa tė varrosura barbarisht. Gjatė luftės sė fundit nė Kosovė janė vrarė nga Serbia afėrsisht 15 mijė veta. Pėr me tepėr, relacionet tona me Serbinė pėr afro njėqind vite, prej kohės kur Serbia ka pushtuar Kosovėn gjithmonė kanė qenė tė karakterizuara me dhunė dhe luftė. Serbia ėshtė pėrpjekur tė bllokoj shkollat, kulturėn shqipe, gjuhėn shqipe, pėrgjithėsisht gjitha zhvillimet dhe sot gjenden diku afėr njė milion shqiptar qė janė detyruar nė njė formė a tjetėr, tė emigrojnė nė perėndim.

Unė dhe gjenerata ime qė kemi pėrjetuar nė kohėn tonė mė tė mirė kėtė situatė tė tmerrshme, jemi pėrpjekur tė bėjmė njė rezistencė paqėsore, njė rezistencė jodhunore. Ne kemi demonstruar pėr muaj tė tėrė kundėr luftės, pėr tė drejtat tona, pėr liri e demokraci dhe vetėvendosje. Nė kėtė aspekt, ka pikėpamje se Kosova dhe lėvizja e atėhershme jodhnore nė Kosovė, ishte e ndikuar nė pėrmasa reale nga Nėna Tereze, qė ishte shqiptare dhe e njohur nė gjithė botėn pėr veprimtarinė e saj pėr paqe. Gjithė pajtohen se ishte e pazakontė tė krijohet njė lėvizje jodhunore nė Ballkanin e trazuar. Pikėrisht nė kėtė linjė ishte edhe lideri i lėvizjes paqėsore, Ibrahim Rugova, njėherit shkrimtar i mirėnjohur dhe kritik i kulturuar dhe i formėsuar nė perėndim. Por asgjė nuk mund tė ndalonte pasionet dhe epshet serbe pėr kontroll nė Ballkan, pėr pushtim dhe ushtrim tė dhunės. Pas luftės qė ka bėrė Kosova dhe pas intervenimit tė botės perėndimore, NATO-s, pkėrisht pas 13 qershorit 1999 unė kam pėrjetuar dhe kuptuar ēfarė domethėnė liria, demokracia, perspektiva.

Pikėrisht tani Kosova po lufton pėr njė tė ardhme pa luftė, pėrkundrazi pėr njė tė ardhme nė paqe, nė linjė tė plotė me botėn perėndimore, pra pėr njė tė ardhme tė integruar nė BE dhe NATO. Kosova dhe populli i saj janė tė vetėdijshėm pėr procesin, pėr vėshtirėsitė e tij, pėr rrugėn qė kanė zgjedh, por pėr gjitha vėshtirėsitė janė tė pėrgatitur. Pikėrisht tani ėshtė koha e duhur pėr stabilitet dhe paqe, qė Kosova dhe Ballkani tė marr njė subvencion nė pikėpamje tė pėrgjithshme nga BE dhe SHBA, qė tė tejkaloj tė kuluaren dhe tė kthehet nga e ardhmja. Ėshtė koha e duhur pėr ndryshime esenciale, pėr ndryshime tė dukshme qė do tė rezultonin me Ballkanin e pėrbashkėt nė BE.

Kosova ėshtė rast sui generis, njė rast qė nuk gjėnė precedent e pandehem nė asnjė vend nė botė. Pėr tė kuptuar tė vėrtetėn rreth problemeve tė vazhdueshme nė Ballkan, duhet tė kuptohet realiteti me Kosovėn dhe shqiptarėt, problem ky qė sot ėshtė bėrė njė ēėshtje me rėndėsi nė marrėdhėniet politike ndėrkombėtare, sė kėndejmi duhet kuptuar kontekstin historik dhe zhvillimin e marrėdhėnieve mes kombeve nė kėtė dimension. Pikėrisht dimensioni historik ėshtė ēelėsi pėr tė kuptuar tė vėrtetėn e asaj qė ka ndodhur dhe ndodh nė Kosovė. Jashtė kėtij konteksti nuk mund tė kuptohet qartė e vėrteta e problemit tė Kosovės dhe kėndej pari edhe Ballkanit. Gjithēka qė ka ndodhur dhe ndodh nė Kosovė ka njė referencė nė historinė, nė historinė tė cilėn Akademia Serbe e Shkencave sė bashku me politikėn verbuese nacionaliste e ka manipuluar dhe interpretuar pėr pasione nacionaliste. Kuptimi i kėtij aspekti ėshtė rruga mė e mirė qė tė mėnjanohen dilemat, paragjykimet dhe moskuptimi lidhur me atė qė ndodh rreth Kosovės, tani. Rajoni ėshtė ndėrtuar mbi mitologji, histori dhe tradita tė shumėfishta, elemente kėto qė politika serbe i ka keqpėrdorur dhe keqinterpretuar dhe ky sindrom akoma vazhdon tė jetoj nė disa mendje nė politikėbėrjen e Beogradit.

Nuk ka dhe nuk do tė duhej tė ketė ndonjė arsye brenda BE dhe vendeve tė saj lidhur me tė ardhmen e Kosovės. Prandaj duhet Suedia dhe Bashkimi Europian tė jenė unik dhe tė njohin dhe ndihmojnė pavarėsinė e Kosovės. Duke pranuar pavarėsinė e Kosovės, i jepet shanse rajonit pėr paqe, ndėrsa popullit tė Kosovės i jepet liria e munguar me dekada. Kjo ėshtė rruga e vetme pėr tė krijuar paqe dhe stabilitet nė Ballkan. Dhe tani ėshtė koha pėr tė krijuar njė rajon tė paqe. Ndėrkaq duhet kuptuar se nuk ekziston asnjė shanse minimale qė tė ketė paqe dhe stabilitet nė Ballkan pa pavarėsimin e Kosovės. Kjo nuk ėshtė vetėm njė dėshirė, sepse pėr shqiptarėt e Kosovės kjo mbi tė gjitha domethėnė jetė, nė fakt domethėnė paqe, liri, demokraci, pėrparim dhe siguri. Kėtė fakt e dinė gjithė ata qė kanė informacione tė mjaftueshme pėr Kosovėn dhe Ballkanin dhe kėtė e di Serbia, vendi qė ka krijuar shumė probleme gjatė njė dekade tė fundit tė shekullit XX. Ndėrsa sot ėshtė utopike tė mendohet qė tė arrihen njė marrėveshje, pa pavarėsimin e Kosovės. Nė kėtė kėndvėshtrim, Serbia duhet tė zvogėloj nacionalizmin primitiv dhe tė influencohet nga politika e arsyes dhe e ardhmėrisė, pėr njė tė ardhme pa dhunė e krizė. Nėpėrmjet pavarėsisė sė Kosovės lirohet gjithashtu Serbia, prandaj Suedia duhet tė jetė ndėr vendet e para qė do ta njoh dhe ndihmoj pavarėsinė Kosovės.

* autori ėshtė shkrimtar dhe studiues letėrsisė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara