HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fenomeni i konvertimeve apo seleksionimi i gabuar lirive tė njeriut

-- nga Ndue Ukaj*

Ndue Ukaj Ēėshtja e konvertimeve religjioze dhe perceptimi i tyre nė kontekstin shqiptar mbetet njė temė nė vete, me prirje tė veēanta pėr tensione publike dhe si i tillė mjaft delikate, edhe pse kjo ēėshtje hynė nė sferėn e drejtave tė njeriut dhe lirive personale. Tė drejtat dhe liritė e njeriut janė kuptimplote vetėm atėherė kur realizohen nė tanėsinė e tyre, e jo me seleksionime, sipas apetiteve tė caktuara duke mbrojtur kategori tė caktuara nė dėm tė tjerave. Nisur nga parimi bazik se ēdo njeri lind i lirė dhe si i tillė ėshtė drejtuesi i vetėm jetės sė tij mbi tokė, atėherė natyrshėm tė drejtat dhe liritė e tij mbeten sfera supreme, absolute me tė cilat disponon vetėm ai. Nė kėtė kontekst hynė natyrshėm edhe e drejta e besimit, por edhe konvertimit, apo ndėrrimit tė fesė, me tė cilin fenomen po ballafaqohet shoqėria shqiptare dhe ndaj tė cilit ka njė qasje tė gabuar, tė mos themi tendencioze, kur e kur edhe pėrjashtuese. Edhe pėrkundėr peshės qė ka kjo temė nė jetėn shqiptare, mbetet i habitshėm fakti pėrse hezitohet tė diskutohet hapur, mirėpo kjo temėn shėrben vetėm pėr zhurmė e tensione tė pazakonta, larg debateve thelbėsore, nėpėr periferi tė jetės shoqėrore. Konvertimet religjioze nė gjendjen tonė kombėtare, nė disa koka, sidomos nė Kosovė vazhdojnė tė perceptohet me konotacione tejet negative, duke u konsideruar njė lloj tradhtie, vlerėsime kėto sentimentale me tendenca tė urrejtjes, ekskomunikimit, qė janė pėr mua parashenja tejet shqetėsuese, pėrveē faktit se pėrbėjnė edhe shkelje flagrante tė drejtave tė njeriut.

Aty kėtu nėpėr botėn e internetit zhvillohen debate pėr ēėshtje religjioze dhe shumica e tyre karakterizohen me tone tė ashpra, madje pėrjashtuese, duke munguar sensi reflektues racional. Reflektimet dhe gjykimet lidhur me kėtė dukuri duken tejet tė papjekura, madje larg standardeve demokratike e respektimit tė drejtave tė njeriut. Mendoj se nė kėtė kontekst, pikėrisht ne do tė duhej tė reflektonim tė kundėrtėn, me urtėsi, me tolerancė dhe respekt, pse jo edhe pėr shkak tė historisė dhe pėrvojės negative me kėtė dukuri. Pėrvoja mė ka rastisur tė kem kontakte me tė tillė tė konvertuar, veēanėrisht nga Kosova dhe ata ankohen pėr njė trajtim aspak dinjitoz, shpeshherė pėrjashtues, madje me tendenca edhe kėrcėnuese nga njė pjesė e shoqėrisė. Kam pėrshtypjen se nė Shqipėri ky fenomen mbetet krejtėsisht brenda suazave normale e personale, ndėrsa nė Kosovė dhe hapėsira tjera shqiptare, ēėshtja duket mjaft shqetėsuese, jo vetėm pėr perceptimin tėrėsisht tė gabuar pėr ata qė konvertojnė, por nė pėrgjithėsi edhe pėr vet konceptin e drejtave dhe lirive religjioze. Pikėrisht avaria dhe perceptimi i gabuar i kėtij fenomeni, duhet reflektoj tek pjesa e shėndoshė e shoqėrisė konsekuenca racionale pėr tė stimuluar njė debat, pa paragjykime, ngarkesa e parashtesa, por me shpirtin e mirėbėrsisė dhe me qėllimin mė tė mirė, pėr tė larguar sterotipet, si dhe pėr tė stopuar paragjykimet e keqkuptimet shumta, tė cilat tė ardhmen mund tė rezultojnė me ndikime negative.

Unė u nxita pėr tė shkruar lidhur me kėtė temė, pėrveē tjerash nga dy arsye tė fuqishme: e para, ndėrlidhet me faktin se akoma vazhdon tė hezitohet nė dimensionet shqiptare tė zhvillohet njė debat i hapur e thelbėsor pėr tė drejtat dhe liritė e njeriut nė kontekstin religjioz (prandaj edhe kemi njė zhurmė periferike tė pazakontė me kaq keqkuptime e nervozizėm. Pikėrisht ky element ėshtė bėrė shkak tė atakohet nė mėnyrė mė tė ultė e mė tė paskrupullt presidenti Ibrahim Rugova, shkrimtari i madh Ismal Kadare, etj); dhe e dyta, ndėrlidhet me lajmin se presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu do tė viziton Vatikanin dhe do ketė takime me Papėn. Ky lajm, tė cilin e lexova nė www.balkanweb.com. shoqėrohej me disa komente anonime, tė cilat janė njė barometėr mjaft indikativ, pėr tė kuptuar kontradiktat mosdurese qė po thellohen mes shqiptarėve pėr ēėshtjet religjioze, konvertimin, tolerancėn fetare, etj. Nė fakt, toleranca e proklamuar ndėrshqiptare, nė shumė raste dėshmon tė kundėrtėn. Qasja ndaj fesė, konvertimit ėshtė e stėr-keqkuptuar. Ngase njė Ibrahimi apo Kole askush nuk mund t'ia sanksionoj tė drejtėn e tij pėr tė ndėrruar besimin, apo pėr tė mos besuar fare. Po tė shihet ēfarė shkruhet kudo nėpėr botėn e internetit, e rrallėherė edhe nė masmedia tė shkruara lidhur me kėtė temė, shihen sheshazi tendencat pėrjashtuese e ekstreme ndaj atyre qė bėjnė kėso akte personale. Ta zėmė Ibrahim Rugova, Ismail Kadare shpallen tradhtar, tė shitur e ēka jo tjetėr, ata urrehen me motivet e ulėta, kinse pse kanė ndėrruar religjionin. Dhe kjo ka domethėnien tjetėr mė komplekse, sepse nga kėtu fillon mosdurimi, urrejtja ndaj Katedrales Katolike nė Prishtinė, elementit katolik ndėr shqiptar etj. dhe vazhdon nga kėndej pastaj me komentet e ashpra kundėr islamit shqiptar. E gjithė kjo ndodhė nga fakti i mosnjohjes sė njė tė drejtė themelore: konvertimit, si e drejtė personale. Shoqėria jonė duhet dėshmoj pjekuri nė kėtė sens, sepse ėshtė shenjė e vetėdijes demokratike. Edhe pėrkundėr faktit se ky fenomen na ka shoqėruar nėpėr shumė shekuj, ne nuk kemi mėsuar.

Pėr mua ėshtė krejt e pakuptimtė mėnyra si gjykohet, ta zėmė konvertimi i presidentit Ibrahim Rugova, ndėrkaq nė botėn perėndimore kjo ēėshtje ėshtė krejtėsisht nė sferat personale. Para Krishtlindjeve tė vitit qė sapo lamė pas ish kryeministri Britanisė sė Madhe Toni Bller u konvertua nė katolik dhe ai as nuk u bė mė i keq nga mediat, as nuk u akuza pėr ndonjė tradhti, as nuk u ekskumunikua nga shoqėria, por u vlerėsua si akt personal. Pse atėherė Rugova apo Kadare na qenkan tė kėqij pėr disa vetėm e vetėm, pse, ta zėmė kanė ndėrruar fenė? Nė botėn perėndimore kjo ēėshtje mbetet nė kuptimin mė tė plotė brenda suazave personale. Prandaj edhe pse shoqėria suedeze ėshtė nė tėrėsi protestante, nė Akademinė Suedeze nga 14 anėtarėt, katėr janė katolik. Kėndej pari ėshtė krejt normale njė danez tė konvertohet nė mysliman, edhe pse kjo fe nuk ėshtė daneze. Ndėrkaq nė botėn shqiptare konsiderohet mėkat i pafalshėm konvertimi nė fe tė cilat i kemi bazike dhe ne vazhdojmė rrahagjoks tė krenohemi pėr tolerancė.

Gjuha tė cilėn e hasim nė internet le tė kuptohet se tė drejtat religjioze nė shumicėn e mendjeve shqiptare janė prona tė "dikujt tjetėr" e jo individit. Prandaj ka shumė tė tillė qė siē shkrova mė lartė konceptojnė tradhti, apo nė raste ekstreme synojnė tė ndalojnė konvertimin e Ibrahimit nė Pjetė. Ky aspekt kaq i ndjeshėm po bėhet njė element mjaft i fuqishėm pėr ndarje e pėrēarje mes shqiptarėve, sė kėndejmi po kultivon ndjenja ekstreme nė shumė plane. Prandaj ėshtė e udhės qė mendjet e shėndosha tė reflektojnė lidhur me kėtė dukuri, duke mos ju bishtnuar kėsaj dukurie, e cila haset nė shumė forma dhe mjaft shpesh nė botėn shqiptare. Ngase seleksionimi, apo nė rastin mė tė keq pėrbuzja ndaj atyre qė ndėrrojnė fenė dhe pikėpamjet fetare, ėshtė shkelje flagrante e tė drejtave tė njeriut. Feja ėshtė ēėshtje personale dhe vetėm si e kėtillė duhet konceptohet, prandaj edhe fenomeni i konvertimit duhet konceptuar si ēėshtje krejtėsisht brenda sferave personale. Atakimi i kėsaj sfere ėshtė njė ndėr goditjet mė tė rėnda ndaj shtetit tė sė drejtės, ndaj shtetit sekular dhe ndaj tė ardhmes prosperuese. Prandaj nė qoftė se duam demokraci, shtet tė sė drejtės, atėherė duhet tė mėsohemi me kėtė fenomen tė zakonshėm, i cili asnjėherė nuk ėshtė ndal dhe as qė do mund tė ndalet.

* autori ėshtė shkrimtar dhe studiues letėrsisė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara