HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova larg Konferencės Islamike

-- nga Ndue Ukaj*

Ndue Ukaj Nė muajin maj tė viti tė kaluar, deri sa diskutohej se a duhet tė merr pjesė Kosova a jo nė njė konferencė tė shteteve islamike nė Islamabad, pata shkruar: "Shtetet islamike aspak s'do bindeshin nėse Veton Surroi e Lutfi Haziri do tė merrnin pjesė apo jo nė takimin e Islamabadit, por, pjesėmarrja e tyre do ta degradonte imazhin e Kosovės". Fatmirėsisht, Kosova atėherė nuk u pėrfaqėsua nė atė takim tė Konferencės Islamike falė vigjilencės sė presidentit Fatmir Sejdiu. Afėrsisht njė vit mė pas konstatim i imi duket sheshazi sė ka qenė real. Megjithatė debati ende vazhdon. Ndėrsa, edhe pas njė muaji qė Kosova ka shpallur Pavarėsinė nuk ka patur dhe as qė ka ndonjė indikacion se kėto shtet do ta njohin Pavarėsinė e Kosovės. Nė fund tė fundit, edhe pesha e kėsaj njohje ėshtė mė tepėr simbolike, sesa esenciale, kur dihet ndikimi i tyre minimal nė politikat ndėrkombėtare. Jam i bindur se ēdo tendencė pėr tė "filtruar" me kėto shtet jodemokratike, shumica diktatura pėrbėn rrezik pėr Kosovės, pėr tė tashmen e saj, veēanėrisht pėr tė ardhmen.

Ekzistojnė njė mori arsyesh tė cilat e bėjnė ta panevojshėm pjesėmarrjen e Kosovės nė kėtė Konferencė. Madje, do thosha se nuk ka ndonjė arsye qė do ta arsyetonte pjesėmarrjen e Kosovės nė takimin qė do tė zhvillohet nė Dakar. Prandaj, vendimi i Kosovės pėr tė marr pjesė nė kėtė takim, ėshtė tepėr i papjekur larg analizave strategjike. Kjo organizatė qė nuk ėshtė politike por fetare, me parashtesa dhe pėrmasa semantike, krejt e dyshimtė e kėsaj organizate, dilemat qė ngėrthen nė botėn perėndimore, islami si sinonim i simbolizmit politikė dhe "vlerės" politike qė mbart nė vete, nė kontekstin shqiptar duhet kuptuar drejt e pa eufori. Kėto janė elemente tė fuqishme se Kosova jo qė nuk duhet tė marr pjesė nė kėso Konferencash, pėrkundrazi duhet tė qėndroj sa mė larg tyre, sepse kauza e Kosovės pėr njė shoqėri demokratike, tolerante, mė sė paku ndihmohet me ofrimin e Kosovės me kėto vende aspak demokratike. Arsyet dhe argumentet janė tė shumta, e kėto i dinė fare mirė edhe drejtuesit e institucioneve tė Kosovės, sidomos tė pasionuarit pėr tė marr pjesė nė kėtė takim, prej sė cilit, Kosova aspak s'do tė pėrfiton, pėrkundrazi do tė humbas, pėr tė fituar ndokush ndonjė "poenė" politikė apo edhe biznes tė caktuar.

Pjesėmarrja e Kosovės nė kėtė konferencė, ulja me vende, shumica e sė cilėve nė botėn e qytetėruar janė tė dyshimta, me qeveri me pėrplot elemente fundamentaliste brenda, jep njė sinjal aspak tė mirė pėr miqtė perėndimore, pa tė cilėt, procesi s'do tė mund tė pėrfundonte, madje edhe nė qoftė se binden, jo kjo organizatė, por edhe njėqind tė tilla. Kjo qė s'do koment, ngase edhe naivėt e patetikėt mė tė mėdhenj e kuptojnė se ēėshtja e Kosovės ka kaluar dhe kalon nėpėr Uashington, Bruksel, Londėr, Paris, Berlin e Romė. Dhe jo nėpėr vende aspak demokratike, vende nė tė cilat nuk ekziston demokracia, liria, ekonomia e tregut, mirėqenia. Pa pėrkrahjen e kėtyre qendrave tė pėrmendura, Kosova asnjėherė s'do tė mund ta fitonte Pavarėsinė, madje kurėn e kurės as s'do tė ndihmohej tė ēlirohej nga shteti serb. Andaj, tė shkohet kėtu, vetėdijshėm apo jo, domethėnė te dilet nė antagonizėm tė thellė me proklamimet tona, me traditėn tonė politike, tė cilėn e kemi ndėrtuar deri tash, me synimet e pėrbashkėta pėr t'u integruar nė botėn perėndimore, pėr tė paqtuar rajonin dhe pėr ta integruar nė Familjen e madhe Perėndimore. Kosova mund dhe duhet tė kultivoj marrėdhėnie me ēdo shtet, sikundėr edhe me Serbinė, por jo tė futet ne aleanca qė e dėmtojnė imazhin e saj dhe i krijojnė tensione tė brendshme.

Institucionet e Kosovės nuk guxojnė tė bjer futen nė grackėn e Shqipėrisė, fakt ky qė shtetit amė i ka sjell dhe i sjell, edhe sot vėshtirėsi nė mėkėmbjen ekonomike, e sidomos kur bėhet fjalė pėr integrimin nė botėn perėndimore, mbi tė gjitha pėr tė thithur investimeve tė fuqishme ekonomike nga bota perėndimore. Kėto lėvizje tė qeverisė sė Kosovės, apo individėve brenda saj, janė njė blof i madh dhe nėse i vėmė nė analogji, mund t'i gjejmė pandehemin tek Behxhet Pacolli, i cili me njė retorikė primitive proklamonte se Rusia nuk do tė bėhet pengesė pėr statusin e Kosovės, ndėrkaq koha dhe zhvillimet e dėshmuan krejt tė kundėrtėn. E kam thėnė edhe mė herėt e kjo tashmė po shihet sheshazi, se ėshtė mė shumė se iluzion tė besohet se Behxhet Pacolli mund tė ja ndryshoj bindjen Rusisė pėr Kosovėn dhe kėtė gjė duhet ta themi, pa asnjė ngarkesė, edhe me rastin e shteteve islamike, tė cilat aspak s'do binden nėse Enver Hoxhaj e Bekim Ēollaku do tė marrin do tė merrnin pjesė apo jo nė kėtė takim. Me pjesėmarrjen e tyre, kėta vetėm do e degradojnė imazhin e Kosovės nėpėr qarqe perėndimore, sidomos nė botėn intelektuale e mediatike.

Kosova duhet tė kultivoj, sforcoj partneritetin me miqtė e mėdhenj perėndimore, nga tė cilėt varet ekonomia, e tashmja dhe e ardhmja e jonė. Ndėrsa shtet Islamike jo vetėm qė gjeografikisht janė larg, por politikisht dhe kuluralisht janė nė taborre tjera me demokracinė, andaj edhe kaēiku i tyre, pėr fat tė mirė ėshtė i ultė, pėr tė ushtruar ndikim nė perceptimet pėr Kosovėn dhe rreth Kosovės.

Shoqėria kosovare e stėrvuajtur dhe e degraduar ka nevojė tė pėrafrohet me gjitha komponentėt me botėn perėndimore, nė tė kundėrtėn edhe njė kohė tė gjatė do tė sorollatet kėshtu dhe do tė numėron regjistrin e pafundmė tė vuajtjeve dhe pa perspektivės. Ndėrsa rinia kosovare s'do kėrkoj rrugė emigrimi tek vendet islamike, por nė EU dhe SHBA-tė. Kjo ėshtė pėrgjegjėsi e kėsaj klase politike.

* autori ėshtė shkrimtar dhe studiues letėrsisė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara