HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kufijtė e lirisė

-- nga Ndue Ukaj*

Ndue Ukaj NATO-ja pėr shqiptarėt mbetet simbioza ku ndėrthuren liria, ekzistenca dhe besimi te ardhmėria, besimi se forca e arsyes mund tė triumfojė mbi mizoritė e sė kaluarės, besimi pėr tė ecur pakthyeshėm drejt rrugės sė sendėrtimit tė aspiratave pėr tė qenė pjesė e botės sė qytetėruar. Kjo Aleancė, mbi tė gjitha, pėr ne shqiptarėt simbolizon synimet e pėrbashkėta pėr liri, synime kėto qė tanimė po marrin kahe tjetėr, institucionale, partneriteti, me marrjen e ftesės nga Shqipėria pėr inkuadrimin nė kėtė Aleancė tė fuqishme, ku mbrohet liria, paqja e ardhmėria. Me kėtė ftesė, shteti shqiptar realizon njė segment themelor tė strategjisė kombėtare. Ndėrkaq kjo ftesė duhet tė shfrytėzohet me menēuri nga politikbėrėsit e Tiranės, pėr tė tėrhequr vėmendjen e biznesit tė fuqishėm ndėrkombėtar qė tė kthejė sytė nga toka shqiptare, tė harrojė imazhet e trishta dhe jo tė pėrdoret pėr marketingje tė ulėta e primitive politike.

Pėr shumė vite shqiptarėt, veēanėrisht ata jashtė kufijve tė Shqipėrisė, tek kjo Aleancė kishin varur shpresat, besimin si njė ditė do tė ndihmoheshin pėr tė fituar lirinė. Dhe vėrtet, liria u fitua, atėherė kur kjo Aleancė intervenoi nė Kosovė.

NATO-ja jo vetėm pėr shqiptarėt ishte simbioza e lirisė. Nė tė vėrtetė, kjo organizatė nė historinė botėrore tė shekullit XX do tė mbahet nė mend si organizata qė i dha shtytje e kuptim lirisė e demokracisė, kundruall diktaturave dhe sistemeve totalitare qė kėrcėnonin botėn. Nė gjashtė dekada tė ekzistencės sė saj pėr Europėn dhe perėndimin, kjo organizatė ka pas njė domethėnie tė posaēme, tė pazėvendėsueshme pėr tė ekzistuar liria, pėr tė besuar tek forca e saj e jashtėzakonshme dhe vlerat sublime qė kėrcėnoheshin prej forcave tė liga.

Tanimė kur Shqipėria po bėhet pjesė e pėrbashkėt e kėsaj organizate, kufijtė e lirisė po shtrihen edhe nė vendet e trazuara me shekuj, ku patėn vepruar e sunduar me shekuj forcat e errėsirės. Sė kėndejmi pėr shqiptarėt po hapet njė epokė e re, ajo e rikthimit nė familjen e madhe perėndimore, tanimė institucionalisht, prej sė cilės populli shqiptar ka jetuar e shkėputur nėpėr shekuj. Me aktin e marrjes sė ftesės pėr t'u bėrė anėtare e shteteve dhe kombeve tė lira, Shqipėria realizon njė aspekt tė rėndėsishėm tė platformės sė saj politike. Tanimė objektivat e saj janė afėrmendsh tė realizuara, qė sa mė shpejt tė jetė edhe pjesė e BE.

Nė opusin e mendimeve filozofike tė Volterit, kur ky dijetar pėrsiaste pėr lirinė dhe aftėsinė e njeriut pėr tė vepruar nė kėtė drejtim shkruante: "liria e njeriut qėndron nė aftėsinė pėr tė vepruar". Ky mendim, esencialisht pėrmbledh pėrpjekjet e Shqipėrisė nė drejtim tė anėtarėsimit nė NATO qė padyshim kanė aproksimativisht njė linjė me mendimin e Volterit. Duke synuar NATO-n, Shqipėria mbi tė gjitha ka vėnė nė pah aftėsinė pėr tė kuptuar dhe jetėsuar lirinė, pėr t'u shkėputur e lėnė nė histori tė kaluarėn e tmerrshme dhe kaotike. Prandaj kjo ftesė dhe ky angazhim duhet ndihmojė pėr tė ndihmuar konsolidimin e mėtejmė tė kombit shqiptar drejt sforcimit tė substancės kombėtare dhe avancimit nė planin ndėrkombėtar.

Pranimi i Shqipėrisė nė Aleancėn mė tė fuqishme jo vetėm ushtarake por edhe politiken nė botė, shėnjon njė kthesė esenciale e tė pazėvendėsueshme pėr gjithė kombin shqiptar, njė kthesė kjo qė rrėnjėt i ka nė synimet e pėrgjithshme tė kombit shqiptar pėr t'u kthyer nė mesin e kombeve tė lira e tė qytetėruara, duke lėnė vetėm nė kujtesė historinė e dhimbshme, mbrapshtitė dhe kohėt me pasiguri.

Nė Samitin e Bukureshtit historia shqiptare merr njė kahe ka liria e pėrparimi, rėndėsia e sė cilės pėr kombin shqiptar, pėrgjithėsisht ka vlera tė jashtėzakonshme. Shqiptarėt nė Bukuresht hynė nė tempullin e lirisė, duke zgjeruar kėshtu edhe zyrtarisht kufijtė e lirisė, duke zgjeruar kufijtė e paqes, kufijtė e sigurisė, mbi tė gjitha, kufijtė e ardhmėrisė sė sigurt.

Sigurisht do tė mbizotėrojė mendimi se kjo ishte ditė e triumfit kundruall sė kaluarės sė errėt, kundruall sė tashmes sė tendosur, pėr njė tė ardhme prosperuese e nė paqe.

Nė kėto dite, shumica prej atyre qė diskutojnė, analizojnė e interpretojnė kėtė akt, bėjnė regjistrin e pėrfitimeve qė do tė ketė Shqipėria nga ky anėtarėsim. Por, mbi gjitha pėrfitimet qėndron interpretimi superior, ai, se Shqipėria nuk i pėrket mė boshtit tė sė keqes.

* autori ėshtė shkrimtar dhe studiues letėrsisė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara