HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Me "Njėshin" dhe artistėt e tjerė shqiptarė nė mbrėmjen e 1 Janarit 2008 nė Nju Jork

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia Komuniteti Shqiptar i Nju Jorkut dhe shtetet pėrreth tij kishte kohė qė ishte njohur me njoftimet dhe reklamat pėr tė festuar festat tradicionale tė ndėrrimit tė viteve. Mirėpo edhe ato, reklamat e kanė tė "keqen" e tyre, sepse dashje pa dashje vihesh nė siklet; ėshtė e vėshtirė pėr tė vendosur se nė cilin prej lokaleve tė shumta qė ndodhen nė qytet-shtetin e stėrmadh tė Nju Jorkut do tė kalosh njėrėn prej dy netėve, 31 Dhjetor dhe 1 Janar (Kujt ia mban xhepi dhe ka dėshirė mund tė vendosė pėr t'i kaluar kėto dy netė nė lokale tė ndryshme, pavarėsisht ēmimeve tė kripura qė tė ofrojnė... Po njėherė vjen viti i ri dhe njerėzit kanė nevojė tė argėtohen, tė takohen me njėri-tjetrin...)
Pėrveē kėngėtarėve tė talentuar qė jetojnė sot nė Nju Jork nė kėtė muaj fundviti festash vijnė edhe kėngėtarė dhe artistė tė tjerė shqiptarė nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi pėr tė na argėtuar. Kjo e bėn edhe mė tė "sikletshme" pėr tė vendosur se ku duhet tė shkosh.

Viti i Ri 2008 nė New York

Nga shokė e miq tė ndryshėm kemi mėsuar se nė tė gjitha ato lokale ku artistėt-kėngėtarėt shqiptarė u gjendėn nė mes komunitetit tonė me muzikėn dhe humorin e tyre, programi i tyre muzikor dhe kėnaqėsia e bashkatdhetarėve ka qenė mbresėlėnėse. Kėshtu ndodhi edhe nė mbrėmjen e datės 1 Janar 2008 nė Lokalin luksoz "ORION PALACE" nė 2555 McDonald Avenue nė Brooklyn, Nju Jork, organizuar nga Alb Party NYC.
Bashkatdhetarė tė shumtė tė ardhur nga tė gjitha trojet shqiptare mbushėn sallėn e madhe gati njėmijė vendėshe plot. Ajo qė tė linte pėrshtypjen e parė tė mirė, sapo hyje nė derėn kryesore tė lokalit ishte kontroll-sigurimi i lartė pėr ēdo hyrės.
Organizatorėt e asaj mbrėmjeje, vėllezėrit Myslim dhe Bashkim Hoxha ishin ata qė na prisnin dhe na uronin Mirėseardhjen dhe fjalėt "Gėzuar Vitin e Ri 2008".

Viti i Ri 2008 nė New York

Sallė e madhe, skenė e bukur, vend kėrcimi i bollshėm, menu ushqimi e pasur, pije dhe ushqim tė bollshėm...
Bashkatdhetarė tė shumtė hyjnė grupe-grupe dhe zenė vend pranė tryezave sipas numrit qė tregonte bileta hyrėse.
Shumė shpejt salla e madhe u mbush plot, plot. Epo dihet... kemi ardhur tė gėzojmė e tė kėnaqemi; tė shohim, tė dėgjojmė, tė shijojmė Artin tonė tė bukur Shqiptar, kemi ardhur tė shohim e tė dėgjojmė njėshin... Njėshi?! Po po, njėshi!
A thua vallė vėrtet "Njėshi" i mblodhi gjithė kėta bashkatdhetarė?!
Ajo nuk diskutohet... Ne pėr atė kemi ardhur... Prandaj dhe vendosėm tė vinim sot kėtu... "Ne kemi ardhur sonte kėtu nga Connecticut vetėm pėr "Njėshin" do shpreheshin njė grup bashkatdhetarėsh... Dikush kishte bėrė shaka: "Njėshi" nuk do jetė pėr festat, ndodhet nė Shqipėri...

Viti i Ri 2008 nė New York

Po "Njėshi" vetė? Ja ta shohim... Ēfarė tė reje na ka sjellė pas suksesit tė madh tė fundit...
Filluan tingujt e ėmbėl tė instrumentistėve tė njohur tė Grupit "KASTRIOTI" Dritan Papa, Murat Rama, Bardhyl Graba pėr tė na shoqėruar nė mezetė e para tė porsafilluara.
Jemi shqiptarė dhe "ushqimi" ynė mė i preferuar ėshtė muzika, argėtimi i shpirtit tonė. Nė pak sekonda ai vend i madh vallzimi u bė shumė i ngushtė dhe i vogėl, duke u "pushtuar" nga bashkatdhetarėt. Kėrcenim dhe hidhnim hapin sipas tingujve dhe ritmit tė muzikės. Sa bukuri! Sa lumturi! Shqipet shqiptarė vallėzonin nė natėn e parė tė Vitit 2008. Femra dhe meshkuj tė tė gjitha moshave nuk donin pėr asnjė ēast tė ndalonte muzika e ndryshme shqiptare dhe, kishin tė drejtė.
Mes tingujve tė zjarrtė tė orkestrinės nė skenė shfaqet kėngėtari i talentuar dhe i mirėnjohur Gėzim Nika.
Edhe sikur vetė Gėzimi tė mos e kishte nė program kėngėn e tij hyrėse, ishin vetė tė pranishmit ata qė ia kėrkuan njėzėri: "Shqipėri o Nėna ime, Shqipėri o Nėna ime".

Viti i Ri 2008 nė New York

Buzėqeshja e vetė Gėzim Nikės ishte edhe aprovimi nga ana e tij qė ajo kėngė do tė kėndohej. E bashkė me Gėzimin do kėndonim tė gjithė sė bashku atė kėngė-himn me vargjet e Naimit tonė tė madh: "O malet e Shqipėrisė, e ju o lista e gjatė...", duke vazhduar me kėngė tė tjera nga trevat e ndryshme shqiptare; me kėngėn "Kush e kėrcen Napolonin", "Ke Ura e Shijakut", Putpuri shkodrane, Kėngėn "Vallja e Rugovės"...
Personeli i shėrbimit ishte pothuajse i tėri i huaj. Tingujt e bukur tė muzikės shqiptare i elektrizuan edhe ata, qė disa herė tė mbeteshin tė "hutuar" pas kėngėve tona?!
Duartrokitjet dhe gėzimi nuk kishin sė pushuari, kur pas Gėzim Nikės nė skenė u ngjit humoristi ynė i mirėnjohur Koēo Devole. Edhe pa folur vetė Koēo-ja, pjesėmarrėsit e dinin se ēfarė humori do tė sillte Ai, prandaj edhe prisnin tė qeshur.
Tė flasėsh pėr humorin e Koēo Devoles ėshtė pak, sepse ėshtė vetė Koēo-ja i madh qė di tė bėjė dhe tė shpėrndajė humor tek ē'donjeri.
Disa gra tė moshuara qė e ndiqnin nga tavolinat e tyre ku rrinin ulur e uronin: "Rrofsh Koēo, na kėnaqe. Kishim kohė qė na mungonte humori shqiptar...
Pasi mbaroi humorin, Koēo-ja, nė sallė shpėrtheu njė lėvizje njerėzish. "Njėshi, Njėshi, po vjen Njėshi... Tė gjithė kthyen kokat nga hyrja e sallės qė ishte pėrballė me skenėn. Vendi i vallėzimit u mbush menjėherė plot me njerėz, ndėrsa orkestrina filloi tingujt e saj. U dėgjua zėri i "Njėshit" tė kėndojė...
Po ku ėshtė?
E ku mund ta dalloje dot mes gjithė atyre njerėzve...?
Mes njerėzve tė shumtė u shfaq "Njėshi" me mikrofon nė dorė. Ajo, diva, "Mbretėresha e Kėngės Shqiptare", e paarritshmja deri mė sot, Aurela Gaēe.
Fishkėllima, duartrokitje, pėrqafime me kėngėtaren, shkrepje aparatesh tė shumtė fotografikė, tė gjithė fytyrėqeshur, ndiqnin Aurelėn e madhe nė ē'do hap. E rrethuan, vunė nė mes, ndėrsa Ajo, vazhdonte tė kėndonte dhe vetėm tė kėndonte. Jam mėse i bindur qė vetė Aurela nė ato ēaste do tė jetė ndjerė mė e lumtur se ndonjėherė tjetėr pėr dashurinė dhe respektin qė treguan bashkėkombasit e saj pėr tė, ashtu siē u ndjemė tė gjithė ne tė emocionuar, tė gėzuar nė atė botė ku ishim futur tė gjithė sė bashku me artisten e madhe dhe artistėt e tjerė shoqėrues tė saj.
Aurelėn, lėre vetėm tė kėndojė. Ajo e di vetė se ku do "fluturojė", nė tė gjitha krahinat shqiptare pėr tė na sjellė muzikėn e Atdheut tonė.
Ē'farė shpirti ka vallė ajo artiste qė nuk di tė lodhet kurrė ndonjėherė sė kėnduari?"
Ē'farė zėri ka vallė Aurela jonė qė nuk di tė stonojė kurrė, asnjėherė edhe nė intonacionet mė tė larta tė kėngėve tė ndryshme?!
Ē'farė veshi tė mprehtė muzike ka vallė vlonjatja e zjarrtė qė i di t'i marrė dhe t'i interpretojė tė gjitha kėngėt e ndryshme popullore nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė?
Atė e di vetėm ZOTI i Madh qė ia ka dhuruar tė gjitha ato veti asaj.
Aurela Gaēe sot pėr sot ėshtė kėngėtarja e paharritshme, Mbretėresha e Kėngės sė bukur shqiptare.
Pasi kėndoi e kėndoi pa ndėrprerje, mendoi tė na bėnte tė papriturėn (surprizėn).
Mėnyra se si Ajo na e paraqiti atė tė papritur, pothuajse, tė gjithė menduam se do ishte ndonjė e papritur nga jeta e saj private...
E papritura ishte vėrtet nga familja e saj, kur Aurela e gėzuar prezantoi pėrpara bashkėkombasve tė shumtė motrėn e saj kėngėtare, Blerta Gaēe.
E qeshur si vetė motra e saj Aurela, por me njė pamje tė jashtėme krejt tjetėr si e motra, ngjitet nė skenė Blerta, Blerta Gaēe!
Dy motrat artiste filluan tė kėndojnė sė bashku kėngė tė ndryshme popullore. Ishte si njė ndezje "fitili" pėr tė arritur nė shpėrrthimin e "dinamitit".
Dhe ato tė dyja vėrtet shpėrrthyen. Shpėrrthyen me zėrin e tyre tė fortė e melodioz; e bashkė me 'to, shpėrrthyem tė gjithė sė bashku duke kėnduar e kėrcyer.
Ishte vėrtet njė koncert i paharueshėm, mbresėlėnės, i paparė ndonjėherė.
Blerta Gaēe nė mbrėmjen e 1 Janarit 2008 pėrkrah motrės sė saj Aurela, dha maksimumin e saj si artiste-kėngėtare e afirmuar dhe profesioniste.
Edhe pse ora po afronte 3 e mėngjesit, ora e mbarimit tė programit, njerėzit sikur nuk donin tė largoheshin nga ai ambient i shkėlqyer artistik shqiptar.
Faleminderit organizatorėt e asaj mbrėmjeje tė bukur tė Alb Party NYC, Halim dhe bashkim Hoxha.
Faleminderit Grupit Muzikor "Kastrioti"
Faleminderit Kėngėtarėve Gėzim Nika, motrat Gaēe dhe humoristit Koēo Devole.
Faleminderit pronarit dhe gjithė personelit shėrbyes tė lokalit luksoz "ORION PALACE"
Gėzuar Vitin e Ri 2008 gjithė shqiptarėve kudo qė ndodhen.

Grupi Muzikor "Kastrioti" Murat Rama, Dritan Papa, Bardhyl Graba
Kėngėtari i mirėnjohur Gėzim Nika
Aktori i mirėnjohur i humorit Koēo Devole
E paharritshmja, kėngėtarja Aurela Gaēe
Dy motrat Blerta dhe Aurela Gaēe
Kėngėtarja Blerta Gaēe
Dy motrat Gaēe qė na dhanė kėnaqėsinė e madhe nė mbėrmjen e 1 Janarit 2008

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara